LIVE UPDATES
Aktualitet

Prokuroria e Krujës kërkon të kthejë në qeli Endrit Doklen: U lirua në mënyrë të paligjshme, gjyqtarja tregoi anshmëri

15 Janar 2020, 15:46 Nga DOSJA
Prokuroria e Krujës kërkon të kthejë në qeli Endrit

KRUJË- Prokuroria e Krujës ka depozituar apelimin për vendimin e lirimit të të fortit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, pasi e cilëson si të paligjshëm dhe kërkon që i forti i Bandës së Durrësit të kthehet në qeli. Në shkresën zyrtare, të depozituar në sekretarinë e Gjykatës, për të cilën është vënë në dijeni edhe Prokuroria e Përgjithshme, shkruhert se kërkohet edhe përjashtimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha nga gjykimi i kësaj çështjeje. Organi i akuzës shprehet se Hoxha e ka trajtuar këtë çështje sipas bindjeve personale duke mos treguar paanshmëri dhe duke mos ndjekur rrugën ligjore.

Prokuroria ka paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares së cështjes, me arsyetimin se pasi është njohur me fashikullin e gjykimit ka rezultuar se i njëjti trup gjykues ka gjykuar kerkesa të tjera penale si ndryshimi i llojit të sigurisë së burgut, njohje paraburgimi, amnistisë, etj, dhe krijoi bindjen e plotë se ky trup gjykues ka paragjykuar cështjen. Fakte këto që tregonin se kjo gjyqtare nuk krijonte besimin e duhur për të vazhduar të shqyrtonte këtë çështje. Në bazë të testit të objektivitetit duhet të përcaktohet nëse, përveç faktit të sjelljes personale të gjyqtarit, ekzistojne fakte të vërtetueshme që mund të ngrenë dyshime përsa i perket paanshmerisë së tij” Faktet të cilat iu parashtruan gjykatës ishin të mjaftueshme dhe tërësisht të verifikueshme si për faktin e dhënies së vendimeve në favor të kërkuesit ashtu dhe të kohës së dhënies së tyre. Në rastin konkret  gjyqtarja  nuk ofronte garanci për të qenë e panashme,”- shkruhet ndër të tjera në dokument.

Gjithashtu, Prokuroria e Krujës shton se lirimi i Endrit Dokles u krye pasi Gjykata ka llogaritur edhe amnistinë si ditë burgu, gjë që sipas Akuzës nuk është e ligjshme.

Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje. Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100. Sipas nenit 65 të kodit penal kushtet e tjera janë janë :  – të ketë vuajtur jo më pak se 35 vite burgim; – gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore; çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij. Në lidhje më periudhën e vuajtjes së dënimit vlerësojme se: Kërkuesi nuk ka përmbushur kriterin formal, që kërkon neni 65 i Kodit Penal, lidhur me kohën efektive të vuajtjes së dënimit, sepse përrllogaritjes së periudhës së dënimit të vuajtur nga i dënuari deri më datën e raportit ( në ditë, muaj, vite) janë përkatësisht 25 vjet e 6 muaj e dhjetë ditë dukë përfshirë periudhën e amnistisë e njohur me vendim gjykate përkatësisht 4 vite. Sipas ligjas në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje. Sikurse u theksua më sipër, kërkuesi nuk provoi plotësimin e afatit që të mund të vlerësohet si e tillë dhe kësisoj kërkesa do të konsiderohet si e pambështetur në ligj e në prova dhe si e papranueshme,”– thuhet më tej në shkresë.

Ankimimi i Prokurorisë së Krujës për lirimin e Endrit Dokles (Klikoni këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Më tej, Prokuroria e krujës e cilëson Endrit Doklen si një person që nuk ka realizuar riedikimin e tij, pasi nuk e ka pranuar ende veprën e bërë dhe ka kërkuar pafajësi. Sipas Akuzës, një nga kushtet që një i dënuar me burgim të përjetshëm të përfitojë lirim me kusht, është piëk së pari, pranimi i veprës penale. Organi i Akuzës shton gjithashtu se fakti që avokati është shprehur se Dokle është në gjendje depressive nuk ka prova.

Fakti që kërkuesi nuk shprehet për pendesë e bën dhe raportet e shërbimit të provës dhe IEVP, në lidhje elementin e riedukimit të të dënuarit Endrit Dokle, të pa plota për të vlërësuar qëllimin e riedukimit të tij. Gjithashtu nuk shpjegohet se ku bazohet ky qëndrim kur sipas avokatit të kërkuesit në seance deklarohet se ky shtetas vuan nga semundje depresive, si dhe gjatë intervistave në IEVP  i dënuari nuk pranon përgjegjësinë kryesore për disa vepra për të cilat është dënuar ( lexo faqe  8 të Raportit të shërbimit të Provës ),”- thuhet më tej.

Për këto arsye, organi i akuzës çmon se kërkesa është e pabazuar ligjerisht në bazë të nenit 64 dhe 65 te Kodit Penal, ndaj edhe duhej të rrëzohej nga gjykata  dhe rrjedhimisht vendimi gjyqësor për pranimin e kërkesës së të dënuarit  është i pabazuar në ligj dhe prova dhe duhet të ndryshohet,”– përfundon Prokuroria.

Endrit Dokle, i dënuari me burgim të përjetshëmpër krime të kryera në emër të Bandës së Durrësit u lirua dje nga burgu me vendim të Gjykatës së Krujës. Vendimi u mor nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, me argumentin se i dënuari ka kryer 3 të 4 e dënimit dhe kishte sjellje të mirë në burg. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet apelohet vendimi per lirimin e dokles endrit dokle lirohet endrit dokle prokuroria e krujës apelohet vendimi per lirimin e dokles endrit dokle lirohet endrit dokle prokuroria e krujës


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet