LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Digjet sërish mjeti i Deizi Arapit në Devoll, e reja akuzon Nallbatin: Çoi punëtorin. Deputeti: Shpifje

•Digjet makina e Deizi Arapit në Devoll. •Persona të paidentifikuar, dogjën me benzinë mjetin e 27-vjeçares, i cili ishte i parkuar para banesës së saj. •Arapi, ka dëshmuar para gazetarëve se i vetmi person me të cilin ka probleme është deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, njëkohësisht ish-kryebashkiak i Devollit. •Konfliktet mes tyre ka nisur vite më parë kur nëna e saj u hoq nga detyra, veprim ky që sipas 27-vjeçares ishte i padrejtë. •Arapi tregoi se mbrëmjen e djeshme është ndjekur nga një person me të cilin ka shkëmbyer disa fjalë. Ajo hedh dyshime se ky person mund t'i ketë djegur mjetin pasi është punonjës në karburantin në pronësi të Nallbatit.•Deputeti i Partisë Demokratike ka hedhur poshtë akuzat duke paralajmëruar se do kryejë padi për shpifje ndaj Arapit. • E reja, gjatë marrjes në pyetje nga policia ka treguar edhe persona të tjerë tek të cilët dyshon se mund t'ia kenë djegur mjetin. •Policia ka nisur marrjen në pyetje të 10 personave të specifikuar nga Arapi si dhe ka kryer disa shoqërime. •27-vjeçarja nuk është emër i panjohur për mediat dhe policinë. •Ajo u arrestua një muaj më parë nga policia e Beratit pasi u denoncua për prishtje të qetësisë publike. Po ashtu, u procedua për të njëjtën vepër edhe motra e saj 23-vjeçare. Dy vajzat e reja bërtitën në qytet teksa po udhëtonin me automjetin e tyre, duke shqetësuar në këtë mënyrë qytetarët e tjerë në orët e vona të natës. •Gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato fyen dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

I dogjën makinën! Arapi tregon 10 emra me të cilët ka konflikte, policia nis shoqërimet dhe marrjen në pyetje

Digjet sërish mjeti i Deizi Arapit në Devoll, e reja akuzon Nallbatin:
Deizi Arapi

KORÇË- Deizi Arapi, 27-vjeçarja e cila u pyet në polici për djegien e mjetit të saj, ka dyshime për më shumë se 1 person. Gjatë pyetjes nga grupi hetimor, 27-vjeçarja ka përmendur 10 emra, për të cilët dyshon se mund të kenë ndërmarrë aktin e djegies së makinës së saj përpara banesës. Policia ka nisur hetimet në disa pista, teksa ende vijon marrja në pyetje e personave që janë përmendur nga e reja. 

Deri më tani, raportohet se janë kryer disa shoqërime në polici. 

E reja, e cila njihet nga policia pas shoqërimit një muaj më parë për prishje të qetësisë publike, hodhi dyshimet publikisht për ish-kryebashkiakun e Devollit, Bledion Nallbatin. Ajo u shpreh se me deputetin e Partisë Demokratike ka pasur konflikte në të shkuarën pasi i largoi nënën nga puna. Mirëpo, nga ana tjetër, Nallbanti ka mohuar akuzat duke paralajmëruar se do të ngrejë padi ndaj 27-vjeçares. 

Kjo nuk është hera e parë që Arapit i digjet mjeti. Në vitin 2018, disa persona ende të paidentifikuar i vunë zjarrin mjetit të saj tip 'Smart'.

3 VITE ME PARE

Akuzat e Arapit, Nallbati: Do e padis! Jemi konfliktuar kur isha kryebashkiak, s'di me kë është zënë tani

Digjet sërish mjeti i Deizi Arapit në Devoll, e reja akuzon Nallbatin:
Bledion Nallbati

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati ka  folur nga Gjermania pas akuzave të ngritura nga e reja Deizi Arapi, të cilës iu dogj makina për herë të dytë. Referuar akuzave të ngritura nga 27-vjeçarja se pas djegies së makinës së saj qëndron ai, Nallbati thotë se bashkë janë konfliktuar kur ka qenë kryebashkiak. Për sherret me punëtorin, ai shton se nuk mban përgjegjësi dhe se sapo të kthehet nga Gjermania do të ngrejë padi për shpifje ndaj Arapit.

"Jam i habitur nga këto akuza. Unë kam pasur vetëm një konflikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgjë më tepër. Besoj se është nxitur nga dikush tjetër për të bërë këto akuza. Sa i përket punëtorit tim nuk mbaj përgjegjësi për çdo punëtor që kam, me kë zihen dhe çfarë bëjnë. Sapo të kthehem nga Gjermani do të bëj një kallëzim për shpifje,"- thotë Nallbati. 

Sot, Deizi Arapit iu dogj makina për herë të dytë. E reja ka dëshmuar para grupit hetimor se i vetmi person me të cilin ka probleme është deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, njëkohësisht ish-kryebashkiak i Devollit. Konfliktet mes tyre, sipas saj kanë nisur vite më parë kur e ëma u hoq nga puna si pastruese në bashki, veprim ky që sipas 27-vjeçares ishte i padrejtë. 

3 VITE ME PARE

I dogjën mjetin, Arapi ‘shënjestron’ deputetin e PD: Kam konflikte me Nallbatin, nëse s'merren masa përfundoj në kanal

Digjet sërish mjeti i Deizi Arapit në Devoll, e reja akuzon Nallbatin:
Deizi Arapi

KORÇË- Për djegien e mjetit të saj, Deizi Arapi bën përgjegjës deputetin e Partisë Demokratike Bledion Nallbatin. Përballë grupit hetimor, ajo akuzoi ish-kryebashkiakun Nallbatin, për të cilin tha se ka pasur konflikte në të shkuarën. Arapi ka deklaruar se konflikti me Nallbatin nisi katër vite më parë, pasi nëna e saj u pushua nga puna padrejtësisht. Që nga ajo kohë, 27-vjeçarja thotë se kanë nisur konfliktet me Nallbatin.

Po ashtu, ajo bën të ditur se ditën e djeshme është ndjekur nga një person me të cilin shkëmbeu disa fjalë, i cili beson se është punonjës i karburantit në pronësi të Nallbatit.


'I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që me ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. Unë jam femër as kam vrarë dhe as kam prerë. I lutem shtetit se jeta ime është në rrezik. Nuk mund të dal dot. Unë kam dyshimet e mia se kush e ka bërë, kam parë skenën, kam parë personin që më ruante, i kam me emra, personi është treguar neglizhent, ka harruar dhe bidonin e benzinës.

Dhashë deklaratën time, emrin e personit që unë dyshoj. është diçka që ndodh dy herë, herën e parë e konsideruan aksidentale po tani? Katër vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish kryebashkiakun Bledion Nallbati. Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. Policia nuk ka cilësuar ende asgjë. Ai po me ruante, dukej se ishtë në pritje të parkimit të makinës. Djegien e makines së parë policia e konsideroi aksidentale por ja qe ngjarja po përsëritet. I lutem shtetit, është hera e dytë, herën e tretë nuk merren masa do më gjeni kanaleve e sigurtë”, ka deklaruar ajo në polici.

Ditën e sotme, policia deklaroi se mjeti në pronësi të Deizi Arapit është gjetur i djegur. Kjo nuk është hera e parë që mjeti i saj gjendet i djegur. Në vitin 2018, vajza e cila u arrestua një muaj më parë nga policia, gjeti mjetin 'Smart' të shkrumbuar.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Hera e dytë që i ndodh! Ky është mjeti i shkrumbuar i 27-vjeçares nga Bilishti

Digjet sërish mjeti i Deizi Arapit në Devoll, e reja akuzon Nallbatin:
Makina

KORÇË- Kjo është makina e 27-vjeçares, Deizi Arapit, e cila u shkrumbua gjatë orës 20:20 gjatë mesnatës. Arapi është e njohur për konfliktin me policinë e këtij qyteti ku edhe me pas u shoqërua në komisariat.

Kjo është hera e dytë që 27-vjeçares i digjet makina në derën e shtëpisë. Edhe në vitin 2018, Arapit i dogjën mjetin 'Smart', ngjarje për të cilën kishte dyshime se kush mund të ishin autorët. 

Për zjarrëvënien e sotme, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, por nuk përjashtohet mundësia e konflikteve të saj.

3 VITE ME PARE

Hakmarrje mes vajzave? U arrestua për prishje të qetësisë publike, Deizi Arapit i djegin sërish makinën

Digjet sërish mjeti i Deizi Arapit në Devoll, e reja akuzon Nallbatin:
Deizi Arapi

KORÇË- Gjatë orëve të natës është djegur një mjet në Bilisht. Raportohet se mjeti i djegur tërësisht, është në pronësi të Deizi Arapit, vajzës e cila përfundoi në komisariat javë më parë për prishtje qetësie. Kjo është hera e dytë që 27-vjeçares i djegin makinën. Në vitin 2018-të Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave. Nuk dihet nëse arsyeja e djegies së mjetit është bërë për të njëjtin motiv. 

'Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetases D. A., banuese në Bilisht, i cili ishte i parkuar para banesës.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.'- njofton policia.

27-vjeçarja u arrestua një muaj më parë nga policia e Beratit pasi u denoncua për prishtje të qetësisë publike. Po ashtu, u procedua për të njëjtën vepër edhe motra e saj 23-vjeçare. Dy vajzat e reja bërtitën në qytet teksa po udhëtonin me automjetin e tyre, duke shqetësuar në këtë mënyrë qytetarët e tjerë në orët e vona të natës.

Gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato fyen dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.

deizi arapi digjet makina e deizi arapit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet