Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
•Stuhi, reshje shiu, përmbytje dhe zhdukje njerëzish. •Ky është bilanci pas përkeqësimit të motit që ka nisur që nga mbrëmja e djeshme në territorin shqiptar. •Situata më problematike është në Shkodër dhe Lezhë. •Por, reshje e përmbytje ka pasur gjatë gjithë ditës në Kukës, Vlorë, Gjirokastër, dhe reshje të herë pas herëshme në Tiranë. •Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje Bashkive që të marrin masa. •Probleme ka në Fushën e Murriqanit. 400 ha janë nën ujë, fshatra pa drita, probleme në rrugët dytësore. •Përroi Nikgjonaj dhe Lumi Drin kanë dalë nga shtrati. •Liqeni i Viroit gati të dalë nga shtrati për shkak të prurjeve në 24 orët e fundit. Dalja e tij nga shtrati do të izolonte qarkullimin në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. •3 familje në Malësi të Madhe janë evakuuuar. •Në Theth ka rënë bora e parë. •Në Bogë të Malësisë së Madhe, rrjedha e ujit ka marrë babain me 2 fëmijët. Pjetër Rushaj me dy fëmijët po udhëtonin me mjet pranë Përroit të Thatë. Deri më tani është gjetur vajza e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa polumbarët janë në kërkim të babait dhe djalit. •Në Lezhë, Kurbin e Mirditë reshjet janë me intensitet të lartë. Në Durrës, ka prani uji në disa akse të qytetit. Janë pezulluar lundrimet në Shëngjin, Durrës dhe Vlorë. •Për shkak të motit të keq janë rrëzuar disa pemë, duke bllokuar qarkullimin. •Aktualisht, Vlora, Përmeti, Laçi dhe Bajram Curri kanë probleme me energjinë elektrike, ndërsa OSHEE bën të ditur se 40% e fiderave janë stakuar si masë sigurie. Tirana gjithashtu ka pasur probleme me bllokimin e rrugëve. Dosja.al ka sjellë pamje moment pas momenti.
52 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Videoja që po shikoni vjen nga kati i parë i një pallati në zonën e "21 Dhjetorit" në Tiranë, i cili është përmbytur totalisht. Ky kat shërben si parking për mjetet e banorëve të pallatit, por këto makina sot kanë mbetur 'peng' të reshjeve të shiur që janë grumbulluar aty.
Nuk dihet nëse do të merret ndonjë masë për rinormalizimin e situatës, por deri atëherë, banorët e këtij pallati, kanë mbetur në këmbë!
TIRANË- Një nga lagjet kryesore të Tiranës, "Don Bosko" është kthyer në një liqen me vetëm një ditë shi. Pamjet tregojnë se si rrugët janë totalisht të bllokuara dhe kalimi është mjaft i vështirë për mjetet e gjithashtu për këmbësorët.
Në rrugët kryesore të kësaj lagjeje nuk shihet asnjë punonjës që të jetë vënë në dispozicion të zhbllokimit të rrugëve. Siç duket, e vetmja shpresë që këto rrugë të kthehen në normalitet është kalimi i ditëve dhe ndërprerja e reshjeve.
BURREL- Një rrëshkitje e madhe gurësh ka ndodhur në aksin Milot-Burrel, prane Ulzës. Siç shihen edhe në foto, gurët janë në përmasa shumë të mëdha dhe mund të kishin rrezikuar jetën e kalimtarëve.
Deri më tani nuk raportohet të ketë pasur të plagosur si pasojë e rrëshqitjes së gurëve. Shërbimet e policisë kanë ndaluar qarkullimin në zonë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e parë pas një dite me mot të keq, përmbytje e reshje të dendura që la pas një bilanc të rëndë me dy të zhdukur. Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar një video. Krah të cilës, kreu i qeverisë shkruan se mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër. Kryeministri Rama shton se kjo gjë po bëhet për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim.
Postimi i Ramës:
Situata më e fundit në vend. *Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me përmbytjet në vend, si pasojë e reshjeve intensive që kanë mbizotëruar në vend që prej mëngjesit të sotëm. Përmes një videoje në rrjetin social facebook, ku shihet se rrugët janë të përmbytura dhe makinat e kanë të pamundur të qarkullojnë, Berisha shkruan: Shkodra po përmbytet nga derdhjet e mëdha nga kaskada e Drinit. Qeveria bën sehir! Turp! sb
Shkodra, Lezha dhe Dibra janë tre qarqet ku si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë shkaktuar dëme kolosale. Disa ura që lidhin fshatrat janë shembur, dhjetëra banesa janë përmbytur dhe dhjetëra të tjera kanë mbetur pe energji elektrike në këto tre qarqe të vendit. Sakaq dy persona rezultojnë të humbur në Malësinë e Madhe, për shkak të prurjeve. Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit ku 3 të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital./ Dosja.al
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën me dije se kërkimet për gjetjen e babë e bir në Malësinë e Madhe vijojnë. Përmes një postimi në rrjeitn social facebook Peleshi bën me dije se janë evakuuar 8 familje në qarqet Lezhë dhe Shkodër, ndërsa shton se po punohet për të larguar ujin nga banesat e tyre. Peleshi gjithashtu thotë se efektivë të FA me mjete transporti e motorbarka, Policia e Shtetit, strukturat e emergjencave civile, shërbimi mjekësor janë prej orësh në gatishmëri për të ndihmuar banorët në qarqet ku situata e krijuar nga reshjet është më e rënduar.
Postimi i Niko Peleshit:
Efektivë të FA me mjete transporti, motorbarka dhe të gjitha kapacitetet e shërbimit zjarrfikës, Policia e Shtetit, strukturat e emergjencave civile, shërbimi mjekësor janë prej orësh në gatishmëri për të ndihmuar banorët në qarqet ku situata e krijuar nga reshjet është më e rënduar.
Janë evakuuar 8 familje në qarqet Lezhë, Shkodër. Po punohet pa pushim për të larguar ujin nga ato banesa ku ka prani të tij.
Forcat në terren po vijojnë kërkimet për të gjetur babë e bir në Shkrel të Malësisë së Madhe. Pjerrësia e madhe e vendit dhe reshjet e dendura vështirësojnë punën për nxjerrjen e mjetit dhe trupave.
Me vëmendje maksimale po ndiqet situata, kudo ku ka shtim të prurjeve të lumenjve për të garantuar së pari jetën e njerëzve
Stuhi, reshje shiu, përmbytje dhe zhdukje njerëzish. Ky është bilanci pas përkeqësimit të motit që ka nisur që nga mbrëmja e djeshme në territorin shqiptar. Situata më problematike është në Shkodër dhe Lezhë. Por, reshje e përmbytje ka pasur gjatë gjithë ditës në Kukës, Vlorë, Gjirokastër, dhe reshje të herë pas herëshme në Tiranë. Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje Bashkive që të marrin masa. Probleme ka në Fushën e Murriqanit. 400 ha janë nën ujë, fshatra pa drita, probleme në rrugët dytësore. Përroi Nikgjonaj dhe Lumi Drin kanë dalë nga shtrati. Liqeni i Viroit gati të dalë nga shtrati për shkak të prurjeve në 24 orët e fundit. Dalja e tij nga shtrati do të izolonte qarkullimin në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. 3 familje në Malësi të Madhe janë evakuuuar. Në Theth ka rënë bora e parë. 16 shkolla në qarkun e Shkodrës kanë pezulluar mësimin./ Dosja.al

Policia e Shtetit/Në gadishmëri për t'iu ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje, si pasojë e motit të keq, në disa qarqe të vendit.
Shërbimet e Policisë së Shtetit gjatë gjithë ditës së sotme, për shkak të reshjeve të shumta, në disa qarqe të vendit, janë angazhuar maksimalisht në operacionet e kërkim-shpëtimit, evakuimit të qytetarëve, si dhe monitormit të akseve rrugore.
Grupet e drejtimit, të ngritura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, kanë monitoruar në vazhdimësi situatën duke bashkëpunuar me emergjencat civile në nivel qarku dhe bashkie, me qëllim ardhjen në ndihmë të qytetarëve në nevojë, si pasojë e situatës së krijuar nga moti i keq.
Deri në këto momente, bazuar nga raportimet e punonnjësve të Policisë në terren, konstatohet se në disa akse rrugore nacionale dhe ato kryesore rurale, ka vështirësi të qarkullimit për shkak të prezenës së ujit dhe të inerteve në disa akse rrugore, si pasojë e motit të keq.
Në qarkun e Tiranës, në rrugët kryesore ka prezencë uji, por situata nuk është problematike.
Në qarkun Durrës, segmenti Thumanë - Rinas, ka prezencë uji, qarkullimi vijon normal.
Autostrada Durrës - Tiranë, në të dy krahët ka prezencë uji, lëvizja e mjeteve është normale. Unaza Shkozet - Plepa - Shkëmbi i Kavajës - Durrës, ka prezencë uji, qarkullimi i mjeteve është i ngadaltë. Segmenti Autostrada "Royal Gaz"- Kryqëzimi i Stadiumit, ka prezencë uji, qarkullimi i mjeteve është normal.
Në qarkun Gjirokastër, në akset nacionale rrugore Kakavijë–Krahes, Qafë e Muzinës – Jergucat, Tuneli i Skërficës – Ura e Kardhiqit dhe Çarshovë – Ura e Leklit, nuk ka probleme për kalimin e mjeteve. Akset nacionale dhe rurale në qarkun e Gjirokastrës janë të kalueshme, si dhe nuk ka patur përmbytje. Rrugët rurale janë të kalueshme, por në segmentin Kolonjë - Golem, ka prani të shtuar të inerteve në rrugë.
Në qarkun Shkodër, në hyrje te qytetit të Shkodrës, te Harku i Bërdicës ka prezencë uji dhe aksi është i kalueshëm vetëm për mjete te tonazhit të lartë. Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent duke monitoruar situatën e po orientojnë qarkullimin e mjeteve, nga rruga e vjetër.
Në qarkun e Lezhës, në aksin rrugor rural Grash - Zojs, Lezhë, në vendin e quajtur Ura e Zojs-it, uji ka arritur nivelin e urës, por lëvizja e automjeteve vijon pa probleme deri në këto momente. Në aksin rrugor Lezhe - Ishull Lezhë, nënkalimi është i mbuluar nga uji dhe në këtë vend, policia ka bllokuar lëvizjen e automjeteve dhe lëvizja ka vijuar nëpërmjet një rruge ngjitur me këtë aks rrugor .
Në qarqet Elbasan, Fier, Vlorë, Berat, Korçë, Kukës e Dibër, aktualisht lëvizja e mjeteve vijon normalisht, në të gjitha akset rrugore të këtyre qarqeve.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit apo të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe të vendosin rripin e sigurimit.
Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar me të gjitha mjetet logjistike që ka në përdorim , që në rast nevoje tju vijë në ndihmë qytetarëve të cilët duhet të njoftojnë menjëherë te 112 në rast nevoje.
SHKODËR- Pamjet që po shikoni vijnë nga Shkodra, zona më e prekur nga reshjet e përmbytjet që kanë përfshirë Shqipërinë. Kjo është zona pranë Urës së Bahçallëkut, një pjesë e të cilës është rrëzuar.
Në këtë urë është ndaluar totalisht qarkullimi për shkak të rrezikut që mund t’i kanoset urës dhe personave që kalojnë mbi të. Afro 1 mijë hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë në Shkodër, ndërkohë që raportohet se Ana e Malit dhe Guri i Zi janë njësitë më problematike.
TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me përmbytjet e disa qarqeve në vend si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë mbizotëruar që prej orëve të para të ditës së sotme. Përmes një postimi në rrjetin social faceook, Tabaku shkruan se angazhimi nga ana e qeverisë duhet të jetë maksimal, në mënyrë që mos të ketë pasoja në njerëz. Ajo thekson se prioritet duhet të jetë kriza energjitike, ndërsa shton se kjo situatë nuk duhet të keqpërdoret për biznes.
Postimi i Jorida Tabakut:
Prioritet i parë sot duhet të jetë menaxhimi i jetës dhe pronës të qytetarëve! Pushteti qendror dhe lokal kanë detyrimin të bëjnë çdo gjë që situata e përmbytjeve të mos rezultojë fatale.
Sot, çdo burim duhet të jetë në funksion të jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve dhe jo ne shërbim te propagandës.
Pas sigurimit të jetës, pronës dhe bagëtisë qeveria duhet të ketë një plan konkret transparence për një tjetër krizë: energjinë!
Jetike për ne si vend manaxhimi në favor i kësaj situate dhe jo keqpërdorimi i rreshjeve për biznes!
Transparencë e plotë, si po menaxhohet situata në kaskadën e Vaut të Dejës dhe Komanit! Kjo që shqiptarët mos kërcënohen me rritje çmimi çdo muaj!
Në këtë situatë te vështirë energjetike duhen menaxhuar burimet e nuk bëhet biznes me krizën!
Shtabi emergjencave duhet të jetë në këmbë dhe duhet të sigurojë informacione çdo orë për situatën.
Masat e marra, kalimi i kësaj situate që nuk duhet të ishte surprizë për qeverinë dhe shpëtimi i çdo jete duhet te jetë prioritet!
Stuhi, reshje shiu, përmbytje dhe zhdukje njerëzish. Ky është bilanci pas përkeqësimit të motit që ka nisur që nga mbrëmja e djeshme në territorin shqiptar. Situata më problematike është në Shkodër dhe Lezhë. Por, reshje e përmbytje ka pasur gjatë gjithë ditës në Kukës, Vlorë, Gjirokastër, dhe reshje të herë pas herëshme në Tiranë. Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje Bashkive që të marrin masa. Probleme ka në Fushën e Murriqanit. 400 ha janë nën ujë, fshatra pa drita, probleme në rrugët dytësore. Përroi Nikgjonaj dhe Lumi Drin kanë dalë nga shtrati. Liqeni i Viroit gati të dalë nga shtrati për shkak të prurjeve në 24 orët e fundit. Dalja e tij nga shtrati do të izolonte qarkullimin në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. 3 familje në Malësi të Madhe janë evakuuuar. Në Theth ka rënë bora e parë. 16 shkolla në qarkun e Shkodrës kanë pezulluar mësimin./ Dosja.al
SHKODËR- Kërkimet për babë e bir që i mori rrjedha e ujit në Shkodër, janë ndërprerë. Ky vendim është marrë disa orë pas tragjedisë së ndodhur në Bogë për shkak të errësirës dhe kushteve të këqija atmosferike. Pjetër Rushaj, 50 vjeç, po udhëtonte me djalin e vajzën e tij me makinë, në momentin që rrjedha e ujit i mori me vete dhe i hodhi në përrua.
Vajza arriti të dilte nga mjeti dhe u ndihmua nga një banor i zonës, ndërsa babë e bir nuk janë gjetur ende.
Orët kalojnë dhe shpresat për t'i gjetur gjallë sa vijnë e zbehen. Kjo është tragjedia e parë që shkaktoi moti i keq në Shqipëri, vetëm pak orë pasi reshjet e dendura pushtuan vendin.
LEZHË- Një familje në fshatin Mabë të Njësisë Administrative të Fshatit në Lezhë, është evakuuar, pasi banesa e tyre rrezikohej të përmbytej. Tre anëtarët e familjes janë dërguar tek të afërmit e tyre, pasi banesa e tyre ishte e rrethuar nga uji. Ndërkohë vijojnë të mbeten pa energji disa fshatra në Lezhë për shkak të dëmtimit të linjave. Mësohet se, për shkak të erës së fortë lundrimi në Shëngjin është pezulluar. Nga parashikimet pritet që situata të përkeqësohet në vijim më konkretisht në Lezhë, Kurbin e Mirditë.
Lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit është pezulluar deri ditën e martë në orën 22:00. Në Radhimë, Dukat, Llogora e Orikum është ndërprerë për pak orë energjia elektrike.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që shirat të mbeten prezent deri vonë në mbrëmje ku pritet ndërprerje e përkohshme e tyre. Temperaturat e ajrit do të rriten të mëngjesit por mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./ Dosja.al
SHKODËR- Myftiu i Shkodrës, Muhamed B. Sytari ka publikuar pamjet nga Shkodra që janë identike me atë të vitit 2010 që izoloi të gjithë qarkun. Teksa regjistron videon, myftiu u bën thirrje institucioneve që të hedhin sytë nga ajo zonë, në mënyrë që të evitohen përmbytje të tilla. Ai thotë se lumi i Bunës duhet thelluar, duhen rregulluar shkarkimet dhe argjinaturat, në mënyrë që prurjet e tilla dhe shirat e dendur të mos përsërisin të njëjtin skenar.
"Sot jemi 20 nëntor 2022, kjo është pamja e frikshme e përmbytjeve që ka nisur gjatë 24 orëve të fundit. Këtu nuk është në dsikutim përmbytja e Xhamisë së Plumbit, por situata e familjeve dhe njerëzve që jetojnë në shtëpitë përreth. Më kujton pamjet e përmbytjes së vitit 2010, kur nuk lëvizje dot në këti zona. Kur njerëzit nuk kishin bukë, ujë e energji elektrike. pamja e sotme është gati-gati e njëjtë. Më sjell në mendje atë periudhë të cilën këta njerëz e kujtojnë si llahtar. Allahu e bëftë mirë. Duhet tu qëndrojmë pranë këtyre familjeve. Edhe pse jemi në vitin 2022, ende nuk është zgjidhur problemi i këtyre përmbytjeve, kjo është një thirrje për institucionet. Kjo situatë duhet të evitohet. Duhen rregulluar shkarkimet e duhet sistemuar vendi,"- thotë ai ndër të tjera.
VLORË- Moti i keq ka sjellë vonesa edhe në mbërritjen e trageteve. Dy tragete që u nisën nga Brindisi dhe kanë në toral 230 pasagjerë, mbërritën pas 7 orësh lundrim në Vlorë. Por, tashmë, pasagjerët do të duhet të presin në Radë pasi rrezikojnë përplasjen me kalatën e Portit të Vlorës.
Autoritetet shqiptare kanë ndaluar lundrimin në det për të gjitha mjetet ndërkohë që tragetet janë nisur me vonese nga Durrësi.
SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është shprehur se qyteti të cilin drejton prej 6 marsit e presin orë të vështira për shkak të motit të keq. përmes disa fotove të publikuara në Facebook, Spahia thotë se po e ndjek situatën nga afër, por ka edhe një mesazh për KESH. Kryebashkiaku kërkon që KESH të informojë në kohë dhe mënyrë periodike mbi prurjet dhe shkarkimet, që të mos gjenden në situata të paparashikuara.
Postimi:
Po ndjek me vëmendje situatën që kanë krijuar reshjet e shumta në Bashkinë Shkodër. Grupet tona të punës ndodhen në terren dhe kemi marrë masat për çdo rast që mund të paraqitet. Kërkoj bashkëpunimin e banorëve që në rast emergjence të kontaktojnë me strukturat e bashkisë për evakuim apo çdo nevojë tjetër që mund të paraqitet. Si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit parashikohen orë të vështira, prandaj i bëj thirrje drejtuesve të KESH të informojnë në kohë dhe mënyrë periodike mbi prurjet dhe shkarkimet që të mos gjendemi në situata të paparashikuara.
KUKËS- Emergjencat Civile në qarkun Kukës njoftojnë se si pasojë e motit të keq dhe reshjeve intensive të shiut që kanë nisur që prej mëngjesit të sotëm, ka shkaktuar rrëshqitje të dherave në rrugën që lidh fshatin Shipshan me Tropojën dhe si rezultat kjo rrugë është e bllokuar. Po ashtu në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se në Dragobi, nga prurjet e përroit rrezikohen disa banesa dhe ura që lidh lagjen Balshaj me fshatin Tropojë e Vjetër. Ndërkohë, në Tropojë kanë mbetur pa energji elektrike njësitë administrative Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Lekbibaj.
Njoftimi i plotë nga Emergjencat Civile:
Situata në Qarkun Kukës deri në orën 16:30 datë 20.11.2022 është si më poshtë:
I gjithë territori I Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet dhe i shoqëruar me erë të fortë.
Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se
• Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
•Rrugët bashkia janë të qarkullueshme, përveç rrugës që lidh fshatin Shipshan me rrugën nacionale bashkia Tropojë si rezultat i rrëshqitjes së dherave .
Në fshatin Dragobi si rezultat i prurjeve të mëdha të përroit i shoqëruar me inerte rrezikohen banesat që janë poshtë saj.
Në rrugën që lidh lagjen Balshaj të fshatit Tropojë e Vjetër si rezultat i prurjeve të mëdha të përroit rrezikohet një urë.
•Rezervuaret janë në monitorim në të gjithë Qarkun.
Furnizimi me energji elektrike është normal përveç Nj.Ad Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë dhe fshatrat Pistë, Mgull, Qam dhe Gëdheshtë bashkia Kukës, Nj.Ad Lekbibaj bashkia Tropojë.
Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.
SHKODËR- Reshjet intensive të shiut po shkaktojnë dëme kolosale në Shkodër. Raportohet se ura e Vjetër e Bunës është shembur si pasojë e prurjeve të shumta. Në këtë segment rrugor, pritet që pas pak minutash të bllokohet qarkullimi.
Deri më tani qarku i Shkodrës paraqitet me me shumë probleme nga moti i keq që ka pushtuar ditën e sotme vendin, ku reshjet e shiut kanë qenë të pranishme që prej orëve të para të mëngjesit.
Disa fshatra pa drita ndërsa Përroi Nikgjonaj në Theth ka dalë nga shtrati ku ka prezencë uji në 3 banesa. Poashtu mësohet se 5 familje janë evakuuar në disa zona të qarkut Shkodër. Rrjedha e ujit ka marrë babain me 2 fëmijët në Bogë të Malësisë së Madhe. Pjetër Rushaj me dy fëmijët po udhëtonin me mjet pranë Përroit të Thatë. Deri më tani, është gjetur vajza që ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa polumbarët janë në kërkim të babait dhe djalit. Nga ana tjetër disa minuta më parë, Ministria e Arsimit mori vendimin për pezullimi në 16 shkolla në këtë qark. / Dosja. al
TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak-Faqja zyrtare ka bërë një rezyme të motit për ditën e sotme në vendin tonë. Përmes një njoftimi zyrtar, SHMU bën me dije se Shqipëria u ndikua sot nga kalimi i një fronti okluz meteorologjik shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe kontraste të forta termike. Kjo situatë solli si rezultat reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme të shiut kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa reshjet e shiut do të vijojnë deri në fund të ditës.
Moti gjatë javës në vijim do të karakterizohet gjithashtu me reshje të dendura shiu dhe temperatura të ulta, ndërsa në disa zona do të mbizotërojnë dhe reshjet e borës, teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga stina e dimrit.
Për ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet e larta malore reshje dëbore. Për ditën e Martë dhe atë të Mërkurë pritet përsëri kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik.
Sipas ISHMU moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat ditën e martë do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Ditën e Mërkurë reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje të territorit reshje dëbore.
Duke filluar nga dita e Enjte pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike. Moti për këtë ditë parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme por të dobëta dhe lokale.
Për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët por me rënie të temperaturave të cilat në relievet malore në lindje pritet të kapin vlerat negative./ Dosja.al
SHKODËR- Bashkia Shkodër ka hapur konviktet për strehimin e familjeve që kanë nevojë të evakuohen. Në njoftimin e shpërndarë në profilin zyrtar të Bashkisë Shkodër në Facebook, bëhet me dije se është bërë gati struktura akomoduese si dhe janë marrë masat për furnizimin me ujë të pijshëm dhe baza ushqimore për familjet dhe gjënë e gjallë në njësitë e prekura nga përmbytjet. Gjithashtu bëhet apel që drejtuesit e mjeteve të shmangin kalimin tek Harku i Berdicës duke përdorur rrugën e Mjedës, pasi prezenca e ujit e ka vështirësuar qarkullimin.
Njoftimi:
Situata në territorin e Bashkisë Shkodër po vjen duke u përkeqësuar si pasojë e kushteve atmosferike dhe shkarkimeve të hidrocentraleve që kanë nisur prej orëve të drekës. Të gjendur në këto kushte, Bashkia Shkodër ka bërë gati të gjithë strukturën akomoduese të konvikteve, për familjet që paraqesin nevojën për evakuim. Gjithashtu grupet e punës janë në terren duke ndjekur hap pas hapi situatën, ku janë marrë masat për furnizimin me ujë të pijshëm dhe baza ushqimore për familjet dhe gjënë e gjallë në njësitë e prekura nga përmbytjet. Drejtuesit e mjeteve të shmangin kalimin tek Harku i Berdicës duke përdorur rrugën e Mjedës, pasi prezenca e ujit e ka vështirësuar qarkullimin. Për çdo rast emergjence, banorët e Bashkisë Shkodër janë të lutur të njoftojnë strukturat e emergjencës civie në bashki duke kontaktuar në numrin e telefonit: 067 303 5950
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e situatës në vend pas reshjeve të dendura të shiut. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se dy banesa të tjera janë përmbytur në Lezhë, ndërsa shumë akse rrugore janë bllokuar. Ministria e Mbrojtjes u bën apel qytetarëve që të kenë kujdes me lëvizjes gjatë ditës së sotme, ndërsa shton se në aksin rrugor Beltojë-Shkodër, te Harku i Bërdicës ka prezencë të Forcave të Armatosura që po ndihmojnë banorët në kalimin e rrugës.
Situata nga reshjet në vend
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile forcat e emergjencave civile po punojnë për zgjidhjen e problematikave të shkaktuara nga reshjet me intensitet të lartë, veçanërisht në Shkodër, Lezhë e Dibër.
Forcat e Armatosura po ndihmojnë banorët për të kaluar rrugën në aksin rrugor Beltojë-Shkodër, te Harku i Bërdicës, ku ka vështirësi për kalimin e mjeteve të vogla për shkak të pranisë së ujit.
Është ndërhyrë dhe normalizuar situata në dy banesa të përmbytura në fshatin Kakarriqë, të bashkisë Lezhë
Në Shkodër është ndërhyrë në një banesë në lagjen Ajasëm, ku është bërë evakuimi i familjes dhe të Xhamia e Plumbit.
Në njësinë administrative Bërdicë është bërë e mundur evakuimi i 2 familjeve.
Në bashkinë Klos po punohet për zhbllokimin e rrugës që lidh fshatin Ketë me qendrën e njësisë administrative Xibër.
Situata po monitorohet në vijim në zonën e Obotit të vjetër, në fshatrat Shirq, Mushan dhe Dajç, ku ka rrezikshmëri nga prurjet e shumta.
I gjithë sistemi i reagimit të emergjencave civile është në gatishmëri. Ministria E Mbrojtja, Agjencia e Mbrojtjes Civile u bëjnë thirrje të gjithë banorëve në zonat e rrezikuara nga përmbytjet të bëjnë kujdes me lëvizjet, të njoftojnë autoritetet në rast nevoje.
SHKODËR- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë futur në aksion dutën e sotme në Shkodër për shpëtimin e dy familjeve që kishin mbetur të izoluara në lagjen Ajsem. Të dyja familjen ishin ngjitur në katin e dytë të shtëpive pasi ai i pari ishte përmbytur nga uji dhe prisnin ndërhyrjen e autoriteteve.
Anëtarët e dy familjeve tashmë janë zhvendosur, ndërsa një person mësohet të jetë dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore.
Dalja nga shtrati e përrenjve ka lënë nën ujë rreth 400 hektarë tokë në Njësinë Administrative Ana e Malit në Shkodër. Disa banesa të tjera rrezikojnë të përmbyten.
PEJË- Moti i keq në Pejë vijon të shkaktojë dëme në disa rrugë të zonës. Si pasojë e reshjeve intensive të shiut, niveli i lumit Lumbardhi është rritur shumë dhe rrezikon të dalë nga shtrati. Ndërsa raportohet se një trotuar është shembur nga rryma e fortë e ujit në një lagje në Pejë.
Pothuajse në gjithë territorin e Republikës së Kosovës ka patur përmbytje gjatë ditën së sotme, ndërkohë deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo evakuime. Drejtoria me të gjitha njësitë përgjegjëse është në gatishmëri në rast të nevojës për reagim apo për t’iu dalë në ndihmë kujtdo që ka nevojë./ Dosja.al
SHKODËR- Publikohen pamjet nga Shkodra. Në videon e publikuar nga policia shihet se polumbarët janë vënë në kërkim të babë e bir që u zhdukën pa gjurmë në Bogë pasi i mori rrjedha e ujit. Ata shihet që janë pozicionuar buzë përroit, por ende nuk ka asnjë gjurmë të dy të zhdukurve.
Pjetër Rushaj, 50 vjeç po udhëtonte bashkë me djalin e vajzën këtë mesditë kur vërshimi i ujit i mori bashkë me makinë dhe i hodhi në përrua. Vajza arriti të dilte dhe është ndihmuar nga një banor i zonës, ndërsa dy të tjerët janë ende të zhdukur.
TIRANË- OSHEE-ja ka stakuar 40% të fiderave për shkak të motit të keq. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se për arsye sigurie, një pjesë e madhe e vendit nuk do të furnizohet me energji elektrike. Aktualisht rajonet më të prekura nga defektet e shkaktuara nga moti i keq janë Vlora, Përmeti, Laçi dhe Bajram Curri.
NJOFTIMI I OSHEE:
Aktualisht rajonet më të prekura nga defektet e shkaktuara nga moti i keq janë Vlora, Përmeti, Laçi dhe Bajram Curri. Janë riparuar plotësisht defektet në rajonet e Fierit, Elbasanit dhe Korçës, sikurse kemi përmirësim të vazhdueshëm në rajonin e Durrësit, Shkodrës, Lezhës dhe Burrelit. Ripërsërisim se 40% e fiderave janë stakuar si masë sigurie. Referuar informacionit të orës 09:00 është bërë i mundur riparimi i defekteve në 65% të fiderave si dhe është rikthyer energjia në 58% e konsumatorëve të prekur në rang vendi. Të stakuar janë dy fidera që furnizojnë hidrovorët Orikum dhe Gocaj (Lezhë). Aktualisht po punohet në linjat 35kV Shkozet (Durrës) – Kavajë dhe në linjën Krastë – Bater (Elbasan).
SHKODËR- Polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe janë në kërkim të babë e bir, të zhdukur pasi i mori rrjedha e ujit në Bogë. Policia e Shtetit bën të ditur se Pjetër Rrushi dhe djali i tij janë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa vajza është shpëtuar nga një banor i zonës. Fatmirësisht, vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe. Rrjedha e ujit të përroit mori përpara automjetin me të cilin udhëtonin tre persona.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza). Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit. Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).
SHKODËR- Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që kanë nisur prej orëve të para të mëngjesitë të sotëm kanë "paralizuar" vendin duke shkaktuar probleme serioze në disa zona kryesisht ato veriore.
Në Shkodër situata paraqitet tepër problemtike. Banesat në disa zona janë përmbytur ndërsa disa të tjera nuk kanë energji elektike. Sakaq, tokat bujqësore janë gjithashtu nën pushtetin e ujit, kjo pasi lumi Gjadër ka dalë nga shtrati. Poashtu niveli i lumit Kir në Shkodër është rritur për shkak të reshjeve të dendura. Zona e Bardhajve ka pasur prani të ujit në oborret e banesave.
Në lagjen "Ajsëm" nivei i ujit është rritur, ndërsa banorët janë detyruar të lëvizin me varka për të shkuar në pjesën tjetër të qytetit. Raportohet se 10 banesa janë përmbytur në këtë zonë.
Harku i Berdicës” në hyrje të Shkodrës është mbuluar nga uji gjithashtu. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se 4 familje janë evakuuar. Në disa zona në këtë qytet uji shkon deri në 50 centimetra.
Edhe kryeqyteti është pushtuar nga moti i keq dhe reshjet e denura të shiut ditën e sotme e për pasojë niveli i lumit Lana është rritur. Shiu ka shkaktuar rradhë të gjata trafiku. Policia Rrugore, ajo e Rendit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët dhe shoferët me përkeqësimin e kushteve të motit.
Prej mbrëmjes së të shtunës Durrësi është përfshirë nga reshje intensive shiu, rrebeshe dhe shkarkesa elektrike. Era e fortë dhe reshjet kanë sjellë probleme gjatë natës në zonën e Dukatit, në Vlorë dhe në rrugën Transballkanike. Disa pemë të mëdha kanë rënë dhe kanë penguar qarkullimin. Edhe në unazën e re të qytetit, në lagjen “10 korriku” në Vlorë, si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar pemët dhe është bllokuar qarkullimi rrugor.
Lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit është pezulluar deri ditën e martë në orën 22:00. Në Radhimë, Dukat, Llogora e Orikum është ndërprerë për pak orë energjia elektrike.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që shirat të mbeten prezent deri vonë në mbrëmje ku pritet ndërprerje e përkohshme e tyre. Temperaturat e ajrit do të rriten të mëngjesit por mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./ Dosja.al
SHKODËR- Policia dhe grupet e shpëtimit janë ende në kërkim të babë e bir në Malësinë e Madhe. Përroi i “Prekë-Nicajve” në Bzhetë të Bogës mori përpara fuoristradën me të cilën udhëtonin tre personat. Në makinë ishte dhe vajza, e vetmja e cila u shpëtua nga një banor i zonës.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie dhe grupet e FNSH-së me polumbarët.
RROGOZHINË- Reshjet intensive të shiut që kanë nisur që nga orët e para të mnëgjesit të sotëm është shoqëruar edh eme studi të forta në qytetin e Rrogozhinës ku janë shkaktuar dëme të shumta në disa banesa të zonës. Raportohet se si pasojë e erërave të forta janë rrëzuar dhjetëra pemë në Spille e mbarë zonën e njësisë Kryevidh.
Nga ana tjetër mësohet se dhjetëra banesa janë përmbytur pas daljes nga shtrati të përrenjve në Spille ndërkohë që janë dëmtuar edhe disa ura që lidhin fshatrat.
Situata në vend është problematike nga reshjet intensive të shiut. Shkodra, Lezha, Durrësi dhe qarqet në veri të vendit janë shfaqur më problematike pas përkeqësimit të motit./ Dosja.al
VLORË- Reshje të dendua shiu kanë përfshirë edhe Qarkun e Vlorës. Për të shmangur ndonjë incident, Bashkia Vlorë njofton banorët që të marrin masa dhe të mos parkojnë automjetet në zonat risk dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
NJOFTIMI I BASHKISË:
Të dashur qytetarë! Instituti i Gjeoshkencave dhe Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, informojnë se Qarku i Vlorës ka hyrë në zonën me risk, ku parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë gjatë dites . ju bëjmë thirrje të mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë, në veçanti te “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, në “Skelë” te dykalimshi, etj. Grupet tona do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.
Ditën e sotme, moti i keq ka përfshirë vendin, kryesisht Veriun e Shqipërisë. Rrugë të përmbytura dhe të dëmtuara është situata e orëve të fundit në vend. Lezha dhe Shkodra janë më të prekurat. Prej 72 orësh territori i qarkut të Shkodrës ka qenë i përfshirë nga reshjet. Në Vaun e Dejës situata është më më problematike. Përroi Glin dhe lumi Gjadër kanë dalë nga shtrati duke lënë të dëmtuar infrastrukturën rrugore në lagje dhe në qytet. Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.
LEZHË- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar bllokim të rrugëve dhe përmbytje masive në disa zona në Lezhë. Ushtria ka zbarkuar te Harku i Bërdicës për të mobilizuar banesat që rrezikojnë të përmbyten si pasojë e reshjeve intensive. Ministri i Mbrojtjes bëri me dije se në disa zona a ndërprjerje të energjisë elektrike. Katër banesa janë në monitorim sepse rrezikojnë përmbytjen ndërsa dy familje janë evakuuar.
“Kemi pasur tre evakuime në Malësi të Madhe. Në Bërdicë forcat e armatosura për ndihmojmë banorët për të kaluar. Nuk ka ujë në banesa. Jemi në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë. Këto reshje nga një anë na japin lajmin e mirë për mbushjen e rezervave por ka edhe sfidën për përballjen me to. Duhet të na mirëkuptojnë qytetarët që në disa zona ndërprerja e energjisë bëhet për arsye sigurie, ndërpritet energjia sa të qetësohet situata. FA janë në krye të punës për të ndihmuar qytetarët të kapërcejnë këtë pikë nevralgjike, harkun e Bërdicës. Janë katër banesa që po i mbajmë në monitorim sepse rrezikojnë përmbytjen. Dy familje janë evakuuar”, tha Peleshi.
Aktualisht është bllokuar hyrja për në qytet, pasi uji ka vërshuar në rrugë. Niveli i ujit te Harku i Berdicës arrin disa centimetër, duke e bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve të vogla.
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas situatës së rëndë në të cilën ndodhen disa qarqe në vend, për shkak të motit të keq. Begaj bën të ditur se po e ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga reshjet. Ai kërkon që të merren masat e nevojshme nga institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, për të përballuar siç duhet vështirësitë e krijuara.
MESAZHI I BEGAJT;
Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit. Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim. Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore.
Ditën e sotme, moti i keq ka përfshirë Shqipërinë, kryesisht Veriun. Rrugë të përmbytura dhe të dëmtuara është situata e orëve të fundit në vend. Lezha dhe Shkodra janë më të prekurat. Prej 72 orësh territori i qarkut të Shkodrës ka qenë i përfshirë nga reshjet. Në Vaun e Dejës situata është më më problematike. Përroi Glin dhe lumi Gjadër kanë dalë nga shtrati duke lënë të dëmtuar infrastrukturën rrugore në lagje dhe në qytet. Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.
SHKODËR- Një makinë brenda së cilës dyshohet se ndodhen babai dhe dy fëmijët është marrë nga rrjedha e ujit. Ngjarja ka ndodhur në Bogë pranë Përroit të Thatë. Alarmin e kanë dhënë të afërmit e drejtuesit, të cilët kanë vënë në dijeni institucionet përkatëse. Bëhet fjalë për personin e identifikuar si Pjetër Rrushi, i cili ishte në mjet së bashku me dy fëmijët e tij.
Aktualisht policia dhe Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Ditën e sotme, moti i keq ka përfshirë vendin, kryesisht Veriun e Shqipërisë. Rrugë të përmbytura dhe të dëmtuara është situata e orëve të fundit në vend. Lezha dhe Shkodra janë më të prekurat. Prej 72 orësh territori i qarkut të Shkodrës ka qenë i përfshirë nga reshjet. Në Vaun e Dejës situata është më më problematike. Përroi Glin dhe lumi Gjadër kanë dalë nga shtrati duke lënë të dëmtuar infrastrukturën rrugore në lagje dhe në qytet. Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.
SHKODËR- Qytetarët në Shkodër iu janë rikthyer përdorimit të varkave. Reshjet e dendura të shiut dhe fryrja e lumit Kir detyruan qytetarët e lagjes “Ajasëm” të qytetit, që të lëvizin me varka për shkak se niveli i ujit ka shkuar deri në 50 centimetër.
Qarku i Shkodrës ka probleme në disa zona si pasojë e motit të keq. Sot lumi Drin doli nga shtrati, duke bërë që rruga të mbushet me ujë. Niveli i ujit te Harku i Berdices arrin disa centimetër, duke e bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve të vogla. Në fushën e NënShkodrës ka zona të përmbytura. Bashkia e Fushë-Arrëzit ka dëmtime në disa rrugë rurale dhe shkëputje të furnizimit me energji elektrike.
Në Vaun e Dejës situata është më më problematike. Përroi Glin dhe lumi Gjadër kanë dalë nga shtrati duke lënë të dëmtuar infrastrukturën rrugore në lagje dhe në qytet.
Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.
SHKODËR- Lumi Drin ka dalë nga shtrati. Situata në Shkodër është përkeqësuar nga reshjet e dendura të shiut gjatë kësaj të diele. Shiu dhe era e fortë kanë dëmtuar infrastrukturën e rrugëve në fshatra dhe qytet, ndërkohë që këtë situata u rëndua më tej, pasi lumi Drin doli nga shtrati.
Aktualisht është bllokuar hyrja për në qytet, pasi uji ka vërshuar në rrugë. Niveli i ujit te Harku i Berdicës arrin disa centimetër, duke e bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve të vogla.
LEZHË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi komentoi nga Lezha situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut në të gjithë vendin dhe që ka prekur më shumë veriuin e vendit. Ministri tha se në Malësinë e Madhe janë bërë tre evakuime teksa shtoi se në Bërdicë forcat e armatosura po ndihmojnë banorët por nuk ka ujë në banesa.
“Kemi pasur tre evakuime në Malësi të Madhe. Në Bërdicë forcat e armatosura për ndihmojmë banorët për të kaluar. Nuk ka ujë në banesa. Jemi në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë. Këto reshje nga një anë na japin lajmin e mirë për mbushjen e rezervave por ka edhe sfidën për përballjen me to”, tha Peleshi.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku Pjerin Ndreu bëri me dije se situata është nën kontroll.
'Ka një rëndim situate në disa zona, për shkak edhe të hapjes së hidrocentralit të Vaut të Dejës. Megjithatë situata deri tani është pa rrezik për banorët dhe ne po e mbajmë nën kontroll. Janë disa zona të përmbytura, por puna me kanalet kulluese ka dhënë efekt.'- u shpreh Ndreu.
Lezha dhe Shkodra janë dy qarqet më problematike pas reshjeve intensive.
SHKODËR- Fshati Bardhaj i Shkodrës, është përmbytur nga reshjet e shumta që kanë pushtuar vendin gjatë 24 orëve të fundit.
Lagjja Ajasëm e Shkodrës është e gjitha nën pushtetin e ujit. Uji ka hyrë në disa banesa, ndërsa banorët po përdorin mjete rrethanore për të hyrë brenda tyre.

Nga Shtabi i Emergjencave flitet për një sipërfaqe të përmbytur prej 400 ha në fshatin Muriqan. Prezenca e ujit në Gur të Zi, Dajç e Velipojë është problematike.
TIRANË- Breshër në kryeqyet. Për disa minuta, Tirana u 'pushtua' nga breshëri i cili ra në disa zona të qytetit.
I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, ndërkohë që përveç shumë tokave të përmbytura dhe rrugëve, në zonat veriore janë përmbytur dhe banesa.
TIRANË- Policia rrugore, e rendit dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, janë në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve, në rast nevoje, si pasojë e motit të keq. Policia bën të ditur se po mbahen kontakte me pushtetin vendor dhe me firmat kontraktore, për pastrimin e atyre segmenteve në të cilat ka rënie inertesh. Ata u drejtohen me një apel drejtuesve të mjeteve, që të kenë kujdes kur drejtojnë mjetet për shkak të reshjeve të shumta të shiut.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shërbimet e Policisë Rrugore, ato të Rendit dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë janë në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve, në rast nevoje, si pasojë e motit të keq. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në të gjitha qarqet janë ngritur dhe funksionojnë grupet e drejtimit. Po mbahen kontakte me pushtetin vendor dhe me firmat kontraktore, për pastrimin e atyre segmenteve në të cilat ka rënie inertesh.
Të gjithë inspektorët e Policisë në zona ndodhen në zonat e tyre dhe janë në kontakt me administratorët e njësive administrative dhe me kryepleqtë e fshatrave, për t’iu ardhur në ndihmë në rast nevoje.
Nisur nga moti i keq me reshje shiu të dendura, që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve, Policia Rrugore ka rritur prezencën në rrugë dhe monitorimet me mjetet inteligjente, në të gjithë vendin.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore dhe të moderojnë shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit në rrugë dhe rënie inertesh.
Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse dhe t’u japin përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha.
Gjithashtu, drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të autoriteteve të tjera shtetërore, në rast se do të ketë bllokime të rrugëve, si dhe të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar si pasojë e motit të keq.
TIRANË- Reshjet e para të dëborës kanë rënë ditën e sotme në Qafë Thore. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, temperatura shënon 4 °C. Megjithatë qarkullimi kryhet pa probleme teksa ARRSH shton se mjetet dhe punëtorët janë në terren për të bërë të mundur kalimin e automjeteve.
NJOFTIMI I ARRSH:
Këtë vit dëbora e parë filloi në Qafë Thore ku temperatura shënon 4 °C. Qarkullimi kryhet pa probleme mjetet dhe punëtorët janë në terren, në gadishmëri për çdo situatë
TROPOJË- Për shkak të motit të keq, 15 turistë kanë mbetur të bllokuar në Theth pasi rruga ku po udhëtonin u dëmtua. Moti i keq ka lënë probleme dhe në disa zona të qarkut të Shkodrës.
Në Fushën e Muriqanit, Njësia Administrative Ana e Malit, përrenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Nga shtrati ka dalë dhe përroi i quajtur Glinë dhe lumi Gjadër, të cilët kanë dëmtuar rrugët e lagjeve dhe infrastukturën në Qytetin e Vaut të Dejës.
Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati. Në Bajze ujërat kanë depërtuar në 2 banesa, të shtetasve Mark Qosja dhe Asllan Culaj, ku mjetet e MNZSH-së kanë punuar për thithjen e ujit me pompa.
Situata në vend është problematike nga reshjet intensive të shiut. Shkodra, Lezha, Durrësi dhe qarqet në veri të vendit janë shfaqur më problematike pas përkeqësimit të motit.
TIRANË- Mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet intensive gjatë orëve të fundit. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Sipas ministrit rreziku më i lartë për përmbytje është në qarqet Shkodër dhe Lezhë, por duhet pasur kujdes edhe në Bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier.
POSTIMI I MINISTRIT:
Komiteti i Mbrojtjes Civile u mblodh për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë, ku rreziku për përmbytje është edhe më i lartë, por edhe në bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier. Me kryetarët e bashkive dhe Prefektët e këtyre qarqeve rakorduam planin e masave parandaluese dhe lehtësuese për menaxhimin e situatës edhe në orët në vijim, që sipas parashikimit të motit do të jenë me reshje të shumta. Jemi çdo minutë në monitorim të situatës. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për çdo nevojë të pushtetit vendor dhe qytetarëve.
Situata në vend është problematike nga reshjet intensive të shiut. Shkodra, Lezha, Durrësi dhe qarqet në veri të vendit janë shfaqur më problematike pas përkeqësimit të motit.
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë informacione për situatën aktuale në vend pas reshjeve të shiut. Ministri tregon se disa prej bashkive që kanë probleme për shkak të reshjeve të mëdha. Sipas informacioneve, problematike paraqitet situata në qarkun e Shkodrës dhe në Malësi të Madhe, aty ku ka nisur evakuimi i banorëve që rrezikohen nga përmbytjet.
DEKLARATA:
Për qarkun Lezhë; në Kurbin ka rënë rreth 15 mm shi, në Zadrimë 131 mm, kemi disa sipërfaqja të përmbytura në këto zona. Ka rreth 500 Ha të përmbytura.
Në qarkun Shkodër ka përmbytje. Në Kukës ka pasur 4 mm shi. Në Fushë-Arrëz, raportohen dëmtime të rrugëve rurale dhe shkëputje te energjisë elektrike. Në Vaun e Dejës situata është pak më problematike, kanë dalë nga shtrati lumi Gjadër dhe Përroi Glinë. Është ndërprerë energjia elektrike.
Në bashkinë Malësi e Madhe ka dalë nga shtrati përroi. Po vijon puna për evakuimin e banorëve që rrezikohen nga përmbytjet. Jemi në gatishmëri dhe kemi mbledhur Komitetin e Emergjencave për të rritur gatishmërinë. Gjithë ministrat janë të informuar mbi situatën dhe do të organizohen për të përballuar çdo rast. Nga njëra anë është lajm i mirë për furnizimin me energji elektrike, pasi po mbushen hidrocentralet, por do përballemi dhe me situatë të pakëndshme që është përmbytja e tokave apo disa akseve.
SHKODËR-Sipërfaqja prej 400 ha në Fushën e Murriqanit është përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Nga situata aktuale mësohet se ka një tejmbushje të kanaleve kulluese të para, të dyta, të treta në Velipjë, Dajç e Bërdicë, teksa ka edhe dëmtime të rrugëve dytësore. Nga inertet është bllokuar rruga kryesore në Zues dhe lejohet lëvizja në një korsi.
Përroi Nikgjonaj në Theth ka dalë nga shtrati ku ka prezencë uji në 3 banesa. Energjia mungon në të gjitha njësitë administrative.
Reshjet me intensitet të lartë vazhdojnë dhe në territorin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, ku si rezultat i rënies në sasira të mëdha Përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati, ndërsa në Bajzë ujerat kane depërtuar në 2 banesa, atë të Mark Qosjas dhe Asllan Culajt ku mjetet e MNZSH kanë punuar për thithjen e ujit me pompa.
Në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz vazhdojnë reshjet e shiut me intensitet te lartë dhe era te fuqishme. Raportohet se ka dëmtim të infrastruktures rrugore në të gjitha njesite dhe shkëputje të energjise elektrike.
KUKËS- Disa qarqe janë përfshirë nga moti i keq në vend. Mes tyre është dhe Kukësi. Intensiteti i reshjeve pritet të shtohet edhe më shumë gjatë mesditës sipas meterologëve.
Për shkak të reshjeve, ka prezencë të rënies së gurëve dhe dherave në akset nacionale dhe ato rurale, veçanërisht akset problematike janë ato të Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec, Kukës-Qaf Mali por edhe ato Krumë-Kamë-Bajram Curri e Qaf Morinë-Fierzë.
Probleme ka edhe te ujëmbledhësat vaditës në Has e Tropojë nga mbi fryrja.
Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
LEZHË- Moti i keq ka lënë disa fshatra në bashkinë e Gjirokastrës pa energji elektrike. Sipas informacioneve zyrtare nga njësitë administrative, banorët e fshatrave të Odries, Lazaratit, Celos dhe Lunxherisë që prej mesnatës kanë mbetur pa energji elektrike.
Liqeni i Viroit është gati të dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të 24 orëve të fundit. Kjo do të shkaktonte izolimin e qarkullimit në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.
Në Sarandë, për shkak të përkeqësimit të kushteve meterologjike, është pezulluar lundrimi për të gjitha mjetet deri në datën 22 Nëntor.
SHKODËR- Reshjet intensive të shiut kanë bërë që përroi i Glinës dhe lumi i Gjadrit të dalin nga shtrati në Vaun e Dejës. Gjatë mbrëmjes së djeshme, prurjet e mëdha të ujërave kanë shkaktuar përmbytje dhe kanë shkatërruar rrugë lagjes në qytetin e Vaut të Dejës, si dhe në Njësitë e Administrative Vig-Mnele dhe Hajmel.
Problematike shfaqet situata dhe në bashkinë e Malësisë së madhe, ku përroi i Thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve intensive. Në fshatin Bajzë uji ka përmbytur dy banesa të familjes së Mark Qosjas dhe Asllan Culajt, ku mjetet e MNZSH kanë punuar për thithjen e ujit me pompa.
Reshjet e shiut janë më intensive sot në Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Shkodër dhe Lezhë. Në Durrës rrugët janë përmbytur nga reshjet, ndërsa në Kukës ka pasur rënie inertesh në rrugë.
TIRANË- Energjia elektrike në disa zona është ndërprerë për shkak të motit të keq. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, pati defekt në linjën 35kV Shkodër –Velipojë, ndërsa pa drita ngelen Dajçi, Trush2, Cas dhe hidrovorin Vilu.P as punës së punonjësve të OSHEE-së, u bë e mundur dhe rikthimi i energjisë.
NJOFTIMI I OSHEE
Moti i keq me shkarkime atmosferike solli probleme në linjën 35kV Shkodër -Velipojë. Grupet e njësisë Tensioni i Lartë pranë OSSH punuan gjatë natës dhe në 00:12 vendosën në funksion rrjetin elektrik, duke rikthyer furnizimin me energji elektrike të n/stacioneve Dajç, Trush2, Cas dhe hidrovorin Vilu.
VLORË- Për shkak të stuhisë së fuqishme, kapiteneria e Vlorës ka ndaluar daljen në det të të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit jashtë Gjirit të Vlorës në datat 19, 20, 21 dhe 22 nëntor për shkak të motit në përkeqësim.
Në njoftim flitet për “situatë hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 19-22 nëntor 2022, duke filluar nga ora 12:00 e datës 19 nëntor, në drejtimin jug- juglindje në forcën 5-6bft, 1.20-1.80 m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft me 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.”
Po ashtu, është ndaluar dhënia e lejes së nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Ndërsa, anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 22 nëntor 2022 ora 10:00.
TIRANË- Moti i keq ka shkaktuar probleme në rrugë. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të reshjeve të shiut ka pasur rënie inertesh në rrugë. Pemë të këputura sipas ARRSH ka pasur në aksin Vlorë-Orikum, mirëpo tani zona është pastruar. Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi.
'Reshje me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin, pa bllokuar qarkullimin në akset kombëtare Ka pasur rënie të inerteve në trup të rrugës më të shpeshta në Rajonin Verior, dhe pemë të këptura, si në Vlorë-Orikum të cilat janë pastruar menjëherë Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.'- tha ARRSH në njoftimin për publikun.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë thirrje ndaj pushtetit vendor për të marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave në vend të cilat mund të shkaktohen si pasojë e reshjeve intensive në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës.
VLORË- Era e fortë dhe reshjet e dendura kanë sjellë probleme gjatë natës në zonën Dukat-Fushë. Për shkak të erës së fortë, janë rrëzuar pemë e mëdha. Kjo ka krijuar dhe probleme në qarkullimin e mjeteve.
Forcat e zjarrfikëses kanë qenë në gatishmëri për të bërë të mundur hapjen e rrugës dhe qarkullimin normal.
Reshjet me intensitet të lartë priten të jenë sot në Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.
DURRËS- Mjaftuan pak reshje shiu që qyteti i Durrësit të përmbytet. Në videon e Dosja.al shihet se uji ka mbuluar të gjithë rrugën ku kalojnë mjetet, duke krijuar vështirësi në qarkullim. Tragetet e nisura nga Bari kanë mbërritur në kohën e duhur, por peshkarexhat dhe anijet e vogla janë të bllokuara në port si pasojë e motit të keq, i cili do të vijojë dhe për disa ditë.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë thirrje ndaj pushtetit vendor për të marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave në vend të cilat mund të shkaktohen si pasojë e reshjeve intensive në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës.
TIRANË- Sot 5 qarqe do të përballen me mot të përkeqësuar. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë thirrje ndaj pushtetit vendor për të marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave në vend të cilat mund të shkaktohen si pasojë e reshjeve intensive në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës.
'Duke marrë në analizë modelet e fundit të hartave meteorologjike, pritet që mbi vendin tonë në orët në vijim në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, të ketë reshje intensive të cilat mund të sjellin vërshime të përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe përmbytje në zonat urbane. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile i bën thirrje pushtetit vendor të marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave. Ne do të jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha situatave që mund të krijohen, duke garantuar ndihmë të menjëhershme në çdo rast emergjence.'- shkruan Peleshi.
TIRANË- Territori shqiptar do të vijojë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent pothuajse gjatë gjithë 24–orëshit. Më të dendura në veriperëndim dhe jugperëndim duke bërë që rrebeshet të shoqërohen me stuhi te forta ere dhe shkarkesa elektrike.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që shirat të mbeten prezent deri vonë në mbrëmje ku pritet ndërprerje e përkohshme e tyre. Temperaturat e ajrit do të rriten të mëngjesit por mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.