LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensionohen sërish marrëdhëniet mes dy palëve/ Serbia ndaloi Sveçlën të shkonte në Luginën e Preshevës, Kosova i kundërpërgjigjet, refuzon vizitën e një ministri serb

• Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vijnë duke u rritur. • Më herët gjatë ditës së sotme, ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi se Serbia i kishte refuzuar ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlës kërkesën për një vizitë dyditore në jug të Serbisë, në komunat me shumicë shqiptare. • Sveçla kishte planifikuar të vizitonte Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin më 23 dhe 24 dhjetor për t’u takuar me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës. • Por, Serbia e refuzoi kërkesën, duke përmendur si pretekst qëndrimet dhe veprimet e tij, të cilat sipas Beogradit janë kundër komunitetit serb dhe normalizimit të raporteve. • MPJD e Kosovës i ka cilësuar këto veprime si përpjekje të Serbisë për të mbajtur tensionet në një nivel të lartë dhe për të shkaktuar konflikte. • Pak orë pas këtij vendimit të Serbisë, nuk ka munguar kundërpërgjigja e Kosovës. • Kjo e fundit ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiç. • Lajmin për refuzimin e ministrit serb ka konfirmuar për mediat në Kosovë, Qëndresa Fazliu nga Zyra për Komunikim në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD). • Ristiç kishte planifikuar të qëndronte në Kosovë nga 24 deri më 26 dhjetor, por kërkesa e tij u refuzua. • Në deklaratën e MPJD-së, thuhet se ky vendim është marrë pas veprimeve të përsëritura të Qeverisë së Serbisë për të refuzuar vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës, veçanërisht në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

2 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Serbia ndaloi Sveçlën të shkonte në Luginën e Preshevës, Kosova ia kthen me të njëjtë monedhë, i refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

Tensionohen sërish marrëdhëniet mes dy palëve/ Serbia ndaloi
ristic, svecla

PRISHTINË- Kosova ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiç.  Lajmin për refuzimin e ministrit serb ka konfirmuar për mediat në Kosovë, Qëndresa Fazliu nga Zyra për Komunikim në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD). Ristiç kishte planifikuar të qëndronte në Kosovë nga 24 deri më 26 dhjetor, por kërkesa e tij u refuzua. 

Në deklaratën e MPJD-së, thuhet se ky vendim është marrë pas veprimeve të përsëritura të Qeverisë së Serbisë për të refuzuar vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës, veçanërisht në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Ky qëndrim i Serbisë është ashpërsuar muajve të fundit dhe bie ndesh me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat zyrtare,” deklaroi Fazliu.

Më herët sot, ministria e Jashtme njoftoi se Serbia i kishte refuzuar ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kërkesën për një vizitë dyditore në jug të Serbisë, në komunat me shumicë shqiptare.

Sveçla kishte planifikuar të vizitonte Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin më 23 dhe 24 dhjetor për t’u takuar me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës. Por, Serbia e refuzoi kërkesën, duke përmendur si pretekst qëndrimet dhe veprimet e tij, të cilat sipas Beogradit janë kundër komunitetit serb dhe normalizimit të raporteve. MPJD e Kosovës i ka cilësuar këto veprime si përpjekje të Serbisë për të mbajtur tensionet në një nivel të lartë dhe për të shkaktuar konflikte.

1 VITE ME PARE

Serbia refuzon kërkesën e Sveçlës për vizitë në Luginën e Preshevës! Kosova: Provokim nga Beogradi, me qëllim për të shkaktuar konflikte

Tensionohen sërish marrëdhëniet mes dy palëve/ Serbia ndaloi
Xhelal Svecla

KOSOVË- Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se Serbia i ka refuzuar kërkesën ministrit Xhelal Sveçla për të vizituar Luginën e Preshevës. Sipas njoftmit, vizita ishte paralajmëruar të zhvillohej më 23 dhe 24 dhjetor. 

Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, bëhet me dije se qeveria e Serbisë e ka refuzuar kërkesën e kësaj vizite, duke argumentuar se qëndrimet e Sveçlës janë të drejtuara kundër komunitetit serb si dhe kundër normalizimit të paqes dhe stabilitetit.

MPJ ka theksuar se në dy vitet e fundit janë refuzuar vazhdimisht kërkesat e vizitave të zyrtarëve të lartë të shtetit për në Luginë.

Më tej, në deklaratë thuhet gjithashtu se Serbia ka refuzuar kërkesën për vizitë edhe ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, më 27 shkurt. Theksohet se refuzimi ishte bërë pa asnjë arsyetim të vlefshëm dhe disa orë para se Gërvalla të arrinte në pikën kufitare.

MPJ thotë se veprime të tilla nga Serbia kanë për qëllim tensionet në Republikën e Kosovës, e janë pjesë e provokimeve të vazhdueshme me qëllim të shkaktimit të konflikteve.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Brendshme e Kosovës:

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Xhelal Sveçla, më datën 23 dhe 24 dhjetor 2024 ka paralajmëruar vizitë zyrtare njëditore në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc. Në kuadër të kësaj vizite, ministri z. Sveçla kishte paraparë takime me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës (KKSH), duke filluar me përfaqësuesit e Zyrës së KKSH-së në Medvegjë, për të vazhduar në Bujanoc, në selinë e KKSH-së, si dhe më pas në Preshevë, në selinë e degës së KKSH-së për këtë komunë.

Përkundër faktit që janë ndjekur të gjitha procedurat e parapara për vizita të tilla zyrtare të përfaqësuesve qeveritarë dhe shtetërorë të Republikës së Kosovës në Serbi sipas Marrëveshjes së Brukselit për Vizita Zyrtare, Qeveria e Serbisë e ka refuzuar kërkesën për lejimin e kësaj vizite. Si pretekst për refuzim janë theksuar qëndrimet dhe veprimet e ministrit Sveçla, të cilat, sipas Qeverisë së Serbisë, janë të drejtuara kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit.

Qeveria e Serbisë gjatë këtyre dy viteve të fundit ka refuzuar rregullisht vizitat e zyrtarëve të lartë qeveritarë të Republikës së Kosovës, posaçërisht kur bëhet fjalë për vizitat në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Përveç vizitave të ministrit Sveçla, janë refuzuar rregullisht edhe vizitat e ministrave të tjerë të kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës, e fundit nga të cilat ka qenë vizita e Ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Hajrulla Çeku, e paralajmëruar ditë më parë, më 19 dhjetor 2024.

Për më tepër, edhe vizita e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, e paralajmëruar në fillim të këtij viti, respektivisht, më 27 shkurt 2024, për të marrë pjesë në Pritjen për Përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, ishte refuzuar pa asnjë arsyetim të vlefshëm dhe disa orë para se znj. Gërvalla të arrinte në pikën kufitare.

Veprime të tilla të Qeverisë së Serbisë kanë për qëllim të qartë mbajtjen e tensioneve me Republikën e Kosovës në shkallë të lartë. Janë pjesë e provokimeve të vazhdueshme, të cilat Serbia i bën në baza të rregullta dhe me qëllim të shkaktimit të konflikteve, ku aktet terroriste në Banjska dhe Ibër-Lepenc janë manifestimi më i dukshëm i këtyre synimeve nga ana e Serbisë.

xhelal sveçla dejan ristic kosove serbi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë