Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
GJERMANI – Drejtori ekzekutiv i Lufthansës, Carsten Spohr, i tha gazetës Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung se ka një rënie të madhe të numrit të rezervimeve, veçanërisht në periudhën nga mesi i janarit deri në shkurt.
“Mungesa më e madhe shënohet tek pasagjerët tanë në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Belgjikë, sepse këto vende janë goditur më rëndë nga vala e pandemisë”, tha ai.
Spohr tha se Lufthansa po kryen vetëm 60% të fluturimeve në krahasim me vitin para pandemisë 2019, me “afërsisht gjysmën” e numrit të pasagjerëve. Spohr tha gjithashtu se Lufthansa një numër fluturimesh i kryente aktualisht jo Shoqëritë ajrore përdorin të gjitha mjetet për të mos rimbursuar biletatsepse ka kërkesë për to, por sepse që për të mbajtur vendet e ngritjes dhe të uljes në aeroportet kryesore i nevojitet një numër minimal fluturimesh në ato destinacione.
“Për shkak të kërkesës së reduktuar në janar, ne do të kishim anuluar shumë më tepër fluturime. Por ne na duhet të kryejmë 18,000 fluturime të panevojshme, vetëm për të siguruar të drejtat e ngritjes dhe uljes,” u ankua Spohr.
Lufthansa është grupi më i madh i linjave ajrore në Evropë dhe përfshin Eurowings, Austrian, Swiss dhe Brussels Airlines. Në tremujorin e tretë të këtij viti Lufthansa arriti për herë të parë të bëjë fitim, pas një periudhe të vështirë pandemike.
Shumë pilotë të sëmurë
Për shkak se në këtë periudhë një numër pilotësh janë të sëmurë apo të shqetësuar për variantin Omikron Lufthansa ka pezulluar edhe mjaft fluturime gjatë dy javëve të ardhshme. Ndër të bëjnë pjesë fluturime për Boston, Hjuston dhe Uashington si dhe disa fluturime për në Japoni. Një përfaqësues i kompanisë i tha agjencisë gjermane të lajmeve dpa se Lufthansa ka shumë pilotë dhe personel rezervë, “por ata nuk janë të mjaftueshëm duke pasur parasysh shkallën jashtëzakonisht të lartë të sëmundjeve”.
Edhe agjencitë ajrore amerikane United Airlines dhe Delta Air Lines anuluan përkatësisht 120 dhe 90 fluturime për shkak se ekuipazhi i tyre është prekur nga varianti Omikron.
Linja ajrore suedeze SAS tha se gjithashtu do të anulojë disa fluturime për shkak të virusit. Ryanair gjithashtu ka shkurtuar fluturimet për muajin janar me 33%.
Kurse disa linja ajrore që operojnë brenda Evropës po regjistrojnë rritje të forta në periudhën e Krishtlindjeve këtë vit. Easyjet, Ryanair, SAS dhe Wizz Air po ofrojnë më shumë fluturime. (DW)
(E.H/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KINË – Inspektoriati Qendror për Disiplinën njoftoi se 26 zyrtarë të Partisë Komuniste kanë marrë qortim për “rreptësi të pamjaftueshme në para...
EVROPË/AZI – Mbi 4,500 fluturime u anuluan në gjithë botën më 25 dhjetor dhe mijëra të tjerë janë shtyrë për shkak të variantit të ri të koronavirusi...
VJENË – Një tjetër shtet po bëhet gati të ofrojë dozën e katërt të vaksinës anti-COVID për punonjësit e shëndetësisë, pas Izraelit. Bëhet fjalë për A...
PRISHTINË – Qeveria e Kosovës përmes një mbledhje elektronike, ka vendosur ditën e djeshme që të shpallet gjendje emergjente për shkak të situatës me...
SHBA– Dy burra mbetën të vrarë pas të shtënave në një restorant të frekuentuar në Kentucky. Sipas policisë së qytetit të Luzville, 21-vjeçari Carso...
KOSOVË– Një sistem edhe ashtu i brishtë shëndetësor në Kosovë, nën kërcënimin e largimit të vazhdueshëm të stafit mjekësor, mund të përkeqësojë gjend...
POLONI – Zëvendëskryeministri i Polonisë dhe kryetari i partisë në pushtet, Jarosław Kaczyński, ka thënë se Gjermania po përpiqet që ta shndërrojë Bashkim...
SHBA- Telefonata e presidentit amerikan me një qytetar i identifikuar si Jared nuk shkoi shumë mirë. Në fund të bisedës ai i tha presidentit amerikan “Let...
BRITANI E MADHE – Një shtëpi në Isle of Wight, në brigjet angleze, ka fituar një çmim për dritat e saj të Krishtlindjeve. Pronarit të saj, Matt Wit...
KIEV- Shqetësimet po rriten në Evropë dhe Uashington lidhur me lëvizjet e presidentit rus që sjellin konflikt dhe fërkime në tabelën diplomatike të shahut mes m...