Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
SHQIPËRI– Katër persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 110 numrin total të viktimave. Një 43-vjeçar nga Kamza, pa semundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh nuk ka mundur të mbijetojë megjithe perpjekjet e mëdha të stafit mjekësor.
Gjithashtu betejën me virusin e rrezikshëm e kanë humbur edhe një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61 vjeçar nga Tirana në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se janë infektuar edhe 102 persona të tjerë me Covid-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 102 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2264 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë.
Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.
COVID-19 – Statistika (18 Korrik 2020)
Testime totale 35107
Raste pozitive 4008
Raste të shëruara 2264
Raste Aktive 1631
Humbje jete 111 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 18, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 774
Durrës 207
Shkodër 193
Vlorë 102
Lezhë 85
Kukës 50
Korçë 53
Berat 38
Elbasan 46
Fier 38
Gjirokastër 21
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo qytetari, dhe u kërkon që të vendosin maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, përdorimi i maskave/barrierave mbrojtëse është detyrim për çdo individ.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit. Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës. Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ, me masë administrative në shumën 2 mijë lekë të reja për çdo qytetar. Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje të respektoni vetëizolimin kur jeni të prekur nga COVID19. Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, duhet te izoloheni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË – Gjykata ka lënë në burg për 10 ditë Rois Babasin, djalin e ish-deputetit demokrat Ndriçim Babasi. Gjykata e argumentoi vendimin, duke thënë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar mjekun Tritan Kalo, i cili festoi sot ditëlindjen në krye të detyrës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama i ...
FIER- Policia e Fierit ka proceduar penalisht pronarin e një lokali nate, shtetasin Z.T. Ky shtetas ishte gjobitur më parë për shkelje të protokollit të siguris...
TIRANË – Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar me inciale G.L., i cili akuzohet për kanossje dhe kërvënim. Mësohet se 40-vjeçari ...
TIRANË– Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka reaguar sërish sa i përket çështjes që ka shkaktuar shumë polemika në në Stamboll, Turqi e në mbarë botë...
VLORË – Policia e Vlorës ka arrestuar një 53-vjeçar me iniciale A.Xh., banues në fshatin Dukat të Vlorës, për shitje të lëndëve narkotike. Mës...
TIRANË -Një skenë e rëndë me protagonistë disa adoleshentë është filmuar ditën e djeshme në Tiranë. Ngjarja është regjistuar pranë shkollës së bashkuar.Në ...
TURQI– Kompania turke “Kürüm Demir”, që në Shqipëri operon përmes kompanisë “Kürüm International SHA” është përfshirë në një skandal të vërtetë financiar në Tur...
DIBËR -Policia e Dibrës ka zbuluar një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Soricë të Zall-Dardhës në Dibër. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim tre pers...
FIER– Një 46-vjeçar i identifikaur si Përparim Seati, është plagosur me thikë në fshatin Kasnicë në Patos. Dosja.al mëson se 46-vjeçari, fillimish...