Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i çojmë në SPAK
Monika Kryemadhi Skandali me evazionin fiskal/ Klodian Tomorri: Kush bleu faturat? Kaq është gjithë çështja 4 ...
Monika Kryemadhi Skandali me evazionin fiskal/ Klodian Tomorri: Kush bleu faturat? Kaq është gjithë çështja 4 ...
Edi Rama dhe Mark Rutte Rama: Holanda investuesi më i madh në Shqipëri, presim një lajm të mirë për ener...
Foto ilustruese E frikshme! Qëlloi me armë drejt një grupi fëmijësh, plumbat përfunduan në lokal. Asnj&e...
VIDEO/ "S'i kam të shkruara si ti", Mziu përplaset me Denajn, socialiste: S'matesh me mua 4 Korrik, 17:19 Hasalla e...
FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi të mërkurën se Bashkimi Evropian duhet të rishikojë raportet e tij me Ballkanin Perëndimor. Ai tha se shteteve të Ballkanit, BE-ja duhet t’iu ofrojë perspektivë “të sinqertë” për anëtarësimin në bllokun evropian.
Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi kanë përparuar më shumë në bisedimet për anëtarësim në BE. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë dështuar që të nisin bisedimet për anëtarësim, për shkak se Bullgaria ka vendosur veto duke u thirrur në mosmarrëveshjet që ka me Shkupin sa i përket historisë dhe gjuhës. Ndërkaq, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë të fundit në procesin e integrimit drejt BE-së.
Franca, që nga 1 janari ka marrë kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së BE-së, ka dhënë sinjale se do ta ketë në fokus të Presidencës rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ndërkaq, gjatë një fjalimi të ndarë para Parlamentit Evropian, Macron foli edhe për tensionet në rritje mes Ukrainës dhe Rusisë. Ai tha se shtetet e BE-së duhet të punojnë së bashku për një marrëveshje të re për stabilitetin dhe sigurinë, për të cilën më pas do të mund të diskutonin me Rusinë.
Duke iu referuar si “përpjekje destabilizuese” në kontinent, Macron, duke folur në cilësinë e kryesuesit të Presidencës së BE-së, tha se Evropa dëshiron të gjejë një përgjigje politike për konfliktin në Ukrainë.
“Siguria e kontinentit tonë është e pandashme”, tha Macron duke iu referuar Rusisë. Ai shtoi se Evropa duhet të definojë standardet e saj të sigurisë. Macron tha se Evropa duhet ta “sjellë veten në pozicion që (standardet) të respektohen”, por nuk dha më shumë hollësi.
Më herët gjatë ditës, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që po qëndron në Kiev, paralajmëroi se Rusia mund të nisë një sulm të ri ndaj Ukrainës. Kievi dhe Perëndimi janë të shqetësuar se Rusia është duke u përgatitur që ta pushtojë Ukrainën, pasi Moska ka grumbulluar rreth 100,000 trupa përgjatë kufirit që i ndanë këto dy shtete.
Marrë nga; REL
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
UKRAINË – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kërkon nga Rusia të gjejë zgjidhje paqësore dhe diplomatike lidhur me konfliktin politik të Per...
KOSOVË- Në Kosovë janë regjistruar mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk ka asnjë viktimë nga koronav...
KOSOVË- Ndërsa qytetarët e Kosovë janë në një krizë të madhe energjitike, qytetarët serb në Mitrovicën e Veriut janë duke u ngrohur edhe në ambiente të jas...
BRITANI E MADHE- Steven Bouquet, vrasësi i nëntë maceve ka humbur jetën në burg. BBC raporton se si u burgos në Brighton vitin e kaluar për vdekjen e nëntë mace...
UKRAINË- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken,ka mbërritur në Kiev. CNN raporton se Blinken ka paralajmëruar se Rusia mund të nisë një sulm të ri n...
KOSOVË- Ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak pritet të vizitojë Kos...
AFRIKA JUGLINDORE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mozambik, ku një burri i është prerë koka për shkak të bestytnive, ku thuhet se personat tullac kanë flori ...
GJERMANI- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i ofroi Angela Merkelit punën e saj të parë pas dorëheqjes nga posti i Kancelares së Gjermanisë. Me...
SHBA- Anija Somnio do të jetë një nga jahtet më të mëdha rezidenciale në ujë dhe do të ofrojë gjithsej 39 apartamente luksoze. Mediat e huaja raportojnë se jaht...
MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka reaguar në lidhje me kërkesën e bullgarisë për t’i regjistruar bullgarët si pakicë n...