LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq/ Përmbytje dhe bllokim nga dëbora në disa qytete në vend. Durrësi ende nën ujë, ja si paraqitet situata në vendet e tjera

• Reshjet e dendura të shiut dhe të dëborës në disa vende vijojnë të shkaktojnë probleme masive në vend. • Mësohet se në disa akse rrugore të vendit ka pasur rënie gurësh, inerte dhe prezencë të ujit, për shkak të reshjeve të shiu gjatë natës. • Përmes një njoftimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), thotë se ka problematika në disa akse rrugore. • Në Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi po kryhet me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës, në Valare-Erind-Çajup (km 7+600) ka rrëshqitje aktive dhe aksi është i bllokuar. • ARRSH njofton se në aksin Korçë-Dardhë (km 9+00), ka pasur shkarje anësore e trupit të rrugës, ndërsa në aksin Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit), pati shkarje masive aktive dhe zgjerim të çarjes rreth 10 cm. • Gjithashtu, rrëshqitje dherash ka pasur edhe në Librazhd-Qafë Thanë dhe në aksin Dushaj-Lekbibaj, ka rënë masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit dhe qarkullimi vijon me kujdes. • Reshjet e denduara të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive edhe në fshatin Miliskajë të Krujës. • Për shkak të përmbytjeve, disa banorë kanë mbetur në qiell të hapur prej 4 ditësh, pasi shtëpitë e tyre janë dëmtuar. • Duke folur për mediat, banorët shprehen se nuk mund të largohen, pasi kanë çdo gjë në fshat. Ata shprehen gjithashtu se shteti, komuna dhe bashkia nuk kanë shkuar për t'i ndihmuar. • Gjithashtu reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytjen e 266 hektarëve tokë në Bashkinë e Shkodrës. • Nga këto, 130 hektarë janë nën ujë në fshatrat Obot dhe Muriqan, 35 hektarë kryesisht në Pentar dhe 101 hektarë në Velipojë. • Sipas bashkisë, nivelet e ujit në lumenjtë Bunë dhe Drin mbeten të kontrolluara, megjithëse pësuan rritje, krahasuar me 24 orë më parë. • Ndërkohë, Prefektura e qarkut të Durrësit ka publikuar raportin e përditësuar mbi situatën e krijuar nga reshjet e shiut, ku u shkaktuan përmbytje masive. • Sipas njoftimit të autoriteteve në Bashkinë Durrës janë evakuuar 848 banorë dhe vazhdon puna për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga uji nëpër banesa. • Gjithashtu bëhet me dije se në Sukth 2800 ha tokë ndodhen ende nën “pushtetin e ujit”. • Prefektura e Qarkut Durrës njofton gjithashtu se strukturat e Bashkisë dhe ato të strukturave operacionale të emergjencave ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.

4 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Ministri Salla në Mamurras: Evakuim i gjësë së gjallë, strukturat në terren për evidentimin e dëmeve për fermerët e prekur nga reshjet 

Moti i keq/ Përmbytje dhe bllokim nga dëbora në disa qytete

MAMURRAS- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në Mamurras, së bashku me Kryetaren e Bashkisë, Majlinda Cara, në një vizitë në fermën e fermeres Flora Brozi, e cila mbarështon rreth 120 krerë bagëti dhe shpendë.

Si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit dhe problematikave të krijuara nga përmbytjet, është asistuar në evakuimin e tufës së bagëtive, e cila aktualisht është sistemuar në zonën e Fushë-Milotit, duke garantuar sigurinë e gjësë së gjallë dhe vijimësinë e aktivitetit blegtoral.

Ministri Andis Salla bëri me dije se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me grupet e verifikimit të bashkive, ndodhet në terren për evidentimin e dëmeve të shkaktuara në gjënë e gjallë, ushqimin për kafshë dhe në bujqësi. Procesi i verifikimit po kryhet jo vetëm për fermën e Flora Brozit, por edhe për të gjithë fermerët e tjerë të prekur nga situata e krijuar.

Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren, me qëllim mbështetjen e fermerëve dhe vlerësimin e plotë të pasojave të reshjeve intensive në zonat e prekura.

Postimi i Plotë:

Së bashku me Kryetaren Majlinda Cara, në fermën e Flora Brozit, e cila mbarështon rreth 120 krerë bagëti dhe shpendë. Si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, u asistua evakuimi i tufës së bagëtive, e cila aktualisht ndodhet e sistemuar në Fushë Milot.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është në terren për evidentimin e dëmeve të shkaktuara në gjënë e gjallë, ushqimin për kafshë dhe bujqësi, si për Florën ashtu edhe për të gjithë fermerët e prekur.

6 MUAJ ME PARE

Moti i keq/ Emergjencat Civile: Rrugë ende të bllokuara, disa qarqe vijojnë të mbeten problematike

Moti i keq/ Përmbytje dhe bllokim nga dëbora në disa qytete
Foto Ilustruese

TIRANË- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një njoftim zyrtar mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe dëborës gjatë orëve të fundit. Situata paraqitet më problematike në qarqet Shkodër, Durrës, Dibër, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera situata ka qenë me problematika të kufizuara dhe të menaxhueshme.

Reshjet intensive të shiut dhe dëborës gjatë orëve të fundit kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit të vendit, duke krijuar problematika të natyrës hidrologjike dhe infrastrukturore në disa qarqe

Njoftimi i Plotë:

Njoftim mbi situatën e krijuar nga moti i keq në vend Reshjet intensive të shiut dhe dëborës gjatë orëve të fundit kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit të vendit, duke krijuar problematika të natyrës hidrologjike dhe infrastrukturore në disa qarqe. Situata paraqitet më problematike në qarqet Shkodër, Durrës, Dibër, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera situata ka qenë me problematika të kufizuara dhe të menaxhueshme.

Strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes ndodhen në terren dhe po punojnë për përballimin e pasojave dhe stabilizimin e situatës.

Në Qarkun Shkodër, rritja e nivelit të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka sjellë rritje të prezencës së ujit në zonën e Obotit dhe Dajçit si dhe përmbytje të tokave bujqësore në zonën Urrelat–Shirq. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore është i pakalueshëm për mjetet e ulëta. Nuk raportohen përmbytje banesash, ndërsa argjinaturat dhe kanalet kulluese, shkarkuesit dhe diga e rezervuarit të Shkodrës vijojnë të jenë funksionale. Strukturat vendore po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme.

Në Qarkun Durrës, situata po shkon drejt përmirësimit në zonat e përmbytura të Sukthit dhe Katundit të Ri, megjithatë vijon prezenca e ujit në rreth 1 800 hektarë toka bujqësore dhe në disa banesa në zona të veçanta të Kënetës dhe Shkozetit. Janë kryer ndërhyrje për lirimin e akseve rrugore dhe për funksionalizimin e shkarkuesve, me qëllim shmangien e përkeqësimit të situatës.

Në Qarkun Dibër, reshjet e dëborës kanë shkaktuar bllokime rrugësh në disa njësi administrative si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në zona të caktuara. Qarkullimi në akset kryesore po mbahet i kontrolluar, ndërsa në rrugët rurale po punohet për hapjen dhe garantimin e aksesit. Po ashtu vijon operacioni i kërkimit për një shtetas të humbur, me angazhimin e forcave të specializuara.

Në Qarkun Berat, rritja e prurjeve të lumenjve Osum dhe Devoll ka sjellë përmbytje të tokave bujqësore dhe prezencë uji në disa banesa dhe objekte publike si dhe evakuimin e disa familjeve për arsye sigurie. Situata po menaxhohet nga strukturat vendore, me mbështetjen e forcave të emergjencës.

Në Qarkun Fier, lumenjtë Seman dhe Shkumbin kanë dalë nga shtrati në disa zona, duke përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore dhe duke prekur disa banesa. Strukturat e bashkive ndodhen në gatishmëri të plotë dhe po vlerësojnë në mënyrë të vazhdueshme nevojën për masa shtesë.

Në Qarqet Korçë dhe Gjirokastër, problematikat lidhen kryesisht me rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore, bllokime rrugësh dhe evakuime të kufizuara të disa familjeve në zona me rrezik. Puna në terren vijon për hapjen e akseve rrugore dhe eliminimin e rrezikut për banorët.

Forcat e Armatosura janë angazhuar në disa qarqe të vendit me efektivë dhe mjete të specializuara për ndërhyrje emergjente, lirimin e rrugëve të bllokuara, evakuimin e banorëve dhe mbështetjen e autoriteteve vendore.
U bëjmë thirrje banorëve të zonave të prekura të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin zonat me rrezik përmbytjeje apo rrëshqitjeje dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përgjegjëse.

6 MUAJ ME PARE

Bllokohet aksi Krujë–Qafë Shtamë nga reshjet e borës, izolohen disa fshatra

Moti i keq/ Përmbytje dhe bllokim nga dëbora në disa qytete
Foto Ilustruese

KRUJË- Reshjet e dëborës në Krujë kanë izoluar disa fshatra të zonës. Mësohet se niveli i dëborës ka arritur mbi 25 centimetra.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe pritet ndërhyrja e mjeteve borëpastruese për normalizimin e qarkullimit, sapo kushtet e motit ta lejojnë. Banorët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes për shkak të kushteve të vështira atmosferike./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Moti i keq përfshin vendin, reshje shiu në të gjithë territorin, si parashikohet moti për sot

Moti i keq/ Përmbytje dhe bllokim nga dëbora në disa qytete

TIRANË- Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në qarqet, Shkodër Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 8°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 9 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026