LIVE UPDATES
Aktualitet

KLP zgjedh sot kreun e ri të SPAK! KUSH janë 4 kandidatët që synojnë "vendin" e Altin Dumanit? Për herë të parë një grua në garë (PROFILET)

Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho.  Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK.

11 Dhjetor 2025, 08:25 Nga M.L
KLP zgjedh sot kreun e ri të SPAK! KUSH janë 4 kandidatët që
Adnan Xholi, Klodian Braho, Elvin Gokaj dhe Doloreza Musabelliu

TIRANA- Mandati i Altin Dumanit në krye të SPAK po i afrohet fundit, ndërsa sot në orën 09:00 Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen vendimtare për të zgjedhur drejtuesin e ri të strukturës antikorrupsion.

Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho.  Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK.

Por KUSH janë 4 kandidatët?

1. Adnan Xholi

Adnan Xholi, një nga prokurorët me karrierën më të gjatë në sistemin e drejtësisë, garon sërish për pozicionin e drejtuesit të SPAK. Ai është emëruar për herë të parë në vitin 2004 dhe aktualisht ushtron detyrën e prokurorit të kësaj strukture, ku drejton Seksionin e Krimit të Organizuar, një pozicion me peshë të madhe në hetimet kundër korrupsionit dhe grupeve kriminale.

Kjo është tentativa e tij e dytë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Në vitin 2022, Xholi konkurroi përkrah Altin Dumanit dhe Elvin Kondilit, duke marrë vetëm votën e anëtarit të KLP-së, Sokol Stojani. Megjithatë, eksperienca e tij në dosje të rëndësishme e ka mbajtur gjithnjë në vëmendje.

Xholi ka qenë pjesë e hetimeve mbi korrupsionin zgjedhor në çështjen e Fredi Belerit. Po ashtu, ai ka luajtur rol të rëndësishëm në zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të 2019-s, një dosje që falë analizës së komunikimeve të koduara në platformën SkyECC, çoi në hapjen e dy hetimeve të tjera për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe konfliktet e brendshme të grupeve kriminale në Durrës, të cilat kanë prodhuar një numër të madh ngjarjesh të rënda.

2. Doloreza Musabelliu

Doloreza Musabelliu, e cila u emërua prokurore në vitin 2004, është sot një nga figurat kryesore të SPAK, ku ushtron detyrën me peshë të veçantë në hetimet e krimeve të rënda dhe korrupsionit. Ajo u diplomua si magjistrate me rezultate të larta dhe, për shkak të performancës së saj, u caktua menjëherë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Me origjinë nga Poliçani i Skraparit, Musabelliu është ndër emrat më të spikatur të brezit të ri të prokurorëve të specializuar në krim të organizuar.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka qenë pjesë e grupit hetimor të dosjes së njohur “Plumbi i Artë”, në të cilën tre bashkëpunëtorë të drejtësisë zbuluan dhjetëra ngjarje kriminale ndër vite, shumë prej të cilave deri atëherë konsideroheshin të pazbardhura.

Musabelliu ka drejtuar gjithashtu hetimin e masakrës së Lushnjës në vitin 2017, ku kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Leart Haxhiun dhe dy të akuzuarit e tjerë, Anterio Kaloshin dhe Orgest Bilbilin. Ajo ishte gjithashtu një nga prokurorët e parë që ndërmori hetime kundër Emiliano Shullazit, duke kërkuar dënim për veprat e trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje.

Për një periudhë kohe, Musabelliu ka drejtuar edhe njësinë Task Forcë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, funksion të cilin e mbajti deri në vitin 2017.

3. Klodian Braho

Klodian Braho, i cili u emërua prokuror në vitin 2007, është pjesë e SPAK që prej krijimit të tij dhe aktualisht drejton Seksionin Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe çështjeve me ndjeshmëri të madhe publike.

Braho është prokurori që udhëhoqi hetimin e inceneratorit të Elbasanit, një dosje voluminoze dhe komplekse, nga e cila lëshoi urdhër-arreste për persona të njohur si Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, ndërsa hetimi për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj u trajtua në një procedim të veçuar.

Ai ka çuar përpara edhe dosjen “5D”, duke dërguar për gjykim disa ish-drejtues të Bashkisë së Tiranës. Një tjetër hetim i rëndësishëm i tij është ai i “Toyota Auris”, ku u zbulua një skemë e gjerë kriminale që përfshinte edhe individë të sistemit të drejtësisë. Dosja është e fragmentuar në disa degë, të cilat vijojnë të hetohen ende.

4. Elvin Gokaj

Elvin Gokaj e ka nisur rrugëtimin profesional në dhjetor të vitit 2000 në Prokurorinë e Matit. Më pas, nga viti 2007 deri në vitin 2013, ai ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit. Në vitin 2014 është transferuar në Prokurorinë e Apelit Shkodër, ku ka marrë më vonë edhe drejtimin e kësaj strukture. Karriera e tij ka vijuar në dhjetor të vitit 2021 me emërimin si prokuror pranë SPAK-ut.

Gjatë viteve të punës si hetues, Gokaj ka trajtuar disa dosje të rëndësishme, mes të cilave edhe çështja e njohur si “Buka”, në të cilën është vënë nën akuzë ish-ministri i Ekonomisë dhe Infrastrukturës, Arben Ahmetaj. Një tjetër procedim i rëndësishëm i zhvilluar prej tij lidhet me hetimin ndaj kryetarit të Komisionit të Prokurorimeve Publike, Jonaid Myzyraj, për shkelje të konstatuara në disa tendera. Në këtë dosje janë proceduar penalisht edhe dhjetë persona të tjerë, ndërsa shtatë prej tyre akuzohen për shkelje të barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim./ Dosja.al

adnan xholi doloreza musabelliu klodian braho elvin gokaj altin dumani kreu i ri i spak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet