Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• MEGA-AKSION kokaine në Shqipëri dhe në Mal të Zi. • Ditën e djeshme në portin e Tivarit u kapën 430 kg kokainë e cila kap vlerën e 400 mln eurove, që kishin mbërritur në port që në korrik, por ishin lënë aty dhe vëzhgoheshin nga Policia për të parë se kush do i marrte. •Policia ishte vënë nën vëzhgim dhe priste momentin e duhur për të ndërhyrë, në momentin që disa persona shkuan për të marrë drogën ata u arrestuan nga Policia. • Operacioni u shtri dhe në Shqipëri. • DEA amerikane, SPAK dhe Policia e Shtetit zbuluan mbrëmjen e djeshme një laborator droge në Fratar të Fierit. 15 urdhër-arreste u lëshuan nga SPAK. • Në prangat e Policisë ka rënë ish-kryekomunari i Frakullit Viktor Çervanaku së bashku me të birin dhe të fejuaren e tij. • Mësohet se porositësi i drogës ishte Zenel Çervenaku• Por për godinën kujdesej një tjetër person, pasi vetë Çervanaku jeton në Tiranë, pasi ka një post si drejtor i Bashkisë së Tiranës. • Drogën në laborator e përpunonin dy kolumbianë dhe më pas e fusnin në thasë me pleh kimik, për ta postuar në Mal të Zi. • Nga 15 të arrestuarit, pjesë e këtij grupi janë edhe 4 të rinjtë që u kapën dje në Tiranë me pistoleta dhe kallashnikov. • SPAK zbuloi sot se janë vënë në pranga 11 persona, 10 prej të cilëve janë shqiptarë. •Prokurori i SPAK zbuloi se porosia është bërë që në maj të 2022 dhe në plehun organik ishin 430 kg kokainë.
22 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me mega-operacionin e Policisë shqiptare, SPAK, DEA-s amerikane dhe autoriteteve malajzeze që çoi në pranga 15 persona mes tyre dhe ish-kryekomunari i PS në Frakull të Fierit Viktor Çervenaku, djalin dhe të fejuaren e tij. Çervenaku aktualisht mbante detyrën e drejtorit në një nga departamentet e Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Në një deklaratë nga selia blu Sekretari Organizativ Klevis Balliu tha se Çervenaku është shëmbëlltura ideale e pushtetit të Edi Ramës.
DEKLARATA E PLOTË:
Një sharës publik, patronazhist me licensë, adhurues/shërbëtor i Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt, ka rënë dje në rrjetën e DEA-s amerikane, si pjesë e një grupi narko-trafiku. Viktor Çervanaku, që u kap si mi nga amerikanët, nuk është thjesht një zyrtar socialist i korruptuar, ai është shëmbëlltyra ideale e pushtetit të Edi Ramës. Medias do t’i dërgojmë një status në facebook të narko-trafikantit në fjalë, që tregon jo vetëm nivelin e tij, por fytyrën e këtij shteti dhe patericat ku ai mbështetet për të ndenjur në pushtet.
Partia Demokratike dënon lidhjet mes trafikantëve, keqbërësve, sharlatanëve të tillë, që shkojnë deri lart në majat e pushtetit. Vini re: Çervanaku ka qenë kryetar komune i pushtetit vendor të Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt. Ai ka qenë dhe mbetet zorra qorre e një pushteti piramidal i cili frymëzon vetëm korrupsionin dhe të ligën. Vini re gjithashtu: ai nuk do të kapej asnjëherë, dhe do të vazhdonte trafikun e kokainës, patronazhimin, lavazhin oral të shefave të tij në Tiranë, dhe linçimin e opozitës me gjuhë vulgare, po të mos ishte DEA Amerikane. Për policinë dhe organet ligjzbatuese shqiptare, beu i Frakullës dhe lapërdhari i bashkisë së Tiranës do të vazhdonte i qetë trafikun, si mënyrën kryesore të këtij pushteti për të vjedhur zgjedhjet dhe varfëruar shqiptarët. Raportimet dëshmojnë se droga trasportohej me kamionet e ushtrisë drejt Malit te Zi, çka vërteton implikimin direkt te politikes ne narkotrafik. Ky nuk është rasti i parë që punonjës të institucioneve të shtetit të Ramës kapen në trafikun e drogës.
Qeveria Rama ka krijuar nje ekonomi kriminale te trafikut te droges, me ane te ciles pasurohen zyrtaret, vidhen zgjedhjet, lincohen kundërshtarët politike dhe vritet puna dhe biznesi i ndershem. Si për ironi të fatit, pak metra nga laboratori i kokainës të punonjesit te Bashkisë së Tiranës dhe ish-kryekomunarit socialist të Frakullës, ndodhej sera e një fermeri i cili po falimenton. Kjo pasi Rama nuk subvencionon biznesin e ndershëm por frymëzon, lejon dhe përfiton nga narkotrafiku. Partia Demokratike falenderon DEA amerikane për luftën pa kompromis ndaj narkotrafikut dhe siguron partnerët se bandat e pushtetit do te gjejnë fundin me ardhjen tonë në pushtet, njësoj si shumë të tilla në vitet 2005-2013. Me një qeveri që frymëzon ekonomin e narkotrafikut dhe mbështet atë me segmentet shtetërore Shqipëria është në rrezik. Ja pse dalim më 6 dhjetor në protestë. Europa duhet ta dëgjojë nga goja e popullit, dhe jo vetëm nga raportet e shërbimeve inteligjente se shteti është kapur dhe një pushtet i tillë nuk duhet mbështetur.
Ditën e djeshme u zbulua laboratori i kokainës në Frataj të Fierit. Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze. Falë bashkëpunimit u bë i mundur zbulimi i laboratorit të drogës në Fier. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.
TIRANË- Ish-kryetari i komunës së Frakullit në Fier Viktor Çervanaku, në banesën e të cilit u gjend sasia prej 400 kg kokainë e fshehur në thasët me pleh ka një të shkuar të trazuar sa i përket marrëdhënies me ligjin. Nën siglën e Partisë Socialiste Çervanaku ka drejtuar për shumë vite komunën e Frakullit.
Gjatë kësaj kohe konkretisht në vitin 2016 ai u kallzua penalisht nga Inspektoriati i Deklarimit te Pasurive për “ refuzim për deklarim”. Por i shpëtoi ndjekës penale pas amnistisë të miratuar nga Parlamenti në fund te atij viti.
Por problemet për të nuk kishin mbaruar. Në vitin 2018 Çervanaku ra pre e një atentati nga një person i identifikuar si R.Kapaj, por atentati rezultoi i dështuar dhe ai shpëtoi. Konflikti me ish-kryekomunarit dhe Kapaj dyshohet se ka ndodhur pasi Çervanaku kishte refuzuar t'i jepte një certifaktë pronësie.
Dy vite më vonë ai do të përballej sërish me drejtësisë. Ai u ndalua nga Policia e Fierit pasi udhetonte me një Range Rover me targa greke, i cili ishte i trafikuar. Çervanaku u shoqërua në Polici ku dha dëshminë e tij e më pas u la i lirë. Pas shkrirje së njësive vendore në vitin 2015 ai humbi detyrën si kryekomunar por si një zyrtar i administrates shtetrore. Viktor Çervanaku ishte drejtor i Administrates tek Operatori i Sistemit te Transmetimit ndersa se fundi punonte ne sektorin e burimeve njerezore.
Ditën e djeshme u zbulua laboratori i kokainës në Frataj të Fierit. Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze. Falë bashkëpunimit u bë i mundur zbulimi i laboratorit të drogës në Fier. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.
TIRANË- Janë zbuluar emrat e 10 personave që u arrestuan në kuadër të Mega-operacionit të organizuar nga SPAK, DEA dhe autoritetet malajzeze ku u zbuluan 400 kg kokainë në Fratar të Fierit, e cila ishte fshehur në thasët me pleh. Të arrestuarit janë: Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.
EMRAT:
Zenel Çervanaku
Denilson Çervanaku
Enxhi Ferhati
Nikolin Gjolena
Klajdi Vrioni (Kodra)
Julian Malaj
Redion Meshi
Bledar Matoshi
Marildo Rona
Ditën e djeshme u zbulua laboratori i kokainës në Frataj të Fierit. Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze. Falë bashkëpunimit u bë i mundur zbulimi i laboratorit të drogës në Fier. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.
TIRANË- Prokurori i SPAK Adnan Xholi, i cili ishte dhe prokurori i mega-operacionit midis agjensive ligjzbatuese të Shqipërisë, DEA-s amerikane dhe Policisë Malajzeze foli në një konferencë për mediat ku dha detaje nga operacioni. Pyetjes se nëse trafikantët shqiptarë që tashmë janë rezident në Dubai kanë lidhje medrogën e zbuluar në Fratar të Fierit ai u përgjigj se nuk është falxhor dhe nuk ka nga ta dijë këtë gjë. Ai shtoi se financiuesi është në Shqipëri.
Pyetja: Janë rezident në Dubai? A e kontrollojnë ardhjen në Shqipëri të kësaj sasie?
Prokurori Adnan Xholi: Unë jam prokuror dhe jo fallxhor, nuk e them dot se ku janë. Por financuesi është në Shqipëri.

TIRANË- Xholi: Janë arrestuar 11 persona, kontrolluam 14 banesa.10 personat që përfunduan në pranga, 10 prej tyre janë shqiptarë.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit doli në një konferencë për mediat duke dhënë më shumë detaje për laboratorin e kokainës që u zbulua ditën e djeshme në fshatin Frataj të Fierit. Prokurorët sqaruan se procedimi nisi pas kordinimit me autoritetet malazeze.
Prokurori deklaron se në muajin maj 2022 malli është ngarkuar në kontejner, nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi dhe ka mbërritur në fillim të korrikut 2022 e prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi, dhe në territorin shqiptar është transportuar me kamion në muajin shtator 2022. Pasi është zhdoganuar ngarkesa me "pleh-organik", nën koordinimin e vazhdueshëm të personave nën hetim është mundësuar zhvendosja e saj në ambiente të ndryshme në Shqipëri, dhe ditën e djeshme më datë 24 nëntor 2022, është bërë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese në Farkë të Madhe Fier.
SPAK bën të ditur se janë sekuestruar 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm: 18 aparate telefonash celulare 5 automjete, 2 laptop, 2 arme gjahu dhe 20 paleta me rreth 24 TON "pleh artificial", brenda së cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se përmban një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë vlera e saj kap shifrën rreth 40 milionë euro.
DEKLARATA E PROKURORIT:
Ky procedim është hetuar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në bashkëpunim me autoritetet malazeze, si dhe në koordinim të vazhdueshëm me disa nga agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit, referuar informacioneve që disponoheshin lidhur me një ngarkesë të dyshimtë me "pleh-organik" artificial, e cila ishte paketuar dhe ngarkuar në një kontejner që do transportohej me anije nga Kolumbia, përmes Portit të Pireut/Greqi, me destinacion tranzit portin Bar/Malin e Zi, për marrës një shtetas nga Shqipëria.
Nga verifikimet e kryera rreth shtetasit shqiptar, rezultoi se në fillim të vitit 2022, kishte regjistruar një biznes në emër të tij me objekt të aktivitetit, ndër të tjerave edhe "Import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimike dhe mallrave të ndryshme, me adresë në Tiranë.
Më konkretisht sasia me "pleh-organik", në muajin maj 2022 pasi ngarkohet në kontejner, nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi. dhe ka mbërritur në fillim të korrikut 2022. e prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi, dhe në territorin shqiptar është transportuar me kamion në muajin shtator 2022.
