LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore bën bashkë 12 shtete, shkon edhe Scholz

GREQI- Nis në Greqi, Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore që ka bërë bashkë 12 vende, përfshirë edhe vendin tonë, i përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama. Përveç liderëve politikë, pjesëmarrës në këtë takim janë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, presidenti i Këshillit, Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Në Samit do të marrin pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Rumania, Rumania, Serbia dhe Turqia. Presidentët e Serbisë, Sllovenisë, Moldavisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. Ky samit do të bëjë bashkë 12 shtete për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon. Gjithashtu liderët do të flasin për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në vendet e rajonit.

6 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Rama ndan fotot nga takimi i sotëm në Selanik, momenti që takohet me Scholz

Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore
Pamje nga takimi

GREQI- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga takimi i sotëm në Greqi. Rama shihet i buzëqeshur mes liderve të tjerë, ndërkohë që nuk ka munguar as një foto me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, të cilën e ka përkrah. 

Postimi i Plotë:

*në darkën e punës së pjesëmarrësve në Samitin e SEECP (procesi i bashkëpunimit të Europës Juglindore)

4 VITE ME PARE

Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore bën bashkë 12 shtete, shkon edhe Scholz

Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore
Foto nga Samiti

 

4 VITE ME PARE

Samiti në Selanik/ Levrek dhe karkacela, ja me çfarë do i qerasë Mistotakis miqtë, mes tyre dhe Rama

Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore
Foto nga samiti në Greqi

GREQI- Levrek, kremi kaprolli dhe karkaleca, këto janë disa nga gatimet që do të shijohen ndër të tjera nga drejtuesit e vendeve e Europës Juglindore në takimin që po mbahet në hotelin Hyatt Regency në Selanik. Menuja në darkën zyrtare të drejtuesve, sipas informacioneve të protothema.gr, ka shije të Greqisë verore me peshk, fruta deti dhe produkte të pastra tradicionale nga vende të ndryshme të vendit.

Konkretisht:

- Levrek i marinuar me perime verore dhe krem ​​kaprolli.

-Fruta deti me karkaleca dhe shafran  

Domate qershi me djathë dhie të freskët, arra karobi dhe salcë ulliri

-Zarzavate të skuqura dhe salcë xhenxhefili

- Ëmbëlsirë pjeshke

-Verë: Assyrtiko, Sauvignon Blanc (Subjekt, Pavlidis Estate)

Menuja u kurua nga shefi ekzekutiv i Hyatt Regency, Apostolos Altanis, pastiçieri Alexandros Alexiou dhe ekipet e tyre. Samiti nënvizon "rolin udhëheqës të Greqisë si një faktor stabiliteti, paqeje dhe sigurie në Evropën Juglindore dhe si bashkëmoderator i diskutimeve mbi të ardhmen e rajonit në një pikë kritike gjeopolitike, si dhe të Selanikut. si qendër e rajonit.

Tregues i rëndësisë së Samitit është fakti se në darkë do të jetë i pranishëm edhe kancelari gjerman Olaf Soltz, i ardhur nga Beogradi, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.

4 VITE ME PARE

“Të hapen negociatat…”- Rama flet nga Selaniku për deklaratën e Mitsotakis: S'jam i çuditur!

Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar lajm të mirë deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz se do të rinisë sërish procesin e Berlinit. Nga Selaniku në një intervistë për RTSH, Rama tha se Procesi i Berlinit dhe nisma e Ballkanit të Hapur nuk janë konkurruese dhe kundërshtuese të njëra–tjetrës. Por shtoi se në fakt janë plotësuese të njëra-tjetrës.

INTERVISTA E PLOTË:

– Zoti Kryeministër, ku u përqendruan diskutimet në panelin e liderëve në këtë Samit këtu në Selanik?

Kryeministri Edi Rama: Ky ishte një samit i një nisme e cila ka një stafetë nga shteti në shtet prej shumë vitesh. Greqia drejton nismën dhe në fund është dhe një takim i liderëve, i cili përgjithësisht fokusohet tek aktualiteti. Sot kemi pasur natyrisht në fokus situatën aspak të lehtë, përkundrazi tejet të jashtëzakonshme, për shkak të luftës në Ukrainë, të pasojave në ekonomi, të perspektivës afatshkurtër dhe afatmesme përsa i përket të dyja këtyre aspekteve e natyrisht marrëdhënieve të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, me Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë ku ka pasur edhe një diskutim natyrisht mbi Këshillin e ardhshëm Europian dhe situatën e bllokuar ende e sot e gjithë ditën nga Bullgaria, por kemi folur dhe për Ballkanin e Hapur.

– Zoti kryeministër, ka patur një deklaratë së fundmi të Kancelarit gjerman Scholz i cili po viziton e po zhvillon turin në Ballkan, i cili ka lajmëruar një samit të radhës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nisma e Berlinit që njihet, çfarë të reja priten nga kjo dhe deri kur të ndodhi ky samit do ketë zhvillime të reja për Shqipërinë dhe Maqedoninë të cilat presin datën 23 qershor?

Kryeministri Edi Rama: Natyrisht që rimarrja e Procesit të Berlinit pas ndryshimit në kancelari dhe riangazhimi i Kancelarisë dhe personalisht i kancelarit gjerman për Procesin e Berlinit është një lajm i mirë. Procesi i Berlinit është një le të themi, vijë sjelljeje e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është një hapësirë ku janë vendosur si të thuash ato piketa të cilat janë objektiva konkretë dhe nxitje për punë konkrete në Ballkanin e Hapur. Pra, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur jo vetëm që nuk janë dy nisma kundërshtuese, nuk janë as dy nisma konkurruese, po janë dy nisma komplementare ku njëra është në një nivel parimor, tjetra është në nivel konkret. Ballkani i Hapur është një njësi e zbatimit të Procesit të Berlinit.

– Ka patur deklarata shumë të fuqishme edhe të kryeministrit Mitsotakisi cili është vend organizues i Samitit të sotëm në lidhje me integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Si e vlerësoni qëndrimin e tij dhe a pritet që kjo të ndikojë?

Kryeministri Edi Rama: Greqia ka qenë përgjithësisht, pavarësisht ndonjë fazë, marrëdhëniet bilaterale nuk kanë qenë në nivelin më të lartë, por edhe atëherë kur ka rënë fjala për integrimin dhe për ecurinë e procesit të integrimit, Greqia ka mbajtur gjithmonë një pozicion kryesor në tryezën e Këshillit Europian dhe nuk e kam dëgjuar deklaratën e kryeministrit grek të cilës i referoheni, por sigurisht ai ka folur dhe në takim për këtë, por nuk jam aspak i çuditur, përkundrazi është gjëja e natyrshme që Greqia ka bërë vijimësisht.

– Duke qenë se Bullgaria është një nga vendet themeluese të kësaj nisme të bashkëpunimit me Europën Juglindore, a pati sinjale relaksuese gjatë takimit të sotëm?

Kryeministri Edi Rama: Çështja e Maqedonisë së Veriut është një çështje e politikës së brendshme bullgare, që do të thotë është nga ato çështje që janë gjithmonë më të komplikuara sesa duken dhe për më tepër janë të lidhura me interesa të politikës së brendshme, shumë më tepër sesa me thelbin e vetë çështjeve.

Aktualisht Rama ndodhet në Selanik për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, ku marrin pjesë 12 vende për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

4 VITE ME PARE

VIDEO/Rama pritet nga homologu grek Kyriakos Mitsotakis para fillimit të Samitit të SEECP

Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore
Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama

GREQI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Selanik ku do të marrë pjesë në Samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Gjatë hapjes së Samitit kryeminsitri grek ka pritur në disa bashkëbisedime të shkurtra liderët ballkanin, të cilët do të jenë pjesë e Samitit, ku më pas kanë bërë dhe një foto zyrtare. 

Para fillimit të Samitit, Mitsotakis ka pasur takime me Presidentin e Sllovenisë Borut Pahor, me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me Kryetarin e Kryesisë Kolektive të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore të Bosnjës dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferovic.

Sipas burimeve qeveritare, Samiti thekson rolin udhëheqës të Greqisë si një faktor stabiliteti, paqeje dhe sigurie në Evropën Juglindore dhe si bashkëmoderator i diskutimeve mbi të ardhmen e rajonit në një kohë kritike gjeopolitike, si dhe Selanikut si qendra e rajonit.

Tregues i rëndësisë së Samitit është fakti se në darkë do të jetë i pranishëm edhe kancelari gjerman Olaf Scholz,  i cili sot vizitoi Prishtinën dhe Beogradin, si dhe kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.

4 VITE ME PARE

Nis Samiti i Selanikut, Mitsotakis pret liderët ballkanik, zhvillon bisedë të veçantë me Osmanin

Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore
Lideret e Ballkanit

GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kryeson Samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që po mbahet në Selanik ku merr pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Sipas burimeve qeveritare, para fillimit të Samitit, Mitsotakis ka pasur takime me Presidentin e Sllovenisë Borut Pahor, me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me Kryetarin e Kryesisë Kolektive të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore të Bosnjës dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferovic.

Në takimin e kryeministrit me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani u identifikuan perspektivat për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në fushat e ekonomisë, energjisë, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, arsimit, turizmit, sportit, shëndetësisë dhe dixhitalizimit.

Kryeministri nënvizoi mbështetjen e fortë të Greqisë për perspektivën evropiane të Kosovës në kuadër të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, që është synim strategjik afatgjatë i Greqisë.

Kryeministri më pas pati një takim privat me Shefik Xhaferovic, kryetar i Byrosë Kolektive të Bosnjë-Hercegovinës. Në takim mori pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. Për momentin, kryeministri grek po i mirëpret liderët ballkanikë, ndërsa pati një takim të shkurtër me zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë, Farouk Kaimaktsi. 

Në orën 20.00, kryeqeveritari pritet të bëjë deklarata për shtyp dhe më pas do të shtrojë një darkë për nder të liderëve pjesëmarrës në Samit.

Sipas burimeve qeveritare, Samiti thekson rolin udhëheqës të Greqisë si një faktor stabiliteti, paqeje dhe sigurie në Evropën Juglindore dhe si bashkëmoderator i diskutimeve mbi të ardhmen e rajonit në një kohë kritike gjeopolitike, si dhe Selanikut si qendra e rajonit.

Tregues i rëndësisë së Samitit është fakti se në darkë do të jetë i pranishëm edhe kancelari gjerman Olaf Scholz,  i cili sot vizitoi Prishtinën dhe Beogradin, si dhe kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Për kryeministrin Mitsotakis, kjo është një mundësi për një shkëmbim thelbësor pikëpamjesh me të gjithë liderët për të ardhmen e rajonit në funksion të diskutimeve që do të zhvillohen në Këshillin e ardhshëm Evropian (23 dhe 24 qershor) në lidhje me Ballkanin Perëndimor. 

samiti ne greqi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit