“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
• Mëngjesi i sotëm ka nisur me reshje të shumta të shiut dhe dëborës në të gjithë vendin. • Situatë e vështirë është regjistruar në akset kryesore të vendit, ku dëbora ka penguar qarkullimin e automjeteve. • Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të udhëtojnë me kujdes dhe të vendosin zinxhirët. • Në Dibër rruga e fshatit Qafë Murr është bllokuar për shkak të rënies së masave shkëmbore, duke izoluar kështu rreth 1 mijë banorë.
3 artikuj për këtë temë.
BULQIZË- Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe dëbore. Situata më kritike paraqitet në veri të vendit.
Reshjet gjatë ditës së sotme kanë përmbytur sërish disa zona në Bulqizë, duke sjellë vështirësi jo vetëm në qarkullimin e automjeteve por edhe këmbësorëve, të cilët kanë gejtur si të vetmen zgjidhje kalimin mes kangjellave siç shihet edhe në foton kryesore.
Rruga që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës vijon të jetë e bllokuar. Sikurse duket nga pamjet, banorët rrezikojnë jetën, duke u varur në kangjella.
DIBËR- Moti i keq në Dibër ka bërë që një rrugë fshati të bllokohet komplet. Mësohet se rruga që të çon në fshatin Qafë-Murr është dëmtuar nga gorët e mëdhenj që kanë rënë në të.
Rruga është bllokuar me një gjatësi prej 30 metras, duke e bërë të pakalueshme për çdo mjet. Nga bllokimi i rrugës kanë ngelur të izoluar rreth 1000 banorë.
TIRANË- Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në disa qarqe. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 16°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 13 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./Dosja.al