LIVE UPDATES
Bota

Kriza në Kosovë/Specialistja: Shëndetësia e kërcënuar, sfidë për luftimin e COVID-19

25 Dhjetor 2021, 08:15 Nga DOSJA
Kriza në Kosovë/Specialistja: Shëndetësia e

KOSOVË– Një sistem edhe ashtu i brishtë shëndetësor në Kosovë, nën kërcënimin e largimit të vazhdueshëm të stafit mjekësor, mund të përkeqësojë gjendjen me pandeminë COVID-19.

Kështu mendon Hana Xhemajli, specialiste për hulumtime të politikave globale shëndetësore, që në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka folur për problemet që priten derisa bota po hyn në vitin e tretë të pandemisë.

Xhemajli thotë se në kontekst global problem vazhdon të jetë vaksinimi i pabarabartë i popullsisë së vendeve të ndryshme të botës.

Në anën tjetër, sipas Xhemajlit, Kosova pritet të përballet me sfidën për vaksinimin e fëmijëve të vegjël, proces për të cilin, sipas saj, ka hezitim në mesin e popullatës.

Xhemajli bën thirrje që institucionet t’i kushtojnë vëmendje forcimit të sistemit shëndetësor për të parandaluar ngufatjen nga një valë e re eventuale e infeksionit.

Kujtojmë se shpërndarja e variantit Omicron të COVID-19 tani për tani është në qendër të vëmendjes në luftën botërore kundër pandemisë.

Në Kosovë deri në fund të dhjetorit është arritur vaksinimi i rreth 43 për qind të popullsisë, ndërkaq tani ka nisur edhe administrimi i dozave të treta dhe atyre përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë me Hana Xhemajlin.

Radio Evropa e Lirë: Bota po hyn në vitin e tretë me pandeminë COVID-19, cilat mendoni që do të jenë sfidat më të mëdha tutje?

Hana Xhemajli: Fakti që ne po hymë në vitin e tretë të pandemisë dhe ende nuk e kemi mësuar mësimin më të rëndësishëm, flet jo mirë për situatën me pandeminë.

Ajo çfarë nënkuptoj nuk është situata lokavaksle e shteteve individuale, mirëpo situata globale ku e shohim se një pjesë e madhe e botës po e konsideron dozën e tretë të vaksinës [kundër COVID-19], ndërsa i kemi shtetet e Afrikës që i kanë marrë më pak se dy për qind dy dozat e plota. Për këtë arsye është një disbalanc që e krijon problemin që e kemi në aktualitet që është vazhdimi i pandemisë dhe varianteve të reja të njëpasnjëshme. Kështu që, viti i tretë do të duhej të ishte më shumë si një shembull që të vazhdohet me procedura të tjera e jo këto që i kemi pasur deri tash.

Radio Evropa e Lirë: Derisa shumë shtete të botës po planifikojnë administrimin e dozave të treta e të katërta të vaksinës, vende të ashtuquajtura të botës së tretë ende kanë vështirësi në vaksinimet fillestare, si mendoni që ndikon kjo në vështirësinë e luftimit të pandemisë?

Hana Xhemajli: Kjo e bën të pamundur daljen nga pandemia. E kuptoj që secili shtet e ka për detyrë që ta ketë qytetarin e vet prioritet. Por, nëse ne nuk mendojmë më globalisht, atëherë situata pandemike do të vazhdojë edhe tutje, sepse nuk ka dalje nga pandemia pa një vaksinim të përgjithshëm të popullatës së botës. Në fillim është aluduar se diku 70 për qind e popullatës mjafton të vaksinohet, mirëpo hulumtimet e fundit tregojnë se 85 për qind e lart vaksinimi me dy doza i popullatës globale krijon një situatë shumë më të menaxhueshme pandemike, bile edhe dalje nga pandemia.

Mirëpo, nëse vazhdojmë në një situatë të tillë ku disa shtete i kanë dozat e treta dhe i konsiderojnë dozat e katërta, ndërsa shtetet në Afrikë nuk e kanë marrë ende dozën e parë, atëherë të supozojmë se po e luftojmë pandeminë, është e pabazuar.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se Kosova, sipas trendit aktual, do të arrijë vaksinimin e popullatës me të gjitha dozat e nevojshme për luftim optimal të pandemisë?

Hana Xhemajli: Patjetër, unë besoj që në fillim të pandemisë, ne kemi filluar shumë vonë, por prapë jemi një ndër shtetet më të suksesshme në vaksinim. Mirëpo, neve po na pret një problem tjetër, që nuk është vetëm problem i Kosovës: Vaksinimi i fëmijëve. Me moshat 18-vjeçare e lart ne kemi një vaksinim të mirë dhe nëse vazhdojmë në mënyrë të këtillë nuk do të kemi probleme fare. Mirëpo, i frikësohem pak vaksinimit të fëmijëve për të cilën ka rezistencë të madhe, edhe më shumë se sa për vaksinimin e të rriturve.

Radio Evropa e Lirë: Sa është i rëndësishëm vaksinimi i fëmijëve në luftimin e pandemisë?

Hana Xhemajli: Edhe pse shtetet nuk janë të gjitha njëzëri, unë besoj që situata pandemike nuk mund të luftohet pa e vaksinuar [gjithë popullsinë] Nëse më herët popullatë të vaksinueshme e kemi quajtur popullatën mbi 18 vjeç, tani popullatë e vaksinueshme janë të gjithë mbi 5 vjeç. Ne po mësojmë shumë rreth COVID-19 dhe varianteve të reja dhe për këtë arsye vaksinimi global i popullsisë është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo.

Radio Evropa e Lirë: Përveç vaksinës, në Evropë dhe SHBA ka nisur përdorimi i terapive kundër COVID-19, a e shihni duke lëvizur në këtë drejtim, luftimin e COVID-19?

Hana Xhemajli: Unë besoj që vaksina për një pjesë të madhe të botës do të jetë e pazëvendësueshme sepse është më e lirë për t’u blerë dhe është e qasshme për të gjithë. Nuk është e tepërt për t’u supozuar që ndoshta brenda vitit përveç vaksinës do të përdorim edhe barna për luftimin e COVID-19. Secila metodë që e lufton pandeminë besoj që është e mirëseardhur. Edhe nëse ne nuk kemi për momentin diçka të tillë, derisa kemi vaksina të mjaftueshme, besoj se do të jemi në rregull.

Radio Evropa e Lirë: Përpos problemeve tjera me kapacitete, Kosova po has në telashe me mungesë të stafit shëndetësor, që edhe po kërcënon me greva. A paraqet kjo rrezik për kolapsimin e sistemit në një valë eventuale të re të COVID-19?

Hana Xhemajli: Kjo nuk e prek vetëm kohën gjatë pandemisë, por është një problem, i cili na ballafaqon çdo ditë për çdo sëmundje tjetër. A mundet kjo të jetë problem gjatë pandemisë? Mund të jetë problem tejet i madh, sepse stafi ekzistues në kohën e tashme janë është lodhur e stërlodhur. Kështu që çdo eventualitet, çdo ndryshim që e ndalë punën e tyre do të jetë tejet i rrezikshëm për pacientin. Për atë arsye unë gjithmonë apeloj te qytetarët që vaksinimi është mënyra më e mirë që t’i ikin situatës ku kanë nevojë për mjekë. Së paku që edhe nëse sëmuren nga COVID-19, të mund ta tejkalojnë me simptoma sa më të lehta sepse sistemi jonë shëndetësor dhe jo vetëm i joni, është tepër i brishtë. Unë e shoh këtë si rrezik të madh jo vetëm për COVID-19, por në përgjithësi situatën shëndetësore, me të cilën ballafaqohet pacienti në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: Një debat i madh lidhur me atë se a duhet të bëhet apo jo vaksinimi i detyrueshëm po vazhdon të mbizotërojë në shumë vende të botës, ku qëndroni ju në këtë rrafsh?

Hana Xhemajli: Shpesh e kam menduar se si do t’i përgjigjesha një pyetjeje të tillë. Një gjë mund ta them që ne duhet të fokusohemi që popullatën e vaksinuar mos ta dënojmë ashtu siç e dënojmë popullatën e pavaksinuar. Ndoshta obligim apo detyrim është një fjalë tejet e madhe sepse biem ndesh me shumë të drejta njerëzore, të cilat ne nuk po i diskutojmë në përditshmëri. Mirëpo, moslejimi i qytetarit të pavaksinuar që të ketë qasje në institucione publike apo institucione shoqërore apo çfarëdo qoftë, besoj që kjo duhet të forcohet më shumë.Radio Evropa e Lirë: Cilat janë mësimet që Kosova duhet t’i nxjerrë për gatishmërinë në luftimin e ndonjë sëmundje tjetër infektive që mund të përhapet në të ardhmen?

Hana Xhemajli: Kosova duhet të mësojë që të fokusohet në rregullimin e sistemit shëndetësor te ne, që është fokusi dhe duhet të jetë prioriteti. COVID-19 ndoshta mund të jetë një paralajmërim për atë se çfarë mund të ndodhë më e madhe. Pandemia nuk duhet të jetë e vetmja arsyeja pse ne kthehemi dhe i kushtojmë një vëmendje të shkurtër sistemit shëndetësor. Nëse vazhdojmë me diçka të tillë, atëherë mjekët do të ikin. Edhe mjekët në ardhje e studentët, infermierë e të tjerë do të ikin nga Kosova sepse kërkojnë kushte më të mira të punës.

Nuk është vetëm paga problem. Duhet edhe koordinim shumë më i mirë në mes të dikastereve, duhet të ketë fushata vetëdijësuese, duhet shpjeguar rëndësinë e vaksinimit të popullatës në përgjithësi. Mësime ka tejet shumë, por shpresoj që nuk bien në vesh të shurdhër./REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora kosove kriza energjitike kriza energjitike ne kosove kosove kriza energjitike kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet