LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

RECIPROCITETI/ Qëllohet me armë drejt pikës kufitare të Jasenovikut. Shkarkohet drejtori i Policisë në Veri. Petkoviç: E patolerueshme!

• Reciprociteti për targat ka rikthyer tensionet në Veri të Kosovës. • Gjatë ditës së sotme u raportua për të shtëna në pikën kufitare të Jasenovikut, informacionet e para bënin me dije se patrulla e Policisë së Kosovës ishte sulmuar me armë nga persona ende të paidentifikuar por më vonë u bë e ditur se u godit vetëm stacioni i pikës kufitare dhe se nuk pati të lënduar. • Pas paralajmërimit të bërë ditën e djeshme sot Policia e Kosovës doli me një vendim ku njoftonte se kishte shkakrkuar nga detyra drejtorin e Policisë në Veri Nenad Gjuriç. Shkakrkimi i tij vjen pas refuzime të bëra prej tij për të shpërndarë letra qortuese ndaj shoferëve që nuk zbatonin reciprocitetin e targave. • Shkakrimi i tij ka sjellë menjëherë reagime nga Beogradi. • Drejtuesi i Listës Serbe Petar Petkoviç tha se shkakrkimi i Gjuriç është i patolerueshëm dhe akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se e gjithë kjo është një lojë e tij.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Përqëndrimi i ushtrisë serbe në veri dhe tensionet e fundit/ Konjufca: Beogradi po kërcënon e minon stabilitetin në rajon

RECIPROCITETI/ Qëllohet me armë drejt pikës kufitare të
Glauk Konjufca

KOSOVË- Krytari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konfujca është shprehur se Serbia po kërcënon stabilitetit e Kosovës dhe rajonit. Deklaratat i bëri në takimin e nëntë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë.

Duke komentuar grumbullimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën ai tha se këto nuk janë mesazhe që vijnë nga një vend që kërkon të ruajë raporte të mira me fqinjët. Kryeparlamentari i bëri thirrje Bashkimit Europian që ti dënojë këto veprime të Serbisë.

 “Republika e Kosovës në politikat e saj strategjike të orientimit rreshtohet fuqishëm me ato të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për paqe dhe stabilitet… Ne duam paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, por jemi plotësisht të vetëdijshëm se paqen dhe stabilitetin po e kërcënon dhe minon Serbia. Ta zëmë, koncentrimi i këtyre ditëve të fundit i forcave ushtarake të Serbisë dhe grumbullimi i tyre përgjatë kufirit me Kosovën nuk është mesazh dhe porosi i një shteti që dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën. Prandaj si veprim i tillë duhet të dënohet prej të gjithëve, duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian”, tha ai.

Deklaratat e Konjufcës vijnë pas tensioneve të rritura në Veri të Kosovës që erdhën pas futjes në fuqi të reciprocitetit të targave. Shkarkimi i drejtorit të Policisë në Veri duket se i ka shtuar këto tensione ku ka pasur reagime të shumta nga të dyja palët. 

Shkarkimi i drejtorit të Policisë në Veri të Kosovës Nenad Gjuriç vjen pas refuzimit të këtij të fundit për të vendosur letra qortuese ndaj shoferëve që nuk zbatojnë vendimin e qeverisë për targat. Ditën e djeshme ai u paralajmërua me shkarkim nga Policia e Kosovës ndërkohë ditën e sotme u mor dhe vendimi për shkakrimin e tij. Marrëveshja për reciprocitetin e targave është shoqëruar me tensione të shumta në Veri duke bërë që Policia e Kosovës të jetë në gatishmëri dhe të marra masa shtesë për rendin dhe sigurinë. Gjithashtu dhe trupat e KFOR kanë bërë me dije se po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për të vepruar në rast se rrezikohet stabilitetit. Mes Kosovës dhe Serbisë kanë nisur akuzat e ndërsjellta ndërkohë që ushtria serbe është vënë në "alarm të kuq" për çdo rast. 

3 VITE ME PARE

Shkarkimi i drejtorit të Policisë/ Rakiç: Të shtunën do propozoj largimin e të gjithë zyrtarëve nga institucionet në Veri

RECIPROCITETI/ Qëllohet me armë drejt pikës kufitare të
Goran Rakiç

KOSOVË- Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç ka reaguar ashpër pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të Policisë në Veri Nenad Gjuriç. Ai ka thirrur në një takim urgjent të shtunën të gjithë përfaqësuesit e institucioneve në Veri të Kosovës ku do të propozojë që të gjithë zyrtarët serb të largohen nga institucionet duke përfshirë dhe atë vetë.

“Duke pasë parasysh vendimin e fundit të turpshëm, të paligjshëm dhe antiserb të Prishtinës, me të cilin është suspenduar drejtori i Drejtorisë Rajonale në Veri, z. Nenad Gjuriç, për shkak se ka refuzuar të paralajmërojë bashkëqytetarët e tij se kanë targa legale KM, vendim që dje u mirëprit nga kryesia e Listës Serbe dhe të gjithë kryetarët e komunave nga veriu dhe e përkrahën. Dua të njoftoj opinionin se për të shtunën kam caktuar një takim urgjent të të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës dhe Metohisë ku do t’u propozoj që të gjithë serbët të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, duke filluar nga unë personalisht, por edhe nga vetëqeverisja lokale, nga prokuroria, nga gjykata, nga policia dhe nga të gjitha autoritetet tjera”, tha Rakiç një deklaratë për mediat.

Ai shtoi se serbët që nuk pranojnë të jenë një "dekor" i Prishtinës duhen përshëndetur pasi janë krenarë.

Shkarkimi i drejtorit të Policisë në Veri të Kosovës Nenad Gjuriç vjen pas refuzimit të këtij të fundit për të vendosur letra qortuese ndaj shoferëve që nuk zbatojnë vendimin e qeverisë për targat. Ditën e djeshme ai u paralajmërua me shkarkim nga Policia e Kosovës ndërkohë ditën e sotme u mor dhe vendimi për shkakrimin e tij. Marrëveshja për reciprocitetin e targave është shoqëruar me tensione të shumta në Veri duke bërë që Policia e Kosovës të jetë në gatishmëri dhe të marra masa shtesë për rendin dhe sigurinë. Gjithashtu dhe trupat e KFOR kanë bërë me dije se po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për të vepruar në rast se rrezikohet stabilitetit. Mes Kosovës dhe Serbisë kanë nisur akuzat e ndërsjellta ndërkohë që ushtria serbe është vënë në "alarm të kuq" për çdo rast. 

3 VITE ME PARE

Shkarkimi i drejtorit të Policisë në Veri/ Sveçla: Cënoi sigurinë kombëtare

RECIPROCITETI/ Qëllohet me armë drejt pikës kufitare të
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Brendësh i Kosovës Xhelal Sveçla ka reagur pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të Policisë në Veri të Kosovës Nenad Gjuriç. Në një postim në rrjetin social Facebook Sveçla shkruan se refuzimi i Gjuriç për të zbatuar vendimin e marrë nga qeveria është një cënim i rëndë i sigurisë kombëtare. Ai shton se nuk do të lejohet asnjë veprim që cënon këtë mision, i cili do të vazhdojë. 

"Refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës është mbi të gjitha cënim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë. Në kuptim të këtyre veprimeve të përsëritshme, pas kërkesës së Inspektoriatit Policor të Kosovës dhe inicimin e hetimeve penale, është suspenduar Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicën e veriut, Nenad Gjuriç", shkruan Sveçla.

POSTIMI I XHELAL SVEÇLËS:

Shkarkimi i drejtorit të Policisë në Veri të Kosovës Nenad Gjuriç vjen pas refuzimit të këtij të fundit për të vendosur letra qortuese ndaj shoferëve që nuk zbatojnë vendimin e qeverisë për targat. Ditën e djeshme ai u paralajmërua me shkarkim nga Policia e Kosovës ndërkohë ditën e sotme u mor dhe vendimi për shkakrimin e tij. Marrëveshja për reciprocitetin e targave është shoqëruar me tensione të shumta në Veri duke bërë që Policia e Kosovës të jetë në gatishmëri dhe të marra masa shtesë për rendin dhe sigurinë. Gjithashtu dhe trupat e KFOR kanë bërë me dije se po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për të vepruar në rast se rrezikohet stabilitetit. Mes Kosovës dhe Serbisë kanë nisur akuzat e ndërsjellta ndërkohë që ushtria serbe është vënë në "alarm të kuq" për çdo rast. 

3 VITE ME PARE

Shkarkohet drejtori i Policisë në Veri/ Petkoviç: I paligjshëm, lojë e Albin Kurtit. Bisedova me Lajçak

RECIPROCITETI/ Qëllohet me armë drejt pikës kufitare të
Petar Petkoviç

SERBI- Serbia ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të Policisë në Veri të Kosovës. Në një deklaratë për mediat Petar Pekoviç shprehet se shkarkimi i tij është i paligjshëm dhe ka ardhur pasi ai vendosi të mbrojë kolegët e tij, të cilët nuk donin që t'u jepnin qortime me shkrim shoferëve. 

Petkoviç e quan këtë një lojë të kryeministrit Albin Kurti për të zëvendësuat Nenad Gjuriç.

"Domethënë, arsyeja pse e shkarkuan Gjuriçin është se drejtori i drejtorisë në veri të Kosovës dhe Metohisë doli në mbrojtje të kolegëve të tij, pleqve, serbëve, të cilët morën vendim së bashku me kryetarët e 4 komunave në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe gazetës serbe që të mos i shqiptojnë asnjë vërejtje me shkrim shoferëve me targa “KM", tha ai në një deklaratë për mediat.

Ai shtoi se për çështjen e shkarkimit të drejtorit të policisë në veri ka biseduar edhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, të cilit, siç tha, i ka treguar se Kurti “nuk ka të drejtë të zëvendësojë” drejtorin e policisë për rajonin e veriut.

Shkarkimi i drejtorit të Policisë në Veri të Kosovës Nenad Gjuriç vjen pas refuzimit të këtij të fundit për të vendosur letra qortuese ndaj shoferëve që nuk zbatojnë vendimin e qeverisë për targat. Ditën e djeshme ai u paralajmërua me shkarkim nga Policia e Kosovës ndërkohë ditën e sotme u mor dhe vendimi për shkakrimin e tij. Marrëveshja për reciprocitetin e targave është shoqëruar me tensione të shumta në Veri duke bërë që Policia e Kosovës të jetë në gatishmëri dhe të marra masa shtesë për rendin dhe sigurinë. Gjithashtu dhe trupat e KFOR kanë bërë me dije se po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për të vepruar në rast se rrezikohet stabilitetit. Mes Kosovës dhe Serbisë kanë nisur akuzat e ndërsjellta ndërkohë që ushtria serbe është vënë në "alarm të kuq" për çdo rast. 

3 VITE ME PARE

Shkarkohet drejtori i Policisë në Veri të Kosovës, refuzoi të jepte fletë qortuese

RECIPROCITETI/ Qëllohet me armë drejt pikës kufitare të

KOSOVË- Është shkakrkuar nga detyra drejtori i Policisë në Veri të Kosovës Nenad Gjuriç. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila bën me dije se vendimi për shkarkimin e tij vjen pasin ai nuk zbatoi urdhërin për shpërndarjen e letrave qortuese ndaj shoferëve që nuk zbatonin reciprocitetin e targave. 

“Me datë 03.11.2022, u.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me rekomandim të IPK-së ka suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtorin rajonal të Mitrovicës Veri, për mosrealizim të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare. Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së”, thuhet në njoftim e Policisë.

Shkarkimi i drejtorit të Policisë në Veri të Kosovës Nenad Gjuriç vjen pas refuzimit të këtij të fundit për të vendosur letra qortuese ndaj shoferëve që nuk zbatojnë vendimin e qeverisë për targat. Ditën e djeshme ai u paralajmërua me shkarkim nga Policia e Kosovës ndërkohë ditën e sotme u mor dhe vendimi për shkakrimin e tij. Marrëveshja për reciprocitetin e targave është shoqëruar me tensione të shumta në Veri duke bërë që Policia e Kosovës të jetë në gatishmëri dhe të marra masa shtesë për rendin dhe sigurinë. Gjithashtu dhe trupat e KFOR kanë bërë me dije se po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për të vepruar në rast se rrezikohet stabilitetit. Mes Kosovës dhe Serbisë kanë nisur akuzat e ndërsjellta ndërkohë që ushtria serbe është vënë në "alarm të kuq" për çdo rast. 

3 VITE ME PARE

Refuzoi të zbatonte vendimin e qeverisë së Kosovës, kërkohet pezullimi i drejtorit të policisë në veri

RECIPROCITETI/ Qëllohet me armë drejt pikës kufitare të
Oficer i Policisë së Kosovës

KOSOVË- Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e drejtorit rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriç, i cili më 2 nëntor deklaroi se nuk do të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.

“Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicës së Veriut dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Sabotim’ dhe ‘Thirrja për rezistencë’ të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Krahas hetimit penal do të shikohet edhe përgjegjësia administrative”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Më 2 nëntor, Gjuriç tha se policët në veri nuk do të zbatojë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletave qortuese, për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia.

“Ne nuk mund ta zbatojmë atë vendim sepse ai është politik dhe i drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb, të cilit i përkasim edhe ne vetë”, tha Gjuriç dhe shtoi se “patrulla të njësive të trafikut nga Prishtina janë dërguar në veri, për të ushtruar presion”.

Këtë vendim Gjuriq e kumtoi pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë dhe katër kryetarëve të komunave në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok). Gjuriç tha se me këtë vendim paraprakisht është informuar edhe drejtoria e përgjithshme në Prishtinë si dhe të gjithë akterët ndërkombëtarë.

Nenad Gjuriç në qershor të vitit 2013 ishte emëruar komandant rajonal i policisë në veri. Emërimi i tij erdhi pasi Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen e parë për normalizimin e raporteve, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në pikën 9 të marrëveshjes thuhej se komandanti rajonal në katër komunat me shumicë serbe emërohet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës. Ndryshe, që nga 1 nëntori, autoritetet në Kosovë kanë thënë se qytetarëve që kanë makina me targa ilegale (KM), do të marrin fleta qortuese.

Kjo është faza e parë e planit prej tri etapash, që Qeveria e Kosovës ka thënë se do të zbatojë nga 1 nëntori deri më 21 prill të vitit 2023, sa i përket riregjistrimit të makinave në targat RKS (Republika e Kosovës). Faza e dytë parasheh gjobë prej 150 eurosh për shoferët që kanë makina me targa serbe, ndërkaq në fazën e tretë do të përdoren targa provuese. Pas 21 prillit, sipas Qeverisë, nuk do të lejohet qarkullimi i makinave që nuk kanë targa RKS. Në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) vlerësohet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe.

Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri, që kanë pasur në cak kryesisht serbët që kanë riregjistruar makinat e tyre në RKS. Vendimi për riregjistrimin e makinave fillimisht ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por u shty për një muaj për shkak se serbët lokalë ngritën barrikada në shenjë pakënaqësie ndaj këtij vendimi. Pak para se të skadonte afati për riregjistrim më 31 tetor, Qeveria e Kosovës njoftoi për planin e saj me tri faza për targat.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

Dëgjohen të shtëna, sulmohet policia e Kosovës në pikën kufitare të Jasenovikut

RECIPROCITETI/ Qëllohet me armë drejt pikës kufitare të
Policia e Kosoves

KOSOVË- Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se stacioni policor në fshatin kufitar Jasenovik është sulmuar nga të shtëna armësh, dy të shtëna radhazi.

Policia thotë se njësitet relevante kanë gjetur një predhë të plumbit që e ka goditur rrethojën e objektit të stacionit policor në këtë fshat.

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët policorë të cilët kanë qenë me detyrë në stacionin policor kufitar në Jasenovik, kanë informuar se me datë 02 nëntor 2022 gjatë natës kanë dëgjuar të shtëna armesh (dy të shtëna radhazi), përderisa ishin në realizim të detyrave të tyre në vendin e quajtur Jabuke.

Njësia relevante policore ka gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethojën e objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik. Lidhur me rastin Drejtoria kundër Terrorizmit po kryen hetime mbi dyshimet për kryerjen e veprave terroriste.

Policia e Kosovës me njësitet policore, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe kontrabandës si dhe shërbimin ndaj vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime./Express/

reciprociteti i targave petar petkoviç  nenad gjuriç kosove serbi shkarkohet nenad gjuric

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë