LIVE UPDATES
Bota

Macron dëshiron ta shndërrojë Evropën në një gjigant global,por s’mund ta bëjë këtë i vetëm

2 Maj 2022, 13:08 Nga DOSJA
Macron dëshiron ta shndërrojë Evropën në një

Nga Timothy Garton Ash

“The Guardian”

“Ne ia dolëm. E shndërruam Bashkimin Evropian në një gjigant global, të aftë për të garuar në një botë gjigantësh si Kina dhe Shtetet e Bashkuara”. A do të jetë në gjendje ta thotë këtë në verën e vitit 2027 presidenti francez Emanuel Macron, teksa do të analizojë dekadën e tij në krye të Francës në përfundim të mandatit të tij të dytë dhe të fundit? Shumëçka do të varet nga ajo që ai i referohet me “ne”. “Sovraniteti evropian” është termi i preferuar i Macron për të qenë një gjigant në një botë gjigantësh. Sovraniteti strategjik, përfshin të mos qenit të varur nga Rusia për energji, nga SHBA për siguri, apo nga Kina për fitimet e korporatave.

Ky lloj sovraniteti që synon Macron, ka një politikë evropiane të jashtme dhe të sigurisë mjaftueshëm të fortë për të frenuar agresorë si Vladimir Putin, edhe nëse në SHBA mund të rizgjidhet si president Donald Trump në vitin 2024. Po ashtu ajo nuk do të mbështetet tërësisht tek të tjerët për mikroçipet, Inteligjencën Artificiale dhe platformat dixhitale. Me pak fjalë, është një rrugë shumë e gjatë që duhet përshkruar nga vendi ku gjendet sot Evropa. Macron është aktualisht i vetmi udhëheqës evropian me vizion, ambicie dhe përvojë për ta çuar unionin me vendosmëri në këtë drejtim. Megjithatë pengesat përpara janë të mëdha.

Njëra prej tyre ishte e dukshme në zgjedhjet presidenciale të së dielës, me nivelet e larta si të abstenimit po ashtu edhe të mbështetjes për Marine Le Pen, rivales së tij nacionaliste të ekstremit të djathtë. Macron ka krahas virtyteve edhe të metat e tij. Unë nuk kam parë kurrë më parë një qenie njerëzore me më shumë forcë, ambicie, energji dhe besim tek vetja. Por nga ana tjetër ai mund të duket shpesh arrogant, me humor të luhatshëm, neo-napoleonian, dhe për këtë arsye çon në rrugën e gabuar shumë nga bashkatdhetarët e tij dhe evropianët e tjerë.

“Ne”-ja e Macron shumë shpesh tingëllon si “Ne” ja mbretërore, që do të thotë “Unë”. Për ta përshtatur thënien e Luigjit XIV: “L’Europe, c’est moi”. (Evropa jam unë!). Macron e di se për të realizuar vizionin e tij i duhet Gjermania si partnere. Vizita e tij e parë zyrtare pas ceremonisë së inaugurimit në maj do të jetë në Berlin. Evropa do të drejtohet sërish nga “çifti” franko-gjerman. Ai do të gjejë tek kancelari gjermane, Olaf Scholz, një partner më të gatshëm për të bashkëpunuar sesa Angela Merkel. Scholz e ka bërë tashmë forcimin e Bashkimit Evropian një plan qendror të programit të tij. I vakët në retorikën e tij dhe i nënvlerësuar në publik, Scholz po përjeton për momentin një situatë delikate. Ai po shfaqet i paaftë për të gjetur fjalët, tonin dhe shpejtësinë vendimtare të veprimit të nevojshëm për të reaguar ndaj luftës më të madhe që po zhvillohet në Evropë që nga viti 1945. Në këtë aspekt, ai është diametralisht e kundërta e presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zelensky ishte një president shumë i paefektshëm në kohë paqeje, por është shndërruar në një udhëheqës të shkëlqyer të kohës së luftës. Scholz dukej se do të ishte një udhëheqës i klasit të parë në kohë paqeje. Në ditët e para të luftës, ai u shfaq si shumë vendimtar, duke futur një fjalë të re gjermane në gjuhën angleze: “Zeitewende” (një pikë kthesë epokale). Por që nga ai moment ai ka qenë gjithmonë ngurrues për të ndalur furnizimin e vendit me naftën dhe gazin rus, si dhe për furnizimet me armë ndaj Ukrainës.

Bashkëpunimi me Macron është një mundësi shumë e mirë për të arritur një rikthim të fuqishëm të Evropës në skenën globale. Një nga gjërat e para që duhet të bëjnë së bashku është një vizitë e përbashkët tek Zelensky në Kiev. Megjithatë, në BE-në e sotme prej 27 shtetesh anëtare, nuk mjafton vetëm çifti franko-gjerman.

Fatmirësisht, ata kanë disa kolegë të shkëlqyer. Kryeministri italian Mario Draghi, në dallim nga nga Scholz, ka realizuar me mjeshtëri kalimin nga menaxher ekonomik në kohë paqeje, tek stili më i ashpër dhe më i guximshëm i udhëheqjes që kërkohet në kohë lufte. Edhe kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez, ai i Holandës Mark Rutte dhe ajo e Estonisë Kaja Kallas, janë partnerë seriozë për një “Ne” evropiane më të zgjeruar. Evropa funksionon gjithnjë e më mirë kur ka koalicione të vullnetit të mirë midis qeverive ndërkombëtare, të mbështetura nga institucionet e Brukselit. Nëse partia konservatore britanike do të ketë më në fund guximin për të shkarkuar Boris Johson, BE-ja mund të ketë gjithashtu një partner strategjik përtej Kanalit, të paktën për çështje të tilla si siguria, energjia dhe mjedisi. Kryeministri më jetëgjatë i BE-së, Victor Orban i Hungarisë, është një problem tjetër. Lajmi i mirë është se lideri autoritar hungarez, po vazhdon ta humbasë mbështetjen në Evropën Qendrore. Ditën e zgjedhjeve franceze, Sllovenia largoi nga pushteti një tjetër aleat populist të Orbanit, Janez Jansa. Dhe Orbanit i duhen shumë fondet e BE-së që aktualisht janë pezulluar nga Brukseli.

Prandaj Macron, Scholz dhe kolegët e tij, duhet të kenë guximin t’i tregojnë saktësisht se ku mund ta vendosë veton e tij kundër sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë së Putinit. Pas problemit me veprimin kolektiv me të cilin përballet presidenti i sapozgjedhur francez në Bashkimin Evropian, ai përballet me një sfidë edhe më të madhe në vendin e tij.

Edhe atje ku politikat e BE-së janë tashmë evropiane, politika është ende kombëtare. Në një masë më të madhe apo më të vogël, të gjitha demokracitë perëndimore po tronditen nga politika nacionaliste, anti-liberale, anti-centriste e llojit të përfaqësuar në Francë si nga e djathta ekstreme e Le Pen dhe polemisti Erik Zemmour, po ashtu edhe nga e majta ekstreme e Jean-Luc Melenshon.

Këta 3 kandidatë morën së bashku 52 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze. Nëse mblidhni së bashku 13.3 milionë njerëzit që votuan për Le Pen në raundin e dytë të së dielës, 13.7 milionë që abstenuan dhe 2.2 milionë që hodhën në kuti fletë votimi boshe (një formë vote e protestës), atëherë do të keni një shifër shumë më të madhe se 18.8 milionë francezët që votuan për Macron. Macron përballet me zgjedhje parlamentare në qershor, dhe nuk është ende e qartë nëse partia e tij La République En Marche mund të sigurojë një shumicë komode. Ndërkohë, sipas sondazheve në Itali, partitë populiste të krahut të djathtë Fratelli d’Italia dhe Lega kanë së bashku rreth 38 për qind të votave, ndaj mund të formojnë qeverinë italiane pas zgjedhjeve parlamentare. Kjo pakënaqësi e madhe ndaj qendrës liberale dhe “Evropës”, është rezultat i shumë shkaqeve. Ato përfshijnë efektet sociale dhe kulturore afatgjata të formës së përqendruar të globalizimit të përfaqësuar nga BE-ja; faktin që pas krizës globale financiare të vitit 2008, të pasurit dolën në përgjithësi më të pasur dhe të varfrit më të varfër; ndikimin e mëvonshëm ekonomik të pandemisë së Covid-19; dhe tani lufta në Ukrainë, duke rritur më tej çmimet e energjisë dhe rrjedhimisht edhe koston e jetesës.

Por më e keqja nuk ka ardhur ende. Nëse politika e brendshme në vetëm disa vende anëtare të BE-së shkon sërish në rrugën e gabuar, axhenda evropiane e Makron do të jetë edhe më e vështirë për t’u realizuar. Duke parë këtë njeri të jashtëzakonshëm, mua më kujtohet gjithmonë tabloja heroike e Jacque-Luis David mbi Napoleonin që kalon Alpet mbi një kalë të bardhë, me njërin krah të shtrirë që tregon rrugën përpara dhe lart. Por realiteti do të jetë më shumë si ai i një grupi të padisiplinuar, që ecën ngadalë në mal me një mori makinash elektrike, dhe makina që i prin karvanit nuk do të jetë gjithmonë një Reno.

Marrë nga Bota.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota olaf scholz victor orban olaf scholz victor orban

Sondazh

Poll
Bota 2 Maj 2022, 11:38

Rusia ka rrëzuar një avion luftarak ukrainas

RUSI- Një zëdhënës ushtarak rus Igor Konashenkov, ka njoftuar në një konferencë për shtyp se forcat ruse të armatosura kanë rrëzuar një avion luftarak ukrainas ...

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin