LIVE UPDATES
Aktualitet

Lumë kokaine dhe hashashi në lokalet e Tiranës, ‘bosat’ i shpëtojnë policisë, në burg vetëm shpërndarësit

18 Korrik 2020, 14:18 Nga DOSJA
Lumë kokaine dhe hashashi në lokalet e Tiranës,

Si e gjen hashashin ? Arlindit kjo pyetje I duket krejt e pakuptimtë dhe sic e përshkruan ai “ pyetje e trashë”. Qesh dhe përgjigjet . ‘Vendet tashmë njihen , I dinë të gjithë, edhe policia. Nëse dua kokainë lëvizim me shokët dhe përpara rreth rrotullimit të TEG-ut në të dy krahët e autostradës qëndrojnë të parkuara makinat. Aty pihet ç’të duash, hashash, kokainë.. gjërat tona- I thotë gazetës “Si” i riu. “Nëse kërkon të pish të dredhur qetë -qetë, bëhemi grup çunash dhe shkojmë tek Lapidari. Vend tipik për kokteil. Nëse do mos të lëvizësh me motor, makinë, avash avash në këmbë brenda kopshtit Botanik, në darkë bëhet tallava” – shton më tej Arlindi, emri I të cilit po shkruhet I ndryshuar me kërkesë të tij

I riu tregon se përdorimi I hashashit dhe kokainës ka mbërthyer të rinjtë, por ai nuk jep asnjë të dhënë se ku blihet . Një sekret ky I shumicës së përdoruesve që tregohen mjaft të rezervuar për të dhënë emrat dhe zonat. Por një agjent I antidrogës tregon për gazetën “Si” se realisht bazat janë të qëndrueshme ashtu sikurse edhe vendet ku përdoret drogë. “Pa marrë parasysh përdorimin e kokainës dhe hashashit në lokale, vendet publike janë ambjente të hapura që nga rrugicat e lagjeve deri pranë liqenit Artificial, liqeni I Farkës , Yzberisht, Laprakë, zona e Ali Demit”

Por a është edhe përdorimi I narkotikëve jashtë kontrollit? Fakti që shumë administrator lokalesh I shpëtojnë përgjegjësisë penale, duke e deleguar hetimin tek kamarierë e banakierë, tregon që antidroga nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht luftën ndaj narkotikëve. Gazeta “Si” po sjell dy raste të përdorimit të shpërndarjes së drogës , të hetuara dobët dhe që nuk kanë shkuar deri tek shpërndarësit kryesorë.

K. Sh dhe R.K. u dënuan në muajin qershor për shpërndarje droge. Por I dyshuari që I shtyu ata për të blerë drogë A. M. nuk u gjykua së bashku me ta, pasi dosja u veçua dhe ndaj tij vijojnë ende hetimet. Gjithsesi në raportin e shërbimit të policisë relatohet “I pandehuri A. M, pasi ka porositur dhe më parë dhe ka shtyrë të pandehurit për blerjen e sasisë së lëndës narkotike të llojit cannabis sativa I ka shoqëruar ata duke I drejtuar tek një makinë tjetër që lëvizte para tyre. Në momentin që ka kaluar postbllokun policor, M. ka vënë re veprimet e policisë që kapi dy të rinjtë dhe u largua. Ditën e nesërme, automjetin që drejtonte ja ka kthyer pronarit të agjensisë pranë ish Ekspozitës’

Në makinën me të cilën udhëtonin dy të rinjtë u konstatuan thasë me hashash në total 46 kilogramë e 600 gramë. I dyshuari K.Sh. rrëfen paraprakisht në polici menjëherë sapo ishte arrestuar “ lëndën e mora në fshatin Shëngjergj të Tiranës, nga një person me emrin Ardiano, që e njoha në njërin prej lokaleve të Tiranës”. I ripyetur gjatë hetimeve të mëtejshme shpërndarësi tregon se kishte njohur një shok në burg emrin e të cilit “ nuk mund ta them”. “Ai më dërgoi në fshatin Shëngjergj, ku do të merrja lëndën narkotike dhe do ta transportoja në qytet për llogari të A.M. Me këtë shtetas më ka prezantuar shoku tjetër R.K. për të blerë kokainë, pasi ai shet në mënyrë të rregullt kokainë në Tiranë”

Pavarësisht detajeve që jep I pandehuri, hetimi për ‘bossin” veçohet. “A. M në afërsi të Kodrës së Priftit ka një lokal, zgarë pjekjeje. Aty brenda ai shet kokainë , ka përshtatur një dhomë prive për konsum kokaine. Edhe për hashashin , ai më shtyu, më tha se për të likuiduar borxhin prej 30 mijë lekë që I kisha duhet të kryeja këtë punë . Madje më premtoi se do më jepte edhe shpërblim”. I riu që u dënua me gati 5 vite burgim tregon se si bossi e shoqëronte me makinën me qera duke I treguar itenerarin Dëshmia që jep pronari është krejt shfajësuese. ‘Unë nuk jam marrë ndonjëherë me shitje narkotikësh dhe deklarimet që kanë dhënë personat e tjerë ndaj meje janë të pavërteta. Me R. njihem pasi I kam punësuar bashkëshorten si sanitare në një nga lokalet e mia. Me K. jam takuar dy -tre herë pasi shoqërohej me R.”

Ngjan se me kaq hetimet ndaj personit për të cilin rrëfen I riu, ndërpriten Teksa dy të arrestuarit K. dhe R flasin me njëri tjetrin dhe ankohen për çfarë u ndodhi, policia rregjistron përgjimin në ambjentin e paraburgimit. Ata ankohen për një person që quhet A. i cili vazhdoi udhëtimin kur dy të rinjtë ranë në grackën e policisë

Audiopërgjimi:

K : Po ai si na e bëri, ti ke dy- tre vjet që rri tek ai?

K: Ku vajte? Shiko cna bëri ai Ardiani, të doli rakia, mos e vrit mendjen se nja 2, 3 …5.. 6.. vjet do bësh . Ardiani që ne hanim bukën bashkë..

R: Vari leshtë.. sa më shumë emra të përmendësh aq më keq është..

K: Ai na e bëri. A. ! Bravo I qoftë, paska qenë burrë I mirë shumë. Kur tha Lindi që ky është polic, po ne nuk e dëgjuam..

R: Çfarë do që të themi është e kotë tani

K: E shikon çna bëri. Vetë shet kokainë dhe fut çunat brenda. Unë do i them të gjitha. Si e ka mbiemrin ai?

R : Çfarë do që të themi nuk fitojmë gjë

K: Pse..?! Ai na shtyu me zor

R: Pse ty të morën në pyetje?

K: Po si na i bëri? Ti ke dy tre- vjet që rri tek ai

R : Po pra ta merrte mendja ty?

K: Po ai vetë na ngacmoi, se nuk do ishim përzier fare

Ndonëse dy të rinjtë nga Librazhdi dhe me banim me qera në kryeqytet thonë se janë shtyrë nga dikush tjetër që mendohet se mund të drejtojë shpërndarjen e drogës, hetimet dhe veprimet e mëpasshme dërguan para drejtësisë vetëm ata të dy. Vitin e fundit gazeta “Si” ka raportuar shpesh për shpërndarjen e drogës në përmasa shqetësuese . Statisikat e gjykatës së kryeqytetit tregojnë se për çështje të shpërndarjes së hashashit dhe drograve të tjera që nga janari deri në muajin korrik 2020 u dërguan për gjykim 85 shtetas, ndërsa vitin e kaluar u dorëzuan si të panehur për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike 151 persona. Këto shifra vendoset në dispozicion zyrtarisht nga gjykata e Tiranës vetëm për kryeqytetin.

Një pronar lokali dhe kokaina

Kur informatorët e policisë treguan se në rrugën “Teodor Keko” në lokalin “H…” me muzikë tallava shpërndahej kokainë , agjentët nuk pritën shumë por pasi hartuan një plan masash zbarkuan në këto ambjente. Policia shkruan në procesverbal ” Pas informacionit shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin e lartpermendur me pronar dhe menaxher personin nën hetim Sh.I. Nga kontrolli rezultoi se në një dosje ndodhur në pjesën e banakut të lokalit u gjetën 11( njëmbëdhjetë) doza të dyshuara si lëndë narkotike të llojit kokaine.”

I pyetur për kokainën administratori Sh. Istrefi që më pas u dënua për shpërndarje droge mohoi gjithçka;

“Lokalin për të cilin më pyetët e menaxhoj unë. Në lidhje me lëndën narkotike që u gjet në atë dosje deklaroj se ate dosje ka kohë që është hedhur në një ambjent aty pranë banakut ku aty hedh kanacet dhe shishet e konsumuara, gjëra që janë jashtë përdorimit. Në atë ambjent kane hyrë dhe klient dhe punëtorë. Une nuk kam pasur dijeni për atë lëndë narkotike që u gjet aty, atë ndoshta e ka lënë ndonjë person. Unë nuk jam mësuar me situata të tilla dhe ngaqë jam shumë I tronditur nuk kam deklarime të tjera”

Drogë edhe në bilardo

Dy oficerë të rendit të komisariatit Nr. 3 u vendosën me shërbim përballë shkollës “Ahmet Gashi”. Pak orë më vonë një qytetar iu tregoi se një person me nofkën “Bjondi” dhe një tjetër me tatuazh shisnin hashash fare pak metra larg postbllokut. Policët dëshmuan për zbulimin e tyre. Në dosjen që gazeta “Si” disponon oficeri rrëfen:

“Dy djem, njëri me syze dhe me tatuazh në qafë që njihej me pseudonimin Bjondi dhe një shtetas tjetër me emrin B. shesin lëndë narkotike të llojit hashash, ku lndën e kanë futur në një qese dhe qesen e kanë futur në një zgavër muri, pranë një bilardoje në katin e parë (gjysëm bodrum) te pallatet “Hawai”. Këta dy djem me pas u identifikuan si K. A. dhe B.Gj. Këto dy persona ishin ulur së bashku në shkallët që të çojnë në krah të një bilardoje dhe po konsumonin nga një pije. Vumë re se dy djem të rinj të tjerë, ju afruan djemve të lart përshkruar dhe pasi biseduan pak, njëri prej tyre , u çua, shkoi tek pjesa e murit në të cilin ishte një zgavër në mur, nxori një qese plastike, të cilën e hapi dhe nga aty mori diçka, që ua dha këtyre djemve. Në moment këta dy djem, që moren diçka u larguan. Ndersa djemte me emrin K. dhe B u futën tek dera e një bilardoj”

Oficerët kanë kërkuan praninë e agjentëve që pasi vëzhguan lëvizjet e dy lojtarëve të bilardos , kuptuan se ata ishin shpërndarës. Të dy djemtë u dënuan më pas nga gjykata , por ata nuk pranuan asgjë për adresën se ku e gjenin hashashin dhe sa kohë kishin që shpërndanin.

Marrë nga GazetaSi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shperndarja e droges ne tirane shperndarja e droges ne tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet