LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

ZJARRET/ Situatë kritike nga zjarret, vjen ndihma nga Greqia, shuhet zjarri në Dropull pas 24 orësh

• Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 13 vatra zjarri. • Vatra e zarrit në Dropull është shuar me ndihmen e dy avionëve të dërguar nga Greqia. • Një tjetër vatër zjarri është ndezur në Vlorë. • Zjarri në Malin e Sopotit po vazhdon të digjet, ndërkohë që në ndihmë kanë ardhur dhe dy avionet grekë. • Zjarret në Shqipëri kanë nisur dhe kanë shënuar të lënduarin e parë. •Pasditen e djeshme, një banor i fshatit Frashtan është asfiksuar nga tymi i zjarrit. • Kristo Ziso është gjendur i asfiksuar në hyrje të fshatit të tij pas avancimit të flakeve nga maja e malit drejt zonave të banuara. •Mësohet se Ziso ka pësuar një infarkt nga asfiksia dhe fillimisht është shoqëruar në gjendje të rënduar në Spitalin e Gjirokastrës. •Zjarr ka edhe tek kepi i Rodonit, por zjarrfikësit e kanë të pamundur për të ndërhyrë. •Edhe në Berat është riaktivizuar vatra e zjarrit në Kodrën e Mimiasit. •Një zjarr me përmasa të mëdha është regjistruar në fshatin Derven të Krujës. •Zjarri ka përfshirë shkurre dhe pisha ndërsa përhapja e flakëve rrezikon kishën e fshatit dhe disa banesa. •Në vendngjarje janë dy zjarrfikëset e Krujës të ndihmuara dhe nga një zjarrfikëse e Durrësit.

15 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zjarri në Malin e Sopotit, dy avionë grekë angazhohen për shuarjen e flakëve

ZJARRET/ Situatë kritike nga zjarret, vjen ndihma nga Greqia, shuhet zjarri
Avioni

GJIROKASTËR- Zjarri në malin e Sopotit po vazhdon të digjet. Mësohet se për shuarjen e këtij zjarri përveç autoriteteve zjarrfikëse janë angazhuar dhe dy avion zjarrfikëse të forcave greke të emergjencës. 

Për shkak të terrenit të thyer malor dhe favorizimit që ka marrë nga era, zjarri është përhapur me shpejtësi.

3 VITE ME PARE

Zjarri në Dropull/ Specialisti i emergjencave: Terreni i thyer, kemi kërkuar ndërhyrje me helikopter

ZJARRET/ Situatë kritike nga zjarret, vjen ndihma nga Greqia, shuhet zjarri
Hristo Koçi

DROPULL- Zjarri në Dropull është vënë nën kontroll, ndërsa në zonë janë forca të ushtrisë dhe bashkisë. Specialisti i emergjencave për bashkinë Finiq, Hristo Koçi, tha për Top Channel se terreni është shumë i thyer dhe ndërhyrja mund të bëhet me helikopter, ndërsa priten të shkojnë edhe forca të tjera.

Situata është nën kontroll të plotë, zjarri që ka rënë dje në Dropull arriti në bashkinë e Finiqit dhe situata është nën kontroll, forcat janë pranë zjarrit dhe janë  marrë të gjitha masat që të fiket. Zjarrfikëset janë në gatishmëri që të ndërpresin zjarrin që të mos shkojë drejt Syrit të Kaltër ose fshatit Pec. 20 forca janë nga bashkia, 12 janë në zjarr 8 janë në gatishmëri. 20 veta janë në gatishmëri nga ushtria, presim që të vijnë forca të tjera që të fiket zjarri, është në një rreze prej 3 kilometrash që do të thotë se kërkohen forca të mëdha që të shkojnë, por terreni është i thyer dhe nuk mund të ndërhyhet. Në mëngjes kishim ndërhyrje në aeroplan janë bërë 6 rrugë, vetë mali i Sopotit që është vazhdimësi është terren i thyer. Do ketë nevojë vetëm me helikopter, me aerpolan është e vështirë. Kemi kërkuar ndërhyrje në Agjencinë e Mbrojtjes civile dhe në prefekturën e Vlorës”, tha ai.

Vatra e zjarrit në Dropull i ndihmuar edhe nga era mori përmasa të menjëhershme duke rrezikuar fshatrat Derviçan, Frashtan dhe Grapsh.

3 VITE ME PARE

Situata nga zjarret, MM: Gjatë 24 orëve janë raportuar 11 vatra aktive

ZJARRET/ Situatë kritike nga zjarret, vjen ndihma nga Greqia, shuhet zjarri
Zjarret

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Ministrja bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 11 vatra zjarri në të gjithë vendin. Nga 11 vatrat, është bërë e mundur shuarja e 8 prej tyre ndërkohë që 3 të tjerat janë ende aktive. Vatrat aktive në vend janë në fshatin Bogë të bashkisë së Malësië së Madhe, në fshatin Rehovë të bashkisë Poliçan si dhe në fshatin Goranxi të bashkisë Dropull.

Postimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Situata e zjarreve në vend Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 11 vatra zjarri. Nga te cilat janë shuar 8 vatra zjarri dhe janë aktive 3 vatra zjarri.

U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:
në fshatin Dhores, bashkia Skrapar;
në vendin e quajtur Ligata, bashkia Elbasan;
në fshatin Sovjan, bashkia Maliq;
në fshatin Derven Kodër, bashkia Krujë;
në fshatin Saver, bashkia Lushnje;
në vendin e quajtur Berdenesh, bashkia Sarandë;
në fshatin Gumenicë, bashkia Selenicë,
ne fshatin Ndershen, bashkia Mirdite.

Per shuarjen e zjarreve gjate 24 oreve jane angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe ne nivelin qendror. Jane angazhuar 255 forca operacionale nga Sherbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forca te Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, sherbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 28 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative. Vijojne aktive vatrat ne: në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe, vijojne pune forcat e Adzm dhe te bashkisë per normalizimin e situates. në fshatin Rehovë, bashkia Poliçan, ku me gjithë punën e forcave zjarrfikëse dhe bashkiake nuk u be e mundur fikja e saj dhe sot ne orët e para te mëngjesit ka vazhduar operacioni me mbështetjen dhe te 50 efektive te FA.

në fshatin Goranxi, bashkia Dropull, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me barishte dhe pemë me lartësi 3-4 metra. Zjarri i ndihmuar dhe nga era mori përmasa te menjehereshme duke rrezikuar fshatrat Derviçan, Frashtan dhe Grapsh. Nderhyrja e forcave operacionale ka qene e menjhereshme duke shmangur rrezikun e djegjes se banesave. Bashkia Dropull ne kete situate u mbështet me mjete zjarrfikëse nga bashkitë Libohovë, Gjirokastër, Këlcyrë, Përmet, Memaliaj, Sarande, Finiq dhe Forcat e Armatosura. U angazhuar 144 forca operacionale dhe 12 mjete zjarrfikëse. Duke marre ne vleresim situatën e krijuar ne bashkinë Dropull eshte aktivizuar sistemi i Mekanizmit te Mbrojtjes Civile te Bashkimit Evropian (ERCC), nga ku Greqia ka ofruar asistence nderkombetare me 2 avione per nderhyrje nga ajri. Me nderhyrjen nga ajri dhe toka pergjate gjithe dites se djeshme edhe deri sot eshte bere e mundur mbajtja jashte rrezikut e banesave dhe banoreve.

Sot ne oret e para te mengjesit ka filluar nderhyrja nga ajri me helikopterin e Ministrise Mbrojtjes dhe dy avioneve te Qeverise Greke. Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin. Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë cdo strukture te sistemit te mbrojtjes civile. Cdo njoftim i juaj per vatrat e zjarreve apo fatkeqesi te tjera do te vere menjëherë ne levzje sistemin e mbrojtjes civile duke bere aktivizimin e forcave operacionale ne nivel vendor dhe qendror ne mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme. Gjithashtu rikujtojmë se zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit.

3 VITE ME PARE

Zjarri në Dropull/ Ndërhyn helikopteri për shuarje, flakët po përhapen drejt Parkut të Syrit të Kaltër

ZJARRET/ Situatë kritike nga zjarret, vjen ndihma nga Greqia, shuhet zjarri
Zjarr

GJIROKASTËR- Situata nga zjarri në Dropull të Gjirokstrës duket se nuk është përmirësuar, pasi flakët vijojnë të përhapen. Flakët e zjarrit kanë një ditë që janë aktive e ende nuk po shuhen. 

Zjarrëfikëst kanë punuar gjatë gjithë natës, pasi flakët rrezikonin edhe banesat në disa fshatra. Flakët janë vënë në kontroll nga krahu i fshatit Frashtan, por që zjarri vijon të përhapet me drejt Finiqit ndërsa një tjetër vatër zjarri po afrohet drejt Parkut të Syrit të Kaltër. Helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili po furnizohet me ujë në liqenin e Peshkopit, në mëngjesin e sotëm ka kryer të paktën 11 fluturime dhe po punon për shuarjen e flakëve.

Mesditën e djeshme kanë ardhur në ndihmë dy avion grek të cilët kanë bërë të mundur edhe shuarjen e zjarrit në disa zona ku është dhe rreziku më i madh për banorët.

3 VITE ME PARE

Dropulli nën flakë, kryebashkiaku Toli: Falenderoj qeverinë greke, na ndihmoi

ZJARRET/ Situatë kritike nga zjarret, vjen ndihma nga Greqia, shuhet zjarri
Dhimitër Toli

GJIROKASTËR- Fshati Dropull po përballet me flakët që po kërcënojnë edhe banesat e zonës. Kryetari i bashkisë së Dropull ka falenderuar shtetin fqinj, Greqinë, për ndihmën e dhënë në një situatë të tillë për të mundësuar shuarjen e flakëve nga ajri. Në një prononcim për mediat, ai tha se në fillim u ndërhy vetëm me tre zjarrfikëse, e më pas u kërkua dhe ndihma nga Greqia. 

"Ne kemi marrë të gjitha masat. Kam një falënderim të veçantë për bashkinë Memaliaj, forcat zjarrfikëse të gjithë ata që na mbështetën në këtë situatë. Një falënderim të veçantë kam për qeverinë greke për mbështetjen me helikopter. Fillimisht në orët e para u ndërhy vetëm me tre mjetet e zjarrfikëseve të Dropull më pas kur flaket avancuan në të gjithë zonën u kërkua ndërhyrje nga ajri dhe zjarrfikës të tjerë. Njerëzit që mund të kenë shkaktuar zjarrin duhet të ndalohen dhe të vihen para ligjit. Unë dua të falenderoj të gjithë banorët pasi kanë ndihmuar shumë,"-tha Dhimitër Toli.

3 VITE ME PARE

Zjarri po rrezikon banesat/ Dy avionë grekë mbërrijnë në Dropull

ZJARRET/ Situatë kritike nga zjarret, vjen ndihma nga Greqia, shuhet zjarri
Pamjet nga Dropulli

DROPULL- Goricë dhe Fratar janë fshatrat që po rrezikohen nga flakët në Dropull. Zjarri, po i afrohet me shpejtësi banesave, ndaj dhe atmirësisht ka mbërritur ndihmë nga Greqia.


Siç duket edhe nga videoja e mësipërme, dy avionë grekë po ndihmojnë në shuarjen e flakëve që kanë përparuar nga maja e malit drejt zonave të banuara. Nga tymi i flakëve, një banor i fshatit Frashtan është gjetur i asfikduar dhe ka pësuar infarkt. 

3 VITE ME PARE

Zjarri nuk është shuar, asfiksohet një banor në Dropull

ZJARRET/ Situatë kritike nga zjarret, vjen ndihma nga Greqia, shuhet zjarri

GJIROKASTËR- Një banor i fshatit Frashtan është asfiksuar nga tymi i zjarrit. Banori i identifikuar si Kristo Zizo është është gjendur i asfiksuar në hyrje të fshatit të tij pas avancimit të flakeve nga maja e malit drejt zonave të banuara ku një prej të cilave është dhe fshati Frashtan në Dropull.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës në gjëndje të rënduar shëndetësore ku po merr trajtim mjekësor.

3 VITE ME PARE

Zjarr në kepin e Rodonit, zjarrfikësit dorëzohen prej terrenit, s'ka helikopter për ndërhyrje

ZJARRET/ Situatë kritike nga zjarret, vjen ndihma nga Greqia, shuhet zjarri
Foto ilustruese

DURRËS- Zjarret janë shtuar në vend si pasojë e temperaturave të larta, zjarrfikëst e Durrësit janë duke u përballur edhe me mungesën e mjeteve të nevojshme për tu lehtësuar punën. Një vatër zjarri është aktivizuar sot në kepin e Rodonit, por për shkak të terrenit të vështirë është bërë e pamundur ndërhyrja.

Zjarrfikëset kanë bërë më shumë se 8 kilometra në këmbë dhe kanë nisur shuarjen e flakëve me mjete rrethanore, kjo për shkak se autoboti me ujë nuk ka mundur që të depërtojë më thellë. Por duket se zjarrfikësit po dorëzohen duke shpresuar se vetëm nga reshjet e shiut mund të shuajnë flakët, kur ndërhyrja nga ajri është e pamundur për shkak të mungesës së helikopterëve. 

3 VITE ME PARE

Gjirokastër/ Zjarri në Dropull po i afrohet zonave të banuara, era favorizon përhapjen e flakëve

ZJARRET/ Situatë kritike nga zjarret, vjen ndihma nga Greqia, shuhet zjarri
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Situatë kritike nga zjarret në Dropull dhe flakët e zjarrit po avancojnë drejt zonave të banuara. Deri më tani bëhet me dije se era e fortë ka avancuar flakët që po depërtojnë në afërsi të oborreve të banesave në tre fshatra të Dropullit.

Zjarri është gati 100 metra larg zonës së banuar në fshatrat Lugar dhe Gorricë, ndaj dhe forcat zjarrfikëse po punojnë me intensitet për shuarjen e flakëve para se të avancojnë edhe më tej drejt fshatit. Ndërkohë pas mungesës së helikopterit nga Tirana, është kërkuar ndihmë nga Greqia ku pritet të mbërrijë një helikopter për të shuar zjarret, por nuk dihet nëse ndihma do vijë sot apo do të shtyhet. 

3 VITE ME PARE

Zjarri në Kepin e Rodonit, zjarrfiksit bëjnë 8 km rrugë në këmbë, mungojnë mjetet, i vetmi 'shpëtim' mbetet shiu

ZJARRET/ Situatë kritike nga zjarret, vjen ndihma nga Greqia, shuhet zjarri
Foto ilustruese

DURRËS- Vijon të jetë problematike situata nga zjarret ne vend. Zjarrfiksit e Durrësit po përballen me edhe me mungesën e mjeteve të nevojshme për tu lehtësuar punën.

Zjarrfiksit kanë udhëtuar për më shumë se 8 kilometra në këmbë në zonën e thelle të Rodonit për shkak se terreni i thepisur nuk ka lejuar hyrjen e automjeteve me ujë. 

Kjo pasi mjetet për shkak të terrenit janë bërë  të papërdorshme. Me mjete rrethanore zjarrëfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e kësaj vatre zjarri duke vënë edhe jetën e tyre në rrezik. Janë disa vatra ende aktive në Kepin e Rodonit, madje edhe punonjësit zjarrëfikës duket se janë dorëzuar, pasi e shohin shpëtimin vetëm nga reshjet e shiut për të shuar flakët, pasi edhe ndërhyrja nga ajri ka dështuar.

3 VITE ME PARE

Donin të digjnin mbeturinat por dogjën dhjetëra dynymë tokë, në pranga 3 zjarrvënësit në Berat

ZJARRET/ Situatë kritike nga zjarret, vjen ndihma nga Greqia, shuhet zjarri
Pamje nga vendi i ngjarjes

BERAT- Situata nga zjarret në vend vijon të jetë problematike dhe sipas zjarrfiksve në të shumten e rasteve zjarret vihen nga vetë banorët që duan të djegin barërat e këqinj apo të hapin toka të reja por që zjarri iu del jashtë kontrollit duke rrezikuar dhe tokat, pyjet dhe në shumë rastet banesat pranë vatrave të zjarrit.

Një zjarr i papritur është shfaqur në fshatin Veternik në Berat.Kanë qënë tri banorë të fshatit ata që i kanë vënë flakën mbeturinave në tokat e tyre por më pas zjarri u ka dalë nga kontrolli dhe është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme toke me të mbjella.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrëfikës, që kanë mundur të lokalizojnë në kohë flakët dhe të kryejnë shuarjen e zjarrit, ndërkohë që policia ka kapur në vendngjarje tri zjarrëvënësit,të cilët janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat, ku edhe do të japin deklaratat e tyre në lidhje me zjarrin.

3 VITE ME PARE

ZJARRET/ Situatë kritike nga zjarret, vjen ndihma nga Greqia, shuhet zjarri në Dropull pas 24 orësh




3 VITE ME PARE

Zjarr në Berat, riaktivizohet vatra në Kodrën e Mimiasit

ZJARRET/ Situatë kritike nga zjarret, vjen ndihma nga Greqia, shuhet zjarri
Foto Ilustruese

BERAT- Zjarri në Kodrën e Mimiasit në Berat është riaktivizuar sërish. Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar autoritetet zjarrfikëse për të punuar për shuarjen e flakëve.  

Kjo vatër është është shfaqur pranë rrugës kryesore të fshatit Mimias. Zjarri nisi një ditë më parë shkrumboi dhjetëra hektarë dru frutor fiq ullinj dhe vreshta. Ndërsa u vu në në kontroll dhe mendohej i fikur.

3 VITE ME PARE

Zjarr në Dropull, banorët luftojnë me flakët me mjete rrethanore

ZJARRET/ Situatë kritike nga zjarret, vjen ndihma nga Greqia, shuhet zjarri
Zjarri

DROPULL- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në fshatin Goranxi të Dropullit. Mësohet se zjarri është ndezur në një pjesë malore të vendit. Për shuarjen e zjarrit po punojnë banorët e fshatit, pasi terreni i thyer ka bërë të pamundur ndërhyrjen e makinave zjarrfikëse. Në vendngjarje janë 40 forca zjarrëfikëse dhe efektivë nga Bashkia e Dropullit.

Shefi i zjarrëfikësve të Dropullit Alqi Kosta, është shprehur, se ka kërkuar ndihmë nga zjarrëfikesit e Libohovës dhe Gjirokastrës. Ndërkaq kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitër Toli, ka kërkuar me urgjencë nga Emergjencat Civile në Tiranë, helikopter për shuarjen e zjarrit masiv pasi është e pamundur të ndërhyhet nga toka

3 VITE ME PARE

Situata nga zjarret, MM: Gjatë 24 orëve janë raportuar 18 vatra aktive

ZJARRET/ Situatë kritike nga zjarret, vjen ndihma nga Greqia, shuhet zjarri
Foto nga zjarret

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Ministrja bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 18 vatra zjarri në të gjithë vendin. Nga 18 vatrat, është bërë e mundur shuarja e 16 prej tyre ndërkohë që dy të tjerat janë ende aktive. Vatrat aktive në vend janë në fshatin Ndërshen të bashkisë Mirditë si dhe në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe.

Postimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri. Nga te cilat janë shuar 16 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.
U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:
në fshatin Shetaj, bashkia Durrës,
në fshatin Mimias dhe në lagjen “Kala”, bashkia Berat,
në fshatin Paulesh, bashkia Peqin,
në njësinë administrative Shushicë, bashkia Elbasan,
në fshatin Armen dhe në fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë,
në fshatin Ardhasovë, bashkia Finiq,
në fshatrat Bushat, Barbullush dhe Rranza, bashkia Vau - Dejës,
në fshatin Shllak 1 dhe në Lagjen Tepe, bashkia Shkodër,
në fshatin Seman dhe në fshatin Gorishovë, bashkia Fier,
në fshatin Çiflig, bashkia Korçë.
Për shuarjen e zjarreve gjate 24 orëve janë angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe ne nivelin qendror.
Janë angazhuar 296 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forcat e Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, shërbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 29 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative.
Vijojnë aktive vatrat ne:
në fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë
në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe
Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin. Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë çdo strukture te sistemit te mbrojtjes civile në fshatra, në njësitë administrative ne bashkitë ne prefektura, në strukturat zjarrfikëse dhe Policinë e Shtetit, në Qendrën Kombëtare Operacionale të EC në AKMC. Çdo njoftim i juaj për vatrat e zjarreve apo fatkeqësi të tjera do të vere menjëherë në lëvizje sistemin e mbrojtjes civile duke bere aktivizimin e forcave operacionale ne nivel vendor dhe qendror ne mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme. Gjithashtu rikujtojmë se zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit.

zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi