LIVE UPDATES
Bota

Luftanija ruse fundoset në Detin e Zi

15 Prill 2022, 06:30 Nga DOSJA
Luftanija ruse fundoset në Detin e Zi

Luftanija ruse Moskva është fundosur në Detin e Zi, pas dëmtimeve që ka pësuar gjatë operacionit ushtarak në Ukrainë, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes në orët e vona të 14 prillit. Ministria ka thënë se anija është fundosur derisa ka qenë duke u tërhequr në port për t’i ikur një stuhie. Ky institucion ka thënë se anija është dëmtuar rëndë si pasojë e zjarrit, derisa zyrtarët ukrainas kanë thënë se forcat e tyre kanë goditur anijen me raketa.

“Anija ka humbur balancën si pasojë e zjarrit dhe më vonë municioni ka shpërthyer”, ka thënë Ministria sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.Duke marrë parasysh detet e trazuara, anija është fundosur”.

Humbja e anijes, e cila mban emrin e kryeqytetit rus, është parë si humbje simbolike për Moskën, e cila veçse ka tërhequr forcat e saj nga pjesa veriore e Ukrainës më herët gjatë këtij muaji. Anija Moskva ka mbajtur 16 raketa lundrimi me rreze të gjatë dhe humbja e saj do të zvogëlojë kapacitetet e Rusisë për të nisur sulmet nga Deti i Zi. Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë fillimisht se zjarri e ka nxitur shpërthimin e municionit dhe më pas ekipi është evakuuar. Ajo e ka mohuar se anija është sulmuar. Mirëpo Maksym Marchenko, guvernator ukrainas për rajonin rreth Odeseas dhe Detit të Zi, ka thënë se anija është goditur nga dy raketa ukrainase Neptun.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby ka thënë se fundosja e kësaj anijeje përbën “goditje të madhe për fuqinë detare të Rusisë në Detin e Zi”. “Ajo është kyçe në përpjekjet për të treguar dominim detar në Detin e Zi”, ka thënë ai për rrjetin televiziv amerikan, CNN.

Pas këtyre zhvillimeve, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka bërë thirrje sërish që shtetet e Perëndimit të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë.“Ne nuk frikësohemi nga asgjë, sepse ne e dimë për çfarë jemi duke luftuar”, ka thënë Zelensky në një postim në Twitter.

“Ne kemi mjaftueshëm kurajë për t’i dhënë fund djallëzisë. Mos e ushqeni makinën ushtarake ruse. Ndihmojeni Ukrainën me armë. Paqja dhe e mira më pas do të fitojnë më shpejt”. Një ditë pas fundosjes së anijes, Zelensky ka përshëndetur njerëzit e tij për gatishmërinë që kanë treguar prej kur Rusia ka nisur pushtimin në Ukrainë  më 24 shkurt duke thënë se “vendimi për të luftuar është më i rëndësishmi në jetën e tyre”. Zelensky u ka thënë ukrainasve se ata duhet të jenë krenarë që kanë mbijetuar 50 ditë nën sulmin rus, kur pushtuesi “na ka dhënë një maksimum prej pesë ditësh”. Rusia ka akuzuar forcat ukrainase se kanë nisur sulme ajrore në rajonin rus Brajansk më 14 prill, duke plagosur civilë. Komiteti Hetues i Rusisë ka pretenduar se dy helikopterë ushtarakë ukrainas kanë hyrë në hapësirën ajrore të Rusisë dhe kanë kryer sulme ajrore në ndërtesa banimi në fshatin Klimovo.

Këshilli Kombëtar për Siguri dhe Mbrojtje të Ukrainës ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur “përpjekje për të rritur histerinë anti-Ukrainës në Rusi”. Në afërsi të Mariupolit ka vazhduar të raportohet për luftime të ashpra, teksa Rusia tenton të kontrollojë plotësisht këtë qytet strategjik.

Rusia ka thënë që më shumë se 1,000 marinsa ukrianas janë dorëzuar në 36 orët e fundit, mirëpo zyrtarët ushtarakë ukrainas nuk i kanë konfirmuar raportimet, duke thënë vetëm që forcat ukrainase janë duke u bashkuar në qytet për ta mbrojtur atë. Mariupoli është tejet i rëndësishëm për Rusinë, pasi mund të shërbejë si korridor mes zonave të kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës dhe rajonit të Krimesë, të cilin Moska e ka aneksuar më 2014.

Lufta e Rusisë në Ukrainë është kritikuar ashpër dhe për pasojë, komuniteti ndërkombëtar ka vënë sanksione të ashpra ndaj Moskës dhe në të njëjtën kohë e ka izoluar në aspektin diplomatik. Konfliktin ku janë vrarë mijëra civilë, presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur gjenocid. Parlamenti ukrainas ka miratuar më 14 prill një rezolutë që i konsideron veprimet e forcave ruse si gjenocid. Në Konventën e Kombeve të Bashkuara për Gjenocid, ky akt përcaktohet si qëllim “për të shkatërruar një grup kombëtar, etnik, racor apo fetar, në tërësi apo pjesërisht”.

Veprimet e ushtrisë ruse “nuk janë vetëm krim i agresionit, mirëpo tentim për të arritur qëllimin e shkatërrimit të popullit ukrainas”, është thënë në tekstin e rezolutës. Ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney ka vizituar Kievin më 14 prill për të diskutuar rrugët si mund të ofrohet ndihmë politike, humanitare si dhe në fushën e sigurisë në Ukrainë, por edhe si t’i ndihmohet këtij shteti për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lufta ka rritur shqetësimet për sigurinë edhe në shtetet tjera në Evropë, pasi Suedia dhe Finlanda kanë thënë 13 prill se është çështje javësh para se të aplikojnë për t’u anëtarësuar në aleancën e NATO-s. Dmitry Medvedev, zëvendësshef i Këshillit të Sigurisë në Rusi dhe një prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar më 14 prill se një veprim i tillë i dy shteteve nordike, do t’i jepte fund konceptit për një rajon të Baltikut “pa armë bërthamore”.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta rusi-ukraine luftanija ruse lufta rusi-ukraine luftanija ruse

Sondazh

Poll
Bota 14 Prill 2022, 20:57

A jeni i gatshëm të shkoni në Kiev? Biden: Po

SHBA- Administrata amerikane është në procesin e vendosjes nëse do të dërgojë një zyrtar të lartë amerikan në Ukrainë në shenjë mbështetjeje. Mediat shkruajnë s...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet