LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

MOTI i keq në Shqipëri/ Reshjet e shiut në Tiranë përmbytin rrugët! Pushuesit në Vlorë largohen, rrëshqitje dheu në Gramsh

•Rreshjet e shiut kanë prekur Shqipërin. •Tirana është përfshirë nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me stuhi.• Disa prej lagjeve të kryeqytetit janë përmbytur,duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. •Ndërkohë moti i paqendrueshëm në Vlorë ka detyruar pushuesit të largohen nga plazhi,duke sjellë trafik të rënduar në lëvizjen e automjeteve. •Reshjet e shirave kanë sjellë probleme edhe në Korçë, ku rrëshqitja e një masivi të madh dherash nga mali i fshatit Dushar në Njësinë Administrative Moglicë, ka vënë në rrezik urën e rrugës kryesore të këtij fshati. •Gjithashtu edhe në Gramsh rrëshqitja e dheut pas reshjeve të shiut ka bllokuar banorët e fshatit Rovje.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Moti i keq në Gramsh/ Rrëshqitja e dheut pas shiut, bllokon dhjetra banorë të fshatit Rovje

MOTI i keq në Shqipëri/ Reshjet e shiut në Tiranë
Gramsh

GRAMSH- Reshjet e dendura të shiut gjatë kësaj të diele kanë prekur edhe Gramshin. 

Rrëshqitja e dheut pas shiut në rrugën që të çon në fshatin Rovje është bllokuar. Si pasojë kanë mbetur të bllokuar dhjetëra banorë të fshatit.

Ndërmarrja e shërbimeve publike në bashkinë e Gramshit ka dërguar mjetet për hapjen e rrugës.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Stuhi shiu në Tiranë, përmbyten disa zona

MOTI i keq në Shqipëri/ Reshjet e shiut në Tiranë
Tiranë

TIRANË-Moti i paqëndrueshëm ka shkaktuar përmbytje nëpër lagjet e Tiranës. Në disa pamje të siguruara nga JOQ tregojnë rrugët e lagjeve të Tiranës të mbuluar nga uji, si pasojë e rreshjeve të shiut.

Pasditen e kësaj të diele Tirana është përfshirë nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me stuhi. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

 

 

3 VITE ME PARE

Reshjet intensive/ Rrëshqitja e dheut rrezikon të shembë urën në Moglicë të Korçës

MOTI i keq në Shqipëri/ Reshjet e shiut në Tiranë
ura e fshatit Dushar

KORÇË- Rrëshqitja e një masivi të madh dherash nga mali i fshatit Dushar në Njësinë Administrative Moglicë, ka vënë në rrezik urën e rrugës kryesore të këtij fshati. Kjo situatë vijon prej dy ditësh, duke bllokuar lëvizjen e banorëve.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, kjo situatë është krijuar nga reshjet e shumta të shiut të ditëve të fundit. Nga ana e ndërmarrjes së rrugëve rurale, po punohet për largimin e dherave dhe inerteve.

Sasia e madhe e dherave që zbret nga mali e bën tejet të vështirë punën për shpëtimin e kësaj ure, që bën të mundur lëvizjen e gati 100 banorëve të fshatit Dushar.

3 VITE ME PARE

Reshjet e shiut largojnë pushuesit nga plazhet e Vlorës, krijohet trafik i rënduar

MOTI i keq në Shqipëri/ Reshjet e shiut në Tiranë
mot me vranesira

VLORË- Reshjet e shiut kanë prishur fundjavën për pushuesit, të cilët janë larguar nga plazhet e Vlorës. Kjo gjë ka sjellë dhe trafik të rënduar në lëvizjen e automjeteve.

Kjo e dielë do të ketë mot me vranësira në të gjithë vendin, më të dendura në zonat e veriore dhe veriperëndimore. Situata e paqëndrueshme atmosferike mbetet deri në orët e mbrëmjes, kur pritet përmirësim i dukshëm i motit.

Moti parashikohet fillimisht në pjesën e parë të ditës me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare. Më pas, pas orëve të mesditës shtim vranësirash deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intenistet të ulët deri dhe mesatar. Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026