"Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë"/ Rama shpërthen ndaj protestuesve: "Paketa e Maleve" nuk tjetërson pronat
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...

Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
• Vrasja e Gilmando Danit dhe plagosja e Muçi Shaljanit mbeten ende enigmë për policinë shqiptare. • Autoritetet shqiptare i kanë dërguar kërkesë institucioneve homologe në Spanjë në lidhje me lëvizjet e Gilmando Danit e Muçi Shaljanit në Barcelonë. • Ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja, nga të cilat 20 plumba kanë prekur Danin. • Ndërsa agjenti i AMP-së Shaljani ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore te Trauma. • Nga policia janë shoqëruar rreth 15 persona, të cilët janë familjarë apo të afërm të Danit dhe Shaljanit.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga atentatin i ndodhur dy ditë më parë në Rinas ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur, Muçi Shaljanin (i njohur me nofkën 'Sheqeri'), punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Bëhet me dije se që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë Krujë, por pa rënë në gjurmët e autorëve. Sot u shoqëruan edhe 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit të cilët kanë dhënë dëshmitë para grupit hetimor.
Siç u raportua, Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja. Në Spitalin e Traumës, vijon të jetë i intubuar shoqëruesi i Danit, Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al
TIRANË- Policia ka shoqëruar drejt ambienteve të komisariati 15 persona, në lidhje ma atentatin mafioz në Rinas ku humbi jetën Gilmando Dani. Të shoqëruar pranë policisë janë kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit, i cili vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën.
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Gilmando Danit në Rinas 2 ditë më parë. Mësohet se gjithsej në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja. Ndërkohë që nga morgu është konfirmuar se në trupin e Danit janë gjetur 20 plumba.
Ndërsa Muçi Shaljani ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore te Trauma.
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al
TIRANË- Autoritetet shqiptare i kanë dërguar kërkesë institucioneve homologe në Spanjë në lidhje me lëvizjet e Gilmando Danit e Muçi Shaljanit. Mësohet se policia e Tiranës ka kërkuar çdo lëvizje dhe çdo takim që Dani dhe Shaljani mund të kenë bërë në Barcelonë. Por deri më tani autoritetet nuk i kanë kthyer përgjigje policisë shqiptare.