LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok/ Mijëra të rinj mblidhen para kryeministrisë! Berisha: Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar

• Partia Demokratike zhvilloi pasditen e kësaj të shtune protestën e thirrur për mbylljen e aplikacionit TikTok. • Protesta nisi në orën 19:00 dhe u mbyll në 20:20. •Tubimi u mbajt para kryeministrisë, ku dhjetëra qytetarë u mblodhën me pankarta në duar në të cilat shkruhej “Kundër censurës”, “Martinin e vrau qeveria jo TikTok”, “E ke çuar dhe TikTok-un në emigracion etj. •Protesta ishte një marshim i qetë dhe nuk u rejgistruan incidente, përveç se në nisje të tubimit ku u hodhën disa mjete piroteknike në shenjë revolte por pa dëmtime në njerëz. •Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar. •Ai tha se kreu i qeverisë sipas tij sot u damkos si një armik i egër jo vetëm i TikTokut, por një armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarë. •Nga protesta folën gjithashtu në një prononcim për mediat edhe përfaqësues të tjerë të PD-së, si Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Asllan Dogjani si dhe aktori Mehdi Malkaj të cilët e cilësuan mbylljen e aplikacionit TikTok si një akt censurues për fjalën e lirë.•Një i ri gjimnazist mbajti gjithashtu fjalën në protestë. •Ai shpërtheu në kritika ndaj qeverisë, ndërsa ka ironizuar edhe deklaratën e një të riu të FRESH i cili gjatë fjalimit të tij në kongresion rinor të PS-së tha se rinia ishte petalja e trëndafilit socialist. •I riu i bëri thirrje kreut të qeverisë së ky i fundit mund të mbyllë TikTokun por në fund do të marrë Noc Rrokun referuar deklaratëve të këtij të fundit për opozitën dhe liderin demokrat Berisha. •Protesta e Opozitës për mbylljen e TikTokut përfundoi pas rreth një ore nga nisja. •Pas marshimit paqësor qytetarët janë shpërndarë, duke liruar kështu bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në të cilin ishte bllokuar qarkullimi për disa orë.

15 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Berisha pas mbylljes së protestës: Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar nga të rinjtë!

Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok/ Mijëra të rinj
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat pas mbylljes së protestës që u mbajt këtë pasdite e kryeministria. 

Berisha deklaroi se sipas tij sot kryeministri Rama ka marrë ndëshkimin më të madh nga të rinjtë. Sipas Berishës sot Rama u damkos si një armik i egër jo vetëm i TikTokut, por një armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarë.

Berisha u ndal edhe te fjalimet që mbajtën të rinjtë nga podiumi të cilat i cilësoi si fjalime me kuptim të thellë dhe shumë domethënëse. 

Berisha: Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve të rinj kundër censurës për lirinë e fjalës dhe të mendimit. Ju i dëgjuat fjalët e tyre, fjalë që buronin nga shpirti i tyre i lirë, që buronin nga zemra te tyre rinore.
Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar. Sot u damkos si një armik i egër jo vetëm i TikTokut, por një armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarë. U damkos përfundimisht si biri i të atit, i cili 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të poetit Havzi Nela. Pra, Edi Rama sot mori ndëshkimin më të madh, më të merituar.
Ia thanë të gjitha të rinjtë. Kurrë nuk kam dëgjuar fjalime kaq të bukura, fjalimeve kaq kuptim të thellë, fjalime me kaq pasion sa dëgjova sot në këtë shesh. Ishte dita e tyre, ishte fjala e tyre dhe unë u mrekullova nga fjalët që mbajtën.

1 MUAJ ME PARE

Përfundon protesta e PD-së për mbylljen e TikTok-ut

Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok/ Mijëra të rinj

TIRANË- Protesta e Opozitës për mbylljen e TikTokut ka përfunduar pas rreth një ore nga nisja e tij. Mijëra të rinj u mblodhën sot në sheshin para Kryeministrisë me pankarta dhe fjalime para të pranishmëve. 

Protesta e thirrur nga PD, kundërshton mbylljen e aplikacionit Tik-Tok. Partia Demokratike dhe kryetari i kësaj force politike Sali Berisha ka deklaruar se mbyllja e TikTok është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe se mbyllja e rrjetit social u bë pak përpara zgjedhjeve.

1 MUAJ ME PARE

"Ne nuk jemi petalet e trëndafilit socialist"/ Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok/ Mijëra të rinj
Protestuesi

TIRANË- Një i ri gjimnazist ka mbajtur fjalën gjatë protestës që po mbahet këtë të shtunë te kryeministria për mbylljen e aplikacionit TikTok. I riu Orest Berberi gjatë fjalës së tij për të pranishmit ka shpërthyer në kritika ndaj qeverisë, ndërsa ka ironizuar edhe deklaratën e një të riu të FRESH i cili gjatë fjalimit të tij në kongresion rinor të PS-së tha se rinia ishte petalja e trëndafilit socialist. 

Më tej i riu i bëri thirrje kreut të qeverisë së ky i fundit mund të mbyllë TikTokun por në fund do të marrë Noc Rrokun referuar deklaratave të këtij të fundit për opozitën dhe liderin demokrat Sali Berisha. 

Orest Berberi: Ne nuk jemi petalet e trëndafilit socialist, jemi qytetarë të fjalës së lirë. Edvin Rama ti deri më 12 maj ti mund të mbyllësh çfarëdo rrjeti social, por ki parasysh që kur të mbyllësh tiktokun në fund do të marrësh noc rrokun. Kur të mbyllësh tiktokun në fund do të biesh në kënetë. Në fund do të haj bufi i kënetës si një zvarranik pa shtyllë kurrizore që e vetmja gjë që di të bësh është falli që hedh te kafenetë e lagjes. Unë dua të mbyll me një diçka të bukur të një aktori, O Edvin Rama kur i shikon të gjithë këta të rinj në shesh nga cila anë do flesh. fitore më 11 maj dhe poshtë të gjithë censurat e qeverisë.

1 MUAJ ME PARE

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist!

Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok/ Mijëra të rinj
Laret Vasili

TIRANË - Një i ri ka mbajtur fjalën në protestën që po mbahet këtë pasdite para kryeministrisë për të kundërshtuar mbylljen e aplikacionit TikTok. Laert Vasili gjatë fjalës së tij për të pranishmit teksa ka folur mbi PD dhe kontributin që kjo e fundit ka dhënë në vend sipas tij, u shpreh se TikTok nuk duhet mbyllur pasi është censurë. 

Ndër të tjera Vasili u shpreh se sot sipas tij Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo artist, referuar kreut të qeverisë Edi Rama dhe liderit demokrat Sali Berisha. 

Laert Vasili: PD e ka bërë të qartë që nëse vjen në pushtet shqiptarët do të kalojnë varfërinë. Programi i PD ka një lokomotivë shumë të fuqishme që do ta tërheqë, është rinia shqiptare. Vetëm me rininë në krahë Shqipëria Madhështore mund të behët realitet i prekshëm.Më 12 Maj TikTok do të hapet dhe censura do të marrë fund. Mos harroni Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo artist! Rroftë fjala e lirë!

1 MUAJ ME PARE

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok/ Mijëra të rinj
Mehdi Malkaj

TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj ka tërhequr një paralele mes protestave që po mbahen në Serbi, në Greqi dhe në Shqipëri. Duke folur në protestën kundër mbylljes së TikTok-ut, Malkaj ka deklaruar se serbët dhe grekët i kanë tmerruar qeveritë me protestat e tyre. Ndërkohë që ka ngritur pyetjen nëse ne jemi popull dele që nuk bëhemi bashkë për protestat kundër qeverisë. 


  

“Nuk jam i dhunshëm por nuk duroj dot. TikTok-u ta heqim Tik-un e të lëmë Tok-un , të jemi Tok bashkë? Është më mirë kështu. Ky nuk ka inat me TikTok-un, por ky që i rëntë damllaja, ka inat pse kemi ne TikTok sepse nuk e administron ai sepse është Ay që një ditë do të na heqë edhe ajrin. Njerëz po për TikTok pse nuk erdhët? Çfarë ju ka bërë TikTok-u? Grekërit e dogjën Athinën për një gjë të ndodhur 5 vitë më parë, grekët e shkyen Beogradin nuk di ku të hyjë Vuçiç? Nga historia ne nuk kemi qenë dele por trima”, tha Malkaj.

1 MUAJ ME PARE

Mbyllja e TikTok/ Bardhi nga protesta: Rama kërkon të bllokojë çdo hapsirë lirie

Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok/ Mijëra të rinj
Bardhi

TIRANË - Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar se mbyllja e TikTok është sipas tij një tentativë për të vendosur censurën në vend.

Gjatë fjalës së tij në protestën që po mbahet këtë pasdite te kryeministria, Bardhi u shpreh ndër të tjera se Rama do të bëjë gjithçka që që të mbyllë sa më shumë hapësira lirie ku qytetarët dhe opozitarët të mos kenë mundësi të shprehen.

"Akti i mbylljes ë TikTok nuk ka të bëjë me arsyet e shpallura publikisht nga qeveria por me tentativën për të vendosur censurën në vend. Jemi në protestë sot në mbështetje të çdo të riu që lirinë e fjalën e ka prezumuar si diçka që nuk preket. Në 2021 Rama përdori trukun e mbylljes së kufijve që të mos lejonte votën e emigrantëve. Edhe këtë herë do të bëjë gjithçka që të mbyllë sa më shumë hapësira lirie ku qytetarët dhe opozitarët të mos kenë mundësi të shprehen",- tha Bardhi.

1 MUAJ ME PARE

"O Sali o hero"/ Berisha mbërrin në protestë, qytetarët e presin me brohoritje

Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok/ Mijëra të rinj
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në protestën e thirrur nga opozita, që po zhvillohet para kryeministrisë. Berisha është bashkuar me qytetarët të cilët ishin mbledhur me pankarta në duar, ndërsa e kanë pritur liderin demokrat me brohoritje, "O Sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do, "E duam Shqipërinë me Sali Berishën".

Berisha e ka cilësuar mbylljen e platformës online TikTok si censurë ndaj fjalës së tij. Berisha thotë se nuk e ka toleruar asnjëherë censurën dhe sipas tij nuk do të lejojë që fëmijët të përjetojnë sot të njëjtën dhunë ndaj lirisë së fjalës si dikur.

Berisha thotë se mbyllja e TikTok është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe për faktin se mbyllja e rrjetit social u bë pak përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

1 MUAJ ME PARE

Protesta për mbylljen e TikTok, Dogjani: Qeveria ka frikë nga fjala e lirë

Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok/ Mijëra të rinj
Asllan Dogjani

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani e ka quajtur vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok-ut si një përpjekje për të shtypur lirinë e shprehjes. Duke folur për mediat nga protesta, Dogjani tha se ky është një hap tjetër drejt diktaturës, ku qytetarët po detyrohen të konsumojnë vetëm lajmet e orientuara nga qeveria.  Dogjani e ka mohuar pretendimin e qeverisë se TikTok-u është një rrezik për fëmijët, duke e cilësuar atë si një justifikim të pabazuar.

"Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok-ut është një vendim për t’i mbyllur gojën qytetarëve shqiptar, opozitës, të rinjve, sepse qeveria ka frikë nga fjala e lirë. Ne jemi kthyer gati në një diktaturë dhe po na detyrojnë njerëzit që të shohin lajmet vetëm para televizorit, që t’i orientojë qeveria sipas informacioneve që jep. Ndërsa TikTok-u është një dritare, është një aplikacion ku njerëzit mund të flasin lirisht dhe të denoncojnë korrupsionin e kësaj qeverie, por është edhe një mjet për biznesin, për të reklamuar biznesin apo për familjet në nevojë që shpesh herë shteti nuk u ka dhënë ndihma dhe janë ndihmuar nga njerëz nëpërmjet TikTok-ut. Por qeveria, duke pasur frikë sidomos tani në këtë fushatë zgjedhore se nuk i kontrollon dot njerëzit, bën arsyetimin që, gjoja, TikTok-u qenka rreziku i fëmijëve tanë. Jo, nuk është e vërtetë," tha Dogjani.

