Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Dosja e sjellë nga Franca me bisedime në aplikacionin "Sky" është "përgjegjës" për lëshimin e 15 urdhër-arresteve në kuadër të operacionit "Metamorfoza". • Burime zyrtare për Neës24bëjnë me dije se janë zbardhur qindra biseda nëpërmjet aplikacionit SKY, ndërkohë çkodimi u bë nga partnerët ndërkombëtarë. • Në dosje raportohet se ka biseda që kanë zbuluar lidhjet e politikanëve me eksponentë të njohur të botës së krimit. • E si pasojë, prokurorët e SPAK po hetojnë lidhje të reja të politikës me krimin. • Ndërkohë që pas hekurave deri më tani kanë rënë biznesmenë, ish-policë e një ish-prokuror. • Aktualisht, pas hekurave aktualisht ndodhen biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili dyshohet për vrasje me paramendim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri, i cili dyshohet për shpërdorim detyre dhe zbulim të akteve sekrete; kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita dhe 3 të tjerë, i dyshuar për korrupsion. • Kanë dalë biseda të reja që zbulojnë detaje dhe planet e vrasjes për 2 persona, por vetëm njëra prej të cilave u realizua. • Porositës ishte biznesmeni Gjoka, ndërsa planin e finalizonte fisi Bajri në Shkodër.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Përgjime të reja nga dosja 'Metamorfoza' kanë nxjerrë detaje në lidhje me ngjarjet kriminale. Mësohet se për atentatin ndaj Kleant Musabelliut, po ashtu edhe për vrasjen e Gjin Ndoj ka pasur rol biznesmeni Pëllumb Gjoka. Në dosjen e siguruar nga “BalkanWeb” theksohet se Pëllumb Gjoka ka pasur rolin e porositësit për vrasjen e shtetasit Kleant Musabelliu, duke kontraktuar shtetasin Behar Brajoviç dhe lidhje e tij.
Ndërkohë theksohet se në këmbim të vrasjes së Kleant Musabelliut, shtetasi Pëllumb Gjoka do të paguante shumën prej rreth 100.000 deri në 120.000 euro. Behar Brajoviç ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen, pra gjetjen e vrasësve me pagese.
Fillimisht janë organizuar gjashtë persona kryesisht nga Kosova dhe nga Serbia për vrasjen e shtetasin Kleant Musabelliu. Por duke se gjërat më pas kanë ndryshuar. Në dosje sqarohet se është aplikuar metoda “me ndërrim” me shtetasin Ervis Martinaj. Pra Behar Brajoviç do të vriste Gjin Boriçi (Ndoj) për llogari të Ervis Martinajt, ky i fundit thuhet se do të vriste Kleant Musabelliun, menjëherë pas vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi (Ndoj).
Pjesë nga dosja:
“Më datë 07.07.2020 shtetasi Behar Brajoviç ka komunikuar me shtetasin Pëllumb Gjoka.
Pëllumbi: Vëlla, nëse edhe një javë nuk me vjen dikush janë duke prit. A ma gjen një për me mbaru punë në Tiranë.
Behari: Po mo vlla, ça të duar, ça të kesh ti personale ta kryej unë vetë.
Pëllumbi: Jo vëlla, duhet me lek, ke ndonjë që nuk e ke afër.
Behari: A po thua për atë, për punën tënde?
Behar: Atë ta kryej unë vetë, nuk ke nevojë me i thënë kurrkujt, vetëm leji një njeri në shpinë, se ku rrin. Du me ta kry për qef.
Pëllumbi: Jo vëlla, nuk bëhet fjalë, duhet ndonjë që është larg.
Behari: Po kam edhe larg, nga Kosova, po kur takohena po flasim
Pëllumbi: Puna është se don shofer ai i Kosovës, por flasim kur të takohemi.
Behari: I kam unë me shofer dhe me tana. Nuk janë nga veriu, deri sa t;ju them se janë dy veta? Sa lek ofron se janë dy veta?
TIRANË- Gazetarja, Glidona Daci ka zbardhur detaje të tjera nga dosja “Metamorfoza” që çoi në pranga prokurorë, zyrtarë policie dhe biznesmenë. Në to janë komunikime që janë realizuar ndërmjet tyre nëpërmjet aplikacionit “Sky”, ku tregohen porositë e vrasjeve, organizimi i tyre dhe informacionet që jepen për shënjestrat. Në një pjesë të konsiderueshme të komunikimeve flitet edhe për planin e ekzekutimit të Ibrahimit Licit, Dorian Dulit e Genc Tafilit.
Astmer Bilali duke qenë lidhje e ngushtë e Behar Brajoviç (Bajri) ka pasur rolin e organizimit të kushteve me qëllim vrasjen e Ibrahim Licit, të cilin e shikon me përparësi dhe më pas dhënien ndihmë për vrasjen e Dorian Dulit për të cilin interesohet më së shumti Behar Brajoviç. Denis Brajoviç ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e Dorian Dulit dhe Ibrahim Lici.
Sipas SPAK, Prekë Kodra është kontraktuar nga Behar Brajoviç me qëllim sigurimin e personave që do të kryejnë vrasjen e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit. Ai siguronte informacione për vendndodhjet dhe lëvizjet e tyre dhe organizimin e krijimin e kushteve për realizimin e vrasjes. Aleks Ndreka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për vendndodhjen e Dorian Dulit, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit. Ai është kontraktuar nga Prekë Kodra.
Bardhyl Mavraj duke qenë lidhje e ngushtë e shtetasit Behar Brajoviç ka pasur rolin e organizimit të kushteve me qëllim vrasjen e Dorjan Dulit dhe Genc Tafilit duke kontraktuar Nuredin Dumanin etj.
Ardrit Hasanbegaj ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici duke shfrytëzuar aksesin që ka ky person kishte për shkak të detyrës si oficer policie me detyrë Shefi i Sektorit të Hetimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
Në këto komunikime shfaqet edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.
Në një moment, Preka i shkruan Beharit, “ti shiko vetë, kemi edhe raste dhe ditë të tjera, ti ruaj vetën, unë të diftoj nëpërmjet njeriut se unë për vete jam në Dukagjin në Shalë, por jam në kontakt për gjithçka. Ai personi që është aty e shef me sy me kë është dhe me çfarë po lëviz, të nis edhe foto ndoshta. Ti bëj si të jetë më e mira për ty”.
Ndërsa Behar Brajoviç i përgjigjet: Ok shok, nëse e kryej më ke mik gjithë jetën, se jam betuar për ta hek. Komunikimet mes tyre vijojnë normalisht dhe Prekë Kodra e siguron që do ta informojë për çdo gjë dhe se të dhënat e tij janë “gjithçka fikse”.
Behari i shkruan: Ok shok ishalla është edhe Genci me të.
Preka i shkruan që: Nëse është këtu me siguri e ke.
Behari i shprehet që: Edhe me djemt e axhës me qenë nuk e fali, të gjithë nuk ndaj asnjë.
Pas kësaj bisede, Behar Brajoviç flet me Astmer Bilalin.
Behari i shkruan, “a don me kry punë, është duke ardhë nga Saranda, “Braçja” me gjith Gencin””. Në rastin konkret bëhej fjalë për Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.
Astmeri i përgjigjet: Po, kur është duke ardh, kur vjen, me ca makine është?
Më vonë, Behar Brajoviç e pyet Astmer Bilalin nëse do të marrë pjesë në vrasje. Ai i thotë që e ka çdo gjë gati. Bilali shprehet se është gati.
Më datë 22.08.2020 ora 03:00 shtetasi Behar Brajovic komunikon me Astmer Bilalin. Behari i shkruan, “a don me marrë pjesë apo jo. Nesër i kena në Fushë-Krujë dhe vijnë për Shkodër, si e ke mendjen, i kam të gjitha gati, kam paguar informatorin. Vjen “Genci” me gjithë “Brahimin” prej Sarande, takohen në Fushë-Krujë se ka vdek Indrit Rraja. I kam me makina e me tana, me armë i kam bërë gati dh informatorin”.
Astmeri shkruan, “po gati jam si nuk jam gati, më trego kur me u taku”.
Komunikime mes Behar Brajoviç, Pëllumb Gjokës dhe Ardit Hasanbegaj
Behar Brajoviç ka komunikuar me Pëllumb Gjokën dhe i ka dërguar këtij të fundit numrin e telefonit të Ibrahim Licit. Më pas, Pëllumb Gjoka ia dërgon numrin e Licit, zyrtarit të policisë, Ardit Hasanbegaj.
“Unë javën tjetër jam në punë dhe duhet të jem unë në punë që ta çoj dhe e mbaj unë edhe jemi komod. Nuk kam pse t’i kërkoj ndere këtyre, e mbaj vetë, veç sa të kthehem. Ishalla të mbaj këtë ai motërq**i edhe mbarojmë punë. Ai tjetri që kemi çuar e ka ai i vogli, është konfirmuar, flet rrallë, shumë rrallë”, shprehet Hasanbegaj në bisedë, ndërsa e pyet Gjokën për një person të quajtur “Suad Lici” në Velipojë.
Në vazhdimësi Ardit Hasanbegaj i shprehet që: Ai legeni ngeli duke fol për ty, të ka bërë padrino. Po pash që kishte komunikime me një me mbiemër Lici e thash çne ky me këta. Atij nuk i ka dalë asnjëherë në vel antena, vetëm aty në shtëpi dhe është i vëllai se e njeh në zë ai lart (operatori i përgjimit), i njeh si shtëpi, jua njeh zërat. Ardriti në vazhdimësi i tregon Pëllumbit që “Dori” ka qenë në Tiranë dje, më tha ai shoku, ka takuar një zyrtar. Jo në “pol”, nuk e ka thënë si emër, një zyrtarë se i ka kërkuar takim, më tha ai shoku.
Pëllumbi i shprehet që: Do të ketë takuar ndonjë nga “Isi”.
Ardriti i shprehet që do të takohet përsëri nesër: Ka bërë dhe një bisedë me dikë dhe i ka thënë atij që ajo punë do bëhet siç kam thënë unë, jo ndryshe, sezbën. Për numrin po i them mbase ma jep. True Caller pastaj, kollaj, do pij kafe nesër me atë edhe ta tregoj.
Më datë 2 Korrik 2020, rreth orës 12.13, Brajoviç komunikon me Gjokën. Pëllumb Gjoka i jep porosi Behar Brajoviçit “që të këtë kujdes, mos të dalë shumë dhe kur të dalë dhe mos të flejë gjumë”.
Behari i shkruan që, atë ditë do të takojë Ben Nokën: Do të flas një herë me të të më ndihmoj për “Dorin” (Dorian Duli) që ta “heku” në Lezhë.
Pëllumbi shprehet: Ti duhet ta ndash mendjen për “Dorin” sepse ai shkon në Shëngjin.
Më datë 03 Korrik 2020 ora 13.38 Brajoviç komunikon me Pëllumb Gjokën. Behari i tregon që, mbrëmë e ka takuar “Benin”.
“Mirë u ndava, më tha do të ndihmoj për Dorin se shkoka në Lezhë dhe kam unë baza më tha. Shkoka me Genc Tafilin dhe me Colin. Do të ndihmoj më tha, unë kam prit me dal ti”, shprehet Brajoviç.
Pëllumbi i kërkon që ta marrë me të mirë këtë person. Disa orë më vonë, komunikojnë sërish. Ata diskutojnë në lidhje me një person me emrin “Luli” që ka shkuar për të vizituar Beharin pasi ka dalë nga burgu. Behari shprehet që ai nëndrejtorin dhe Shefin e Komisariatit i kishte të vetët.
Pëllumb Gjoka shprehet që, “ata kanë nëndrejtorin dhe shefin e Komisariatit ndërsa ne kemi shefin e Krimit të Organizuar dhe e kemi informacionin 10, që ata nuk e dinë, dhe ti mos i thuaj”.
Një javë më vonë, Brajoviç komunikon sërish me Gjokën. Ai i kërkon informacione për Ibrahim Licin. Për këtë i thotë të pyesë Ardit Hasanbegajn.
“Ma pyet atë shokun (Ardit Hasanbegaj) për “Bracen” (Ibrahim Lici) nëse është në kërkim, sepse më tha dikush që është në kërkim”, shprehet ai.
Më datë 26 Korrik 2020 ora 08.56 shtetasi Behar Brajoviç komunikon me Astmer Bilalin. Astmeri i shkruan se e ka ndjekur policia, por u shpëtoi.
“Ju kam ik, por kanë kap “Niqen”, “Arlindin” që rrin me Bardhin, shifni ju andej mos ju vjen kush”, shprehet ai.
50 minuta më vonë, Edmond Preka njofton Pëllumb Gjokën se e kishte informuar Ardit Hasanbegaj për një operacion të RENEA-s.
“Më tha me i thënë “Beharit” që mos dil sot me blind se kanë ardhur dy grupe RENEA dhe Operacionale”, thotë ai.
Në lidhje me këtë operacion të SPAK në pranga ranë ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë arrestimit, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe shoqëruesi i tij Edmond Preka.
Mes të arrestuarve po ashtu është edhe Astmer Bilali, i arrestuar në 2018-n si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.
Në pranga është edhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef për Krimet në Berat, i përjashtuar nga radhët e policisë një vit më parë, pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit. Po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim Ervis Martinaj, Behar Bajroviç dhe Eljon Hato, i konsideruar si krahu i djathtë i Martinajt.
Marrë nga Tv Klan
Vrasja e Kleant Musabelliut ish-punonjësit të Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve duhej të kryhej, dhe për këtë ishte vendosur një afat. Deri në 1 shtator 2020, vrasja duhej të ishte realizuar, dhe se ajo do behej qoftë dhe për opinion dhe reputacion. Paralelisht me përgatitjen e vrasjes së Gjin Boriçit, në ditët e para të Gushtit 2020, grupi përgatitej për vrasjen e Kleant Musabelliut në Tiranë. Vrasjen e kërkonte Pëllumb Gjoka, ndërsa atë do e kryente Ervis Martinaj dhe Behar Bajri. Ky i fundit në datën 8 gusht kishte organizuar vrasjen e Gjin Boriçit dhe më tej do vrisnin dhe një person tjetër në Tiranë të quajtur "Manuel". Edhe ekzekutimi i Manuelit do realizohej për llogari të Martinaj, ku shkëmbimi do ishte 1 me dy viktima.
Musabelliu, në 2017 për shkak të një sherri për fëmijët, i kishte futur një plumb në këmbë, Pëllumb Gjokës, duke i ulur reputacionin dhe plagosur lehtë. Me ligj Gjoka e kishte falur, por me kanun jo. Madje dyshohet se i ka çuar fjalë se ishin në gjak me të.
Musabelliu u akuzua për kanosje me armë dhe plagosje të lehtë me dashje. Por për shkak të faljes ligjore që bëri Gjoka, ish-punonjësi i burgjeve, përfitoi dhe çështja penale kundër tij u pushua. Musabelliu qëndroi në burg vetëm gjatë kohës së paraburgimit.
Por pas daljes nga burgu, Gjoka vijoi ta përndjekë me qëllim vrasjen e tij në shenjë hakmarrje, dhe për këtë punë ai kishte ngarkuar Behar Bajrin, Ervis Martinaj dhe Klaodor Hakaj. Klaodor Hakaj, është njeriu që ka survejuar hap pas hapi objektivin dhe në kohë reale, ka njoftuar Pëllumb Gjokën. Sipas dosjes në 3 gusht 2020 ora 09:53 Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si shtetasi Klaodor Haka.
Klaodori i shkruan, A4321YD "...të takoj sot, një pallat larg meje, e pash rastësisht se isha me të shtëpisë, e ndjeka dhe shkoj tek një banke. E kam ndjek gjithkund, është tek një bankë tani. Ky merr rrogë. është akoma tek bankomati duke prit radhën. Ai është, se kam 15 minuta duke e ndjek, po s'mund ti afrohem afër se kam shumë duke e ndjek. Klaodori i dërgon Pëllumbit disa foto të një personi i cili ka karakteristika fizike të ngjashme me shtetasin Kleant Musabelliu. Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klaodor Haka.
Klaodori i shkruan, se "...harrova me të thënë atë ditë, "qera e vdekjes" i kishte ra krejt, por do i q****t motra atij kurve. Është zbukuru, i ka ra nuri i vdekjes. I ka çu zoti ferrë në der të shtëpisë, hahaha..."
Vrasësit dyshohet se i kishte sjellë nga jashtë Behar Bajri. Në një bisedë mes Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës, Behari i shkruan duke e pyetur nëse, e don sakat apo të vdekur se unë ju kam thënë të vdekur, por thash të të pyes një herë.
Pellumbi përgjigjet që, të vdekur vëlla. Behari i shkruan, se këta më kollaj e kanë të vdekur. Pëllumbi i përgjigjet, edhe unë ashtu e dua.
Ndërsa ky i fundit e porosit Pëllumb Gjokën që të ekspozohet shpesh nëpër vende ku ka kamera, me qëllim ti përdorë më pas si argument nëse lindin dyshime mbi të.
Sipas dosjes franceze të siguruar nga "Ora News", në datën 10 gusht 2020 në orën 20:29 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e CSFFC8 i identifikuar si Klaodor Haka.
Klaodor i shkruan që takova ato njerëzit në Tiranë, i çova tek shtëpia e atij, ja tregova cdo gja, hyrje-dalje, rrugën që bën i dhash dhe foto dhe skicën. Ato u dukën kamikaz për këtë punë, foli me siguri dmth ik pa merak vlla e ke të kryme. Ishalla po e kryjm tha për dy dit ose një javë. U futa me makinë të tyre andej. Tash fol me Visin se ja kam dhënë foto atyne unë, ccdo gjë ja kam detaju. Ka një favor se aty hyn dhe aty del, s'ka rrugë tjetër. Oraret nga cila orë mund të dali, deri në ccfarë ore. Foli me siguri, po tha Visi tha, i q***t motra e ke në tokë. Gjushin me motorr, ishte bashkë me një tjetër që e njoh unë, është shumë i mirë për motor.
Në orën 20:47 Klaodor Haka duke përdorur C5FFC8 komunikon me përdoruesin e NP8LS4 i identifikuar si Ervis Martinaj. Klaodor e pyet, nëse e takove shokun? Në vazhdimësi Klaodori i tregon që e takova, e çova tek shtëpia, ja tregova rrugën, oraret kur lëviz, ja dhash dhe foton se kush është, çdo gjë e ka të qartë. Tani lidhu vetë ti me të se më tha që skam fol me "V". Ja dhash te gjitha infot, se vetëm një opsion, nga hyn dhe del në një vend, e ka skicën e bërë. Se e ka direkt në rrugë dhe e ka mbarë aty. Gjithsesi po erdhe ti më shkruaj, natën.
Në orën 22:10 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Behari i shkruan ...shpejt kryhet puna, fola me të... Më datë 11 gusht 2020 në orën 14:43 shtetasi Edmond Preka duke përdorur GSKC24 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klaodor Haka.
Ky i fundit i shprehet që mbrëmë u takova me do njerëz se kisha pak punë andej nga lagja ime. Më datë 12.08.2020 në orën 11.46 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka.
Behari i shprehet duke i thënë, "...o vëlla afati është deri me 1 shtator mund ti shkoj atij, është punë orësh, punë ditësh. Këtë muaj rri nëpër kamera.
Pellumbi e pyt se, "...kur e mendon ditën dhe Behari i tregon që unë me atë jam marrë, i thash si e kena lënë dhe më tha që nuk e kap data 1 shtator dhe e kam pre dorën me të. Dhe pastaj kam me ja kry atë kurvën tjetër, dy për një. Ai që iku dhe ky "Manueli" duhet me ja kry meqë ta kryn këtë.
Pëllumbi i shkruan, ...ok vëlla....
Behari i shkruan, që fleje mendjen se nuk ma han fjalën se me fitim ka dal ky dhe nuk është se është duke bërë gjë gratis. Pëllumbi i shkruan që, shikoje vetë vetëm mos na fut në borxh tek ai.
Behari i shkruan që, nuk është punë borxhi, kët e kryn dhe atë herë ja kryj unë atë, ashtu e kena lënë sepse bëra muhabet edhe kur ika me taku Benin dhe më tha që do të ndihmoj, se duhet ma e kryj atë kurv në Tiranë. Tash po presim mu kry. Se më ka kap inati dhe mua për të, për opinion duhet me ik ai.
Pëllumbi i shkruan që, po po ai duhet me ik.
Më datë 13 gusht 2020 ora 01:15 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka.
Behari i shkruan që, ...para datës 1 është e kryme puna jote, Pellumbi i përgjigjet, ok vëlla.
Në orën 15:24 Klaodor Haka duke përdorur C5FFC8 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka dhe Klaodori i shprehet që, krejt mirë është situata, çështje ditësh, plus, minus me orë të numëruara është.
Në orën 20:59 Klaodor Haka duke përdorur C5FFC8 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Klaodori i kërkon Pellumbit që, ti dërgoj fotot që i ka pas dhënë këtu në "Sky". Është mirë puna vetëm më duhej noj foto se i kam pas heq atë ditë në Shkodër. I dua për "Kapedanin" se donte me i pa, se unë i kam pas fshi.Kan has njerëzit pa merak.
Kishte qef "Kapedani" me i pa, po unë i kam pas fshi, që tek puna e Shkodrës, prandaj ti lypa ty. Është çdo gjë në rregull kan has dhe njerëzit në të, nuk ngatërrohet ky se është i vecantë me njerëzit e normal. Eshtë çdo gjë e detajuar, informacioni 10, çdo lëvizje, çdo rrugë, oraret të gjitha. E shikoj me orë të numëruara, shpejt do ham darkën.
Në orën 21:27 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka. Behari i shkruan që, deri ditën e diel mos hajde në Tiranë sepse do kryhet, të hënën mundesh me ardh.
Pëllumbi i përgjigjet që, këtu kam nejt në kamera.
Behari i shkruan duke e pyetur nëse, e don sakat apo të vdekur se unë ju kam thënë të vdekur, por thash të të pyes një herë. Pellumbi përgjigjet që, të vdekur vëlla. Behari i shkruan, se këta më kollaj e kanë të vdekur. Pëllumbi i përgjigjet, edhe unë ashtu e dua./OraNews
Në një bisedë të zhvilluar mes biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe punonjësit të policisë Shkodër, Ardrit Hasanbegaj, i cili ndiqte hetimin për vrasjen e Gjin Boriçit, Gjoka e pyet se çfarë ishte ajo e mbrëmshmja. Qëllimi i pyetjes ishte për të marrë informacion të përgjithshëm nga policia, ku hetuesi e informon Gjokën duke i thënë se "...nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllait, plus paska qenë kollarexhi...".
Pëllumbi e pyet që, "...si duket si dorë...?
Ardriti i përgjigjet që: "...ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy autorë ose më shumë. Të vështirë do e kemi, por besoj do të nxjerrim diçka..."
Pëllumbi i thotë që, "...lëreni në kollaren e vet....".
Në orën 17:09 Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet ....nëse, ky e njihte D.D sepse vëllai i këtij ka takuar Dor Dulin...?
Pellumbi i shprehet që, "...këta të vrasin dhe të vijnë edhe me u pjek.... Pëllumbi i shkruan Arditit nëse, ke info për Dorin më thuaj.
Ndërkohë siç del edhe në biseda, pas vrasjes viktimës i kanë marrë njërin prej telefonave duke ja shkrirë me zjarr. Ndërsa rrobat e përdorura autorët i kanë djegur më pas.
Në orën 02:57 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.
Denisi i shkruan në lidhje me telefonat e viktimës, "...Po vlla "Sky". Jo s’ia gjetëm. Atë tjetrin ja thymë edhe e tretëm. Fshihen vlla. E fshiva krejt prej këtu. Jo, se menduam se e ka në çantë, e paska pas në xhep. Nuk e hap kush. Ska ken me ken. Makina u djeg, teshat i djegëm. Se pyta mo vlla, veç i thash ça bane...".
Në orën 03:03, Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.
Denisi i shkruan, "...cil targa, se di për fjalë vëlla, jan dieg krejt. O vlla a djeg makina, se smë tha kush gja, është bo zhari makina. Si kena pa hiç, të fala të bën "kapedani". Jo jo, kismet nesër, po ja fusim gjumë, rrim nesër.
Në orën 03:13, Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.
Denisi i shkruan dhe e pyet: "...nëse ka dhënë gjë televizori...", gjithashtu i kërkon që "...të kishim dalë në plazh se jemi këtu në zonë, jemi përballë këtij që na morri. Mirë shife vetë po sjena mirë këtu, po tu bëshim bashkë dhe të kishim edhe cel. Mendoje vetë, po veç se jena afër makinës...".
Në orën 03:45 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.
Denisi i shkruan "Visi më shkruajti, a po vini këtej ose vi tju marrë unë, se i thash të fala ke nga ti. Thot vij t'ju marr dhe rrim ka shpia. I thash, jo jo, nesër me kismet. Po i them po ja fus gjumit dhe dëgjohena nesër...".
Në orën 09:11 Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.
Denisi i shkruan dhe i kërkon që të marrë telefonat dhe ti sjellë tek plazhi, vetëm telefonat që kena aty, se na marrin njerëzit dhe përse mos me ju përgjigj.
Në orën 09:29 Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin Denis Brajoviq.
Denisi i shkruan dhe i kërkon që të çoj dikë që të marrë telefonat që kena aty, fute edhe të "Samos" në çantë.
Në orën 11:47 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klodor Haka.
Klodori i shkruan që, jam duke ardh me "V" andej se don me ardh të telefonoj, direkt tani po nisem.
Ndërkohë në orën 12:28 Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka, të cilit i tregon që është duke ardh "Lopata" (Behari).
Pellumbi i thotë që, ...po rrim te ara thuj se ktu ka shumë njerëz..."
Edmondi dakordësohet dhe i kërkon Pëllumbit që ti thoj që, "ato" duan çelsat. (telefonat).
Pëllumbi i shkruan që, po shkon "Zeqo" ti marri se jemi bashkë.
Gjithashtu në orën 14:49 Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj, punonjës policie në Shkodër dhe njeriu që po merej me hetimin për zbardhjen e vrasjes së Gjin Boriçit.
Pëllumbi e pyet se, "...ccfarë ishte ajo e mbrëmëshmja...", duke nënkuptuar vrasjen e Gjin Ndoj.
Punonjësi i policisë Ardriti i përgjigjet që, "...nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllait, plus paska qenë kollarexhi.
Pëllumbi e pyt që, "...si duket si dorë...?
Ardriti i përgjigjet që, "...ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë. Të vështirë do e kemi por besoj do të nxjerrim diçka..."
Pëllumbi i thotë që, "...lëreni në kollaren e vet....".
Në orën 17:09 Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet ....nëse, ky e njihte D.D sepse vellai i ktij ka takuar Dor Dulin...?
Pellumbi i shprehet që, "...këta të vrasin dhe të vijn edhe me u pjek.... Pëllumbi i shkruan Arditit nëse, ke info për Dorin më thuaj.
Po kështu në orën 22:35 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka, të cilit i tregon që, ai "Dori" (Dorjan Duli) tan ditën ka nejt aty, paska pas shumë muhabet me të (me viktimën Gjin Ndoj).
Pellumbi e pyet se, "...me kë rrin "Dori" aty...?
Behari i tregon që, ...rrin me vëllain e Sandër Matis dhe me një magjyp...
Pëllumbi shprehet,... i bie që do të shkoj edhe në varrim.....
Behari shprehet që, "....nuk jam duke ik se veç ma e vra aty...".
Ndërkohë në 10 gusht 2020 ora 09:34, Klaodor Haka, duke përdorur C5FFC8 komunikon me përdoruesin e NP8LS4 i identifikuar si Ervis Martinaj, ku së bashku flasin për një makinë që dyshohet se është përdorur në vrasjen e Gjin Boriçit.
Në orën 12:27 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.
Gjoka tregon që, isha në varrim, por nejtëm larg, vetëm sa i dhamë dorën në fund. Dori (Dorian Duli) nuk ishte.
Në orën 15:01 Behar Brajoviq, duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Behari i tregon që, "...ika tek shtëpia dhe e takova, ndejtëm nja një orë dhe ikëm..."
Pëllumbi i tregon që, kam folur me dikë dhe i kam thënë që janë bërë dy vjet nga vrasja e Bardh Licit dhe mos e kanë vrarë Lict, kry me kry, kështu i thash.
Behari i thotë që, 'mirë ke bërë'.
Pëllumbi shprehet që, 'duhet me shpërnda tym'./OraNews