LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nga sherri për një rrugë, te vrasja me armë zjarri, çfarë dihet deri tani për vrasjen e policit në Fier, autori ende në arrati

• Autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalia një ditë më parë në Fier vijon të jetë ende në arrati. • RENEA dhe grupet e FNSH janë vendosur në zona të caktuara ku dyshohet se është fshehur autori i ngjarjes, Azgan Mërnica. • Gjithashtu policia ka vendosur postoblloqe në rrugë, ndërkohë që po kontrollon automjetet të cilat kalojnë në kryqëzimin mes Semanit dhe Fierit. • Deri më tani policia ka shoqëruar 12 persona, mes tyre edhe prindërit e autorit 23-vjeçar. • Nëna e autorit ka dhënë dëshminë e saj para grupit hetimor, ku ka deklaruar se sherri mes të rinjve nisi për kalimin në rrugën e ngushtë të fshatit. • Më pas, sipas saj, ata dolën nga makinat dhe debatuan me fjalë. • Në këto momente gruaja deklaroi se u tha të rinjve "mos, mos" disa herë por djali i saj me pas e qëlloi me pistoletë policin 28-vjeçar. • Deri më tani sipas policisë, nisur nga dëshmia e nënës së autorit pista kryesore e hetimit është një konflikt çasti, ndërsa është përjashtuar pista e gjakmarrjes. • Ka dyshime se viktima dhe autori mund të jenë njohur edhe më herët, për shkak të detyrës së viktimës. • Sipas informacioneve vëllai i Azgan Mërnicës, Kiri Mërnica, aktualisht ndodhet në burg për tentativë vrasje. • Ai u arrestua më 17 prill 2021 pasi bashkë me 3 të tjerë u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj. Kiri Mërnica në kohën kur ndodhi plagosja ndodhej në ‘arrest shtëpie’ Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23 vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj.• Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuza që i mohoi.  • Novruz Cenalia do të përcillet nesër për në banesën e fundit, ndërsa para ceremonisë mortore, në teatrin e Bylistit do të mbahen homazhe në nder të tij.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vrasja e efektivit në Fier/ Nëna e Azgan Mërnicës: Debatuan për kalimin në rrugë, u thash mos disa herë, por djali e qëlloi me armë

Nga sherri për një rrugë, te vrasja me armë zjarri,
viktima dhe autori

FIER- Policia ka shoqëruar në policia disa persona lidhur me vrasjen e efektivit Novruz Cenalia në Fier. Mes të shoqëruarve janë edhe prindërit e autorit, Azgan Mërnica, i shpallur tashmë në kërkim.

Në momentin e vrasjes Mërnica ka qenë në makinë me mamanë e tij, Ajete Mërnica. Në dëshminë e saj para policisë ajo ka deklaruar se sherri mes të rinjve nisi për kalimin në rrugën e ngushtë të fshatit. Më pas, sipas saj, ata dolën nga makinat dhe debatuan me fjalë. Në këto momente gruaja deklaroi se u tha të rinjve "mos, mos" disa herë por djali i saj me pas e qëlloi me pistoletë policin 28-vjeçar.

Ndërkohë 23-vjeçari vazhdon të jetë i lirë ndërsa vijojnë kërkimet intensive nga FNSH, RENEA dhe policia e Fierit për kapjen dhe arrestimin e tij. Gjithashtu mbeten të paqarta shkaqet që çuan në vrasjen e efektivit pak metra larg shtëpisë së tij. Cenaliaj ndodhej jashtë orarit të shërbimit kur u ekzekutua pasi ishte turn i dytë.

Deri më tani sipas policisë, pista kryesore e hetimit është konflikti i çastit.  Por gjithashtu ka dyshime se dyshja mund të jenë njohur edhe më herët, për shkak të detyrës së viktimës. Sipas informacioneve vëllai i Azgan Mërnicës, Kiri Mërnica, aktualisht ndodhet në burg për tentativë vrasje. Ai u arrestua më 17 prill 2021 pasi bashkë me 3 të tjerë u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj. Kiri Mërnica në kohën kur ndodhi plagosja ndodhej në ‘arrest shtëpie’ Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23 vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj. Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuza që i mohoi. 

2 VITE ME PARE

Azgan Mërnica ende i lirë, në makinë me të në momentin e vrasjes së efektivit ishte dhe nëna e tij

Nga sherri për një rrugë, te vrasja me armë zjarri,
azgan mernica

FIER- Vijojnë kërkimet për kapjen e Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së efektivit, Novruz Cenalia dje në Fier. RENEA dhe grupet e FNSH janë vendosur në zona të caktuara ku dyshohet se është fshehur autori i ngjarjes. Gjithashtu policia ka vendosur postoblloqe në rrugë, ndërkohë që po kontrollon automjetet të cilat kalojnë në kryqëzimin mes Semanit dhe Fierit.

Për ngjarjen policia ka shoqëruar 12 persona, mes tyre edhe prindërit e autorit 23-vjeçar.Ndërkohë raportohet se nëna e tij ka dhënë dëshminë e saj para grupit hetimor. Dyshohet gjithashtu se e ëma e Mërnicës ndodhej në makinë me të, kur i biri ka qëlluar me plumb në kokë 28-vjeçarin. 

Vijojnë të mbeten të paqarta shkaqet që çuan në vrasjen e efektivit pak metra larg shtëpisë së tij. Cenaliaj ndodhej jashtë orarit të shërbimit kur u ekzekutua pasi ishte turn i dytë.

Deri më tani sipas policisë, pista kryesore e hetimit është konflikti i çastit. Dyshohet se fillimisht viktima ka debatuar me autorin Azgan Mërnica për një kalim rruge me makinë. Ata kanë qenë duke kaluar të dy me automjet në rrugët e fshatit, kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armëve.

Por gjithashtu ka dyshime se dyshja mund të jenë njohur edhe më herët, për shkak të detyrës së viktimës. Sipas informacioneve vëllai i Azgan Mërnicës, Kiri Mërnica, aktualisht ndodhet në burg për tentativë vrasje. Ai u arrestua më 17 prill 2021 pasi bashkë me 3 të tjerë u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj. Kiri Mërnica në kohën kur ndodhi plagosja ndodhej në ‘arrest shtëpie’ Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23 vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj. Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuza që i mohoi. 

2 VITE ME PARE

Babai i efektivit të vrarë në Fier punonte në sallën operative kur mori vesh lajmin tragjik, Cenalia përcillet nesër për në banesën e fundit

Nga sherri për një rrugë, te vrasja me armë zjarri,
novruz cenalia

FIER- Vrasja e efektivit 28-vjeça, Novruz Cenalia ka tronditur ditën e djeshme qytetin e Fierit. Babai i Cenaliajt punonte në sallën operative të Policisë së Fierit, kur fatkeqësisht mori lajmin tragjik gjatë kohës që ndodhej në punë për vrasjen e të birit. Novruz Cenalia do të përcillet nesër për në banesën e fundit, ndërsa para ceremonisë mortore, në teatrin e Bylistit do të mbahen homazhe në nder të tij. 

Autori i vrasjes, 23-vjeçari, Azgan Mërnica ndodhet ende në arrati, ndërsa vijojnë të mbeten të paqarta shkaqet që çuan në vrasjen e efektivit pak metra larg shtëpisë së tij. 

Cenaliaj ndodhej jashtë orarit të shërbimit kur u ekzekutua pasi ishte turn i dytë. Deri më tani sipas policisë, pista kryesore e hetimit është konflikti i çastit. Dyshohet se fillimisht viktima ka debatuar me autorin Azgan Mërnica për një kalim rruge me makinë. Ata kanë qenë duke kaluar të dy me automjet në rrugët e fshatit, kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armëve.

Por gjithashtu ka dyshime se dyshja mund të jenë njohur edhe më herët, për shkak të detyrës së viktimës. Sipas informacioneve vëllai i Azgan Mërnicës, Kiri Mërnica, aktualisht ndodhet në burg për tentativë vrasje. Ai u arrestua më 17 prill 2021 pasi bashkë me 3 të tjerë u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj. Kiri Mërnica në kohën kur ndodhi plagosja ndodhej në ‘arrest shtëpie’ Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23 vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj. Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuza që i mohoi. 

2 VITE ME PARE

Autori i vrasjes së efektivit në Fier ende në arrati/ Disa persona të shoqëruar në polici për ngjarjen, çfarë dihet deri tani

Nga sherri për një rrugë, te vrasja me armë zjarri,
azgan mernica dhe novruz cenalia

FIER- FNSH, RENEA dhe forcat policore të Fierit vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit 28-vjeçar, Novruz Cenalia në Fier. Pasi qëlloi me një plumb në kokë efektivin që po shkonte të merrte shërbimin, 23-vjeçari Azgan alias Asllan Mërnica u largua nga vendi i ngjarjes me makinë, të cilin e la tek një nga të afërmit e tij dhe më pas dyshohet se është larguar në këmbë.

Sipas raportimeve, deri më tani janë shoqëruar në polici 12 persona për ngjarjen, familjarë të autorit të cilët janë marrë në pyetje nëse kanë dijeni për vendndodhjen e 23-vjeçarit. Pak orë pas ngjarjes ditën e djeshme, policia njoftoi se ofron 30 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit, ndërsa autoritetet i kanë bërë thirrje të vetëdorëzohet. 

Ka dyshimet se viktima dhe autori mund të jenë njohur më parë. Sipas informacioneve vëllai i Azgan Mërnicës, Kiri Mërnica, aktualisht ndodhet në burg për tentativë vrasje. Ai u arrestua më 17 prill 2021 pasi bashkë me 3 të tjerë u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj. Kiri Mërnica në kohën kur ndodhi plagosja ndodhej në ‘arrest shtëpie’ Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23 vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj. Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuza që i mohoi. 

Deri më tani sipas policisë, pista kryesore e hetimit është një konflikt çasti, ndërsa është përjashtuar pista e gjakmarrjes.  Dyshohet se fillimisht viktima ka debatuar me autorin Azgan Mërnica për një kalim rruge me makinë. Ata kanë qenë duke kaluar të dy me automjet në rrugët e fshatit, kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armëve. Raportohet se efektivi ishte duke shkuar në punë, pasi ishte turni i dytë, ndërsa u qëllua me plumb në kokë nga autori i cili vijon të jetë në arrati.

vrasja fier azgan mernica novruz cenalia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet