LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme në Kurbin, shenjestra ishte pronari, autorët qëlluan nga jashtë rrethimit të objektit

• Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz të Kurbinit ku mësohet se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri ndërsa një tjetër është plagosur. • Bëhet me dije se në ambientet e një firme ku përpunohen inerte është vrarë me armë zjarri 70-vjeçari Selman Mihana me detyrë si ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari i firmës, 51-vjeçari Ardian Gjeloshi. • Gjeloshi është transportuar në spital për ndihmë mjeksore. • Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. • Në ndihmë të policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea. • Zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë, Gentjan Berberi ka deklaruar se objektiv i sulmit me armë ka qenë pronari i firmës, 51-vjeçari Ardian Gjeloshi. • Gjithashtu dyshohet se autorët e krimit kanë qëlluar nga jashtë rrethimit të firmës së inerteve dhe kur ata kanë hapur zjarr, pronari i firmës Ardian Gjeloshi ka qenë duke u futur në ambientet e zyrës së bashku me viktimën, ekonomistin Selaman Mihana.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

DETAJE nga atentati në Kurbin/ Autorët u prezantuan si policë, pistat ku po hetohet ngjarja

Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme në Kurbin,
pamje nga vendngjarja

KURBIN- Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin. Pronari i firmës ku ndodhi atentati, Ardian Gjeloshi ka deklaruar se autorët janë prezantuar si polic në momentin që janë futur brenda objektit po ashtu dhe rojës, i cili ka qenë prezent. 

Më pas kanë qëlluar drejt Gjeloshit dhe Selman Mihanes, i cili mbeti dhe viktimë e këtij atentati. Dyshohet se kanë qenë dy makina që janë përdorur në këtë atentat dhe dyshohet gjithashtu se njëra makinë ‘Range Rover’ është vjedhur disa kohë më parë në një karburant në autostradën Lezhë-Laç.

Policia e Kurbinit ka sekuestruar kamerat e biznesit në cilësinë e provave materiale. Ato besohet se mund të çojnë në zbardhjen e itinerarit të ndjekur nga autorët.

Ndërkohë raportohet se tre janë pistat ku po heton prokuroria për zbardhjen e atentatit që kishte në shënjestër Ardian Gjeloshin. Pista e parë ka të bëjë me konfliktet në lidhje me biznesin me pjesëtarë të një fisi nga Pllane. Si pistë e dytë po heton atë të hakmarrjes, pasi në 2002 është shënuar një ngjarje e rëndë ku autorë të dyshuar ishin Ardian Gjeloshi dhe vëllai i tij, Dritan Gjeloshi. Asokohe autorët qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengen, infermiere, nënë e 4 fëmijëve, ndërsa u plagos oficeri i FNSh Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga. Pista e tretë lidhet me plagosjen e djalit të Ardian Gjeloshaj.

2 VITE ME PARE

Atentati në Kurbin, zv.drejtori i Policisë: Objektivi ishte pronari Ardian Gjeloshi, dyshohet se është qëlluar me automatik

Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme në Kurbin,
Gentjan Berberi

KURBIN- Zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë, Gentjan Berberi ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në një firmë inertesh, ku mbeti i vdekur ekonomisti Selman Mihane dhe u plagosur pronari i kompanisë Ardian Gjeloshi. Sipas Berberi, objektiv i sulmit me armë ka qenë pronari i firmës, 51-vjeçari Ardian Gjeloshi.

"Sot rreth orës 07:00 është njoftuar se është qëlluar me armë zjarri është tentuar të vritet A.GJ. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën S.M. Dyshohet se është qëlluar me automatik. Pista hetojmë konflikte mosmarrëveshje. Objektivi dyshohet A.GJ dhe është në gjendje të mirë", tha Berberi.

 

2 VITE ME PARE

Vrasja në Kurbin, autorët hapën zjarr nga jashtë rrethimit të firmës, si shpëtoi roja

Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme në Kurbin,
Foto nga vendi i ngjarjes

KURBIN- Zbardhen detaje nga ngjarja fshatin Gurëz në Kurbin ku mbeti i vrarë ekonomisti i një firme inertesh dhe u plagos pronari i saj. Dyshohet se autorët e krimit kanë qëlluar nga jashtë rrethimit të firmës së inerteve dhe kur ata kanë hapur zjarr, pronari i firmës Ardian Gjeloshi ka qenë duke u futur në ambientet e zyrës së bashku me viktimën, ekonomistin Selaman Mihana. Në ato momente autorët kanë qëlluar nga muri rrethues i firmës. Po ashtu mësohet se në momentin kur ka ndodhur atentati, te porta e hyrjes ndodhej edhe roja objektit, i cili është marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Sipas policisë e gjithë firma është e pajisur me kamera sigurie. Hetuesit dyshojnë se Ardian Gjeloshi pronari firmës se inerteve ka qenë shënjestra e atentatit.

2 VITE ME PARE

EMRAT/ Vrasja në Kurbin, kush është ekonomisti dhe pronari që u sulmuan me armë zjarri

Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme në Kurbin,
Foto nga vendi i ngjarjes

KURBIN- Mëngjesin e kësaj të shtune, një ngjarje e rëndë është shënuar në Kurbin ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Bëhet me dije se ekonomisti i një firme inertesh është vrarë me armë zjarri, ndërsa ka mbetur i plagosur pronari i saj. Po ashtu raportohet se pronari është Ardian Gjeloshi, kurse ekonomisti që ka humbur jetën është Selman Mihana.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurëz, të Kurbinit ndërsa Policia dhe RENEA kanë zbarkuar në zonë dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Vritet ekonomisti dhe plagoset pronari i firmës, ja vendi ku ndodhi ngjarja në Kurbin, RENEA zbarkon në zonë

Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme në Kurbin,
Foto nga vendi i ngjarjes

KURBIN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz të Kurbinit ku mësohet se në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri 70-vjeçari Selman Mihana, me detyrë si ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari i firmës, 51-vjeçari Ardian Gjeloshi. Ky i fundit është transportuar në spital për ndihmë mjeksore. 

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

2 VITE ME PARE

Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme inertesh në Kurbin, plagoset pronari

Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme në Kurbin,
Foto ilustruese

KURBIN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz të Kurbinit ku mësohet se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri ndërsa një tjetër është plagosur. Bëhet me dije se në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri 70-vjeçari Selman Mihana me detyrë si ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari i firmës, 51-vjeçari Ardian Gjeloshi. Ky i fundit është transportuar në spital për ndihmë mjeksore. 

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M,  rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari  shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore. Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit. Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea. Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.

2 VITE ME PARE

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, një person i plagosur

Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme në Kurbin,
Foto ilustruese

KURBIN- Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Gurëz në Kurbin. Mësohet se i plagosuri është Ardian Gjeloshi i cili është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa Ppolicia ka ngritur disa pista kontrolli për kapjen e autorit/ëve. Deri tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.

vrasje kurbin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet