Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Klodian Braho u zgjodh sot në krye të SPAK me 7 vota pro. • Seanca u mbajt në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe zgjati rreth 6 orë. • Kandidati Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj u vlerësua me 1 votë, ndërsa kandidatja e vetme femër Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë. • Seanca ishte e hapur për mediat dhe ka pasur interes të lartë nga përfaqësues të institucioneve kyçe, përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë, projektin Eu4Justice dhe programin amerikan OPDAT si dhe përfaqësues të Ambasadave të huaja në vend. • Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. • Në këtë proces, i pari që prezantoi platformën e tij ishte Adnan Xholi. • Xholi theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë prioriteti i tij kryesor dhe nënvizoi nevojën për të luftuar pandëshkueshmërinë. Xholi theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së prokurorëve nga sulmet e padrejta, duke i konsideruar ata si një element thelbësor të integritetit të institucionit. • Për herë të parë në garë për kreun e SPAK është edhe një grua, Doloreza Musabelliu, e cila gjatë prezantimit të platformës së saj para KLP-së, ka nxjerrë në pah integritetin, vendosmërinë dhe vizionin për drejtimin e SPAK. • Musabelliu deklaroi se synon të sigurojë një drejtim të pavarur, të fokusuar në rezultate konkrete dhe të ndërtuar mbi principet e transparencës dhe llogaridhënies. • Sakaq pas dy kandidatëve, me prezantimin ka përfunduar edhe kandidati Elvis Gokaj. • Gjatë paraqitjes së platformës së tij, Gokaj theksoi se është i gatshëm ti shërbejë drejtësisë shqiptare dhe ta udhëheq drejt një faze të re, ku efikasiteti dhe llogaridhënia të jenë standarde. • Gokaj deklaroi më tej se drejtësia është e shenjtë dhe e pandarë nga integriteti dhe morali. • I fundit në prezantim ishte Klodian Braho. • Gjatë intervistimit, Braho ka deklaruar se gjatë punës së tij ka ndjerë presione direkte dhe indirekte. • Prokurori tha ndër të tjera se tani që është SPAK, ka mbrojtje, por edhe kur nuk i kanë pasur këto, ka një rregull çdo çështje e vështirë dhe ka një zgjidhje të thjeshtë.
42 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Klodian Braho është zgjedhur kryetari i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Braho ka marrë 7 vota nga anëtarët e KLP-së në mbledhjen e sotme.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së sotme, Braho ka deklaruar se sfida më e madhe e SPAK është të maturohet dhe të kalojë në pikën e pakthyeshme mbrapa. Ai u shpreh se SPAK duhet të jetë institucioni që t’i imponojë njerëzve standard.
Kush është Klodian Braho?
Klodian Braho ka hyrë në sistemin e drejtësisë më 14 nëntor 2007, pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës. Karrierën si prokuror e nisi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, ku punoi deri në vitin 2012. Më pas u transferua në Prokurorinë e Vlorës, ku ushtroi detyrën deri në vitin 2015, përfshirë një periudhë si zëvendës drejtues i këtij institucioni.
Në vitin 2015, Braho u emërua në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, ku u përfshi në hetime të çështjeve me karakter të veçantë penal. Pas shpërbërjes së kësaj prokurorie dhe krijimit të SPAK, ai u emërua prokuror në strukturën e re. Gjatë karrierës së tij, Braho ka qenë pjesë e hetimeve që lidhen me zyrtarë të lartë dhe subjekte të dyshuara për krim të organizuar. Ndër dosjet që ka ndjekur përmendet ajo ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Klodian Braho është pjesë e SPAK që prej krijimit të tij dhe aktualisht drejton Seksionin Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe çështjeve me ndjeshmëri të madhe publike.
Braho është prokurori që udhëhoqi hetimin e inceneratorit të Elbasanit, një dosje voluminoze dhe komplekse, nga e cila lëshoi urdhër-arreste për persona të njohur si Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, ndërsa hetimi për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj u trajtua në një procedim të veçuar.
Ai ka çuar përpara edhe dosjen “5D”, duke dërguar për gjykim disa ish-drejtues të Bashkisë së Tiranës. Një tjetër hetim i rëndësishëm i tij është ai i “Toyota Auris”, ku u zbulua një skemë e gjerë kriminale që përfshinte edhe individë të sistemit të drejtësisë. Dosja është e fragmentuar në disa degë, të cilat vijojnë të hetohen ende./Dosja.al
Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për dëgjesat mbi kandidatët për kryetar të Prokurorisë së Posaçme ka përfunduar pas 6 orësh. Në mbledhje kanë qenë kandidatët që kanë prezantuar qasjet e tyre.
Por ajo që nuk u pa në seancë, ishte fakti që Prokurori Klodian Braho ka shkuar me gotë ujë me vete.
TIRANA- Klodian Braho është zgjedhur drejtuesi i ri i SPAK dhe do të marrë detyrën pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit më 18 dhjetor. Pas rreth gjashtë orësh mbledhje, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me 7 vota pro në favor të Brahos. Kandidati Adnan Xholi mori 3 vota, ndërsa Elvin Gokaj u vlerësua me 1 votë.
Sakaq Kandidatja e vetme femër Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho ka deklaruar se nuk mendon se korrupsioni është goditur. Braho u shpreh se problemi qëndron, se nuk mund të pretendohet që për të gjithë korrupsioni në Shqipëri, SPAK të jetë në gjendje ta detektojë dhe ta ndjekë penalisht.
Ai tha se Prokuroria mund të japë shembullin që një zyrtar goditet, por për të arritur atje që mos të ketë më korrupsion, duhet më shumë se sa SPAK. Braho deklaroi se organet e tjera, prokuroritë e rretheve, policia, por dhe qytetarë duhet të jenë më
"Nuk mendoj që korrupsioni nuk është goditur, sepse duke parë nivelin e zyrtarëve, duke parë nivelin e çështjeve, mendoj se SPAK ka bërë punë në këtë drejtim. Problemi qëndron që nuk mund të pretendohet që i gjithë korrupsioni në Shqipëri, që mund të ndodhë sot dhe ndonjë ditë, SPAK të jetë në gjendje ta detektojë dhe ta ndjekë penalisht. Kjo është e pamundur, Prokuroria mund të japë shembullin që një zyrtar goditet, një veprimtari goditet.
Për të arritur atje që mos të kemi korrupsion, duhet më shumë se sa SPAK. Organet e tjera, prokuroritë e rretheve, Policia, por dhe ne si qytetarë duhet të jemi më pro-akativë në luftën kundër korrupsionit. Pritshmëria e njerëzve është e lartë dhe të gjithë pritshmëritë e tyre, janë drejtuar te SPAK. Mund të vijnë në ditë, denoncime online 40-50 raste, nga situata nga më të ndryshme, asnjëra prej tyre nuk është kompetencë e SPAK./Dosja.al
TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho ka deklaruar se materialet hetimore dalin në media, kur palët njihen me aktet hetimore, masat apo me akuzën dhe kanë të drejtën të marrin kopjet e tyre. Braho u shpreh se që në këtë moment nuk është më përgjegjësi e prokurorisë, është e atyre që kanë dokumentet.
Ai tha kjo ndodh edhe në momentin që aktet nuk janë më sekret hetimor. Si problematike Braho cilësoi rastet kur ka rrjedhje të të dhënave që akti është sektret hetimor, dhe nuk e di askush përveç grupit të hetimit.
“Kjo situatë që ndodh është, nuk po them në 100% të rasteve po në 99% të rasteve ndodh kur palët njihen me aktet hetimore, masat apo me akuzën dhe kanë të drejtën të marrin kopjet e tyre. Atëherë ndodh kjo rrjedhje e materialeve në media, që në këtë moment nuk është më përgjegjësi e prokurorisë, është e atyre që kanë dokumentet, por ndodh edhe në momentin që aktet nuk janë më sekret hetimor. Problematike janë rastet kur ka rrjedhje të të dhënave që akti është sektret hetimor, dhe nuk e di askush përvec grupit të hetimit. Dhe këtu nuk ka nevojë për strategji, nëse kjo ndodh ka vepër penale, fillojnë hetimet” tha ai./Dosja.al
TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho është pyetur se si e përkufizon termin "Republikë e Prokurorëve". Në lidhje me këtë Braho është shprehur se nuk e njeh këtë term dhe se nuk beson se ka një Republikë të Prokurorisë në Shqipëri. Braho tha se prokurorët kanë detyrën të zbatojnë atë që thotë Kodi i Procedurës Penale.
“Nuk më shkon dhe nuk e njoh këtë term. Nuk besoj se ka një Republikë të Prokurorisë në Shqipëri. Prokurorët kanë detyrën të zbatojnë atë që thotë Kodi i Procedurës Penale”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho ka deklaruar se pika e tij më e fortë është se ka ndjekur hetime të lidhura me korrupsionin që nga viti 2012. Ai tha se ka pasur qartësinë dhe maturinë gjatë kryerjes së hetimeve. Ndërsa si pika më e dobët sipas tij është se prokuroria nuk ka qenë më parë siç është sot dhe nuk ka qenë i përgatitur për vëmendje publike.
“Kam ndjekur në hetimet e lidhura me korrupsionin, kam që nga 2012 që merrem me veprat penale të lidhura me korrupsionin. Kam patur qartësinë dhe maturinë në kryerjen e hetimeve. Sa i përket pikës sime të dobët, do tregohem i sinqertë, prokuroria nuk ka qenë më parë siç është sot, as ne nuk kemi qenë të përgatitur për vëmendje publike, do thoja kjo është një nga pikat e mia të dobëta”, tha Braho./Dosja.al
TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho ka deklaruar se sfida më e madhe e SPAK është të maturohet dhe të kalojë në pikën e pakthyeshme mbrapa. Ai tha se SPAK duhet të jetë institucioni që t’i imponojë njerëzve standard.
Braho u shpreh se kjo realizohet duke ruajtur pavarësinë e institucionit, pavarësinë e prokurorëve dhe duke u rritur dhe maturuar me standarde më të mira. Kandidati për Kreun e SPAK, deklaroi se nuk mendon se hetimi i një çështje sjell problem në stabilitetin e një vendi.
“Sfida është që institucioni i SPAK të maturohet dhe të kalojë në pikën e pakthyeshme mbrapa. Të jetë institucioni që t’i imponojë njerëzve standard. Kjo realizohet duke ruajtur pavarësinë e institucionit, pavarësinë e prokurorëve dhe duke u rritur dhe maturuar me standarde më të mira. Nuk e mendoj që hetimi i një çështje sjell problem në stabilitetin e një vendi. Pra nëse do kishte një stabiliteti i vendit nuk komentohet me këshilla apo vendime. Në çështjet që kam patur nuk e kam ndjerë ndonjëherë këtë gjë. Një vepër penale nuk mund të mbulohet me asnjë arsyetim tjetër”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Kandidati për Kreun e SPAK, Klodian Braho është pyetur nga anëtarja e KLP, Arta Mandro, e cila e ka pyetur nëse ajo do të bënte një sygjerim apo ndërhyrje të vogël si drejtues i SPAK, a do ta merrte në konsideratë. Braho u përgjigj se nuk beson që ju ndonjë ditë Mandro do të shkonte ndonjë drejtuesi të SPAK për ndonjë problem personal.
Ai tha se nuk e ka problem të përballem me ankesa apo pretendime për secilin person. Kandidati tha se mund të dëgjoj dhe të pres zyrtarë, por zgjedhja është ajo që parashikon ligji.
Arta Mandro: Nëse do të merrja përsipër të bëja ndonjë sugjerim apo të bëja ndonjë ndërhyrje të vogël si drejtues i SPAK, a do ta merrnit në konsideratë? A gëzoj unë respektin e mjaftueshëm tuajin që juve të merrnit në konsideratë këtë ndërhyrje timen?
Klodian Braho: Kam dëgjuar pyetje sot, është e përsëritur, rrugës kam menduar edhe përgjigjen. Unë ju njoh nga viti 2000 dhe nuk besoj që ju ndonjë ditë ju do ti shkoni ndonjë drejtuesi të SPAK për ndonjë problem personal. Nga ana tjetër nuk e kam problem të përballem me ankesa, pretendime për secilin person, madje edhe në çështjet që kam parashtruar, akuzat ndaj të pandehurve dhe kur janë zyrtarë e të krimit të organizuar ua kam njoftuar vetë në mënyrë që të dëgjoj prej tyre pretendimet që kanë sepse më ndihmoj të kuptoj edhe mua mangësitë nëse kam, sepse nuk është qëllimi që dikush patjetër të shkojë në burg, por të vendoset drejtësia. Unë mund të dëgjoj dhe të pres zyrtarë, por zgjedhja është ajo që parashikon ligji sepse nuk mund ta bëjmë ndryshe.
Anëtarja e KLP: A ka një nxitëse apo nxitëse të madhe në këtë aplikim tuajin?
Klodian Braho: Nuk mund ta them nxitje, U bë kaq vite prokuror, mendoj se kam pasur çështje të larmishme, e ndjej vetën të plotësuar si prokuror dhe është normale që të kërkosh sfidë tjetër./Dosja.al
TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho ka deklaruar se gjatë punës së tij ka ndjerë presione direkte dhe indirekte. Ai tha tani që është SPAK ka mbrojtje, por edhe kur nuk i kanë pasur këto, ka një rregull çdo çështje e vështirë dhe ka një zgjidhje të thjeshtë. Kjo sipas tij zgjidhet duke zbatuar ligjin sepse ajo është zgjidhje që nuk të lë të gabosh.
"Mund të gjeni çështje nga niveli i zyrtarit, lloji i veprës dhe niveli i dëmit të shkaktuar nga vepra penale dhe niveli pasurive që janë marrë konfiskuar dhe kthyer në buxhet të shtetit. Edhe kem ndjerë presione direkt indirekt. Por jo vetëm tani sepse tani jemi në SPAK kemi mbrojtje, por edhe kur nuk i kemi pasur këto, ka një rregull cdo çështje e vështirë, ka një zgjidhje të thjeshtë, do të zbatosh ligjin sepse ajo është zgjidhje që nuk të lë të gabosh. Kjo ka qenë zgjidhja ime”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho ka deklaruar se si pikë më të fortë të tij, cilëson faktin që ka eksperiencë të gjatë në hetimet për vepra penale të lidhur me korrupsionin. Braho tha se ka pasur qartësinë, qetësinë dhe maturinë e duhur gjatë hetimeve të tij.
Ndërsa për sa i përket pikës së dobët është se Prokuroria nuk ka qenë më para siç është sot. I pyetur çfarë do donte të merrte nga drejtuesit e mëparshëm të SPAK, Kraja dhe Dumani, ai tha se nga Kraja do donte të merrte qetësinë në kryerjen e detyrën.
Ndërsa nga Dumani do donte të merrte proakivitetin dhe vendosmërinë. Braho tha se SPAK ka 6 vjet që funksionon dhe vështirësitë kur kalohen shndërrohen në aftësi.
Klodian Braho: Nuk mendoj që jam perfekt. Pikë të fortë përmend faktin që kam eksperiencë të gjatë në hetimet për vepra penale të lidhur me korrupsionin. Kam patur qartësinë, qetësinë dhe maturinë e duhur. Sa i përket pikës së dobët, tregohem i sinqertë, Prokuroria nuk ka qenë më para siç është sot. As në nuk kemi qenë të përgatitur për këtë lloj komunikim publik. Dhe do i kushtoja më shumë rëndësi në të ardhmen. Këtu ka vend për përmirësim.
Me të dy drejtuesit edhe me zotin Kraja dhe zotin Dumani kemi shkëmbyer mendime dhe dhënë rekomandime që jo gjithmonë mund të pranohen. Por jam ndjerë mirë që më është kërkuar mendim dhe rekomandim. Dhe realisht kjo ka ndodhur”.
Pyetje: Cfarë do merrnin nga zoti Kraja dhe Dumani?
Klodian Braho: Nga zoti Dumani do merrja proakivitetin, vendosmërinë sigurisht edhe nga zoti Kraja do merrja atë që e shpjegova, qetësinë në kryerjen e detyrën.
Anëtarja e KLP: Çfarë nuk do merrnit?
Klodian Braho: Mendoj që duhet të ishte pak më aktiv. Në krahasim me zotin Dumani e kam vështirë që gjej ndonjë anë që nuk do doja ta kisha. SPAK ka 6 vjet që funksionon dhe vështirësitë kur kalohen shndërrohen në aftësi. Një pjesë e Prokurorisë kanë punuar te Krimet e rënda. Në cilësinë e drejtuesit do isha empatik dhe do ndaja me ta përgjegjësinë për dosjet me grupet hetimore duke i mbështetur në punë./Dosja.al
TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho tregon rastet ku çështjet penale jo gjithmonë janë pranuar nga gjykata për masë dënimi. Megjithatë, Braho shprehet se ka kërkuar vazhdimisht konfiskim të pasurive në çeshtjet lidhur me zyrtarë të lartë apo me krimin e organizuar.
Ai sjellë në vëmendjen rastin e vitit 2023 kur është konfiskuar një shumë prej 18.4 milion eurove, të cilat sipas tij i përkisnin një organizate kriminale duke theksuar që ajo shumë është dyfish më e lartë se buxheti i SPAK atë vit.
Klodian Braho: Disa nga cështjet janë zhvilluar para se të krijohej SPAK. Ju kam paraqitur cështje penale me zyrtarë të lartë shtetërore dhe funksionarë të drejtësisë, për të cilët jo gjithmonë gjykata ka pranuar kërkesat për masë dënimi. Në këto raste kam paraqitur ankim dhe Apeli ka vendosur sipas kërkesës së prokurorit.
Lidhur me zyrtarë të lartë apo të krimit të organizuar kam kërkuar konfiskimin e pasurive. Dua të sjell në vëmendje vetë një rast në 2023 është konfiskuar një shumë prej 18.4 mln euro, ne origjine nga veprimtaria kriminale, të cilat i përkisnin një organizatë kriminale. Sjell në vëmendjen tuaj se kjo shumë është sa dyfishi i buxhetit të SPAK në atë vit që ka qenë 8.9 mln euro./Dosja.al
TIRANË- Pas Gokaj, kandidati i radhës, prokurori Klodian Braho, prezantoi platformën e tij. Kandidati ka rreth 18 vite në sistemin e prokurorisë.
Braho theksoi për punën e tij rreth çështjeve penale lidhur me zyrtarë të lartë ku thotë se ka kërkuar konfiskim të pasurive që shkojnë me miliona euro. Gjatë ligjërimit ai shprehet se, organizmi dhe konsolidimi i Prokurorisë së Posaçme është pjesë e vizionit të tij.
“Kam rreth 18 vite në sistemin e Prokurorisë. Kam ushtrua funksionin e Prokurorit në disa zyra të ndryshme të vendit. Në Prokurorinë Vlorë kam qenë pjesë e njësisë Task Forcë në këtë prokurori. Prej ditës së parë të Funksionimit të Prokurorisë së Posaçme jam pjesë e kësaj strukture. Së bashku me platformën tim kam paraqitur çështje penale së bashku me zyrtarë të lartë. Në çështjet penale që kam prezantuar lidhur me zyrtarë të lartë kam kërkuar konfiskim e pasurve që shkojnë miliona euro. Në vitin 2023 u konfiskuan 18.4 milionë euro që i përkisnin një organizate kriminale. Vizioni im përfshin organizimin dhe konsolidimin e Prokurorisë së Posaçme. Prokuroria e Posaçme ka një kornizë strategjike të miratuar… Sa i përket ushtrimit të ndjekjes penale do garantohet zbatimi i ligjit, askush nuk do të jetë mbi ligjin”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Kandidati për Kreun e SPAK, Elvin Gokaj ka deklaruar se rritja e hetuesve është e domosdoshme. Ai u shpreh se nëse dikush bën presion nuk mund të futesh dot në kontakt me të. Gokaj deklaroi se e vetmja mënyrë për të mos bërë presion, është të mos biesh në kontakt me palët, të zbatosh ligjin dhe të rrish korrekt.
“Rritja e hetuesve është e domosdoshme, nëse do jepet mundësia edhe emërimin e disa këshilltarëve pranë prokurorëve. Sot ushtrojnë funksion në SPAK 20 prokurorë, kemi të ndarë me shefa seksionesh. Nëse unë do bëhem drejtues i SPAK do mendoj edhe shefat e seksioneve të futen në short.
Nuk mendoj se të bën dikush presion nëse nuk futesh në kontakt me të. E vetmja mënyrë për të mos bërë presion, është të mos biesh në kontakt me palët, të zbatosh ligjin dhe të rrish korrekt”, tha Gokaj./Dosja.al
TIRANA- Gjatë intervistimit të kandidatëve për kreun e SPAK në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, anëtarja Arta Mandro zhvilloi një bisedë të hapur me kandidatin Elvin Gokaj mbi integritetin dhe pavarësinë e drejtuesit të ardhshëm të institucionit. Mandro, gjatë bisedës me Gokajn, e pyeti se sa i prekshëm mund të ishte ndaj ndikimit nëse ajo do ta mbështeste me votë dhe më pas do të kërkonte favore për një çështje të caktuar.
Gokaj u shpreh se nuk do të pranonte një votë të kushtëzuar dhe theksoi se, edhe nëse pas votimit do të paraqitej një kërkesë e papërshtatshme, ai do të përpiqej të argumentonte se ndërhyrja nuk do të ishte në përputhje me ligjin.
Arta Mandro: Sa të ndikueshëm do ta quani veten tuaj nëse unë do të votoja pro jush, nëse vij në zyrën tuaj dhe kërkoj mbështetjen tuaj për një cështje të caktuar, po unë do të votoj për ju sot me këtë kusht?
Elvin Gokaj: Nëse kjo votë më jepet nga ana juaj me kusht unë nuk do ta pranoja. Nëse lind një problem pas dhënies së kësaj vote do mundohesha që të bindesha që nuk ke të drejtë në ndërhyrjen që bën për të shkelur ligjin.
TIRANË- Pasi shpalosi programin e tij, kandidati për kreun e SPAK, Elvin Gokaj, u pyet nga KLP mbi kreun paraardhës, Altin Dumani. Ai shprehet se Dumani nuk ka pasur asnjë ndikim nga drejtuesit gjatë 3 viteve të fundit.
Gokaj shprehet se kjo linjë e Dumanit do të jetë shembull edhe për mandatin e tij.
“Një nga karakteristikat që unë vlerësoj është se s’kanë ndërhyrë kurrë në asnjë çështje, asnjë ndikim nga drejtuesit për çështje konkrete dhe kjo do jetë edhe linja me që do ti qëndroj”, tha Gokaj./Dosja.al
TIRANA- Prokurori Elvin Gokaj, kandidat për drejtimin e SPAK, theksoi se në qendër të vizionit të tij qëndrojnë integriteti dhe mbështetja e plotë për prokurorët e strukturës. Gjatë prezantimit të tij, Gokaj vuri në dukje se mbi një dekadë përvojë si drejtues prokurorie në disa rrethe të vendit i ka mësuar rëndësinë e punës në ekip dhe domosdoshmërinë e pavarësisë profesionale.
Gokaj përmendi se cilësitë që e karakterizojnë më shumë janë përkushtimi në punë, integriteti dhe vlerësimi për njerëzit që kontribuojnë me ndershmëri. Ndërkohë, ai pranoi se njohuritë e tij në fushën e programeve kompjuterike nuk janë të avancuara, por shtoi se kjo sfidë është e kapërcyeshme falë mbështetjes së ekspertëve teknikë brenda institucionit.
Prokurori Elvin Gokaj: Drejtimi im do jetë vetvetja. Kam qenë mbi 10 vite drejtues në shumë rrethe të Shqipërisë. Unë do marr praktikat më të mira të kolegëve të mi paraardhës. Praktikat më të mira është puna në grup. Pavarësisht se struktura e posaçme ka 20 prokurorë, e vetmja gjë që mund të bëjë drejtuesi është që t’u rri në mbështetje prokurorëve. Nuk do ushtroj asnjë ndikim te prokurorët.
Pikat e mia të forta: puna, integriteti, mirënjohja ndaj njerëzve që punojnë dhe që derdhin djersën për këtë vend. Pika e dobët janë programet kompjuterike, të cilat kanë avancuar kohët e fundit, por me ndihmën e ekspertëve brenda strukturës do ta kalojmë këtë fazë.
TIRANË- Kandidati për drejtimin e SPAK, prokurori Elvin Gokaj, gjatë paraqitjes së platformës së tij, theksoi se është i gatshëm ti shërbejë drejtësisë shqiptare dhe ta udhëheq drejt një faze të re, ku efikasiteti dhe llogaridhënia të jenë standarde. Gokaj deklaroi se drejtësia është e shenjtë dhe e pandarë nga integriteti dhe morali.
Ai tha se vetëm së bashku mund të ndërtojmë një institucion, që ruan pavarësinë dhe mbron të drejtat dhe liritë themelore të çdo qytetari.
“I gatshëm ti shërbej drejtësisë shqiptare dhe ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie ku efikasiteti dhe llogaridhënia të jenë standarde. Drejtësia është e shenjtë dhe e pandarë nga integriteti dhe morali. Vetëm se bashku mund të ndërtojmë institucion që ruan pavarësinë dhe mbron të drejtat dhe liritë themelore të çdo qytetari. Zotimi im të konsolidoj SPAK, pavarësinë dhe besueshmërinë, që ky institucion vepron shpejt ty ku duhet dhe me masën e duhur. Ky është angazhimi im dhe vizioni që ofroj për drejtimin e SPAK," tha ai./Dosja.al
TIRANË- Kandidati për drejtimin e SPAK, prokurori Elvin Gokaj, gjatë paraqitjes së platformës së tij, theksoi se gjatë rrugëtimit të tij 26 vjeçar, ka hetuar çështje të zyrtarëve të lartë dhe çështje me rrezikshmëri të lartë.
Ai shprehet se vizioni i tij do të mbështetet tek lufta me korrupsionin dhe krimin dhe se përmes përmirësimit të strukturës mund të çojë në një konsolidim të institucionit. Sipas tij, kjo qasje do të forcojë lidhjen me partnerët ndërkombëtar po edhe besimin tek publiku.
Prokurori Elvin Gogaj: Kam eksperience 26-vjecare në sistemin e drejtësisë. SPAK duhet të mbetet institucioni kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rrugëtimi im ka nisur në vitin 1999. Kam hetuar çështje të zyrtarëve të lartë publik. Kam hetuar çështje me rrezikshmëri të lartë. Ngritjen e akuzës e kam bazuar vetëm në prova dhe duke kërkuar masa në proporcianalitet me objektin e hetimit, Bashkëpunimi im do bazohet në grup.
"Shtyllat e vizonit tim: Në luftën e pandërprerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.Në konsolidimin e institucionit përmes përmirësimit të strukturës dhe shtimin e kapaciteteve njerëzve me ekspertë nga fusha të ndryshme. Në forcimin me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit organizuar dhe korrupsionit.Forcimin e besimit tek publiku.Këto do përbejnë thelbin e qasjes time ndaj drejtimin e SPAK"./Dosja.al
TIRANA- Kandidatja për drejtimin e SPAK, prokurorja Doloreza Musabelliu bën një jetë shumë të kufizuar dhe e mbrojjtur, pasi ka qenë në shënjestër të grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Mësohet se pas këtij kërcënimi, Musabelliu është marrë menjëherë në mbrojtje, një situatë që ka ndikuar dukshëm në jetën e saj personale dhe të familjes.
Gjatë seancës së pyetjeve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, njëri prej anëtarëve e pyeti si e ka prekur puna e saj jetën jashtë zyrës. Musabelliu u shpreh se prej vitit 2004, kur nisi punën në Prokurorinë për Krime të Rënda, ka jetuar me ndjesinë e kufizimit të vazhdueshëm.
Ajo tha se ishte e vetëdijshme që puna me elementë të rrezikshëm kriminalë e ekspozonte ndaj sulmeve të mundshme dhe se një jetë normale nuk ishte më e mundur. Megjithatë, Musabelliu theksoi se goditjen më të madhe e ka marrë familja e saj, e cila e ka ndier më rëndë trysninë e kërcënimeve dhe kufizimeve.
Pavarësisht këtyre sfidave, kandidatja theksoi se ka vijuar detyrën duke zbatuar ligjin dhe se e ka marrë gjithmonë parasysh rrezikun që mbart kjo punë.
“Që kur kam filluar tek krimet e rënda në 2004 unë kam pasur një jetë shumë të kufizuar, të vetëkfizuar në saktë. Kuptohet që ti ke të bësh me elementë kriminale dhe mund të bëhesh objekt sulmi. Secili prej prokurorëve e merr parasysh që kur futet atje nuk mund të ketë më një jetë siç e ka pasur. Unë këtë e kam marrë parasysh dhe nuk më ka bërë ndonjë përshtypje. Kur mora vesh lajmin ishte një tronditje për mua. Në atë rast unë kisha zbatuar ligjin, më tepër problematikat kanë kaluar tek familja, ata e kishin pak problem”, tha Musabelliu.
TIRANA- Kandidatja për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu, u pyet në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sfidat që mund të përballet si grua nëse zgjidhet në krye të institucionit. Gjatë përgjigjes së saj, Musabelliu theksoi se aftësitë kryesore të një drejtuesi nuk lidhen me gjininë, por me vendimmarrjen e shpejtë, vizionin për drejtimin e institucionit, krijimin e një ambienti pune efikas dhe kapacitetin për t’u përballur me presione të brendshme dhe të jashtme.
“Mendoj që një drejtues i SPAK duhet të ketë disa cilësi që janë aftësi për vendimmarrjes të shpejtë, për të drejtuar me vizion, për të siguruar ambient efikas, aftësi për ti bërë ballë presioneve, i brendshëm i jashtëm, nuk shoh që ndonjëra prej tyre të lidhet me gjininë”, tha ajo.
TIRANA- Gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kandidatja për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu, u pyet nga anëtarja Arta Mandro se si do të vepronte nëse ajo do t’i drejtohej për një çështje personale. Musabelliu shpjegoi se çdo kërkesë për favor duhet të trajtohet me ndarje të qartë profesionale dhe ligjore, duke siguruar që nuk ka ndërhyrje apo shkelje të ligjit.
Musabelliu theksoi më tej se respekti dhe pritja për personin nuk përjashtojnë detyrimin për t’u përmbajtur nga çdo veprim i papërshtatshëm dhe se çdo element që mund të përbëjë shkelje do të ndiqet sipas rregullave ligjore.
Arta Mandro: Nëse unë do të vija tek ju dhe do kërkoja favore që lidhen me mua, për çështje që unë jam e implikuar dhe kam status të veçantë si do më trajtonit mua?
Doloreza Musabelliu: Favorin do te kërkonit kundrejt shpërblimit apo jo? Sepse ka rëndësi për kualifikimin, ka vepër apo jo?
Arta Mandro: Vlerësojeni vet...
Doloreza Musabelliu: Unë do ta pres një person që e njoh, por kur kërkon një favor të caktuar, këtu kërkohet një ndarje, që nga sot e tutje ne nuk do jemi më kolegë. Nëse ka edhe elementë të tjerë, do të ndjek edhe rregullat ligjore për ta ndjekur më tej.
Arta Mandro: Kafe nuk do më ofronit besoj, apo kakao?
Doloreza Musabelliu: Kafe jo nuk të ofroj.
TIRANA- Kandidatja për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu theksoi se nuk e sheh veten në krahasim me dy drejtuesit e mëparshëm të institucionit, Arben Krajën dhe Altin Dumanin. Gjatë prezantimit të saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Musabelliu vuri në dukje se secili ka punuar në rrethana të ndryshme, duke filluar nga periudha e ngritjes së SPAK, mungesa e kushteve të punës dhe sfidat e Covid-19.
Musabelliu shpjegoi se nuk ka praktikë të krahasojë veten me të tjerët, pasi çdo drejtues ka personalitetin, stilin dhe aftësitë e veta.
“Në këndvështrimin tim të bësh një krahasim mes dy drejtuesve është e vështirë ta bësh se pse ju ha ose ju heq merita kot. Pse e them këtë? Sepse Kraja ka qenë në fillim, kur gjërat nuk ishin bërë ende funksionale, ne s’kemi pasur as godinë, kaluam te Gjykata derisa u kryen punimet që ne të kishim kushte në institucionet ku ne punojmë, pastaj ishte periudha e Covid. Nuk krahason dot sepse duhet të kesh kushte të njëjta. Gjithsecili në kushtet që ka pasur ka bërë maskimumin e vet. Për mua do të ishte e padrejtë dhe padrejtësitë nuk i toleroj.
Që kur kam qenë në shkollë, e vogël në fakultet, asnjëherë nuk e krahasoj veten time me një njeri tjetër, kurrë. Unë bëj atë që mund të bëj. Unë bëj të mirën time, maskimumin tim, por asnjëherë nuk krahasohem. Nuk jam në këtë këndvështrim. Unë do bëj më të mirën që është e mirë për mua, do zbatoj ligjin por krahasimin nuk e bëj sepse kam personalitetin tim, figurën time dhe karakteristikat e mija”, tha Musabelliu./ Dosja.al
TIRANA- Kandidatja për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu theksoi rëndësinë e menaxhimit efektiv të burimeve njerëzore brenda institucionit dhe mbështetjen e përdorimit të teknikave speciale të hetimit. Gjatë prezantimit të platformës së saj nënvizoi nevojën për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe për të rritur numrin e procedimeve të nisura, duke i kthyer hetimet proaktive në një mjet për të goditur krimin që në fazat e hershme.
Musabelliu theksoi gjithashtu rëndësinë e hetimeve financiare që zhvillohen paralelisht me ato penale, për të goditur jo vetëm autorët, por edhe bazën e veprës kriminale.
Një tjetër prioritet i saj është intensifikimi i gjurmimit të produkteve të veprës penale dhe garantimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, që sipas saj përbën një nga shtyllat kryesore të funksionimit të SPAK.
“Prokuroria e Posaçme do të vijojë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar që do të përmirësohet vazhdimisht duke garantuar hetime cilësore. Rritja e numrit të procedimeve të nisura kryesisht është një tjetër pikë e rëndësishme. Hetimet proaktive e kthejnë institucionin aktor aktiv që godet nga fazat e hershme.
Qëllimi do të jetë identifikimi në kohë i fenomeneve me potencial risku. Në fokusin tim do të jetë nxitja e hetimeve financiare që të kryhen paralelisht së bashku me hetime penale. Kjo qasje siguron jo vetëm ndëshkimin penal por edhe goditjen e bazës. Shtimi i rasteve të gjurmimit të produkteve të veprës penale, duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje.
Do mbështes përdorimin e teknikave speciale të hetimit. Garantimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut është një nga shtyllat kryesore…Mbrojtja e të drejtave të njeriut është treguar i nivelit të lartë të institucionit”, tha ajo./ Dosja.al
TIRANË- Në prezantimin e saj si kandidate për drejtimin e SPAK, prokurorja Doloreza Musabelliu vuri theksin tek një nga dosjet më komplekse të viteve të fundit, një çështje e dërguar në gjykatë me 33 të pandehur.
Ajo tha se problematika që hasi tek kjo çështje ishte ruajtja e kriptomonedhave të sekuestruara pasi nuk kishin një portofol dixhital. Musabelliu thotë se falë bashkëpunimeve me autoritetet e huaja, arriti ti ruante në një shtet tjetër nëpërmjet një kërkese për ndihmë juridike.
"Është procedimi penal 75/9 i vitit 2022 me 33 të pandehur që është dërguar në gjykatë dhe ka tëe bëjë me veprat penale të vrasjes me pagesë, pastrim të produkteve të veprës kriminale, të kryera në formën e organizatës kriminale. Një risi në kuadër të këtij procedimi është proceduar me sekuestrimin e kriptomonedhave me vlerën e 10 milionë dollarëve, të cilat ne patëm një problematikë, sesi ti ruanim, sepse nuk kishim një portofol. Falë bashkëpunimit me autoritetet e huaja, ti ruanim në një shtet tjetër nëpërmjet kërkesës për ndihme juridike", tha kandidatja Musabelliu./Dosja.al
TIRANA- Pas prezantimit të platformës nga Adnan Xholi, kandidatja Doloreza Musabelliu ka shpalosur vizionin e saj për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Gjatë prezantimit të saj, Musabelliu theksoi rëndësinë e menaxhimit të balancuar midis sekretit hetimor dhe të drejtës për informacion, si dhe rolin e komunikimit institucional pa cenuar hetimet dhe të drejtat e palëve.
Musabelliu gjithashtu theksoi përvojën e saj shumëvjeçare në drejtim dhe hartimin e rregullave administrative, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare si OSBE, duke shtuar se ka menaxhuar hetime të mëdha me dhjetëra të pandehur, duke garantuar ndarjen e qartë të detyrave dhe një mjedis pune bashkëpunues brenda SPAK.
Kandidatja nënvizoi se prioritet i saj do të jetë mbështetja e zhvillimit profesional të prokurorëve, rritja e transparencës dhe forcimi i llogaridhënies, me synimin që standardet e punës në Prokurorinë e Posaçme të ruhen dhe të përforcohen.
“Dimensioni i drejtimi si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dëshmon vizionin frymën e ekipin dhe përgjegjësi për rezultatet. Në lidhje me eksperiencën në hartimin e miratimin e rregullave administrative. Përvoja ime shumëvjeçare më ka ndihmuar… Kam kontribuar si eksperte pranë OSBE. Çështja që ka marrëve vëmendje përfshihet procedimi penale me 32 të pandehur. Po ashtu është edhe procedimi me 33 të pandehur ku është dërguar për gjykim me organizatë kriminale.
Në ushtrimin e funksionit drejtues i prokurorisë së posaçme e konsideroj të rëndësishme komunikimin institucional me median, pa cënuar sekretin hetimor dhe të drejtat e palëve. Ka treguar vendosmëri në menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore. Kam siguruar ndarje të qartë të detyrave, duke ndërtuar një mjedis punë bashkëpunuar.
Vizioni im për menaxhimin e burimeve njerëzore do të fokusohet te mbështetja e zhvillimit profesional…Në lidhje me planin e besueshëm për organizimin e prokurorisë së posaçme, jam e vetëdijshme për rëndësinë dhe për këtë mbetet thelbësore fryma që përcjell. Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat kryesore të vizionit tim. Synimi im është që standardet jo vetëm të ruhen por të forcohen më tej”, tha Doloreza Musabelliu./ Dosja.al
TIRANA- Kandidatja Doloreza Musabelliu prezantoi para anëtarëve të KLP platformën dhe vizionin e saj për drejtimin e SPAK në 3 vitet e ardhshme. Gjatë fjalës së saj, Musabelliu përmendi raste të korrupsionit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe vrasjeve, duke theksuar se në asnjë rast funksionarët nuk qëndrojnë mbi ligjin.
Më tej ajo thekson se një pjesë e madhe e hetimeve të saj lidhen me trafikimin e narkotikëve, duke përfshirë edhe një rast ajror të trafikut të drogës të vitit 2015.
Musabelliu deklaroi se ka marrë pjesë gjithashtu në hetime ndërkombëtare, si çështje të vitit 2019 në bashkëpunim me autoritetet holandeze, si dhe hetimin e një ish-kryetari bashkie dhe bashkëpunëtorëve të tij në vitin 2021, ku u përdor edhe sekuestrimi i kriptomonedhave. Këto përvoja, sipas saj, ofrojnë bazën për një drejtim të pavarur dhe të vendosur të SPAK.
Doloreza Musabelliu: Në 2015 për herë të parë u evidentua trafiku ajror i drogës. Personat u dënuan me vendim të formës së prerë. Kam bashkëpunuar me autoritetet franceze dhe italiane për dosjet e trafikimit të qenieve njerëzore. Kam patur në hetim një numër të konsiderueshëm vrasjesh.
Pas 2014 kam pasur mundësi të hetoj çështje penale të korrupsionit të funksionarëve të drejtësisë. Mund të përmend procedimin ndaj 6 të pandehurve, ku njëri është ish gjyqtar. Procedimin në vitin 2016 ndaj një gjyqtari, i dënuar me vendim të formës së prerë. Në 2019, një dosje ku i pandehur ka qenë një ish prokuror.
Kam hetuar procedimin 209 i vitit 2020 që ka qenë për vrasje me paramendim, ndaj tre të Pandehurve që janë dënuar me burgim të përjetshëm. Çështja penale në 2021 dhe 2022 ku janë lidhur marrëveshje me të penduarve të drejtësisë.
TIRANA- Kandidatja për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, po prezanton programin e saj për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Gjatë prezantimit të saj para KLP, Musabelliu nënvizoi rëndësinë e integritetit dhe pavarësisë në ushtrimin e detyrës dhe theksoi se përvoja e saj mbi 21-vjeçare në sistemin e drejtësisë përbën bazën për një drejtim të suksesshëm të institucionit.
Musabelliu theksoi se drejtimi i SPAK kërkon një qasje të vendosur dhe njohje të thellë të sistemit, si dhe aftësinë për të marrë vendime të pavarura dhe të bazuara në parimet më të larta të shtetit të së drejtës.
“Motivimi për të kandiduar është nga ndjenja e përgjegjësisë për të kontribuar me integritet në drejtimin e SPAK. Jam e bindur se përvoja profesionale e akumuluar në 2 dekada përbëjnë garanci për drejtimin e SPAK. Ky moment kërkon një drejtim që bashkon forcën e vendosmërisë dhe integritetin e pa kompromisë. Synoj një drejtim të pavarur me rezultate konkrete.
Me një eksperiencë 21-vjeçare…Jam e bindur se përvoja profesionale e njerëzore përgjatë dy dekadave, përbëjnë garanci për drejtimin e suksesshëm të institucionit. Ky moment kërkon drejtim që bashkon qartësinë dhe vizonin. Me këtë kandidim synoj të ofroj drejtim të pavarur duke pasqyruar parimet më të larta të shtetit të së drejtës.
Sfidat e përballura ndër vite janë shndërruar në përvojë punë duke më pajisur me pavarësi profesionale. Kam vijuar me këmbëngulje të kryej detyrat e mia. Përvoja 21 vjeçare si prokurore më ka bërë për të ecur përpara me një qasje të guximshme. Drejtimi i këtij institucioni kërkon njohje në rrënjë të sistemit dhe përvojën për të vendosur me vendosmëri”, tha Doloreza Musabelliu.
TIRANA- Kandidati për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, Adnan Xholi, deklaroi se gjatë karrierës së tij nuk ka pasur rast që ndonjë zyrtar i lartë ta ketë kontaktuar për të ndikuar në vendimet e tij. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e KLP, ai shtoi se çdo përpjekje për të detyruar një prokuror të ndryshojë vendimmarrjen për çështje të ndjeshme përbën vepër penale.
Xholi theksoi se si drejtues i SPAK do të mbrojë prokurorët dhe pavarësinë e tyre, duke u fokusuar vetëm te provat dhe faktet, pa marrë parasysh emrin apo statusin e individëve të përfshirë.
Pyetje: Supozojmë se jeni drejtues i institucionit dhe një nga prokurorët ka në hetim një zyrtar shumë të lartë. Ju merrni një telefonat nga një funksionar që ju këshillon të rishikoni ritmin, duke lënë të kuptojë se stabiliteti i vendit është më i rëndësishëm sesa një dosje, si do të vepronit, do flisni me titullarin, do e lini në heshtje, do refuzoni çdo kontakt.
Xholi: Nuk më ka ndodhur në karrierën time që të guxojë që një zyrtar i lartë të më marrë në telefon. Nëse ndonjë zyrtar i lartë tenton të ndërhyjë ka një vepër penale nëse detyrohet që të ndryshohet vendimmarrje e një prokuroi të ulët. Unë do jem në krah të prokurorëve dhe nuk do lejohet kushdo qoftë, çfarëdo qoftë, për ne nuk ka rëndësi emri, po prova. E kanë të pamundur të ndryshojnë vendimmarrjen e prokurorit.
TIRANA- Gjatë sesionit të pyetjeve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, u ballafaqua me një pyetje nga anëtarja e KLP, Arta Mandro, lidhur me mënyrën se si do të ruante pavarësinë e institucionit në rast se dikush me pozitë të lartë do t’i drejtohej për një çështje personale.
Xholi iu përgjigj me qetësi, duke theksuar se çdo çështje do të trajtohet ligjërisht dhe se të gjithë do të trajtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht pozicionit të tyre. Gjatë shkëmbimit të fjalëve, u shfaqën edhe momente humoristike, ndërsa Xholi iu përgjigj me humor: Do iu sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do jetë ligjore. Shumicës u pëlqen kafeja në SPAK.
DIALOGU:
Xholi: Vlerësoj punën e të dyve paraardhësve (Dumanit dhe Krajës), të dy kanë aftësi të veçanta, Kraja ka periudhë më të gjatë në detyrë. Dumani erdhi në një kohë tjetër, kur e kishte stafin më të plotësuar dhe të konsoliduar, ndihmat përkatëse, bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Do kërkoj që të marr nga të dy këta drejtues ato cilësi që dua ti përçoj edhe më tutje.
Arta Mandro: Nëse do votoja sot për ju dhe nesër do të vija në zyrën tuaj për një çështje personale, si do të kujdeseshit ju për të mos cenuar pavarësinë?
Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit nuk keni asnjë pozicion, do ju respektoj femër, do ju sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do jetë ligjore. Shumicës u pëlqen kafeja në SPAK.
Arta Mandro: Unë nuk e pi kafenë fare.
Xholi: Akoma më mirë./ Dosja.al
TIRANA- Gjatë mbledhjessë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, u pyet për të dhënë një vlerësim lidhur me punën e dy drejtuesve të mëparshëm të Strukturës së Posaçme, Arben Krajës dhe Altin Dumanit.
Xholi vlerësoi aftësitë dhe kontributet e të dy drejtuesve, duke theksuar se Kraja kishte një periudhë më të gjatë në detyrë, ndërsa Dumani erdhi në një fazë kur stafi ishte më i konsoliduar dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë ishte më i strukturuar.
Më tej ai shtoi se do të synojë të përçojë dhe të ndërtojë mbi cilësitë dhe përvojën e marrë nga të dy paraardhësit.
"Vlerësoj punën e të dyve paraardhësve (Dumanit dhe Krajës), të dy kanë aftësi të veçanta, Kraja ka periudhë më të gjatë në detyrë. Dumani erdhi në një kohë tjetër, kur e kishte stafin më të plotësuar dhe të konsoliduar, ndihmat përkatëse, bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Do kërkoj që të marr nga të dy këta drejtues ato cilësi që dua ti përçoj edhe më tutje”, tha Xholi./ Dosja.al
TIRANA- Adnan Xholi, në garë për kreun e SPAK, premtoi sot se do t’i japë zgjidhje statusit të prokurorit. Gjatë prezantimit të tij në KLP, Xholi theksoi nevojën urgjente për të rregulluar statusin e prokurorëve, ku edhe nënvizoi se kjo nuk lidhet me karrierën e tij personale, por me ruajtjen e ekspertizës së kolegëve që vijnë nga prokuroritë e shkallëve të para dhe që janë përballur me grupet më të rrezikshme kriminale.
Xholi paralajmëroi se humbja e këtyre prokurorëve do të nënkuptonte humbjen e përvojës dhe memorizimit institucional të çështjeve që kërkojnë vite hetime dhe bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Kandidati gjithashtu kërkoi shtimin e numrit të prokurorëve të SPAK për të siguruar kapacitete të mjaftueshme në përballjen me çështjet komplekse dhe për të ruajtur standardet e drejtësisë.
“Ti japim zgjidhe statusit të prokurorëve, por deri tani ka ngelur në vesh të shurdhër. Do insistoj bashkë me ju si qeverisje e prokurorëve, që statusi i prokurorit të SPAK të marrë zgjidhje, nuk e them për veten time, kthehem në prokurorinë e përgjithshme, por bëhet fjalë për kolegë të tjerë që vijnë nga prokuroritë e shkallëve të para, disa prokurori janë të shkrira.
Nuk ka prokurorë të pazëvendësueshëm, por eksperienca që këta prokurorë kanë fituar do humbasë. Këto prokurorë janë përballur me grupet më të rrezikshme kriminale dhe çdo lihen në mëshirë të fatit në këto zyra që do shkojnë, do humbasë ekspertiza, memoria e institucionit, për çështje që nuk varen nga ne, por jemi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe zgjasin me muaj e me vite.
Kushdo që të vijë e ka të pamundur të shohë se çfarë bëhet në ato doje, jo të përfaqësojë në gjykim. Do kërkoj shtimin e numrit të prokurorëve të posaçëm. Të mos jemi para standardeve të drejtësisë së mohuar, do duhet të shtohet numri i prokurorëve”, tha Xholi.
Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK./ Dosja.al
TIRANA- Në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërkombëtarët po ndjekin nga afër procesin e zgjedhjes së pasuesit të Altin Dumanit për drejtimin e SPAK.
Mes tyre janë Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, ambasadori i Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, si dhe ambasadori britanik, Nicholas Abbott, të ulur krah njëri-tjetrit gjatë mbledhjes.
Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK./ Dosja.al
TIRANA- Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adnan Xholi, ka shpalosur para Këshillit të Lartë të Prokurorisë programin e tij dhe eksperiencën e gjatë në sistemin e drejtësisë, duke nisur nga hetimet e para që nga viti 1997. Gjatë fjalës së tij, Xholi ka theksuar angazhimin e tij në hetime të ndërlikuara dhe të rëndësishme, përfshirë rastet e rrëmbimit të dy biznesmenëve në Gjirokastër, si dhe çështje të tjera që kanë përfshirë dhunë dhe kërkesa të shumave të konsiderueshme monetare.
Xholi ka trajtuar edhe hetime ndaj zyrtarëve të lartë politikë, përfshirë dy deputetë dhe një kryetar bashkie, duke kërkuar heqjen e mandateve dhe ndjekjen ligjore të tyre. Gjithashtu ai ka udhëhequr hetime paralele në kuadër të Prokurorisë së Posaçme, duke përfshirë grupe kriminale që kryenin vjedhje të shumta dhe aktivitete ndërkufitare.
Gjatë prezantimit të tij, më tej Xholi ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së prokurorëve dhe të drejtësisë së pandikuar nga presionet politike.
“Jam emëruar në vitin 1999 si prokuror në Gjirokastër. Jam angazhuar në hetimin e çështjeve sensitive që kishin ndodhur në vitin 1997. Kam prezantuar rastin e vrasjes të quajtura si ‘vrasja e Glinës’ në vitin 1997, një grup kriminal i armatosur me shtrirje në aksin Vorë-Tepelenë kishin krijuar mekanizëm për të grabitur shtetasit shqiptarë që punonin dhe jetonin në Greqi, dhe u zinin kurth në pikën kufitare.
Njëri nga anëtarët hiqej si taksist dhe bashkëpunëtorët e prisnin ne rrugë. Katër shtetas shqiptarë u vranë nga ky grup. Janë identifikuar autorët dhe janë dënuar të gjithë, për ekzekutorin kam kërkuar ’dënim të përjetshme’.
Dy çështje të tjera kanë të bëjnë me rrëmbimin e biznesmenëve. Dy biznesmenë u rrëmbyen, një në fshatin Peshkopi dhe një në qytetin e Gjirokastrës. I rrëmbyen për një periudhë 9-18 ditë, ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike. Duke i detyruar të hapnin varrin e tyre me qëllim të merrnin shumat monetare të kërkuara, ishin 100 mln dhrami”, tha Xholi.
Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK./ Dosja.al
TIRANA- Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, gjatë prezantimit të platformës së tij përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, theksoi eksperiencën e tij të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe aftësitë menaxheriale që ka fituar gjatë viteve. Gjatë fjalës së tij, ai u fokusua te rëndësia e rolit të drejtuesit të SPAK, duke theksuar se ky pozicion kërkon jo vetëm menaxhim të burimeve njerëzore, por edhe mbrojtjen e pavarësisë së prokurorëve dhe sigurinë që ata të veprojnë në përputhje me ligjin.
Xholi shpjegoi se ka mbi 27 vite karrierë pa ndërprerje në prokurori, duke mbajtur poste drejtuese dhe udhëhequr hetime të rëndësishme për krim të organizuar dhe korrupsion. Ai ka përfaqësuar prokurorinë në të gjitha shkallët e gjykimit dhe ka punuar ngushtë me autoritetet ndërkombëtare për hetime paralele, përfshirë çështje të narkotikëve, armëve, pastrimit të parave dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
“Prorkuroria është organi i decentralizuar, prokurorët janë të pavaruar, drejtuesi është menaxhet i cili si i barabartë mes të barabartëve ka detyrimin ligjor dhe moral të sigurojë kushtet e punës, të orientojë burimet njerëzore dhe të godasë paligjshmërinë.
Roli i drejtuesit ka në fokus arritjen e rezultateve të sukseshme me qëllim rritjen e besimit të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për shkak të strukturës dinamike të kriminalitetit, duhet një vëmendje e shtuar. Kjo trupë prokurorësh duhet të bëjë gjithcka që në përballje me opinionin publik të jetë e sigurt që po bën aq sa duhet. Vijoj sot para jush me një eksperiencë mbi 27 vite pa shkëputje në sistemin e drejtësisë. Karriera ime ka një ngritje konstante dhe të vazhdueshme. Kam udhëhequr disa hetime për një gamë të gjerë cështjesh të krimit të organizuar dhe të korrupsionit.
Kam përfaqësuar prokurorinë në të gjitha shkallët e gjykimit dhe përpara se të bëhem pjesë e SPAK. Për shkak të pozicionit që kam pasur si drejtor, kam qenë pjesë përbërëse e të gjitha vendimeve që do të merreshin nga GJL. Qënia ime si prokuror, si drejtues në disa prokurori, më ka bërë të mundur që të kem aftësi në prodhimin e akteve administrative. Kam pasur në konsideratë që të njihem me problematikat, me kolegët për t’i dhënë zgjidhje. Kam udhëhequr hetime të rëndësishme. Jam drejtues i 5 skuadrave të përbashkëta hetimore.
Jam prokuror që kam pasur hetime paralele me shumiat e vendeve në rang global. Kam pasur hetime paralele përsa i përket cështjeve të lëndëve narkotike, të armeve, të pastrimit të pavave, të qenieve njerëzore. Kam bashkëpunur me homologët e huaj për të goditur grupet kriminale në shtrirje të gjerë. Kam administruar aktë voluminoze është bërë i mundur arrestimi i autorëve, dënimi dhe konsifsikimi e sekuestrimi i aseteve kriminale.
Jam angazhuar dhe në ndryshimin e reformës në drejtësi. Drejtuesi krahas rolit menaxherial duhet të japë shembull për marrjen përsipër të përgjegjësive të shtuara. Të qenuesit drejtues në nivele të ndryshme të prokurorisë, më ka dhënë mundësinë që nga pikëpamja e ligjit të thelloj njohuritë e mia duke treguar një kujdes të vecantë në zbatimin e ligjit. Suksesi i prokurorit matet në gjykatë”, tha Xholi.
TIRANA- Kandidati Adnan Xholi po paraqet para Këshillit të Lartë të Prokurorisë platformën e tij për drejtimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjatë fjalës së tij, Xholi vlerësoi rezultatet e arritura nga prokurorët e SPAK dhe theksoi angazhimin e tij për të vijuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ai thkesoi rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë dhe integritetit të SPAK, si dhe të mbrojtjes së prokurorëve nga sulmet e padrejta, duke i përshkruar ata si pjesë të familjes së tij.
Adnan Xholi: E ndjeva privilegjin të aplikoja për shkak se vlerësoj se nga ana formale plotësoj kriteret që përcakton KLP për ngritjen në detyrë, me besimin se kam aftësitë e duhura profesionale për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të reformës në drejtësi. SPAK ndodhet në fazë konsolidimi implementimi i strategjive të institucionit lidhet me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Po aq e rëndësishme është dhe mbrojtja dhe integriteti dhe i pavarësisë së institucionit, mbrojta nga sulmet e padrejta që u bëhen magjistratëve dhe prokurorëve. Shpreh vlerësimet maksimale ndaj trupë së SPAK, për rezultatet që kanë arritur pasi secili prej tyre është kandidat potencial për ta drejtuar atë strukturë. Kanë arritur rezultate konkrete në luftën kundër kriminalitetit, krenar që punoj me ata dhe do ti mbështes në çdo situatë pavarësisht votimit të sotëm.
Ata janë familje ime në sistemin e drejtësisë, më tepër qëndrojmë me ta se me familjen biologjike, ka ardhur koha që të vijohet me hetime në kohë të shpejtë për të goditur kriminalitetin si me hetime penale dhe pasurore me qëllim sekuestrimin e aseteve të krimit, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe promovimin e barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët.
Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK./ Dosja.al

TIRANA- Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka nisur mbledhja për zgjedhjen e kreut të ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit më 18 dhjetor.
Për të marrë drejtimin e SPAK janë katër kandidatura: prokurorët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj. Anëtarët e KLP-së do të vendosin pas prezantimit të platformave të secilit kandidat.
TIRANA- Procesi i votimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për drejtuesin e ri të SPAK ka pësuar ndryshime, pas miratimit të një rregulloreje të re. Votimi nuk do të kryhet me dorë, si më parë, por çdo anëtar do të shënojë emrin e prokurorit të zgjedhur në një fletë të bardhë, së bashku me emrin e vet si votues.
Ndryshimi tjetër i rëndësishëm është se kryetari i KLP-së nuk do të ketë më dy vota në rast barazimi, por vetëm një, duke rritur kështu transparencën dhe qartësinë e procesit të përzgjedhjes.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen vendimtare për të zgjedhur drejtuesin e ri të strukturës antikorrupsion. Seanca do të jetë e hapur për mediat dhe do të ndiqet edhe nga përfaqësues të institucioneve kyçe, përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë, projektin Eu4Justice dhe programin amerikan OPDAT.
Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK./ Dosja.al

TIRANA- Sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zgjedhë kreun e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit. Procesi do të përcaktojë drejtuesin e ri për një periudhë trevjeçare.
Në ambientet e KLP-së kanë mbërritur ekipet ndërkombëtare që do të monitorojnë procesin e përzgjedhjes, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies në këtë procedurë. Prezentë janë ambasadori Silvio Gonzato, Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbott, si dhe përfaqësues të ambasadës holandeze.
Seanca do të jetë e hapur për mediat dhe do të ndiqet edhe nga përfaqësues të institucioneve kyçe, përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë, projektin Eu4Justice dhe programin amerikan OPDAT.
Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK./ Dosja.al
TIRANA- Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zgjedhë këtë të enjte kreun e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pak minuta para nisjes së mbledhjes, në ambientet e KLP-së kanë mbërritur përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë për të ndjekur nga afër procesin e përzgjedhjes.
Seanca do të jetë e hapur për mediat dhe do të ndiqet edhe nga përfaqësues të institucioneve kyçe, përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë, projektin Eu4Justice dhe programin amerikan OPDAT.
Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK.
TIRANA- Mandati i Altin Dumanit në krye të SPAK po i afrohet fundit, ndërsa sot në orën 09:00 Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen vendimtare për të zgjedhur drejtuesin e ri të strukturës antikorrupsion.
Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK.
Por KUSH janë 4 kandidatët?
1. Adnan Xholi
Adnan Xholi, një nga prokurorët me karrierën më të gjatë në sistemin e drejtësisë, garon sërish për pozicionin e drejtuesit të SPAK. Ai është emëruar për herë të parë në vitin 2004 dhe aktualisht ushtron detyrën e prokurorit të kësaj strukture, ku drejton Seksionin e Krimit të Organizuar, një pozicion me peshë të madhe në hetimet kundër korrupsionit dhe grupeve kriminale.
Kjo është tentativa e tij e dytë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Në vitin 2022, Xholi konkurroi përkrah Altin Dumanit dhe Elvin Kondilit, duke marrë vetëm votën e anëtarit të KLP-së, Sokol Stojani. Megjithatë, eksperienca e tij në dosje të rëndësishme e ka mbajtur gjithnjë në vëmendje.
Xholi ka qenë pjesë e hetimeve mbi korrupsionin zgjedhor në çështjen e Fredi Belerit. Po ashtu, ai ka luajtur rol të rëndësishëm në zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të 2019-s, një dosje që falë analizës së komunikimeve të koduara në platformën SkyECC, çoi në hapjen e dy hetimeve të tjera për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe konfliktet e brendshme të grupeve kriminale në Durrës, të cilat kanë prodhuar një numër të madh ngjarjesh të rënda.
2. Doloreza Musabelliu
Doloreza Musabelliu, e cila u emërua prokurore në vitin 2004, është sot një nga figurat kryesore të SPAK, ku ushtron detyrën me peshë të veçantë në hetimet e krimeve të rënda dhe korrupsionit. Ajo u diplomua si magjistrate me rezultate të larta dhe, për shkak të performancës së saj, u caktua menjëherë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Me origjinë nga Poliçani i Skraparit, Musabelliu është ndër emrat më të spikatur të brezit të ri të prokurorëve të specializuar në krim të organizuar.
Gjatë karrierës së saj, ajo ka qenë pjesë e grupit hetimor të dosjes së njohur “Plumbi i Artë”, në të cilën tre bashkëpunëtorë të drejtësisë zbuluan dhjetëra ngjarje kriminale ndër vite, shumë prej të cilave deri atëherë konsideroheshin të pazbardhura.
Musabelliu ka drejtuar gjithashtu hetimin e masakrës së Lushnjës në vitin 2017, ku kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Leart Haxhiun dhe dy të akuzuarit e tjerë, Anterio Kaloshin dhe Orgest Bilbilin. Ajo ishte gjithashtu një nga prokurorët e parë që ndërmori hetime kundër Emiliano Shullazit, duke kërkuar dënim për veprat e trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje.
Për një periudhë kohe, Musabelliu ka drejtuar edhe njësinë Task Forcë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, funksion të cilin e mbajti deri në vitin 2017.
3. Klodian Braho
Klodian Braho, i cili u emërua prokuror në vitin 2007, është pjesë e SPAK që prej krijimit të tij dhe aktualisht drejton Seksionin Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe çështjeve me ndjeshmëri të madhe publike.
Braho është prokurori që udhëhoqi hetimin e inceneratorit të Elbasanit, një dosje voluminoze dhe komplekse, nga e cila lëshoi urdhër-arreste për persona të njohur si Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, ndërsa hetimi për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj u trajtua në një procedim të veçuar.
Ai ka çuar përpara edhe dosjen “5D”, duke dërguar për gjykim disa ish-drejtues të Bashkisë së Tiranës. Një tjetër hetim i rëndësishëm i tij është ai i “Toyota Auris”, ku u zbulua një skemë e gjerë kriminale që përfshinte edhe individë të sistemit të drejtësisë. Dosja është e fragmentuar në disa degë, të cilat vijojnë të hetohen ende.
4. Elvin Gokaj
Elvin Gokaj e ka nisur rrugëtimin profesional në dhjetor të vitit 2000 në Prokurorinë e Matit. Më pas, nga viti 2007 deri në vitin 2013, ai ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit. Në vitin 2014 është transferuar në Prokurorinë e Apelit Shkodër, ku ka marrë më vonë edhe drejtimin e kësaj strukture. Karriera e tij ka vijuar në dhjetor të vitit 2021 me emërimin si prokuror pranë SPAK-ut.
Gjatë viteve të punës si hetues, Gokaj ka trajtuar disa dosje të rëndësishme, mes të cilave edhe çështja e njohur si “Buka”, në të cilën është vënë nën akuzë ish-ministri i Ekonomisë dhe Infrastrukturës, Arben Ahmetaj. Një tjetër procedim i rëndësishëm i zhvilluar prej tij lidhet me hetimin ndaj kryetarit të Komisionit të Prokurorimeve Publike, Jonaid Myzyraj, për shkelje të konstatuara në disa tendera. Në këtë dosje janë proceduar penalisht edhe dhjetë persona të tjerë, ndërsa shtatë prej tyre akuzohen për shkelje të barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim./ Dosja.al
TIRANA- Mandati i Altin Dumanit në krye të SPAK po i afrohet fundit, ndërsa sot në orën 09:00 Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen vendimtare për të zgjedhur drejtuesin e ri të strukturës antikorrupsion. Seanca do të jetë e hapur për mediat dhe do të ndiqet edhe nga përfaqësues të institucioneve kyçe, përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë, projektin Eu4Justice dhe programin amerikan OPDAT.
Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK.
Në prag të këtij procesi, SHBA shprehu vlerësimin për punën e Altin Dumanit, pas takimit që zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit, Lyn Debevoise, zhvilloi me të një ditë më parë.
Edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, si dhe ambasada britanike, apeluan që procesi i përzgjedhjes të zhvillohet me transparencë dhe integritet, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjes së një drejtuesi të pavarur, profesionist dhe të përkushtuar ndaj standardeve evropiane.
Altin Dumani është zgjedhur në krye të SPAK më 18 dhjetor 2022 dhe është prokurori i dytë që ka drejtuar SPAK që nga themelimi i Strukturës së Posaçme, pas Arben Krajës. Mandati i kryeprokurorit është 3-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi./ Dosja.al