Pasi është zhdoganuar ngarkesa me "pleh-organik", nën koordinimin e vazhdueshëm të personave nën hetim është mundësuar zhvendosja e saj në ambiente të ndryshme në Shqipëri, dhe ditën e djeshme më datë 24 nëntor 2022, është bërë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese në Farkë të Madhe Fier.
Për interesa të këtij procedimi penal rezulton se Prokuroria e Posaçme, krahas veprimeve hetimore, ka pranuar kërkesën e autoriteteve malazeze të drejtësisë, duke autorizuar kryerjen e veprimit simuluese atë të "dorëzimit të kontrolluar". me qëllim dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal, identifikimin e grupit të personave që kanë organizuar dhe financuar blerjen e ngarkesës, kanë mundësuar përzierjen, blerjen e sasisë së dyshuar të lëndës narkotike të llojit kokainë në Kolumbi, si dhe kanë mundësuar transportimin e saj deri në Shqipëri.
Me qëllim identifikimin e plotë të bashkëpunëtorëve, të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e dokumentacionit rreth hapjes në Shqipëri të kompanisë që do realizonte transportimin dhe marrjen në dorëzim të "ngarkesës" brenda të cilës dyshohej se është përzier lënda narkotike e llojit kokainë, pagesat e realizuara për blerjen, transportimin dhe zhdoganimin e saj, personat që do kujdeseshin për pritjen dhe marrjen në dorëzim të ngarkesës në Shqipëri, personat që do kujdeseshin për muajtjen, magazinimin dhe ekstraktimin e lëndës së dyshuar narkotike nga sasia me "pleh-organik", dhe kush ishin personat e specializuar që do mundësonin kryerjen e këtij procesi, janë autorizuar nga Gjykata e Posaçme gjitha veprimet mbi aplikimin e mjeteve të kërkimit të provës.
Gjithashtu, nga ana e gjykatës janë pranuar kërkesat për caktimin e masave të sigurimit për 11 persona nën hetim dhe kontrollin e 14 ambienteve në qytete të ndryshme të Shqipërisë (Tiranë, Lushnje, Fier).
Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri në këto momente 10 masa sigurimi personal, si dhe janë kryer të gjitha kontrollet sipas vendimeve respektive të gjykatës.
Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar provat materiale si më poshtë vijon:
15,910 Euro;
3 armë zjarri automatik kallashnikov;
3 armë zjarri të llojit pistoletë
108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm:
18 aparate telefonash celulare
5 automjete
2 laptop
2 arme gjahu
20 paleta me rreth 24 TON "pleh artificial", brenda së cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se përmban një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë vlera e saj kap shifrën rreth 40 MILION euro.
Ditën e djeshme u zbulua laboratori i kokainës në Frataj të Fierit. Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze. Falë bashkëpunimit u bë i mundur zbulimi i laboratorit të drogës në Fier. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.
FIER- Mega-operacioni i DEA-s, SPAK dhe Policisë malajzeze çoi në prangat e Policisë ish-kryekomunarin e Frakullit Viktor Çervanaku, së bashku me djalin dhe të fejuaren e tij pas drogës së zbuluar në banesën e tyre. Për këtë aksion SPAK ka lëshuar 15 urdhër arreste.
Ndërkohë banorët e fshatit shprehen të habitur për ngjarjen pasi sipas tyre nuk kishin pikasur diçka të dyshimtë dhe nuk kishin dyshuar për ndonjë aktivitet ktiminal. Një nga banorët shprehet se nuk anë parë njerëz dhe lëvizje në zonë. Ndërsa për ish-kryetarin e Komunës thotë se ka punuar për fshatin.
“Jo skemi parë asgjë, kalojnë makinat asgjë, as njerëz. Nuki kam vajtur të shikoj, smë lidh gjëja fisnore. E kemi njohur Viktorin, ka punuar për ne këtu, qanim ndonjë hall. Skemi marrë vesh gjë, ku dëgjuam ne. Ca thasë me pleh. Nuk kam parë asgjë”, u shpreh një banor.
Ditën e djeshme është zbuluar një laborator kokainë në Frakull të Fierit. Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze. Falë bashkëpunimit u bë i mundur zbulimi i laboratorit të drogës në Fier. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.
FIER- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mega-operacioni i Policisë shqiptare, DEA-s dhe SPAK. Mësohet se plehu kimik iështe porositur nga një kompani me pronar Zenel Çervenaku. Plehu kimik përdorej si kamuflazh për kokainën.
Në prangat e Policisë ka rënë ish-kryekomunari i Frakullit Viktor Çervenaku, djali i tij Demilson Çervenaku së bashku me të fejuarën e tij Enxhi Ferhati. Po ashtu mësohet se 'truri' i këtij aktiviteti kriminal është Nikolin Gjolena, i cili është arrestuar nga Policia.
Ditën e djeshme është zbuluar një laborator kokainë në Frakull të Fierit. Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze. Falë bashkëpunimit u bë i mundur zbulimi i laboratorit të drogës në Fier. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.
FIER- Ish-kryekomunari i Frakullit, Viktor Çervenaku është arrestuar pas laboratorit të kokainës që u gjet në banesën e tij. Së bashku me të ka rënë në pranga djali i tij Demilson Çervenaku së bashku me të fejuarën e tij Enxhi Ferhati. Arrestimet pas operacionit anti-drogë nga SPAK, DEA amerikane dhe policia malazeze, ku u sekuestruan rreth 600 thasë të plehrave kimikë, ku brenda tyre kishte përmbajtje kokaine dhe fishekësh. Plehu kimik mësohet se ishte porositur nga kompania në emër të Zenel Çervenakut.
Të arrestuar:
Viktor Cervenaku
Demilson Cervenaku, i biri
Enxhi Ferhati, e fejuara e Demilsonit
Zaimir Rodriguez i shpallur në kërkim
Dje është zbuluar një laborator kokaine në Fier. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.
FIER- Detaje të reja zbulohen nga kapja e sasive droge dhe gjetjes së një laboratori droge në Frakull e Madhe të Fierit. Deri më tani mendohet se droga nga Kolumbia në Fier ka mbërritur në fillim të muajit gusht, e po në të njëjtën ditë, të dyshuarit kryesorë kanë nisur që të mbahen në përgjim. Përgjimet kanë zgjatur për rreth 3 muaj, deri në finalizimin e aksionit ditën e sotme.
Ndërkohë laboratori ishte vendosur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë.
Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.
TIRANË- Viktor Cervanaku është pronari i shtëpisë në Fier, ku dyshohet se përpunohej kokania e ardhur nga Kolumbia. Ai ka qenë përfaqësues i Partisë Socialiste duke mbajtur postin e kryetarit të Komunës Frakull.
Mirëpo, një javë më parë ai ka bërë një shënim të gjatë në rrjetet sociale ku shpreh të gjithë adhurimin e tij për Ramën duke thënë se do të jetë kryeministër deri në 2030, ndërsa duke përdorur fjalor banal fyen opozitën dhe mbështetësit e saj.
POSTIMI: O opozita. Inceneratoret inceneratoret Rama Rama. Pirdhni pirdhni se ne nje vrym i bini gjithe diten dhe naten ju. E ka zgjedhur populli EDI RAMEN JO JU O OPOZITA. Deri ne zgjedhjet e 2025 i rruani leshte Edi Rames ju po shikoni nga 2030 ta po iku xete Rama se do merzitet pa per ju nuk pierdh Rama fare o Opozita e leshit. Doni ju sdoni e do populli Edi Ramen. Ju flisni si e jeme zeqos ne maje te thanes shikoni endrra naten si dhelpra per koqet e dashit. E ka zgjedhur sovrani dhe do ta zgjedhi prap e prap. JU I KENI HARRUAR VJEDHJET TUAJA GJIGAND.E PO KINI GJETUR POPULLIN SHQIPTAR QE FLISNI NGA BYTHA SE NE NJE VENDE TJETER U KISHIN DJEGUR TE GJELLE. Po vajtet 30 vjet ne pushtet nuk u ngopet me doni o u ngelte ne fyte hajdutlleku. Po boolle skeni me as turp as cipe. As ndere. Ngelet ne tv RamaRama. Irrofshi topet Rames se skeni ca i beni ju Rames se jeni nje grusht more jeziter. Partia Socialiste eshte super GJIGANDE RAMA SUPER GJIGANDE. PUTHUNI ME MILON PER PUSHT TET. SA TE JETE RAMA GJALLE.

Sot Viktor Cerveniku thuhet se është pozicionuar si drejtor në Bashkinë e Tiranës i punësuar nga Erion Veliaj.
Sot është zbuluar një laborator kokaine në Fier. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.
TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga laboratori i kokainës që u zbulua këtë të enjte në fshatin Frakull në Fier. Dy kolumbianët që përpunonin lëndën narkotike, ishin strehuar dhe punonin në banesën e ish-kryetarit të komunës, Viktor Çernavaku.

Zyrtari i PS mësohet se nuk banonte në këtë shtëpi, pasi prej kohësh ishte zhvendosur në Tiranë, pasi është i punësuar te Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe mban detyrën e drejtorit të administratës.
TIRANË- Zbulohen pamje nga banesa e Viktor Çervanakut. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, e gjithë banesa e ish-kryekomunarit të Fratarit është e rrethuar me gardh, ndërsa ka edhe një portë të madhe, jashtë nga e cila nuk duket asgjë se ç'ndodhte brenda. Në banesë ka vetëm një dritë të ndezur, me shumë gjasë nga efektivët e Policisë që po kontrollonin zonën për gjurmë lëndësh narkotike.
Ndërkohë që laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë.
Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.
FIER- Vazhdon aksioni nga SPAK, DEA dhe policia malazeze në laboratorin e drogës në Fratar të Fierit, ku u zbuluan rreth 200 thasë me pleh kimik, brenda të cilëve dyshohet se fshihet kokainë e ardhur nga Kolumbia si dhe fishekë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, në Fier ka prezencë edhe të Policisë malazeze.
Ndërkohë që laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë.
Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.
FIER- Detaje të reja janë bërë me dije nga laboratori i drogës që u zbulua në Fier pas një operacioni të DEA-s amerikane, Policisë shqiptare dhe asaj malazeze. Siç duket edhe nga pamjet e shkëputura nga fshati Fratar, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur kamionë që do të marrin thasët që pretendohet se ishin të mbushur me pleh kimik dhe me kokainë.
Pasi të ngarkohet, droga do të sillet në Tiranë për t'u vlerësuar. Droga përpunohej nga dy kolumbianë, që si ambient pune kishin banesën e ish-kryekomunarit Viktor Çervanakut, i cili aktualisht punon si drejtor në Bashkinë e Tiranës.
Deri më tani, nga operacioni janë zbuluar një sasi prej 400 kg pleh kimik të përzier me kokainë që kishte ardhur nga Kolumbia.
Ngarkesa ishte sjellë prej kohësh, por SPAK dhe partnerët kishin 3 muaj që i vëzhgonin, madje të angazhuar kanë qenë jo pak por 60 oficerë të Policisë së Shtetit. Edhe pse nuk ka emra, mendohet se deri më tani në pranga kanë përfunduar të gjithë hallkat e zinxhirit, duke nisur nga: porositës, pritë, etj.
PAMJE NGA LABORATORI I DROGËS NË FIER:
FIER- Kryeplaku i fshatit Frakull e Madhe, Fiqeret Muçaj ka bërë me dije gjatë intervistimit nga mediat se nuk ka pasur asnjë informacion se çfarë ndodhte në vendin që ishte kthyer në një laborator droge. Teksa përsëriste se nuk e kishte idenë çfarë ndodhte brenda godinës, shtoi se nga brenda u nxorrën vetëm thasë të mbushur me pleh.
“Mund të jenë nja 200 thasë, ishin përjashta. Vetëm fishekë kishte brenda. Nuk e di nga kishin ardhur thasët,” u shpreh ai.
Banesa që ishte kthyer në laborator droge është në pronësi të Viktor Çervanaku, ish-kryetar i komunës Frakull dhe është edhe drejtor në Bashkinë e Tiranës.
“Nuk e njoh për të tillë, ka qenë kryetar komune. Është drejtor në bashkinë e Tiranës. Nuk është magazinë, e ka shtëpi,”- shtoi ai.
Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.
FIER- Dalin PAMJET e para nga laboratori i drogës në Fier. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, e gjithë zona është e mbushur me efektivë të Policisë së Shtetit dhe të forcave amerikane DEA, që bënë të mundur edhe zbulimin e bazës së kokainës. Laboratori në Shqipëri u kap pasi në portin e Tivarit u gjet një sasie të madhe droge të fshehur në një sasi prej 400 kliogram pleh kimik në Tivar.
Ndërkohë që laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë.
Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.
FIER- Zbulohen detaje të tjera nga operacioni antidrogë në Fier. Burime për Dosja.al bëjnë me dije deri më tani se kokaina përpunohej në banesën e Viktor Çervanakut.
Ky i fundit ka qenë ish-kreu i Komunës Frakull dhe përfaqësues i Partisë Socialiste. Por deri më tani është mësuar se ai ndodhej në Tiranë, ku edhe banonte prej kohës.
FIER- Zbulohen detaje të tjera nga laboratori i drogës, i zbuluar në Fier. Porositësit janë identifikuar me iniciale: N.Gj dhe D.V. Por porosia ka ardhur në emër të një personi tjetër. Por ende nuk ka asnjë emër.
Ndërkohë që laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë.
Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.
FIER- Ngarkesa me kokainë që u zbulua në Fier ka ardhur nga Kolumbia dhe përpunohej në magazinën në Fier ku dhe u gjet. Mësohet se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), DEA dhe policia e Malit të Zi e mbanin prej tre muajsh nën hetim 15 personat që janë vënë sot në pranga.
Në magazinë është gjetur një sai prej 400 kg, kokainë e fshehur në thasë me pleh kimik si dhe armë zjarri. Më konkretisht janë sekuestrua dy kallashë, një shotgun dhe një çifte.
FIER- Zbulohet laboratori i kokainës në Fier. Laboratori është zbuluar në fshatin Fratar në qytetin e Fierit. Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Dea Amerikane dhe Policia e Malit të Zi. Si pasojë e operacionit të zhvilluar janë arrestuar 15 persona, katër prej të cilëve janë kapur në Tiranë.
Magazina është në pronësi të një prej personave të vënë në pranga. Në ambientet e magazinës janë gjetur 400 kilogramë pleh kimik i përzier me kokainë. Droga mendohet të ketë ardhur nga Mali i Zi. Në të njëjtin ambient janë gjetur dhe 2 kallashë, 1 shotgun dhe një çifte.
MAL I ZI- Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në një aksion të policisë malazeze dhe asaj shqiptare. Sipas “Vijesti”, policët malazezë kanë zbuluar kokainën e fshehur në thasë me dhe në korrik, pasi dërgesa ka mbërritur në portin e Tivarit.
Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit atëherë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, vlerësuan se e mbanin nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi për të. Kjo deri më sot.
Sipas informacioneve të “Vijesti”, në operacion janë arrestuar disa persona, por nuk dihen ende detaje lidhur me identitetin dhe shtetësinë e tyre. E ndërkohë që deri më tani po kryhen kontrolle në një magazinë në pronësi të një prej të arrestuarve në territorin e Shqipërisë, pranë Tiranës. Por lidhur me aksionin ende nuk ka asnjë njoftim nga Policia shqiptare, ndërsa mediat malazeze kanë nxjerrë vetëm informacionin fillestar, pa e shoqëruar me shumë detaje.