LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA-DURRËSI/ Zanafilla e ‘luftës’ mes Indrit Dokles dhe Lul Berishës, për kë donte të merrte hak ‘kuksiani i vogë

15 Janar 2020, 17:42 Nga DOSJA
DOSJA-DURRËSI/ Zanafilla e ‘luftës’ mes Indrit Dokles dhe

TIRANË– I liruar nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, Indrit Dokle, është anëtari i fundit i bandës së Durrësit, që gjen lirinë. Dokle, i “forti” i Durrësit që u lirua dje nga burgu, njihet edhe si rivali i Lul Berishës. Por si u bë Indrit Dokle armiku i Lul Berishës? Adriatik Coli, rrëfeu para gjykatës në vitin 2009, se për vrasjen e Lul Berishës, ata donin të pajtonin Emiljano Shullazin dhe Dritan Dajtin, por të dy, kërkuan 200 mijë euro për t’a realizuar.

“Pasi kaluan 40 ditë nga vrasja e Klodian Saliut, kishim vendosur të hakmerreshim dhe të vrisnim Lulzim Berishën. Dajti në atë kohë ishte një ndër personat më të shumëkërkuar nga Drejtësia kërkoi një shumë prej 50 mijë eurosh si paradhënie, por nuk është rënë dakord”-është shprehur Coli, teksa ka shtuar se ata nuk kanë rënë dakord për shkaqe që nuk ka mundur t’i sqarojë para Gjykatës.

Dosja.al sjell historinë e përplasjeve në bandën famëkeqe të Durrësit, ku disa personazhe të cilët qendruan bashkë dhe më pas komplotuan për të vrarë njëri-tjetrin. Nga tetori i vitit 1998 deri në vitin 2003, banda e Durrësit ishte e bashkuar dhe dy drejtuesit kryesorë të saj, Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu, i kishin të forcuara lidhjet mes tyre.

Krisja e parë e bandës, Lul Berisha i kthen shpinën Klodian Saliut në vrasjen Marsel Sotirës, si u nxorr në pritë punonjësi i Doganave nga Miss Skrapari

Krisja e parë mes Klodjan Saliut dhe Lulzim Berisha ka si nisje atentatin ndaj Marsel Sotirës. Punonjësi i Doganave, Marsel Sotira ishte një pengesë që duhet të kalohej medoemos nga Banda e Durrësit. Ai i kishte shpëtuar një atentati dhe më pas kishte marrë hak duke vrarë dy anëtarë të bandës. Që nga ajo ditë ai lëvizte me makina të blinduara dhe ruhej. Në këto kushte banda vë në zbatim një goditje perfekte duke përdorur si karrem një vajzë të re simpatike, e cila duhet të nxirrte viktimën në pritë. Vajza e njohur si “Miss Skrapari”, nën kërcënimin e Klodian Saliut, nxjerr në pritë Sotirën, i cili vritet me 271 plumba. Bukuroshja nga Skrapari, me inicialet V.J, u përdor nga Saliu, i cili fillimisht e bëri të dashur dhe më pas e detyroi t’i vardisej dhe të bënte për vete Marsel Sotirën. Vajza e detyruar nga presioni i Saliut, bëri siç i thanë… dhe Sotira u vra, por njëherazi ata zbuluan se Lul Berisha iu kishte zbuluar krahët. Kur u kthyen pasi kishin qëlluar Marselin, Indrit Taullai dhe Klodjan Saliu kishin kërkuar për Lulin, por ai kishte ikur. Adriatik Coli rrëfen: “Ata thanë: Si na e bëri Luli këtë gjë. Kështu që kur kthehem nga Italia, Klodi kthehet në Qershor të vitit 2000, më thërret te shtëpia. U futëm te kuzhina dhe më pyet për ngjarjen e Marsel Sotirit si ndodhi që iket dhe unë i shpjegova. Klodi bindet që ja kishin me të futur Lul Berisha dhe Plaurenti…”.

Kështu, në vitin 2003, banda u nda në dy celula të ndara nga njëra-tjetra të cilat filluan të funksionojnë të ndara, për hesap të Lul Berishës dhe Klodian Saliut. 15 kilogramë heroinë janë shkaku i prishjes mes tyre. Saliu dhe Lul Berisha porositën 15 kilogramë, për të cilën kishin bashkuar paratë për ta blerë tek dy turq. Nga porosia që erdhi, u pa se vetëm 3.5 kilogram heroinë ishte e pastër, ndërsa pjesa tjetër ishte zhavorr. Atë që erdhi e mori Klodi, ndërsa lekët e Lul Berishës shkuan kot, duke sjellë edhe prishjen mes tyre. Përplasjet në dukje të vogla kulmuan kur pas lirimit nga burgu të Klodian Saliut, ai kishte krijuar grupin e tij të ndarë nga Lul Berisha.

Indrit Taullai, Julian Meçe, dhe Plaurent Dervishaj, ishin pjesë e grupit të Lul Berishës ndërsa Adriatik Coli dhe Indrit Dokle, pjesë e grupit të Klodian Saliut. Vrasja e Klodian Saliut, solli hakmarrjen dhe serinë e atentateve që kishin si shënjestër ekzekutimin e Lulzim Berishës.

Indrit Dokle, nuk e honepste dot Lul Berishën. Dëshmitari i dorës së parë për këtë ngjarje, Adriatik Coli, në dëshmitë e tij para prokurorëve asokohe, ka pohuar se Indritit të Vogël, kishte nisur t’i pëlqente vetja. “Indritit të vogël filloi t’i pëlqente vetja dhe kur shkëmbehej me Lulin, e shante nëpër dhëmbë dhe e shihte shtrembër. Një ditë, te muzeu shkëmbehet Luli me Indrit Taullain dhe Indrit Dokle me Altinin. Indriti e shau nëpër dhëmbë dhe Luli e pa dhe ktheu makinën. Kur e arriti, hapi xhamin e makinës dhe i tha: Nuk është mirë të bëjmë fjalë me njëri-tjetrin se je i vogël. Indriti i kishte thënë se nuk të shava.”-dëshmonte në vitin 2009 para prokurorëve i penduari i drejtësisë.

Shkëlqim Saliu, vëllai i Klodian Saliut ishte i pari që kërkonte të shuante hasmërinë mes dy grupeve, ndërkohë që Lul Berisha i cilësonte Indrit Doklen dhe shokët e tij “kalamaj”. Kjo solli acarimin e Klodian Saliut, ndërkohë që grupi ishte ndarë tashmë, dhe siç thoshte Shkëlqim Saliu “ata çuna nuk ishin kalamaj, por burra që i kishin lyer duart me gjak”.

I ardhuri nga SHBA që u bë sebepi i vrasjes së Klodian Saliut

4-5 muaj pas kontaktit të fundit, grupi i Lul Berishës forcohet dhe dy bandat sërish shihen me inat duke u ngacmuar. Një i ardhur nga SHBA u bë sebepi për të degraduar zënkat e rrugës. Klodjan Saliu, një javë para se të vritej, bisedoi me të vëllain për herë të parë për vrasjen e Lul Berishës… Shkëlqimi, i vëllai, i thotë se me Berishën nuk duhej që të kruhej, pasi njeriu që e kishte nxitur është intrigë e gjallë. Mbrëmjen e 26 shkurtit, pranë fshatit Maminas të rrethit të Durrësit, vritet nga grupi i Lul Berishës, Klodian Saliu. Indrit Dokle, bashkë me një të njohurin e Klod Saliut, iu tha në spital se ai u vra nga Lul Berisha. Në varrimin e tij, asnjë nga miqtë e grupit nuk shkoi, i vetmi që mori pjesë ishte babai i Indrit Taullait. Këtu mbaroi edhe paqja. Grupi nisi luftën e hidhur për t’u vrarë…me një fund që ende nuk dihet…

Fuqizimi i Indrit Dokles dhe përballja me Lul Berishën, intrigat e kuksianit

Adriatik Coli rrëfen se pas vrasjes, ai bashkë me Indrit Doklen u zotuan për hakmarrje. Ai tregon se kontraktuan dy burrels për të bërë vrasjen. “Pas vrasjes së Klodit, unë me Indritin u angazhuam për të marrë hak. Luli, 4 – 5 ditë para vrasjes së Klodit kishte shkuar në Turqi dhe erdhi të nesërmen e varrimit të Klodit.  Indriti, nëpërmjet shoqërisë së vet thirri për të kryer vrasjen e Lul Berishën, dy persona nga Burreli njëri me emrin Ervin dhe tjetri Alban. Këto të dy kanë ardhur 2 – 3 ditë para të 40-tave të Klod Saliut dhe i solli Indriti tek shtëpia që i zumë me qira. Kur erdhëm tek shtëpia me qira shkuam unë me Indritin dhe këta të dy. Indriti u tregoi të gjitha fotografitë e Lulit që kishim dalë në kohën kur ishim bashkë. Atë natë bëmë plane se si do të qëllojmë Lulin. Armët i morëm te shtëpia e Klodit dhe u dhamë dy automatikë Skorpions me numra të fshirë, një pistoletë dhe një pistoletë të vogël, të gjitha me silenciator. Ne bëmë plane që të vrisnim Lulin, tek lokali i tij “Ç’era una Volta”.”-rrëfen Adriatik Coli.

Jetëgjati nuk bëhet dot jetëshkurtër dhe ky është rasti…

Indrit Dokle tentoi disa herë të vriste përmes pagesës por edhe vetë Lul Berishën, por nuk ia doli. Ditën e të 40-ave të Klodian Saliut, dy vrasësit me pagesë nga Burreli u nisën për të vrarë Lul Berishën, por ata u pikasën nga një polic i Rrugores. Ata po ruanin Berishën, i cili kishte hyrë brenda në bashkinë e Durrësit, teksa një polic pa armët dhe kërkoi përforcime. Në këtë moment, ata janë larguar me vrap duke njoftuar Doklen se atentati i parë dështoi.

‘Komandantët vdesin shpejt…sa mu dhimbs mua ai ti nuk e di’, atentati ndaj Indrit Taullaut

Duke parë se nuk mund ta kapnin dot drejtpërdrejt Lul Berishën, grupi i Klodian Saliut i kryesuar tashmë nga Dokle nis intrigat për të kapur Lul Berishën. Ata takuan Indrit Taullaun në një bar tek “21 dhjetori”, dhe sipas dëshmisë së Adriatik Colit, Dokle i tha adashit: “Po ta dimë se jemi hasmë, na thuaj që jemi hasmë, në qoftë se nuk kemi gjë, në rregull. Ne s’jemi komandantë se komandantët vdesin shpejt. Indrit Taullai i tha që nuk kemi gjë dhe as mos e vrit trurin.”-rrëfen Coli.

Por sërish Dokle nuk hoqi dorë, të nesërmen sërish dy burrelsit shkuan për të vrarë Lul Berishën në Durrës, dhe por ata vrasin Isuf Morinën. Lul Berisha u plagos dhe pistoleta ngeci, dhe dy burrelsit ia mbathën… Plagosja e Lul Berishës solli prishjen me Taullain, i cili mori Indritin për t’a pyetur se çfarë ndodhi Indrit Doklen, por ky i fundit, nuk e mori përsipër autorësinë e atentatit. Indrit Dokle u fut në shtëpinë e Lul Berishës, dhe ky i fundit i dha besën se në shtëpinë e tij, nuk do e prekte kurrë me dorë. Adriatik Coli vijon rrëfimin: U futëm në shtëpinë e Lulit, pasi shoferi foli në telefon se erdhëm dhe aty gjetëm Lulin, Plarentin, Indrit Taullajn dhe ndërmjetësin. U hap biseda për gjuajtjen e Lulit dhe ne i thamë se nuk kishim gjuajtur. Luli na tha se juve keni fut njerëz për të më gjuajtur mua. Ne i thamë jo dhe thamë se të shikonte se mos ia ka bërë Çimi, vëllai i Klodit. Luli tha se: “nga Çimi unë rroj 100 vjet, këtë Indrit ma ke bërë ti”. Ne i thamë Lulit që nuk kemi bërë gjë. “Po të kemi bërë gjë, ja ku na ke, na vrit. Ai na tha se përderisa ju kam iu ftuar në shtëpi, as qimja e flokut nuk na lëviz. Unë e pyeta se si e kishte dorën dhe ai më tha, mirë e kam. Pasi bëmë shaka pak me njëri-tjetrin, dolëm nga shtëpia e Lulit.

Por Dokle nuk ndalej…. 4 ditë pas takimit me Lul Berishën, ai vendos të vrasë bashkë me Colin, Indrit Taullain në makinën e Lul Berishës për t’ja faturuar atij vrasjen. Indrit Taullai u plagos, dhe lufta ishte zyrtare.

Ne dolëm nga shtëpia me pistoleta në brez. Kur shkuam të hipnim tek makina, Indriti hapi derën e pasme dhe hipi mbrapa, ndërsa unë u ula në vendin e parë të pasagjerit. Indrit Taullai dyshoi dhe më tha: “o Tiku, do na falësh se kam një muhabet me Indritin”. Pasi bënë muhabet rreth pesë minuta, më thërrasin mua dhe unë futem brenda makinës në vendin e parë. Shkuam deri tek Ura e Dajlanit dhe aty Indrit Taullai na thotë se ku do të shkojmë. Unë i thashë të shkojmë nga Plazhi dhe u nisëm rrugës së plazhit. Sapo hymë tek rruga e plazhit, unë i them Indritit: “si i gjuajtët Klodit, Klodi donte me të afruar”. Indriti më tha: “sa më dhemb shpirti mua për atë, nuk ju dhemb ju të dyve”. Sapo futemi tek hyrja e Unazës, Indrit Dokle nxjerr pistoletën dhe qëllon Indrit Taullain. Taullai thërret me të madhe dhe hap derën.”-rrëfente Adriatik Coli, teksa Taullai shpëtoi pasi u qëllua me fishekë mësimorë.

Dhe tri atentate të tjera pasuan për Lul Berishën, por pa asnjë rezultat… Indrit Dokle, i lindur më 31 dhjetor të vitit 1983, tashmë e ka marrë dhuratën nga Gjykata e Krujës, e cila i fali 5 vite burg për sjellje të mirë, duke vuajtur vetëm 14 vite burg, nga vendimi për burgim të përjetshëm…

Dosja.al sjell historikun e krimeve të bandës së Durrësit, dhe “sjelljen” e mirë të Dokles jashtë hekurave. Tashmë i punësuar pranë Mateo Konstruksion, 37-vjeçari do të ketë edhe më shumë mundësi për të shfaqur kreativitetin dhe fantazinë e tij.

Historiku i krimeve të Bandës së Durrësit

17 tetor 1998
Organizata kriminale e drejtuar nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu akuzohet për vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku, më 17 tetor të vitit 1998.

29 tetor 1998
Pa kaluar as dy javë nga vrasja e parë, mbi bandën e Durrësit rëndon akuza e dy vrasjeve të tjera. Bëhet fjalë për ekzekutimin e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja më 29 tetor 1998. Në këtë ngjarje u plagos edhe Marsel Sotiri.

22 gusht 1999
Një vit më vonë, i vetmi person që arriti t’i mbijetojë atentatit të 29 tetorit 1998. Ai që mbeti i plagosur një vit më parë, Marsel Sotiri, më u ekzekutua në një pritë, në lagjen Plazh të qytetit të Durrësit.

9 korrik 2000
Prokuroria akuzon bandën për një tjetër vrasje. Këtë herë për atentatin ndaj Dritan Dishës. Kjo vrasje ka ndodhur më 9 korrik 2000 në fshatin Shënavlash të Durrësit.

14 janar 2002
Një tjetër vrasje i është faturuar organizatës kriminale Berisha-Saliu. Më 14 janar të vitit 2002 i kanë zënë pritë dhe më pas është ekzekutuar shtetasi Ervin Lame në lagjen numër 3 të Durrësit

2003
Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata është ndarë në dy organizata të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata tashmë janë bërë rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre.

26 shkurt 2005
Pas kësaj ndarjeje, organizata e kryesuar nga Lulzim Berisha ka marrë hak ndaj rivales së saj duke organizuar atentatin për vrasjen e Klodian Saliut. Një nga ish-bashkëpuntorët më të ngushtë të Lul Berishës, Saliu u vra 26 shkurt të vitit 2005, pranë fshatit Maminas të rrethit të Durrësit.

13 tetor 2005
9 muaj më pas ka ardhur edhe kundërpërgjigja e ish- organizatës së Klodian Saliut. Tashmë ajo drejtohet nga Indrit Dokle, i cili akuzohet se ka kryer vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005 në Tiranë. Pas vrasjes, trupi i Gashit është hedhur në fshatin Romanat të Durrësit.

30 tetor 2005
Hakmarrja e grupit të kryesuar tanimë nga Indrit Dokle nuk është ndalur me kaq, por 27 ditë më vonë ai ka organizuar vrasjen e Ilir Kolgjinit, mik i Lul Berishës.

Vrasja ka ndodhur më 30 tetor të vitit 2005 pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Seriali i vrasjeve u bë edhe më i qartë kur në pranverën e vitit 2006 u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë.

6 prill 2006

Data e mësipërme do të shënontë goditjen e një prej bandave më të rrezikshme në vend në Tetovë. Lulzim Berisha, njeriu që e drejtoi për 10 vjet me radhë “bandën e Durrësit” mes vrasjesh e trafiqesh droge dhe armësh do të arrestohej në Maqedoni pas një urdhëri ndërkombëtar arresti të lëshuar nga Shqipëria.

16 anëtarët e ish-Bandës famëkeqe në Durrës u dënuan në total me 245 vite burgim nga gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, vendim i lënë në fuqi dhe nga Apeli ndërsa pas rekursit në Gjykatën e Lartë i vetmi që s’ka mundur t’i shpëtojë burgimit për jetë ishte Indrit Dokle, që u lirua dje. Lul Berisha, Plaurent Dervishaj, Julian Meçe, Adriatik Coli dhe Indrit Dokle tashmë janë të lirë…

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik coli banda e durrësit indrit dokle lulzim berisha adriatik coli banda e durrësit indrit dokle lulzim berisha


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë