LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Ngrin' Shqipëria/ Temperaturat shënojnë minus, vështirësi në kalimin e mjeteve

• Moti i keq ka sjell probleme të shumta në vendin tonë. • Me javën e re, duket se shirat i kanë lënë vendin, ngricave dhe reshjeve të borës. • Në disa akse rrugore malore në qarkun e Elbasanit, temperaturat kanë arritur deri në -15 gradë Celsius, duke kërkuar ndërhyrje të vazhdueshme për garantimin e qarkullimit normal të mjeteve. • Situatë e njëjtë është edhe në disa qarqe të tjera problematike në vend, si në Korçë, apo Dibër. • Ndërkohë që në Durrës situata vazhdon të mbetet e njëjtë, ku zona të caktuara janë nën pushimin e ujit. 

4 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Bllokim rrugësh dhe temperatura të ulëta në qarkun e Elbasanit/ 10 zona të Librazhdit në errësirë

'Ngrin' Shqipëria/ Temperaturat shënojnë minus,

ELBASAN- Moti i përkeqësuar që ka përfshirë Qarkun e Elbasanit ka sjellë probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike, veçanërisht në zonat malore të rajonit. Aktualisht, mungesa e energjisë elektrike raportohet në disa fidra të Rajonit të Elbasanit, konkretisht:

-Fidri 6 Lunik – Nënstacioni Librazhd, ku pa energji janë zonat Qytezë, Qarrisht, Borovë, Zabzun dhe Stërblevë.

-Fidri 4 Polis – Nënstacioni Librazhd, ku problematika prek zonat Sopot dhe Vilan.

-Fidri 3 – Nënstacioni Librazhd, ku mungesa e energjisë është evidentuar në zonat Qershizë Banjë, Verrisht Banjë dhe Mali i Xhyrës.

OSHEE bën me dije se, grupet e punës janë në terren dhe po punohet për rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha zonat e mbetura pa furnizim. Energjia rikthehet herë pas here, por ndërhyrjet po vështirësohen nga bllokimi i rrugëve, i shkaktuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve për mirëkuptim, ndërsa  shprehen se furnizimi me energji do të normalizohet sapo kushtet të lejojnë ndërhyrje të plotë në të gjitha zonat problematike./Dosja.al 

6 MUAJ ME PARE

Moti i keq në Korçë/ Disa zona ende pa energji! Vijon puna për mbylljen e argjinaturës së lumit Devoll

'Ngrin' Shqipëria/ Temperaturat shënojnë minus,
Korçë

KORÇË- Pas reshjeve të shiut, ekipet e punës në bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit po punojnë për mbylljen e çarjes e argjinaturës së lumit Devoll.

Në një njoftimin zyrtar, prefektura e qarkut Korçë bëhet me dije se, segmentet rrugore janë të kalueshme, përveç aksit Maliq-Kufi Gramsh ku problematikë mbeten aluvionet në formë balte që vijnë nga skarpatat, kryesisht në zonën e Lozhanit. Gjithashtu prefektura njofton se, ekipet e OSHEE-së ndodhen në gatishmëri për riparimin e defekteve në terren.

Njoftimi i plotë:

"Prefektura e Qarkut Korçë informon se, sipas të dhënave nga ARRSH – Drejtoria Qendër–Lindje, gjatë natës nuk janë regjistruar reshje në akset rrugore të qarkut. Temperaturat kanë qenë nën zero dhe është kryer kriposje në zonat problematike.

Në segmentet Ersekë–Leskovik dhe Maliq–Kufi Gramsh qarkullimi vijon normalisht. Në aksin Maliq–Kufi Gramsh problematikë mbeten aluvionet në formë balte që vijnë nga skarpatat, kryesisht në zonën e Lozhanit.

Në akset Boboshticë–Dardhë, Lapidari Podgorie–Podgorie–Liqenas, si dhe në lotin 7 (Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë), është kryer kriposje sipas nevojës dhe qarkullimi është normal.

Në akset Korçë–Ersekë dhe Zemblak–Goricë–Bilisht–Miras nuk raportohen probleme, ndërsa qarkullimi rekomandohet të kryhet me goma dimërore.

OSHEE – Drejtoria Rajonale Korçë raporton se aktualisht janë 3 fiderë pjesërisht të stakuar, me një numër të kufizuar abonentësh pa energji elektrike:

Në zonën e Maliqit, 14 abonentë ruralë;

Në zonën e Pogradecit, 4 abonentë privatë;

Në zonën e Gjançit, 2 abonentë.

Ekipet e OSHEE-së ndodhen në gatishmëri për riparimin e defekteve në terren. Të gjithë fiderët që furnizojnë konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë funksionalë. Hidrovori i Pogradecit vijon punën normalisht.

Ndërkohë, vijon puna për mbylljen e çarjes së argjinaturës së lumit Devoll, me je angazhimin e mjeteve të Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit.

Nga bashkitë e qarkut nuk raportohen problematika të reja. Strukturat përgjegjëse vijojnë të jenë në terren për normalizimin e plotë të situatës dhe sistemimin e dëmeve të mbetura."/Dosja.al 

6 MUAJ ME PARE

Çahet argjinatura e Semanit/ Dëme në toka bujqësore dhe banesa në disa fshatra të Fierit

 

'Ngrin' Shqipëria/ Temperaturat shënojnë minus,
FIER 

FIER- Çarja e argjinaturës dhe prurjet e shumta të lumit Semannë ka bërë që uji të vërshojë në tokat bujqësore të disa fshatrave.

Mësohet se gjatë mesnatës, uji ka arritur të përmbytë edhe banesa në fshatin Havaleas, duke detyruar banorët të dalin në rrugë për t’u shpëtuar përmbytjeve. Ndërkohë, në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile ndërsa sipas banorëve, prurjet e lumit vijojnë ende me intensitet të lartë./Dosja.al

 

 

6 MUAJ ME PARE

Ftohtë dhe vranësira/ Ja si parashikohet moti për sot

'Ngrin' Shqipëria/ Temperaturat shënojnë minus,

Dita sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti për sot, parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera-herës deri të dendura.

Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë./Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026