1 MUAJ ME PARE

"Po censurojnë fjalën e lirë"/ Noka nga protesta: E mbyllën TikTok se ishte rrjeti i vetëm që nuk e kontrollonin dot

Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok/ Mijëra të rinj
Noka

TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, e ka cilësuar mbylljen e aplikacionit TikTok si një censurë ndaj fjalës së lirë. Në fjalën e tij nga protesta që po mbahet para kryeministrisë, Noka u shpreh se kryeministri Edi Rama do të ngelet në histori si armik i fjalës së lirë shqiptarëve.

 Sipas tij qeveria vendosi për mbylljen e TikTok pasi ishte i vetmi aplikacion që nuk e kontrollon dot dhe ishte i vetmi rrjet që tregonte hapur shkeljet e qeverisë. 

“Rama ka panik nga fjala e lirë. Komisioni i censurës me në krye Bracen këtë qëllim kishte. TikToku aplikacioni më i pa kontrolluar nga qeveria ku i çirret maska Ramës. Meqë dështoi me komisionin po përpiqet të bëjë censurën e TikTok. Do të ngelet në histori si armik i fjalës së lirë dhe shqiptarëve. Që Edi Rama ka panik nga fjala e mirë kjo është evidente. Të eleminojnë fjalën e lirë këtë synim kanë, të censurojnë çdo rrjet social që pasqyron të vërtetën. TikTok është një nga rrjetet sociale më të pakontrolluara nga regjimi dhe ishte një platformë ku i çirrej maska Ramës dhe regjimit të tij",- tha Noka.

1 MUAJ ME PARE

Protesta/ Hidhen mjete piroteknike në nisje të tubimit

Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok/ Mijëra të rinj
Protesta

TIRANË - Protesta e thirrur nga opozita për të kundërshtuar mbylljen e TikTok ka nisur. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur me pankarta në duar para kryeministrisë. 

Ndërkohë në nisje të protestës janë hedhur edhe lëndë piroteknike në shenjë revolte. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, ndërkohë që për mbarëvajtjen e protestës mbi 800 efektivë policie kanë dalë në terren.

Disa qytetarë janë mbledhur fillimisht në shesh dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë ku janë bashkuar me pjesën tjetër. 

Protesta e thirrur nga PD, kundërshton mbylljen e aplikacionit Tik-Tok. •Partia Demokratike dhe kryetari i kësaj force politike Sali Berisha ka deklaruar se mbyllja e TikTok është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe se mbyllja e rrjetit social u bë pak përpara zgjedhjeve.

1 MUAJ ME PARE

"Kundër censurës"/ Protesta për mbylljen e TikTok, qytetarët marshojnë me pankarta në duar

Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok/ Mijëra të rinj
Pankartat

TIRANË - Ka nisur protesta e thirrur nga Partia Demokratike këtë të shtunë për mbylljen e aplikacionit TikTok. Qytetarët janë mbledhur me pankarta në duart para kryeministrisë, ku shkruhet "E çove dhe Tik-Tok-un në emigracion", "Martinin e vrau qeveria jo TikToku", "Kundër censurës" etj. 

Protesta ka nisur në orën 19:00, ndërsa pritet dhe ardhja e kreut të PD-së Sali Berisha në protestë. Protesta e thirrur nga PD, kundërshton mbylljen e aplikacionit Tik-Tok. •Partia Demokratike dhe kryetari i kësaj force politike Sali Berisha ka deklaruar se mbyllja e TikTok është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe se mbyllja e rrjetit social u bë pak përpara zgjedhjeve.

1 MUAJ ME PARE

Nis protesta e Opozitës kundër mbylljes së TikTok

Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok/ Mijëra të rinj
Protesta

TIRANË- Protesta e Opozitës kundër mbylljes së TikTok ka nisur në sheshin Skëndërbej. Qindra të rinj janë mbledhur ditën e sotme në Tiranë dhe kërkojnë nga qeveria mos mbylljen e TikTokut. Protesta e sotme është e thirrur nga Opozita dhe ka në synim bllokimin e censurës, që sipas Berishës është mbyllja e TikTok.  

Të rinjtë shprehen të revoltuar nga akti i qeverisë shqiptare dhe theksojnë se mbyllja bëhet për t'i çensuarua zërat e lirë dhe denoncues të aferave korruptive të qeverisë Rama.

1 MUAJ ME PARE

Një orë para protestës së PD-së, reagon Berisha: Nuk do të lejoj që fëmijët të përjetojnë censurë!

Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok/ Mijëra të rinj
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga PD për të kundërshtuar mbylljen e aplikacionit TikTok.

Berisha e ka cilësuar mbylljen e platformës online si censurë ndaj fjalës së tij. Në një reagim në rrjete sociale Berisha thotë se nuk e ka toleruar asnjëherë censurën dhe sipas tij nuk do të lejojë që fëmijët të përjetojnë sot të njëjtën dhunë ndaj lirisë së fjalës si dikur.

Postimi i Berishës:

Gjëja që urreja më shumë ishte censura; nuk mund ta pranoj dhe nuk do ta lejoj që fëmijët tanë të përjetojnë sot të njëjtën dhunë ndaj lirisë së fjalës.

1 MUAJ ME PARE

Opozita proteston sot për mbylljen e TikTok, policia "blindon" Tiranën, 800 efektivë dalin në terren! Instalohen kamera në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok/ Mijëra të rinj
Foto ilustruese

TIRANË - Partia Demokratike do të zhvillojë pasditen e kësaj të shtune protestën e thirrur për mbylljen e aplikacionit TikTok. Protesta pritet të nisë në orën 19:00 para kryeministrisë ndërsa mësohet se për mbarëvajtjen e protestës do të jenë në terren 800 forca policie. 

Bëhet me dije se të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me kundragaz, ndërsa do të ketë gjithashtu edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë incidente të mundshme. 

Ndërkohë dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike, ndërsa policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ edhe kamera me rezolucion të lartë.

Rrugët që do të bllokohen

Policia njoftoi edhe masat të cilat ka ndërmarrë për mbarëvatjen e protestës. Në zbatim masave të ndërmarra me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia thotë se në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Gjithashtu në njoftim shtohet se në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Protesta e thirrur nga PD, kundërshton mbylljen e aplikacionit Tik-Tok. Partia Demokratike dhe kryetari i kësaj force politike Sali Berisha ka deklaruar se mbyllja e TikTok është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe se mbyllja e rrjetit social u bë pak përpara zgjedhjeve. Ai ka deklaruar se më 15 mars demokratët do të protestojnë kundër censurës, ndërsa shton se kryeministri Edi Rama nuk ka të drejtë të privojë qytetarët nga një mjet komunikimi si "Tik Tok". 

1 MUAJ ME PARE

Sot protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok-ut/ Policia: Ja rrugët ku do të bllokohet apo kufizohet qarkullimi në Tiranë

Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok/ Mijëra të rinj
Foto ilustruese

TIRANA- Policia ka njoftuar masat të cilat ka ndërmarrë për mbarëvatjen e protestës së opozitës pasditen e sotme në Tiranë. Sipas njofimit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është njoftuar nga përfaqësues të Partisë Demokratike, për zhvillimin e një tubimi, më datë 15.03.2035, nga ora 19:00 deri në orën 21:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Bëhet me dije se në zbatim masave të ndërmarra me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, më datë 15.03.2025, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia thotë se në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Gjithashtu në njoftim shtohet se në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Njoftimi:

DVP Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është njoftuar nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për zhvillimin e një tubimi, më datë 15.03.2035, nga ora 19:00 deri në orën 21:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, më datë 15.03.2025, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

protesta e opozites per tiktok

Sondazh

Poll

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama në Shkodër: Më vinte t’ju ulesha në gjunjë për t’ju kërkuar besimin

Rama: Sot kur erdha nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar...

Rama në Shkodër: Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në

Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë burrat!

Pamjet e sherrit mes Xhelal MziuT, nipit të tij dhe punonjësit të bashkisë Bulqizë

Berisha: Aty zbulova se e-Albania ishte kthyer në një kurth të tmerrshëm

Rama-bizneset 3

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Klosit dhe militantëve socialist ndaj Mziut

Rama në Shkodër: Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore

"Deri në 2029 biznesi i vogël ka zero taksë", Rama: Tavani nuk do të ndryshohet

Rama-bizneset 2

Rama për bizneset

Oratoria e kandidates socialiste në Belsh

"Pensionet janë qesharake"/ Berisha nga Saranda: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë

Zhupa në Sarandë: Kemi një program nga më të mirët, Rama do ta marrë përgjigjen e merituar në 11 maj

Rama nga Gramshi: Dikur ai ishte i çarmatosur, sot po vendos drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne!

Rama nga Gramshi: Duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen

Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Rama e mbyll me batuta me të riun në Belsh: Do Zoti të është futur ndonjë gjë në kokë se pashë...

Rama nga Belshi: 11 maji historike për BE! Nëse nuk kapet 2027 për negociatat

"Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja!" Këngëtarja-Ramës: Më vjen keq që nuk keni vajzë

Rama batuta me të rinjtë në Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka!

Rama takim me të rinjtë në Belsh: Vetëm një tifoz i një partie s’mund t’i shikojë…

Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur

Berisha: 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do e çojë pronën tek i zoti

Rama takim me bizneset: Me rrëzimin e taksës së sheshtë, kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit!

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale

Ministrja Ibrahimaj tregon tre pikat ku bazohet paketa "Paqja Fiskale"

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

Rama: Nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje

"Beteja politike është dyluftim me mjete paqësore",Rama:Politika bëhet me fjalë dhe me gjuhën shpatë

Rama: Fushata jonë e ka një çështje thelbësore, anëtarësimin në BE

"Nuk pyetën këta për fëmijët kur më nxorën mua lakuriq",Rama:Ilir Vrenozi,lideri i vërtetë i kënetës

Rama: Këta që thonë se fushata e PS është tallava janë përbuzës të kulturës shqiptare

"Flitet për gjuhën time", Rama: Ka vetëm një gjë që thashë gabim dhe kam kërkuar ndjesë!

Ezani i ndërpret fjalën/ Rama ndalon: Ta respektojmë!

"Vetëm me gratë po e mund Rama kënetën"/ Kryeministri nga Berati: Kaq sa jeni ju këtu

Rama nga Poliçani:Thonë "e ka gjysmën e qeverisë në qeli"! Ju kujtohet kur ju thoja ma jepni timonin

Rama: Do të krijohet një unazë që do të sjell më tepër investime dhe turizëm

Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun!

"Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së"/ Rama: E ekzaltoi gjithë sallën kur përmendi erotizmin tim

Rama nga Skrapari: Dera e BE-së nuk hapet kollaj

"Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti!" Rama në Skrapar: Ju këtu jeni specialistë për politikë

Rama nga Skrapari: Reformën në drejtësi e donim dhe e sollëm ne...

"Të thajmë kënetën që është bërë një pengesë!" Rama në Skrapar:Më 11 maj të shtyjmë Shqipërinë në BE

Rama në Skrapar: Shiu, oguri i bereqetit për mandatin e katërt

Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të jetë 8 orë, që fëmijët të ushqehen

Berisha: Ne do e ndryshojmë atë dhe reformën territoriale