LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SPAK mban disa orë Elton Qynon, kontroll në banesë dhe zyrë, gazetari: Më bën presion për t'i treguar burimet

• Gazetari i Ora News Elton Qyno që mbulon sektorin e kronikës është mbajtur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për disa orë. • Ai u mbajt brenda SPAK, me kërkesë të prokurorit Behar Dibra, lidhur me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore. • Ndaj tij është bërë presion duke i kërkuar emrin e personit që i ka vënë në dispozicion materialin, në shkelje të të drejtës së gazetarit përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale sa i përket ruajtjes së burimit të informacioni. • Gjyqtarja e GJKKO-së Atalanta Zeqiri që ka dhënë vendim që Qynos t'i kontrollohet banesa, zyra te Ora News si dhe telefoni personal. • Sipas vendimit, Qyno ka nxjerr informacione që as SPAK nuk i ka dhe dyshohet se po i përdor ato për shantazh në favor të grupeve kriminale. • Ndërkohë që për mbajtjen në ambientet e tyre për disa orë rresht, vetë gazetari Qyno deklaron se prokurorët i kanë bërë presione nga të gjitha format për të treguar burimet i informacionit.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Agjentët e BKH marrin sërish Qynon, i kontrollojnë zyrën në Ora News

SPAK mban disa orë Elton Qynon, kontroll në banesë dhe zyrë,
Elton Qyno

TIRANË- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë marrë sërish gazetarin Elton Qyno. Në videon e mëposhtme, shihet Qyno teksa hipën në makinën e agjentëve të BKH-së. 

Mësohet se agjentët me Qynon, po shkojnë në zyrën e tij në televizionin Ora Neës, për ta kontrolluar. Ndaj tij është bërë presion duke i kërkuar emrin e personit që i ka vënë në dispozicion materialin, në shkelje të të drejtës së gazetarit përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale sa i përket ruajtjes së burimit të informacioni.

 
2 VITE ME PARE

VIDEO/ SPAK kontrollon banesën e Qynos pa avokatin mbrojtjes, gazetari: Më bën presion që të nxirrja burimet e informacionit

SPAK mban disa orë Elton Qynon, kontroll në banesë dhe zyrë,
Elton Qyno

TIRANË- SPAK ka kontrolluar sot banesën e gazetarit Elton Qyno pa qenë avokati mbrojtjës prezent. Në momentin që Qyno i ka lajmëruar se duhet që të marrë dhe avokatin, ata i kanë thënë se nuk duhet që ai të jetë i pranishëm. 

Siç, shihet në videon e mëposhtme, Qyno deklaron se SPAK i ka ardhur dhe ka marrë materiale nga banesa dhe më pas janë larguar. Ndërkohë që për mbajtjen në ambientet e tyre për disa orë rresht, Qyno deklaron se prokurorët i kanë bërë presione nga të gjitha format për të treguar burimet i informacionit.

Qyno: Rrini se na ka hyrë SPAK-u. Nuk duan avokat ata. Kanë ardhur këtu, kanë marrë materiale, kanë kontrolluar të gjitha edhe hajdeni këtu por kjo është e gjitha. S’duhet të jetë avokati ishin fëmijët por nuk duhet të jetë avokati.

Gazetari: Çfarë të kanë komunikuar Elton?

Qyno: Asgjë nuk më kanë komunikuar. Vetëm më kanë komunikuar urdhrin e gjykatës për të më kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe makinën po ashtu dhe asgjë më tepër. Unë hyra gati që në orën 11:00 dhe dola në orën 17:00 dhe nuk e di pse më ka ndodhur kjo. Më thirrën për një urdhër ndalimi të akteve për publikimin e akteve të mëtejshme nga ana tjetër më thanë që duhet të merrnin një deklarim. Dhe pastaj kanë filluar presionet të çdo lloj forme me qëllimin për të treguar burimin, kushtet dhe për të dorëzuar materialin. Në kushtet kur unë nuk e bëra një gjë të tillë u procedua me një gjë të tillë.

 
2 VITE ME PARE

Mbajtja e Qynos në SPAK, Berisha: Stop terrorit nga Skapi i Partisë, po i kërkojnë brutalisht të tregojë burimet e informacioneve

SPAK mban disa orë Elton Qynon, kontroll në banesë dhe zyrë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për mbajtjen e gazetarit Elton Qyno nga SPAK prej 11 orësh. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha se SPAKU duhet të ndalojë terrorin ndaj gazetarit. Po ashtu, kryedemokrati thekson se Qynos po i kërkojnë brutalisht të tregojë burimet e informacioneve që vetë i kanë shitur.

Postimi i Plotë:

Stop terrorit nga Skapi i Partisë ndaj gazetarit të njohur Elton Qyno. Të dashur miq, në një atentat të vërtetë ndaj lirisë së mediave dhe terrori të pashembullt dhe torture psikoligjike, skapist të papërgjegjshëm të narko-partisë mbajnë që nga ora 10:00 e mëngjesit të ngujuar në zyrat e Skapit gazetarin e mirënjohur të Ora News, Elton Qyno. Ata i kërkojnë atij brutalisht të tregojë burimet e informacioneve që i shesin vetë. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal, pengmarrje të gazetarit Qyno dhe kërkoj lirimin e tij të menjëhershëm si dhe ndëshkimin e rreptë ligjor të autorëve të këtij akti që përbën një atentat të rëndë ndaj lirisë së mediave dhe rrëmbim shtetëror të gazetarit Elton Qyno. Ju bëjë thirrje mediave të vendit dhe atyre ndërkombëtare si dhe organizatave që merren me lirinë e mediave të solidarizohen me gazetarin Qyno dhe të dënojnë me ashpërsi narko-regjimin e Tiranës dhe skapin si vegël e tij.

2 VITE ME PARE

Mbajtja e gazetarit Qyno nga SPAK po shndërrohet në skandal

SPAK mban disa orë Elton Qynon, kontroll në banesë dhe zyrë,
Enton Abilekaj

Ajo qe po ndodh keto momente me gazetarin e Ora News, Elton Qyno, eshte duke u shnderruar ne nje skandal. Prej 11 oresh, SPAK e ka mbajtur nen hetim, me pas me nje vendim gjykate i ka bastisur zyren dhe ne keto momente po i bastis shtepine, pa dhene asnje shpjegim.

Pretendimi jozyrtar eshte se gazetari ka publikuar informacione nga Sky ecc te cilat as SPAK nuk i ka akoma dhe e ka bere kete ne funskion te nje grupi kriminal per te bere shantazh. Ky pretendim eshte skandaloz, sepse gazetari e ka per detyre te investigoje, te marre informacione shtese dhe t’ i publikoje ato, pavaresisht se ke demtojne dhe ke favorizojne.

E dyta, gazetarit nuk mund t’ i kerkohet burimi, sepse ruajtja e burimit eshte e drejte e garantuar me konventa nderkombetare ku Shqiperia ka aderuar. E treta po sikur te akuzojme ne SPAK per favorizim te bandave kriminale meqe nuk i ka zbardhur akoma ato qe ka gjetur Elton Qyno? Jemi ne kufijte e nje skandali te madh. SPAK duhet te gjeje nje arsye te forte per ta justifikuar kete qe po ben.

2 VITE ME PARE

Misteri i mbajtjes së gazetarit Elton Qyno prej 11 orësh në SPAK

SPAK mban disa orë Elton Qynon, kontroll në banesë dhe zyrë,
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno po mbahet në ambientet e Prokurisë së Posaçme prej më shumë se 11 orësh. Ora News shkruan se arsyeja e mbajtjes së gazetarit Qyno në SPAK, është që tu tregojë burimet e informacioneve që merr në lidhje me aplikacionin SKY ECC.

Por burime nga SPAK bëjnë me dije se Qyno po mbahet në ambientet e Prokurisë me një vendim nga GJKKO. Ka qenë gjyqtarja Atalanta Zeqiri që ka dhënë vendim që Qynos t'i kontrollohet banesa, zyra te Ora News si dhe telefoni personal. Sipas vendimit, Qyno ka nxjerr informacione që as SPAK nuk i ka dhe dyshohet se po i përdor ato për shantazh në favor të grupeve kriminale.

Ende nuk dihet e vërteta në lidhje me këtë ngjarje. Por mbajtja e një gazetari pa asnjë shpjegim për median prej më shumë se 11 orësh në SPAK, po merr përmasat e një skandali.

2 VITE ME PARE

Prej disa orësh në SPAK, Prokuroria e Posaçme nuk liron gazetarin Elton Qyno

SPAK mban disa orë Elton Qynon, kontroll në banesë dhe zyrë,
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari i Ora News Elton Qyno që mbulon sektorin e kronikës ndodhet prej 10:00 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai mbahet brenda SPAK, me kërkesë të prokurorit Behar Dibra thonë burimet, lidhur me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore.

Ndaj tij është bërë presion duke i kërkuar emrin e personit që i ka vënë në dispozicion materialin, në shkelje të të drejtës së gazetarit përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale sa i përket ruajtjes së burimit të informacioni.

“Atij i është thënë që nuk mund të lëmë të lirë pa iu treguar emrin, ndërsa i kanë kërkuar edhe aparatin celular”, thonë burime.

Ky presion mbi gazetarin vjen pas pas denoncimeve për zyrtarët e arrestuar.

elton qyno

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj