LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore në veri të vendit, del nga shtrati lumi Ishëm në Krujë

• Ashtu siç ishte parashikur ditën e sotme vendi u "pushtua" nga moti i keq duke sjellë edhe problematikat e para që në orët e para të mëngjesit. • Vendi u ndikua nga masa ajrore të paqëndrueshme duke sjellë reshje shiu në një pjesë të vendit si dhe dëborë në pjesën tjëtër. • Qarqet më te prekura nga këto rrebeshe dhe probleme me borën i kanë hasur Shkodra, Tirana, Elbasani dhe Korça. • Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe të borës në disa zona në rrugët urbane dhe interurbane janë krijuar vështirësi në qarkullim ndërsa policia po mundohet për të vënë situatën në kontroll. •  Firmat kontraktore për mirëmbajtjen dhe pastrim e rrugëve po punojnë për të pastruar borën dhe inertet që bien si pasojë e reshjeve të shiut. • Në qytetin e Shkodrës mësohet se disa akse rrugore janë bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës përkatësisht akset Bogë-Qafë Thore dhe Fushë Arrëz- Iballë. • Lëvizja e mjeteve është e kalueshme me zinxhirë në akset Kir-Mali i Shoshit, Pukë-Fushë Arrëz, dhe Fushë Arrëz-Qafë Mali- Fierzë. • Përveç bllokimit të rrugëvë mësohet se ka probleme edhe me energjinë elektrike në disa fshatra të Shkodrës ndërsa në Gjirokastër ka shpëthyer transformatori duke lënë gjysmën e qytetit pa energji. • Në një situatë tillë nuk mund të mos ndodhnin edhe aksidente ku i pari u regjistrua ne Devoll ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

20 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Moti i keq dhe reshjet e dendura dëmtojnë fasadën e pallatit në Milot, deputeti i PD: Dëshmi e korrupsionit me fondet e rindërtimit

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore

MILOT- Kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë përfshirë që në orët e para të mëngjesit gati gjithë Shqipërinë, ku janë raportuar problematika të ndryshme.

Edhe në Milot nuk kanë munguar incidentet, ku fasada e një pallati në Milot, në bashkinë e Kurbinit është dëmtuar pas reshjeve të dendura. Fatmirësisht nga dëmtimi i pallatit nuk është dëmtuar asnjë person, ndërsa raportohet se godina e pallatit ishte restauruar pak muaj më parë si pjesë e programit të rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe deputeti demokrat Kastriot Piroli, i cili është shprehur se kjo është një dëshmi e korrupsionit dhe babëzisë së kryebashkiakes së Kurbinit. Sipas tij miliona euro të hedhura në Kurbin pas tërmetit të 2019-ës dhe fasadat që shemben janë një standart punimesh i përdorur në të gjithë fasadat e pallateve në qytet.

 

2 VITE ME PARE

Ministria e Mbrojtjes me përditësime për situatën nga reshjet: Problematikat më të shumta në Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan dhe Korçë

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim të situatës nga reshjet në vend, që duket se po shkon drejt normalizimit. 

Sipas njoftimit, grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë. Bëhet me dije se në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

“Situata e krijuar nga moti i keq në të gjithë vendin është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha strukturave shtetërore. Grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet deri në zonat më të thella për të qenë pranë çdo banori, veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë, ku reshjet e borës dhe shiut kanë krijuar problematika.

Në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës.
Përsërsim thirrjen për të gjithë qytetarët të kufizojnë lëvizjet e panevojshme në këtë situatë dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në rast nevoje!”, thuhet në njoftim.

2 VITE ME PARE

Ulet intensiteti i reshjeve, rihapet për qarkullimin e mjeteve aksi Bogë-Theth

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore
foto nga aksi rrugor boge-theth

SHKODËR- Në aksin Bogë-Theth intensiteti i reshjeve të dëborës ka rënë, por mjetet borëpastruese po vijojnë punën për pastrimin e rrugës. Tashmë rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve, sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

“Në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e dëborës zgjerimin e pjesës kaluese dhe shpërndarjen e kripës për evitimin e ngricave. Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shprehet ARRSH.

2 VITE ME PARE

Reshjet e dëborës në Fushë Arrëz/ Situata vijon të jetë e vështirë, disa makina mbeten të bllokuara

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore
foto ilustruese

FUSHË ARRËZ- Teksa i gjithë vendi ka që në mëngjes nën pushtetin e dëborës, reshjeve të shiut dhe temperaturave të ulëta, situata paraqitet shumë problematike në Fushë Arrëz. 

Raportohet se në aksin rrugor të Iballes janë bllokuar edhe 5 automjete të tjera, përveç atyre që ishin më herët. Një fadromë dhe foristradë janë nisur për ndihmë. Gjithashtu rrugët që lidhin fshatrat me qendrat administrative janë të bllokuara, nga dëbora, trashësia e së cilës ka shkuar 1 metër. Mësohet se vijon edhe mungesa me furnizim të energjisë elektrike në disa fshatra. Momentalisht reshjet e dëbores kanë pushuar.

Më herët pasditen e sotme, në një prononcim për Top Channel, kryebashkiaku Hil Curri, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe bëri apel për ndihmë, pasi sipas tij për shkak të bllokimit nga bora, rrezikohen jetë njerëzish.

“Bashkia Fushë Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Janë dy njësi administrive Iballë dhe Fierzë të bllokuara. Gjendja është jashtëzakonishtë e rëndë. Kërkojmë ndërjyrje sa më shpejt të jetë e mundur pasi rrezikohen edhe jetë njerëzish”-u shpreh kryebashkiaku Hil Curri.

Sipas kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit janë në total 12 fshatra totalisht të bllokuar, ndërsa mjetet e pastrimit kanë mundur të mbërrijnë deri në Iballë. Në fshatrat e izoluar nga bora mungon energjia elektrike, ndërsa është e pamundur edhe ndërhyrja me helikopter.

Në Iballë, aty ku janë bllokuar dhjetëra mjete në rrugë ishte edhe nënkryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Mikel Qafa.

“Jemi në aksin Fushë Arrëz e Madhe, jemi në një situatë alarmante. Bashkia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme sepse reshjet e borës janë deri mbi një metër lartësi dhe kemi thuajse dy ditë pa energji elektrike. Po presim të riparohet por vështirë. Me mjetet që ka në dispozicion bashkia po përpiqemi të bëjmë maksimumin, por është shumë e vështirë sepse kemi nevojë për mjete më të mëdha dhe më të mira. Të shpresojmë për më mirë. Përpos reshjeve të dëborës kemi edhe erëra të forta që po fryjnë nga veriu kryesisht, kemi makina të bllokuara për disa kilometra këtu”- shprehet Qafa.

Reshjet kanë qenë intensive në të gjithë qarkun e Shkodrës. Aksi Bogë-Qafë Thore, raportohet të jetë i bllokuar, duke izoluar kështu fshatin turistik të Thethit. Ndërsa rruga e Vermoshit kalohet vetëm me zinxhirë. E kalueshme me zinxhirë është edhe rruga nacionale Pukë – Fushë Arrëz – Mirditë.

2 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ Përmbyset borëpastruesja në Rrugën e Kombit

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore
borepastruesja

KUKËS- Si pasojë e kushteve të këqija të motit qarkullimi u vështirësua gati në çdo aks rrugor.  Një mjet borëpastrues u përmbys gjatë punës në rrugën e Kombit në afërsi të tunelit të Kalimashit.

Drejtuesi i mjetit fatmirësisht nuk mori lëndime, ndërsa u desh ndërhyrja e mjeteve të tjera të rëndë për largimin e borëpastrueses nga rruga.

Aktualisht rruga e kombit nga Miloti në Morinë është e kalueshme, por në disa vende kërkohet qe drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes për shkak të prezencës së dëborës.

2 VITE ME PARE

Reshjet e dëborës vijojnë në gjithë qarkun e Korçës, 21 borëpastruese në terren

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore
foto ilustruese

KORÇË- Në qarkun e Korçës reshjet e dëborës vijojnë akoma, teksa raportohet se akset kryesore nacionale e ato turistike po kriposen dhe po mirëmbahen. 

Në terren janë 21 borëpastruese, 8 fadroma, 11 kamionçina dhe 7 kamiona, kryesisht në akset Qafë Thanë- Pogradec- Korçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Leskovik-Çarshovë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, K/Zëmblak-Doganë- Goricë, Maliq-Lozhan Moglicë, Podgorie-K/Zvezdë, Bilisht-Miras.

Sakaq, raportohet se nga bashkitë po punohet për rrugët dytësore, lidhëse dhe qendrat e qyteteve, ndërsa deri tani është bashkëpunuar dhe me strukturat e policisë për normalizimin e qarkullimit. Po ashtu autoritetet kanë këshilluar drejtuesit e automjeteve për përdorimin e gomave dimërore dhe zinxhirëve.

2 VITE ME PARE

Vijojnë reshjet e dendura të dëborës në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia bllokon lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore
foto nga librazhdi

LIBRAZHD- Reshjet e dendura të dëborës, kanë bërë që strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, të rrisin prezencën e shërbimeve të Policisë në të gjitha akset rrugore urbane e rurale. 

Aksi rrugor "Librazhd-Qafë Thanë" është përfshirë nga reshjet e dëborës, dhe aktualisht lëvizja e automjeve kryhet vetëm me zinxhirë.

Ndërkohë, në këtë aks rrugor është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë. Njëkohësisht, shërbimet e Policisë janë në kontakt të pandërprerë më përfaqësuesit e pushtetit vendor, emergjencat civile dhe kryetarët e fshatrave, me qëllim monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në kohë, në rast nevoje.

 

2 VITE ME PARE

Reshjet e dendura të shiut/ Del nga shtrati lumi Ishëm në fshatin Murqinë të Krujës, përmbyten dhjetëra hektarë tokë

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore
foto ilustruese

KRUJË- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumit Ishëm në fshatin Murqinë të Krujës duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë.

Në këtë fshat situata paraqitet më problematike, ku është përmbytur dhe rruga e lagjes fundore e cila aktualisht është e kalueshme vetëm me mjete te larta. Gjithashtu, prezencë uji nëpër ara ka dhe në Bilaj, Derven, Mallkuc etj.

2 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ Probleme me energjinë në veri, në porte dhe aeroporte situata paraqitet normale

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore
foto ilustruese

TIRANË- Ministrja e Infrastukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka treguar si paraqitet situata në akset rrugore, porte dhe aeroporte, si dhe si paraqitet situata me furnizimin me energji dhe ujë të pijshëm.

Përmes një njoftimi në rrjetet ajo u shpreh se intensiteti i lartë i reshjeve të dëborës ka krijuar vështirësi në disa prej akseve rrugore, ndërsa tha se rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë në të gjitha zonat ku janë regjistruar reshje dëbore.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm, Balluku shprehet se 37 fidera jashtë pune. Situata më e rënduar me defekte konstatohet në rajonin e Burrelit, Shkodrës dhe Kukësit, ku stakimi i energjisë ka ardhur si pasojë e këputjes së përcjellësave, thyerjes së izolatorëve apo dëmtimi i kabllove, ndërsa situata e furnizimit me ujë paraqitet normale. Po ashtu në portet dhe aeroportet e vendit nuk janë evidentuar problematika nga përkeqësimi i kushteve atmosferike.

POSTIMI I PLOTË:

Vendi ynë, prej mbrëmjës së djeshme, është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe dëbore, shoqëruar edhe me erëra të forta. Për menaxhimin e situatës në terren janë angazhuar me kapacitete të plota të gjitha strukturat të cilat janë nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

AKSET RRUGORE

Intensiteti i lartë i reshje të dëborës ka krijuar vështirësi në disa prej akseve rrugore. Në Rrugën e Arbrit po punojnë 5 borëpastruese. Në pjesën e bypass-it të Murrizit rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të vështirësive në qarkullim. Edhe në rrugën e Kombit, pavarësisht reshjeve të dëborës, vijon qarkullimi i automjeteve. Në segmentet Peshkopi-Maqellarë dhe Ulëz-Burrel vazhdojnë reshjet e dëborës. Mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje dhe segmentet janë të hapura. Në akset Vau Dejës-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë ka reshje të shumta dëbore. Po punohet me 4 borëpastruese. Qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me kujdes, veçanërisht në segmentin Fierzë-Qafë Shllak pasi era e fortë përhap dëborën nga bankina në rrugë. Edhe në akset Qafë Plloçë-Maliq, Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë kanë nisur reshjet e dëborës me intensitet, po punohet me borëpastruese për pastrimin e tyre. Qarkullimi vijon normalisht. Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë në të gjitha zonat ku janë regjistruar reshje dëbore.

FURNZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

Mbi 1500 punonjës janë angazhuar në terren në të gjithë vendin nga ana e OSSH për menaxhimin e situatës dhe ndërhyrjen në një kohë sa më të shpejtë për çdo problematikë. Prioritet mbetet furnizimi me energji elektrike i objekteve të rëndësisë së veçantë. Si pasojë e motit janë 37 fidera jashtë pune. Situata më e rënduar me defekte konstatohet në rajonin e Burrelit, Shkodrës dhe Kukësit, ku stakimi i energjisë ka ardhur si pasojë e këputjes së përcjellësave, thyerjes së izolatorëve apo dëmtimi i kabllove. Defektet më së shumti janë evidentuar në zonat e thella rurale ku linjat janë ajrore. Me gjithë vështirësitë e motit po vijon puna për riparimin e tyre. Gjithashtu, ka pësuar defekt edhe një prej fiderave të nënstacionit Lezhë, i cili furnizon me energji elektrike Hidrovorin Gocaj dhe Fideri 7 N/St Lezhë që furnizon me energji elektrike hidrovorin Grykëzezë. Të gjitha linjat 35Kv, si dhe fiderat e tjerë dalës 20/10/6 KV që furnizojnë hidrovorët janë në skemë normale të furnizimit me energji elektrike. Prej mëngjesit të sotëm, si pasojë e erës së fortë, janë stakuar linja 400 kV Tirana 2 – Podgoricë dhe Tirana 2-Koman, pa ndikim tek konsumatorët. Situata në kaskadën e Drinit paraqitet normale.

FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM

Situata e furnizimit me ujë paraqitet normale dhe pa problematika. Edhe impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura janë në funksion të plotë dhe nuk janë raportuar problematika. Të gjitha ekipet e shoqërive rajonale UK janë në gatishmëri.

PORTET DHE AEROPORTET

Në Portin e Durrësit situata paraqitet normale. Tragetet kanë mbërritur në kohë dhe në terminalet portuale vijon pa ndërprerje përpunimi i mallrave. Edhe në Portin e Vlorës nuk raportohen problematika. Lëvizja e tragetit ka vijuar sipas orarit të parashikuar. Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka vijuar punën normalisht pa vonesa apo anulime. Edhe në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit nuk janë evidentuar problematika.

2 VITE ME PARE

Aksi Qafë Murrizë në rrugën e Arbrit vijon i bllokuar nga dëbora, si paraqitet situata në qarkun e Dibrës

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore
pamje nga bulqiza

TIRANË- Segmenti i Qafës së Murrizit në rrugën e Arbrit vijon të mbetet e bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të borës, duke paralizuar lëvizjen e mjeteve nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas, lëvizja e të cilave kryhet nga aksi i vjetër rrugor.

Sipas njoftimit të policisë, akset Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Peshkopi-Kala e Dodës -Kukës; janë të kalueshme dhe lëvizja e mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.

Policia e Shtetit thotë se ka shkaktuar prezencën në Qarkun e Dibrës, si dhe u bën apel shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar.

REAGIMI I PLOTË: 

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ka shtuar prezencën e shërbimeve të Policisë në të gjitha akset rrugore urbane e rurale, për shkak të motit që vijojnë të bien reshje të dendura dëbore, me qëllim për t'iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.

Aktualisht rruga e Arbrit pjesa e aksit të bypass Qafë Murrizë për shkak se vijojnë të bien reshje të dendura dëbore, vijon të jetë i bllokuar dhe lëvizja e automjeteve drejt Tiranës dhe anasjelltas, vijon të kryhet nga aksi i vjetër rrugor.

Akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Peshkopi-Kala e Dodës -Kukës; janë të kalueshme dhe lëvizja e mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.

Njëkohësisht, Inspektorët dhe specialistët e policimit në komunitet janë në zonat që mbulojnë dhe janë në kontakt të pandërprerë më përfaqësuesit e pushtetit vendor, emergjencat civile dhe kryetarët e fshatrave, me qëllim monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në kohë, në rast nevoje.

Policia e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore e zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren.

2 VITE ME PARE

Moti i keq sjell probleme edhe në Berat, rrëshqitje gurësh në aksin nacional Berat-Poliçan-Skrapar, vështirësohet qarkullimi

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore
Foto ilustruese

BERAT- Shirat e rrëmbyeshëm të cilat kanë pushtuar vendin kanë sjellë probleme në qarkullim edhe në qarkun e Beratit sidomos në aksin nacional Berat-Poliçan-Skrapar. Mësohet se në fshatrat Vodicë dhe Fushë-Peshtan ka rrëshqitje të gurëve në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Bashkia e Poliçanit ka vendosur në këtë segment rruge punonjës të mirëmbajtjes, për të normalizuar situatën në rrugë. Kjo rrugë është problematika sa herë që bie shi dhe mjaft e rrezikshme në qarkullim, sidomos gjatë natës pasi aksi nuk ka as drita.

 

2 VITE ME PARE

Moti i keq dhe reshjet e dendura të dëborës, bashkia e Fushë-Arrëzit shpall gjendje të jashtëzakonshme

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore
Pamje nga rrugët e bllokuara

FUSHË-ARRËZ- Bashkia Fushë-Arrëz ditën e sotme ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe situatës me të cilën po përballet. Lajmin e ka ndarë kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri i cili më tej shtoi se Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës.

“Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të bores! Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës. Bashkia Fushë-Arrëz do të bej të pamunderen për të ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punen me Emergjencat Civile Kombetare për të përballuar situatën”, shkruan Curri në Facebook.

2 VITE ME PARE

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina përplaset me mjetet e mirëmbajtjes, 1 i plagosur

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore
Foto Ilustruese

KLOS- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Arbrit. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetet e mirëmbajtjes së rrugëve. Nga përplasja ka mbetur një person i lënduar rëndë. Ndërkohë që i plagosuri është sjellë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Njoftimi i Policisë:

Klos/informacion paraprak Në aksin rrugor të fshatit Fshat, shtetasi T.K., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi M.S., i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të kushteve të motit dhe akset me dëborë, të moderojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë pasi bëhen burim aksidenti për veten e tyre dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Dëbora përfshin Elbasanin, Policia: Aksi Përrenjas-Qafë Thanë të kalohet me zinxhirë

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore
Rruga e bllokuar

ELBASAN- Moti i keq ka bërë që policia e Elbasanit të angazhohet për pastrimin e rrugëve. Shkak bëhet moti i keq dhe reshjet e dëborës. Gjithashtu aksi rrugor Prrenjas-Qafë Thanë është përfshirë nga reshje dëbore dhe nuk lejohet që automjetet të kalojnë pa goma dimërore dhe pa zinxhirë.


Njoftimi i Policisë:

Qarku Elbasan Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka rritur prezencen e shërbimeve të Policisë në akset rrugore urbane e rurale, për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës, me qëllim për t'iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve. Aktualisht aksi rrugor Prrenjas-Qafë Thanë është përfshirë nga reshje dëbore,dhe nuk do të lejohen që automjetet të kalojnë pa goma dimërore dhe pa zinxhirë.

Njëkohësisht po bashkëpunohet me pushtetim vendor dhe firmat kontraktuese për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëror, të ndjekin udhëzimet e shërbimeve tona të Policisë Rrugore Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

2 VITE ME PARE

Era e fortë përmbys kamionin në aksin Lezhë-Milot, moti i keq sjell vështirësi në qarkullim

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore
Pamje nga vendi i ngjarjes

MILOT- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin e vjetër Milot-Lezhë. Mesohet se për shkak të motit të keq dhe erës së fortë është përmbysur një kamion.  Kjo ka sjellë problematika të shumta në akset rrugore dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

 

2 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ Dëbora bllokon disa akse rrugore në Shkodër, probleme edhe me energjinë elektike

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore
Foto ilustruese

SHKODËR- Moti i keq dhe reshjet e shiut e dëborës kanë pushtuar ditën e sotme vendin duke sjelle probleme në disa qytete. Në qytetin e Shkodrës mësohet se disa akse rrugore janë bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Bëhet fjalë për akset Bogë-Qafë Thore dhe Fushë Arrëz- Iballë të cilat janë bllokuar.

Lëvizja e mjeteve është e kalueshme me zinxhirë në akset Kir-Mali i Shoshit, Pukë-Fushë Arrëz, dhe Fushë Arrëz-Qafë Mali- Fierzë. Bora arrin deri në 20 centimetra në Qafën e Thorës ndërsa në pjësën e poshtme të Shkodrës nuk ka dëborë.

Përveç bllokimit të rrugëvë mësohet se në fshatrat e Malësisë së Madhe apo të Dukagjinit ka probleme edhe me energjinë elektrike. Problemet më të mëdha janë në zonat malore të qarkut të Shkodrës, zona e Dukagjinit apo Malesisë së Madhe, Pukës, Fushë Arrëzit. Prej dëborës ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve ndërsa janë marrë masa për të mbajtur hapur akset rrugore.  

2 VITE ME PARE

Moti i keq shkak/ Aksident në Devoll, makina del nga rruga, dy të lënduar

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore
Foto Ilustruese

DEVOLL- Një aksident ka ndodhur paraditën e sotme në Devoll. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Shkak për aksidentin është bërë koha e keqe dhe moti me shi. Ndërkohë që nga aksidenti kanë mbetur dy persona të plagosur, të cilët janë dërgyar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

2 VITE ME PARE

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia thirrje për kujdes të shtuar: Moderoni shpejtësinë dhe mos kryeni parakalime të gabuara!

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore

Reshjet e borës në vend

TIRANË- Ndryshimi i motit dhe reshjet e dëborës të cilat kanë përfshirë vendin tonë ditën e sotme kanë sjëllë problematika në disa vende duke sjellë që të ketë vështirësi në qarkullim si dhe bllokim të rrugëvë. Në lidhje me situatën ka reaguar edhe policia ku ka bërë më dijë se ka kaluar në gatishmëri në të gjithë vendin në rast nevoje.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe të borës në disa zona, në rrugët urbane dhe interurbane janë krijuar vështirësi në qarkullimn e mjeteve dhe të këmbësorëve. Firmat kontraktore për mirëmbajtjen dhe pastrim e rrugëve po punojnë intensivisht për të pastruar borën dhe inertet që bien si pasojë e reshjeve të shiut. Gjithashtu policia ka bërë thirrje për të gjithë shoferët që të jenë të kujdesshëm.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit, për shkak të vështirësimit të qarkullimit të mjeteve, nga reshjet e shiut dhe të borës, ka kaluar në gatishmëri në të gjithë vendin, për t’iu ofruar ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve. Në DPPSH dhe në çdo Drejtori Vendore të Policisë, janë ngritur grupe drejtimi për të koordinuar punën dhe për të menaxhuar informacionet që sigurohen nga të gjitha zonat e vendit. Forcat Kombëtare të Sigurisë, së bashku me grupet e evakuim -shpëtimit dhe Policinë Alpine që janë pjesë e kësaj force, janë në gadishmëri për t’iu dhënë ndihmë qytetarëve, në rast nevoje.

Inspektorët dhe specialistët e policimit në komunitet janë shpërndarë në zonat që mbulojnë dhe janë në kontakt të pandërprerë më përfaqësuesit e pushtetit vendor, emergjencat civile dhe kryetarët e fshatrave, me qëllim monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në kohë, në rast nevoje. Të gjithë punonjësit e Policisë Rrugore kanë dalë në terren, për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve që kanë kërkuar ndihmë duke telefonuar në 112.  Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe të borës në disa zona, në rrugët urbane dhe interurbane ka prezencë të shtuar të ujit dhe të borës, që krijon vështirësi në qarkullimn e mjeteve dhe të këmbësorëve. Firmat kontraktore për mirëmbajtjen dhe pastrim e rrugëve po punojnë intensivisht për të pastruar borën dhe inertet që bien si pasojë e reshjeve të shiut.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera në rrugë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit. Gjithashtu, Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos qëndrojnë në vende të pasigurta, duke qenë se për shkak të reshjeve dhe erës, mund të rrëzohen pemë ose mund të bien sende të forta nga lartësitë. Policia e Shtetit është në gadishmëri të plotë dhe për çdo rast nevoje për ndihmë, drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët të telefonojnë numrin pa pagesë 112.

2 VITE ME PARE

Shpërthen transformatori në Gjirokastër, gjysma e qytetit pa energji elektrike

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore
Foto Ilustruese

GJIROKASTËR- Transformatori i qytetit të Gjirokastrës ka shpërthyer në flakë ditën e sotme. Mësohet se nga shpërthimi i transformatorit ka ngelur gjysma e qytetit pa energji elektrike. 

Ende nuk dihet shkaku që ka ndodhur shpërthimi. Ndërkohë që OSHEE nuk ka nxjerr një njoftim për ngjarjen. Në vendngjarje ka shkuar grupi i zjarrfikëses dhe po punon për shuarjen e flakëve.

2 VITE ME PARE

Moti i keq përfshin vendin, reshje shiu në të gjithë territorin, si parashikohet moti për sot

Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Bllokohen disa akse rrugore
Reshje shiu

TIRANË- Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në qarqet, Shkodër Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 9°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 8 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026