Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Në Kushtetutë të shkruhen bullgarët, Pendarovski: Ndërhyrje në punët e brendshme
19 Janar 2022, 10:45Nga DOSJA
MAQEDONIA E VERIUT-Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka reaguar në lidhje me kërkesën e bullgarisë për t’i regjistruar bullgarët si pakicë në Kushtetutë. Mediat e huaja raportojnë se për Pendarovski kjo kërkesë është një ndërhyrje në punët ebrendshme. Sipas Pendarovskit maqedonasit në Bullgari ekzistojnë, por ata janë shtetas bullgarë dhe e drejta e tyre në këtë drejtim duhet të kërkohet në nivel individual.
“Në Bullgari ka maqedonas. Dhe a do të ndërhyjmë ne prej këtu si shtet për të ndihmuar të drejtat e tyre, jo. Pse jo? Rregulli numër një në të drejtën ndërkombëtare, politikën ndërkombëtare, neni dy i Kartës së OKB-së – vlen për të gjitha vendet në botë: nuk ka ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Ata janë shtetas bullgarë, shtetas të Republikës së Bullgarisë. Ju siguroj se shteti maqedonas në nivel shtetëror asnjëherë nuk ka tentuar t’i shtyjë atje, t’i provokojë, t’u thotë – dilni, t’u ndihmojë. Ajo vendoset në nivel individual. Ndihesh maqedonas, këtë do ta thuash. Nëse nuk ta japin, shkoni në Strasburg. Kjo është rruga. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk mund të më thuash nga jashtë, ata janë qytetarët tanë. Në Maqedoni ka bullgarë, por autoritetet tona janë përgjegjëse për të drejtat e tyre. Nëse ne i shkelim të drejtat e tyre ose ata nuk janë të kënaqur me mënyrën se si ne i mbrojmë të drejtat e tyre, atëherë ata do të shkojnë në Strasburg, por ata janë shqetësimi im, sepse janë të mitë, qytetarët tanë. Ashtu siç nuk kam të drejtë dhe nuk duhet të them “ju do t’u jepni të drejtat maqedonasve në Bullgari, ashtu ai nuk ka të drejtë të më thotë nëse duhet të përfshijmë apo jo bullgarët në kushtetutë. Është vendimi ynë sovran”,-ka thënë ai.
(f.i/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Një diamant i rrallë është zbuluar nga shtëpia e ankandit Sotheby’s Dubai. Mediat e huaja raportojnë se diamati i quajtur Enigma men...
GREQI- Përhapja e e Covid-19 në Greqi, ka bërë që masat kufizuese të shtyhen. Mediat e huaja raportojnë se masat anti-covid do të jenë deri në fund të janarit. ...
GJERMANIA- Gjermania ka regjistruar mbi 100,000 raste të reja me koronavirus, për herë të parë prej shpërthimit të pandemisë.Të dhënat nga Instituti Robert Koch...
TIRANË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka konfirmuar lajmin se këtë javë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhët...
SHBA–Një pallat në Nju Jork është përfshirë nga flakët, si pasojë e rrjedhjes së gazit. Mediat e huaja raportojnë se një person ka humbur jetën dhe nëntë ...
SPANJË- Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë ngelur të plagosur si pasojë e zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në Spanjë. Mediat e...
SHBA–Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, ka ndërmarrë veprime ligjore për të detyruar ish-presidentin amerikan, Donald Trump dhe dy fëm...
IRAN- Tenda të djegura, motoçikletë e djegur dhe një automjet i bardhë i dëmtuar. Kjo ka qenë situata pas një sulmi të raportuar me dron, që është kryer ...