Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Moti i keq ka përfshirë vendin ndërsa janë raportuar edhe ditën e sotme probleme në disa qarqe. • Mësohet se në qytetin e Lezhës ka probleme me furnizimin me energji elektrike. • Sipas raportimeve era e fortë ka dëmtuar linjat në disa zona dhe pa energji elektrike janë disa fshatra në zonën e zadrimës, Ishull-Lezha dhe pjesa e Bregut të Matës. • Probleme ka patur edhe në disa fshatra të bashkisë së Vaut të Dejës. • Mësohet se Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak kanë probleme me energjinë elektrike. • Edhe lundrimi detar në Shëngjin vijon të jete i pezulluar, pasi dallgëzimi ka arritur deri ne 7-8 ballë me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra. • Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci njoftoi përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" se moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu ka krijuar probleme ne segmentin rrugor Prekal-Kir. • Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës çka ka sjellë bllokimin e saj për automjetet. • Stuhia me erë të fortë dhe shi rrëzoi çatinë e spitalit bashkiak “Elez Selimi” në Pukë.• Gjithashtu personeli u detyrua të evakuojë pacientët e shtruar nga Patologjia dhe Pediatria, të cilët u transportuan në spitalin e Shkodrës.• Po ashtu jashtë funksionit ka dalë edhe pavijoni i Kirurgjisë. • Moti i keq i shoqëruar nga reshje shiu dhe era e fortë me erë të fortë raportohet se ka izoluar disa fshatra në Dukagjin të Shkodrës pasi rruga lidhëse është bllokuar në dy segmente. Konkretisht bëhet me dije se aksi Prekal-Kir, u bllokua për shkak të rrëshqitjes së gurëve dhe dherave. • Ndërkohë, segmenti Kir-Shosh u bllokua sepse një pjesë e rrëshqitjes së dheut dhe gurëve nga mali në rrugë duke bërë të pamundur lëvizjen e banorëve të Dukagjinit. • Në zonën pranë Liceut Artistik "Jordan Misja" në Tiranë raportohet se një pemë është thyer dhe ka rënë duke bllokuar qarkullimin për automjetet dhe këmbësorët. Siç mund të shihet dhe nga pamjet, pema ka rënë në një zonë mjaft të frekuentuar duke rrezikuar dhe jetët e qytetarëve. • Gjithashtu bëhet me dije se momentalisht policia ka rrethuar zonën.
27 artikuj për këtë temë.
MIRDITË- Reshjet e dendura të ditës së sotme kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në vend. Gjithashta për shkak të vërshimit të ujërave nga mali, aksi Fushë Arrëz-Mirditë është bllokuar.
Po ashtu ujërat kanë vërshuar edhe në tunelin e Gojanit. Ndërkohë tre mjete fadrome dhe një kamion po punojnë për rikthimin e normalitetit pasi prurjet kanë gërryer të gjithë trasen e rrugës në brendësi të tunelit.
LUSHNJË- Moti i keq me reshje të shumta me intensitet të lartë kanë sjellë përmbytje të rrugëve në qytetin e Lushnjës.
Pamjet më lart tregojnë situatën aktuale në Lushnjë, në një nga akset rrugore pranë kryqëzimit të spitalit.
Kjo situatë është e përsëritur çdo herë që bie shi, shkak bëhet bllokimi i rrugës nga ndërtimet pa leje, mungesa e kanalizimeve dhe bllokimi i pusetave në rrugë sjellin përmbytje në gjatësinë prej 100 metër të rrugës. Për pasojë, kjo sjellë edhe bllokimin e automjeteve pasi thellësia arrin mbi 40 cm ujë
ELBASAN- Reshjet e dendura të ditës së sotme kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në qytetin e Elbasanit.
Raportohet se aksi nacional Librazhd-Elbasan është bllokuar te vendi i quajtur “Kthesat e Murrashit”, për shkak të rënies së gurëve. Një fadromë po punon për largimin e dherave dhe inerteve nga shpati i kodrës.
Në këtë segment problematika e rënies së gurëve është e përhershme kur moti shoqërohet me reshje shiu dhe policia apelon për kujdes gjatë drejtimit të mjetit në keto akse.
Ndërkohë zonat e thella kanë probleme me furnizimin me energji elektrike.
DURRËS- Reshjet e shiut kanë përfshirë pasditen e sotme edhe qytetin e Durrësit. Gjithashtu rrugët e zonave periferike në Durrës janë përmbytur duke shkatuar edhe vështirësi në qarkulllim. Po ashtu një nga zonat më problematike është lagja nr.18, pranë stadiumit.
Sasia e dendur e reshjeve ka shtuar praninë e ujit në disa centimetra, pothuajse në lartësinë e trotuareve, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
SHKODËR- Situata në Qarkun Shkodër është gjithnjë e më alarmante për shkak të kushteve të motit të keq që kanë përfshirë këtë qark.
Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta po shkaktojnë dëme të shumta dhe po vështirësojnë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve. Raportohet se aktualisht prurje masive ujërash vijnë nga mali në hyrje të tunelit të Gjegjanit duke shkaktuar gërryerjen e trasesë së rrugës.
Ndërkohë, policia dhe kontraktori ndodhen në terren për të monitoruar dhe normalizuar situatën në rrugë.
Qarku i Shkodrës është ndër më të prekurit nga moti i keq që ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin. Që prej mëngjesit të sotëm, për shkak të reshjeve intensive në shumë zona ka patur edhe mungesë të energjisë elektrike.
RRUGA E ARBRIT- Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qarkullimin e automjeteve nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër e anasjelltas nëpërmjet rrugës së Arbrit. Gjithashtu si pasojë e reshjeve të vazhdueshme ka patur rënie gurësh e zhavorri në rrugë.
Po ashtu në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Xibrit ka patur shembje dherash të shumta duke bllokuar qarkullimin total të automjeteve. Siç shihet edhe në pamje disa automjete kanë mbetur bllokuar në të dyja anët për shkak të masivit të madh të dheut të rënë në rrugë.
TIRANË- Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke u shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erë të fortë. Gjithashtu kjo situatë ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve por edhe ka shkatuar pasiguri në lëvizjen e këmbësorëve.
Pamjet e mëposhtme tregojnë situatën e rënduar të krijuar në qarkullimin e automjeteve në zonën e Laprakës në Tiranë. Siç shihet edhe në video automjetet në Laprakë po qarkullojnë në ujë.
FIER- Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë edhe qytetin e Fierit pasditen e kësaj të premteje. Gjithashtu deri tani nuk raportohen dëme në toka bujqësore apo sera, ndërsa situata vijon të mbetet në monitorim të vazhdueshëm.
Por si pasojë e erës së fortë ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona, si Topojë, Frakull dhe Mbrostar, ndërsa po punohet për rikthimin e saj. Po ashtu nuk raportohet për rrugë të bllokuara, apo bllokim të shimbledhësve.
TIRANA- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga moti i keq në një pjesë të vendi. Në reagim thuhet se situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit. Gjithashtu Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile shton se kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim.
Sipas regaimit, qendrat e banuara nuk kanë pasur probleme serioze për shkak të reshjeve. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thotë se në disa raste të izoluara, pemë të rrëzuara nga era e fortë janë larguar nga strukturat operacionale të emergjencave civile në bashki.
Për sa i përket ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë, ekipet e OSSH-së raportohet se janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.
Njoftimi:
Situata drejt normalizimit në vend
Pas reshjeve me intensitet të lartë që prekën disa zona të vendit, situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit.
Lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.
Kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim.
Qendrat e banuara nuk kanë pasur probleme serioze për shkak të reshjeve. Në disa raste të izoluara, pemë të rrëzuara nga era e fortë janë larguar nga strukturat operacionale të emergjencave civile në bashki.
Për sa i përket ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë, ekipet e OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.
Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civil, në bashkëpunim me strukturat e mbrojtjes civile në prefektura dhe bashki.
KRUJA- Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë ka bërë që rreth 6 mijë banorë të zonës së Krujës të mbeten pa energji elektrike këtë pasdite.
Bëhet me dije se si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut, kanë pësuar avari linjat e furnizimit të energjisë elektrike. Konkretisht problematike situata paraqitet për rreth 3 mijë banorë të fshatrave Borizanë, Bilaj, por edhe në qytetin e Krujës.
LUSHNJE- Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke shaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim. Gjithashtu reshje të shumta me intensitet të lartë kanë bërë që disa rrugë në qytetin e Lushnjes të jenë të mbushura me ujë. Siç shihet edhe në pamje rrugët janë të mbushura me ujë.
Po ashtu shumë automjete rrezikojnë defekte të shumta kur kalojnë në disa vende si kryqëzimi i spitalit, bulevardi kryesor dhe disa pika të tjera. Gjithashtu mbrëmja e sotme është shoqëruar edhe me ndërprerje të energjisë elektrike jo vetëm në zonat rurale por edhe në qytetin e Lushnjes.
TIRANA- Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke u shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erë të fortë. Situatë e rënduar është paraqitur edhe në Tiranë ku pranë rrugës “Myslym Shyri” një grua është parë duke e lëvizur vetë kapakun e pusetës së kanalizimeve, me qëllim që të mos bllokohej dhe rrjedha e ujërave të shkarkohej aty pa prekur zonën ku jeton.
Në fakt kjo është një detyrë që duhet bërë nga punonjësit e mirëmbajtjes dhe ujësjellës-kanalizimeve të bashkisë. Veç këtij rasti, raportime për probleme me qarkullimi nga prezenca e ujit në rrugë ka patur dhe në zona të tjera të Tiranës gjatë ditës së sotme.
ELBASAN- Qyteti i Elbasanit është përfshirë gjithashtu nga moti i keq gjatë ditës së sotme. Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar problematika.
Mësohet se disa nga rrugët e qytetit të Elbasanit dhe të lagjeve janë pothuajse të mbushura me uji. Gjithashtu më herët u raportua për probleme me energjinë në disa fshatra të Elbasanit.
Gjatë orëve të fundit, moti i keq me reshje shiu e erë të fortë ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin tonë, duke krijuar kështu problematika në disa qarqe.
TIRANA- Kanë mjaftuar disa orë me reshje shiu në Tiranë, që rrugët të përmbyten. Pamjet e mëposhtme tregojnë situatën e rënduar të krijuar në qarkullimin e automjeteve në disa nga rrugët e kryeqytetit.
Konkretisht në video shihet se si makinat qarkullojnë në ujë. Kjo situatë ka krijuar jo vetëm vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe trafik të rënduar, por edhe pasiguri në lëvizjen e këmbësorëve.
Moti i keq i shoqëruar nga reshje shiu dhe nga era e fortë ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit ku nuk kanë munguar raportimet për dëme në infrastrukturën rrugore dhe atë energjitike.
TIRANA- Policia e Shtetit u ka bërë thirrje për kujdes të shtuar përdorueve të rrugës nisur nga situata e krijuar nga moti i keq në vend. Policia apelon pë kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës. Në njoftim bëhet thirrje për moderim shpejtësie pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit. Gjithashtu disa nga këshillat e dhëna në njoftim janë si mëposhtë:
Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore;
Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit;
Mos kryeni parakalime të gabuara.
Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.
Këmbësorët të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin.
Njoftimi:
Policia e Shtetit
Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, Policia Rrugore apelon për:
Kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës:
Moderoni shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit;
Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore;
Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit;
Mos kryeni parakalime të gabuara.
Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.
Këmbësorët: Të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin.
Policia Rrugore është në detyrë për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.
Kontributi i të gjithëve është thelbësor për të shmangur aksidentet dhe për të eliminuar vonesat në trafik.
Për çdo problematikë që lidhet me punën e Policisë, telefononi në numrin pa pagesë 112.
LEZHA- Reshjet intensive të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme dhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve përgjatë autostradës Lezhë-Thumanë.
Gjithashtu raportohet se është përmbytur rruga kryesore e qytetit të Laçit, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Moti i keq i shoqëruar nga reshje shiu dhe nga era e fortë ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit ku nuk kanë munguar raportimet për dëme në infrastrukturën rrugore dhe atë energjitike.
BULQIZA- Në Bulqizë raportohet se era e fortë ka dëmtuar shumë çati të shtëpive. Veç kësaj raportohet gjithashtu se është shkatërruar një pjesë e çatisë së Pallatit të Kulturës së këtij qyteti.
Moti i keq i shoqëruar nga reshje shiu dhe nga era e fortë ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit ku nuk kanë munguar raportimet për dëme në infrastrukturën rrugore dhe atë energjitike.
TIRANA- Moti i keq i shoqëruar nga reshje shiu dhe nga era e fortë që ka përfshirë një pjesë të vendit ka prekur dhe kryeqytetin ku nuk kanë munguar incidentet. Konkretisht në zonën pranë Liceut Artistik "Jordan Misja" raportohet se një pemë është thyer dhe ka rënë duke bllokuar qarkullimin për automjetet dhe këmbësorët.
Siç mund të shihet dhe nga pamjet, pema ka rënë në një zonë mjaft të frekuentuar duke rrezikuar dhe jetët e qytetarëve. Gjithashtu bëhet me dije se momentalisht policia ka rrethuar zonën.
SHKODRA- Moti i keq i shoqëruar nga reshje shiu dhe era e fortë me erë të fortë raportohet se ka izoluar disa fshatra në Dukagjin të Shkodrës pasi rruga lidhëse është bllokuar në dy segmente. Konkretisht bëhet me dije se aksi Prekal-Kir, u bllokua për shkak të rrëshqitjes së gurëve dhe dherave.
Ndërkohë, segmenti Kir-Shosh u bllokua sepse një pjesë e rrëshqitjes së dheut dhe gurëve nga mali në rrugë duke bërë të pamundur lëvizjen e banorëve të Dukagjinit.
Gjithashtu mësohet se Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që i bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.
Ndërkohë, në Bashkinë Malësi e Madhe probleme ka në zonën e Kelmendit dhe në disa fshatra të tjerë, me mungesë të energjisë elektrike.
Gjithashtu, në Vaun e Dejës, raportohet se ka mungesë të energjisë elektrike ne te gjitha fshatrat Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak. Rrëshqitje dherash dhe probleme me rrugët rurale raportohen edhe në Pukë e Fushë Arrëz.
PUKË- Stuhia me erë të fortë dhe shi rrëzoi çatinë e spitalit bashkiak “Elez Selimi” në Pukë. Gjithashtu personeli u detyrua të evakuojë pacientët e shtruar nga Patologjia dhe Pediatria, të cilët u transportuan në spitalin e Shkodrës. Po ashtu jashtë funksionit ka dalë edhe pavijoni i Kirurgjisë.
DURRËS-Moti i keq me reshje dhe erë të fortë që ka përfshirë pjesën më të madhe të territorit të vendit ka shkaktuar dëme në qytetin e Durrësit.
Sikurse shihet dhe nga fotoja e mësipërme, era e fortë ka rrëzuar palmat në qytet, duke shkaktuar dëme në bizneset pranë dhe duke rrezikuar dhe jetën e qytetarëve.
Lidhur me këtë situatë mësohet se në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka rrethuar zonën.
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim në lidhje me situatën në vend si pasojë e motit të keq. Në njoftim bëhet me dije se reshjet e e shiut kanë qenë me intensitet të lartë kanë shkaktuar bllokim të disa akseve rrugore, veçanërisht në qarkun e Shkodrës.
Më tej theksohet se situata është pa problematika serioze sa i përket infrastrukturës kombëtare ndërsa shtohet se në aksin Prekal-Kir po punohet për hapjen e rrugës. Gjithashtu bëhet me dije se rruga Mes-Dukagjin është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve.
Moti i keq ka sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike ndërsa bëhet me dije se për shkak të defekteve në rrjet janë disa rajone pa drita. Më tej theksohet se probleme me energjinë elektrike ka në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Kukës, Shkodër dhe Burrel.
Reagimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:
Situata si pasojë e motit në vend. Reshjet e shiut, që në disa zona të vendit kanë qenë me intensitet të lartë kanë shkaktuar bllokim të disa akseve rrugore, veçanërisht në qarkun e Shkodrës.
Por, përgjithësisht, situata është pa problematika serioze sa i përket infrastrukturës kombëtare. Në aksin Prekal-Kir, strukturat po punojnë për hapjen e rrugës. Rruga Mes-Dukagjin është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve. Edhe këtu po punohet për pastrimin e saj.
Si pasojë e motit të keq, disa zona janë pa energji për shkak të defekteve në rrjet. Rajone të ndryshme, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Berat, Vlorën, Korçën, Gjirokastrën, Kukësin, Shkodrën dhe Burrelin, po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike në zona të caktuara. Punonjësit e OSSH janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji në këto zona.
Situata po ndiqet me vëmendje nga strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror. #AKMC është në kontakt me të gjitha prefekturat dhe bashkitë, për të koordinuar punën në çdo rast nevoje.

DURRËS- Autoriteti Portal Durrës përmes një njoftimi në "Facebook" ka bërë me dije se lundrimet e mbrëmjes së sotme nga Durrësi në Bari dhe anasjelltas do të anulohen. Më tej në njoftim bëhet me dije se për shkak të motit të keq në Adriatkun Jugor lundrimet e mbrëmjes do të anulohen.
Më tej theksohet se deti është i shoqëruar me dallgë dhe erë të fortë. Sipas Autoritetit Portal Durrës i mbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre do bëhet në orar deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme. Gjithashtu bëhet me dije se tragetet "AF Franchesca" dhe "Rigel VII" do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme.
Njoftimi i plotë i Autoritetit Portal Durrës:
Si pasojë e kohë së keqe në Adriatkun Jugor, në det të hapur, i shoqëruar me dallgë dhe erë të fortë, autoritetet detare shqiptare në koordinim dhe me ato Italiane, kanë vendosur anulimin e lundrimeve mbrëmjen e sotme nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.
Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre do bëhet në orar(pra, deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme), ndërsa tragetet "AF Franchesca" dhe "Rigel VII" do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme, dt.23.11.2024.
Trageti “Af MIA”i linjës Durrës-Ankona mbërrin ne oren 19:00 dhe do të niset në orën 22:00, mbrëmjen e sotme. Për çdo informacion, kontaktoni me agjencitë përkatëse dhe na ndiqni në faqen tonë zyrtare www.durresport.al.

ELBASAN- Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme të shumta në vend. Problematikave nuk u kanë shpëtuar as disa fshatra malorë në disa bashki të qarkut të Elbasanit. Mësohet se në bashkitë Librazhd, Prrenjas, Gramsh dhe Librazhd janë shkaktuar dëme në rrjetin e energjisë elektrike. Më problematike gjendja është në zonën e Librazhdit.
Raportohet se nga stuhia janë thyer shtylla të tensionit të ulët dhe të tensionit të lartë si dhe janë këputur disa kilometër të përcjellësve elektrike. Po kështu janë djegur edhe trasformatorët në disa lagje të fshatrave të Librazhdit nga shkarkimet atmosferike.
Gjithashti mësohet se në linjat e tensionit të lartë dhe të mesëm ka pasur raste të shumta të rënies së pemëve të cikat kanë shkaktuar dëme të mëdha në rrjetin energjetik. Kjo ka sjellë probleme me fshatrat Togëz, Dorëz, Zgosht, Fushë Struden Steblevë, Neshtë, Dranovicë, Orenjë, Librazhd Qendër, lb Katund, Babje, Spathar, Dardhë, Hotolisht, Ferrë, Vehçan, Xhyrë, Polis, Sopot, Zona e Qukësit, Stranik, Stravaj, Golik, Mokër një pjesë e Rrajcës. Ndërkohë është rikthyet normaliteti në Mamël, Dopaj e Labinot Mal të Elbasanit dhe në disa fshatra të Gramshit.
GJIROKASTËR- Një tjetër qytet ka hasur probleme për shkak të motit të keq që ka "pushtuar" vendin prej pak ditësh. Mësohet se në Gjirokastër ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra malorë të qarkut. Më tej bëhet me dije se OSHEE po punon për rikthimin e furnizimit me energji për banorët.
Reshjet e shiut nuk kanë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore ndërsa niveli i ujit të lumit Drino është në parametrat normalë për stinën. Strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri për evitimin e problematikave të mundshme për banorët e Qarkut Gjirokastër.
SHKODËR- Moti i keq ka përfshirë vendin ndërsa janë raportuar edhe ditën e sotme probleme në disa qarqe ndër të cilat edhe ai i Shkodrës. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci njoftoi përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" se moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu ka krijuar probleme ne segmentin rrugor Prekal-Kir. Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës çka ka sjellë bllokimin e saj për automjetet.
Më tej theksohet se Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që i bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.
"Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu që ka shoqëruar terrizorin e Bashkisë Shkodër ka krijuar probleme në segmentin rrugor në ndërtim Prekal - Kir.
Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës, gjë që ka sjellë bllokimin e saj për automjetet.
Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që u bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor," shkruan në postim Benet Beci.
Probleme ka patur edhe në disa fshatra të bashkisë së Vaut të Dejës. Mësohet se Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak kanë probleme me energjinë elektrike.

LEZHË- Moti i keq në vend vijon të sjellë probleme në disa qytete. Mësohet se në qytetin e Lezhës ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Sipas raportimeve era e fortë ka dëmtuar linjat në disa zona dhe pa energji elektrike janë disa fshatra në zonën e zadrimës, Ishull-Lezha dhe pjesa e Bregut të Matës.
Më tej bëhet me dije se po punohet për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjise. Edhe lundrimi detar në Shëngjin vijon të jete i pezulluar, pasi dallgëzimi ka arritur deri ne 7-8 ballë me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.