LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rikthehet moti i keq në vend/ Shirat përmbytin qarkun e Shkodrës, mbi 150 banesa 'nën pushtetin' e ujërave

• Moti i keq ditën e sotme ka sjell dimrin në vendin tonë. • Shirat intensivë të 24 orëve të fundit kanë sjellë një situatë të rënduar, kryesisht në qarkun e Shkodrës. • Shtabi i Emergjencave ka bërë bilancin e situatës dhe pasojave të shkaktuara nga moti i keq, ku problematikat kryesore janë evidentuar në njësinë administrative Gur i Zi dhe në njësinë administrative Bërdicë. • Është konstatuar prezencë uji në rreth 25–30 banesa në njësinë Bërdicë dhe 10–15 banesa në Gur i Zi. • Për shkak të reshjeve të dendura, situata në territorin e Baskisë Vau i Dejës është përkeqësuar ndjeshëm. • Dalja nga shtrati e përroit Glina ka përmbytur rreth 100 banesa dhe disa hektarë tokë bujqësore. • Si pasojë e reshjeve intensive në territorin e bashkisë Vau i Dejës, janë shkaktuar edhe defekte në rrjetin energjetik, çka ka sjellë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. • Reshje të dendura ka pasur edhe në qarkun e Kukësit, të cilat kanë vështirësuar kalimin në Rrugën e Kombit dhe në disa akse të tjera.

5 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Përmbytjet në Qarkun Shkodër/ Emergjencat Civile bëjnë bilancin: Rreth 150 banesa ndodhen 'nën pushtetin' e ujit

Rikthehet moti i keq në vend/ Shirat përmbytin qarkun e Shkodrës,
Foto Ilustruese

SHKODËR- Shtabi i Emergjencave ka bërë bilancin e situatës dhe pasojave të shkaktuara nga moti i keq në qarkun e Shkodrës. Sipas Mbrojtjes Civile dhe njësitë përkatëse të qarkut, Prefekti i Qarkut Shkodër, problematikat kryesore janë evidentuar në njësinë administrative Gur i Zi dhe në njësinë administrative Bërdicë.

Është konstatuar prezencë uji në rreth 25–30 banesa në njësinë Bërdicë dhe 10–15 banesa në Gur i Zi. Për shkak të reshjeve të dendura, situata në territorin e Baskisë Vau i Dejës është përkeqësuar ndjeshëm.

Dalja nga shtrati e përroit Glina ka përmbytur rreth 100 banesa dhe disa hektarë tokë bujqësore. Në lidhje me përroin e Glinës, është e domosdoshme kryerja e investimeve rehabilituese për të shmangur pasojat e përmbytjeve.

Njoftimi i Plotë:

Bashkia Shkodër

Pas intensitetit të lartë të reshjeve të shiut dhe prurjeve të jashtëzakonshme të përrenjve, situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e qetë në këto momente.

* Problematikat kryesore janë evidentuar në njësinë administrative Gur i Zi (fshatrat Gur i Zi, Juban, Verracak) dhe në njësinë administrative Bërdicë (Bërdicë e Sipërme, Mali Hebaj, Beltojë, Bërdicë e Madhe, Bërdicë e Mesme, Trush).

* Është konstatuar prezencë uji në rreth 25–30 banesa në njësinë Bërdicë dhe 10–15 banesa në Gur i Zi.

* Të gjitha strukturat vendore (Emergjencat Civile, NSHPP, IMT, Policia Bashkiake, MNZ dhe strukturat e tjera mbështetëse) janë angazhuar me burime njerëzore dhe mjete logjistike për zhbllokimin e nyjeve, pastrimin e kanaleve dhe inerteve, si dhe për ndihmë ndaj banorëve.

* Janë përdorur 3 eskavatorë, 3 fadroma, 2 kamionë, 3 kamionçina, pompa thithëse dhe mjete “pick-up” për normalizimin e situatës.

* Tokat bujqësore janë përmbytur në njësinë Gur i Zi dhe në zonën e Nënshkodrës (Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana e Malit) në masën rreth 70%.

* Theksohet se prurjet e ujit kanë prekur zona që nuk janë përfshirë as gjatë përmbytjeve të vitit 2010.

* Nuk ka persona të evakuuar deri në këto momente.

* Ka mungesë energjie elektrike në pjesë të Bardhajve dhe Rrencit, për shkak të djegies së një transformatori.

* Situata është në monitorim të vazhdueshëm, pasi gjatë natës parashikohet vazhdim i reshjeve me intensitet deri në mesnatë.

Bashkia Vau Dejës

* Për shkak të reshjeve të dendura, situata në territorin e bashkisë është përkeqësuar ndjeshëm.

* Dalja nga shtrati e përroit Glina ka përmbytur rreth 100 banesa dhe disa hektarë tokë bujqësore.

* Në lidhje me përroin e Glinës, është e domosdoshme kryerja e investimeve rehabilituese për të shmangur pasojat e përmbytjeve.

* Strukturat operative të bashkisë janë në gatishmëri të plotë dhe kanë ndjekur situatën në terren që prej orëve të para të mëngjesit.

* Janë raportuar rrëshqitje dherash dhe përmbytje infrastrukture në rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit dhe fshatrave.

* Deri tani është evidentuar një rast evakuimi.

* Strukturat operative vijojnë punën në terren në mbështetje të banorëve.

Bashkia Pukë

* Vijojnë reshjet intensive të shiut.

* Raportohen probleme në rrugët rurale të njësive administrative Gjegjan, Rrapë, Qelëz dhe Qetërr, me rrëshqitje dherash, rënie gurësh dhe vërshime ujërash.

* Furnizimi me energji elektrike është me ndërprerje të herëpashershme.

* Situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

Bashkia Fushë Arrëz

* Reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet të lartë.

* Ka prezencë të konsiderueshme ujërash në rrugë, si dhe rrëshqitje dherash e rënie gurësh në rrugët auto-rurale të njësive administrative të bashkisë.

* Furnizimi me energji elektrike ka pasur shkëputje periodike në disa fshatra të njësive Qafë-Mali, Iballë, Blerim dhe Fierzë.

* Deri tani nuk raportohen probleme të tjera nga Emergjencat Civile.

Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë

* Sasia e reshjeve në 24 orët e fundit në Qarkun Shkodër ka kaluar 200 mm, me reshje që vijojnë me intensitet të lartë.

* Veprat e mbrojtjes nga përmbytjet (argjinaturat, digat dhe diga e rezervuarit Shtodër) nuk paraqesin probleme.

* Kanalet kryesore të kullimit funksionojnë, por prurjet janë jashtë kapaciteteve përcjellëse.

* Si pasojë, në disa zona të banuara në Vau Dejës, Bushat, Melgushë dhe Gur i Zi, uji ka dalë jashtë seksioneve të kanaleve.

* Nivelet e lumenjve Buna, Drin dhe Kir aktualisht janë poshtë kuotave të rrezikimit.

Reshjet e shiut vijojnë në të gjithë territorin e qarkut me intensitet të ulët deri mesatar.

Strukturat vendore të Mbrojtjes Civile, bashkitë dhe institucionet mbështetëse janë në gatishmëri të plotë, duke ndjekur situatën në terren dhe ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

8 MUAJ ME PARE

Përmbytjet në Shkodër, Ministria e Mbrojtjes: Situata është drejt normalizimit

Rikthehet moti i keq në vend/ Shirat përmbytin qarkun e Shkodrës,
Permbytje

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se qarku i Shkodrës është më i prekuri nga reshjet e ditës së sotme. Mësohet se situata në këtë qark është drejt normalizimit dheniveli i ujit në banesa po ulet ndjeshëm. 

Po ashtu bëhet me dije se banesat që rrezikohen nga prurjet e përroit, po ndërhyjnë me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e një argjinature mbrojtëse.

Njoftimi i MM-s:

Strukturat e mbrojtjes civile në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse janë në terren dhe po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin si pasojë e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Qarku Shkodër rezulton më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë.

Që nga mëngjesi i sotëm ekipet e AKMC dhe FA kanë ndjekur në terren situatën në bashkinë Vau Dejës, ku aktualisht situata është drejt normalizimit.

Niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa është tërhequr plotësisht.

Në zonat ku banesat rrezikoheshin nga prurjet e përroit, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e një argjinature mbrojtëse.

Gjithashtu po punohet në bashkinë Fushë Arrëz dhe në njësinë administrative Gur i Zi për pastrimin e inerteve në akset ku ka patur rënie gurësh, për të garantuar qarkullimin normal.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e kushteve të motit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, strukturat e emergjencave civile te bashkive dhe institucioneve në varësi janë në gatishmëri dhe vijojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Mot i keq në Qarkun e Kukësit/ Reshje të dendura dhe mjegulla shkaktojnë probleme në lëvizjen e automjeteve

Rikthehet moti i keq në vend/ Shirat përmbytin qarkun e Shkodrës,
Foto ilustruse

KUKËS- Qarku i Kukësit ka paraqitur probleme në lëvizjen e automjeteve si pasoje e motit me rreshje shiu. Për shkak të rreshjeve intensive, janë paraqitur problematika në disa rrugë rurale dhe nacionale. Problematikat më të më mëdha janë paraqitur në akset rrugore Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Kam–Tropojë dhe Kukës–Bushtricë–Peshkop. Në këto akse ka ka prezencë uji në sipërfaqe dhe rënie gurësh në disa pjesë të rrugës.

Në lidhje me këtë situatë drejtuesëve të mjeteve u këshillohen të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit. Edhe Rruga e Kombit ka shfaqur vështirësi në lëvizjen e automjeteve. Ndërkohë, reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të thella malore. Autoritetet janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën në të gjitha akset rrugore dhe zonat me rrezikshmëri të shtuar./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Mot i keq në Vaun e Dejës, lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati, disa banesa të përmbytura

Rikthehet moti i keq në vend/ Shirat përmbytin qarkun e Shkodrës,
Foto ilustruse

SHKODËR- Vau i Dejës është përshirë nga rreshje të mëdha shiu më intensitet të lartë. Prefektura e Shkodrës tha se si rezultat i kësaj janë përmbytur disa banesa. Banesat e përmbytura ndodhen në njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel.


Si pasojë e rrjeshve të shiut dhe motit të keq, lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati. Dalja e tij nga shtrati do të rrezikojë përmbytjen e 1/3 të qytetit.

Në bashkinë Fushë Arrëz raportohen rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale si dhe prezencë e ujit në akse rrugore. Ndërsa në njësinë administrative Gur i Zi po merren masa për pastrimin e urës dhe përroit që ka shkaktuar problematika. Për këtë janë vënë në dispozicion mjete shtesë për ndërhyrje./Dosja.al

 

8 MUAJ ME PARE

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Rikthehet moti i keq në vend/ Shirat përmbytin qarkun e Shkodrës,
Foto ilustruse

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar prej orëve të para të 24 orëshit deri në orët e mëngjesit në të gjithë vendin.

Gjatë ditës, pritet që reshjet e shiut të vijojnë të herëpashershme, me intensitet kryesisht mesatar, ndërsa lokalisht në veri dhe qendër në intervale të shkurtra kohore reshjet parashikohen me intensitet deri të lartë në formë shtrëngatash të herëpashershme, me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jug me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë shpejtësi deri 16m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë./Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026