LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Masakra e Fushë-Krujës/ Prokuroria vë në rreth të kuq Ramazan Rrajën dhe Endrit Doklen, nipi i deputetit: Akuzë politike

• Masakra e Fushë-Krujës risjell emrat e famozëve Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja. • Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja janë dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen e tre të rinjve në ngjarjen e të dielës. • Dokle dhe Rraja janë të dyshuar për shkak të konflikteve të mëparshme me një nga viktimat, Brilant Martinaj. • Martinaj akuzohet se vrau vjehrrin e Dokles vitin që shkoi, ish-policin Xhelal Reçi. • Të dyshuar janë edhe Rohan Brahimi dhe Alesio Dobrozi, bashkë me Gentian Reçin dhe Fation Muratin. • Ramazan Rraja mohon përfshirjen. • Rraja deklaroi sot se është jashtë vendit dhe se akuzat janë politike pasi është nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja.  

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTOJA e papublikuar më parë! Masakra në Fushë-Krujë, autorët të pamëshirshëm. Kush e ndezi zjarrin brenda makinës

Masakra e Fushë-Krujës/ Prokuroria vë në rreth të kuq
Pamje nga masakra e Fushë Krujës

TIRANË- Pse shpërtheu në flakë mjeti ku po qarkullonin tre të rinjtë në Fushë Krujë? Kjo është një prej enigmave që po mungon Policinë e Shtetit dhe grupin hetimor. Një foto e re që qarkullon nga vendi i ngjarjes, lë të kuptohet shumë se çfarë ka ndodhur, e mund të ndihmojë edhe Policinë.

Fotoja e mëposhtme është shkëputur vetëm pak çaste pasi atentatorët qëlluan breshërin e plumbave të kallashnikovit në drejtim të Brilant Martinajt, Besmir Hoxhes dhe Diklen Vatës, të mbetur të vdekur në vend. Ose të paktën kështu mendohet! Në këtë foto të shkrepur me pamje ballore të makinës dallohen qartë shenjat e plumbave që kanë kapur automjetin tip Volksëagen Passat, ndërsa tashmë makina është në flakë.

Masakra e Fushë-Krujës/ Prokuroria vë në rreth të kuq
Pamje nga masakra e Fushë Krujës

Por flakët vijnë nga pjesa e brendshme e makinës dhe jo nga vendi ku ndodhet motori, detaj që ka shtuar dyshimet e hetuesve për një zjarrvënie të qëllimshme nga ana e autorëve. Fillimisht u mendua se për shkak të numrit të madh të plumbave të shtënë mbi makinë, sebratori ka shpërthyer, duke djegur brenda Martinajn dhe Hoxhën. Por zjarri vjen nga brenda.

Policia ende nuk e ka përcaktuar nëse zjarri i vendosur në makinë ka ardhur si pasojë e plumbave apo nëse autorët kanë përdorur lëndë djegëse apo plasëse, megjithatë duket se vrasësit janë siguruar që të jenë aq pamëshirshëm sa munden, duke i djegur, ndoshta dhe të gjallë, shënjestrat. Për më tepër që është e sigurtë që kanë pasur karburant me vete, pasi kanë djegur dy mjete të tjera, me të cilët kanë qarkulluar për t'u zhdukur pa lënë gjurmë pas vrasjes. 

Ç'ka ndodhur në Fushë Krujë?

Tre ditë më parë, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

Tre të rinjtë e dinin që po ndiqeshin. Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha e kishin pikasur mjetin identik me të tyrin që nuk u ndahej për asnjë moment gjatë rrugës nga Rinasi drejt Tiranës. Këto detaje i kanë bërë me dije familjarët e Diklen Vatës, në dëshminë që ata kanë dhënë në Polici. Ata kanë bërë me dije se tre të rinjtë kishin pikasur se po ndiqeshin nga persona të panjohur. Vata, referuar dëshmisë, kishte marrë në telefon nënën dhe motrën duke i thënë: Po na ndjekin!

3 VITE ME PARE

'FAMOZËT'/ Masakra e Fushë-Krujës "ngjall" Endrit Doklen dhe Ramazan Rrajën me grupin e tij, kush janë 'yjet' e rinj të botës së krimit

Masakra e Fushë-Krujës/ Prokuroria vë në rreth të kuq
Endrit Dokle, Ramazan Rraja dhe ngjarja

TIRANE- Endrit Dokle, Ramazan Rraja dhe 4 të rinjtë, Roan Brahimi, Alesio Dobrozi, Fation Murati dhe Gentjan Reçi janë hija që qëndron deri më tani në skemën që grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e masakrës së Fushë-Krujës ka vendosur në "rreth të kuq". Dosja.al mësoi se Prokuroria e ka marrë tashmë listën nga sistemi Tims ku disa prej tyre rezultojnë jashtë vendit. Por një burim i afërt nga grupi hetimor informon se nuk përjashtohet mundësia që sistemi TIMS të jetë manipuluar. Masakra, e rëndë me një mesazh të fortë terrori që risjell përplasjet e forta kriminale mes grupeve në Shqipëri por edhe dy emra të njohur. Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja. Problematikë me të shkuarën e tyre, të dy i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë. 

Dosja.al ka sjellë ndër vite historinë e Endrit Dokles, famozi i bandës së Durrësit që tashmë e ka hedhur pas të shkuarën kriminale dhe i është fokusuar biznesit. 

Masakra e Fushë-Krujës/ Prokuroria vë në rreth të kuq
Endrit Dokle dhe gjyqtarja qe e liroi, Enkelejda Hoxha

Endrit Dokle është një emër i njohur për botën e krimit. Ish-anëtari i Bandës së Durrësit, ishte kryesues i një prej fraksioneve kryesore të bandës duke nisur një valë armiqësie me Lulzim (Lul) Berishën, duke tentuar edhe eleminimin e tij fizik. Banda e Durrësit veproi në Shqipëri që prej vitit 1994 e deri në fillimet e viteve 2000. Banda u drejtua nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Në burg, Endrit Dokle bëri pajtimin e madhe me Lulzim Berishën duke i dhënë fund edhe hasmërisë mes tyre, por jo telasheve jashtë burgut. Endrit Dokle ishte i dënuar me 5 burgime të përjetshme por me një vendim të paprecedent të drejtësisë alla Enkelejda Hoxha, ia doli të dalë me një skemë, dhe tashmë është i lirë. Nga një i punësuar në bibliotekën e burgut të Fushë-Krujës, sot, Endrit Dokle, siç edhe Dosja.al ka mësuar është një njeri i lirë me prirje për tu aftësuar në botën e biznesit ndërsa kush e takon e di se ai nuk i ka pranuar kurrë akuzat. "Do të dal një ditë nga këtu",-i çonte selam Dokle kujtdo që e takonte në qeli, ku konteksti e sillte në një të 'krisur' që kërkon lirinë me 5 dënime, por që drejtësia shqiptare ia fali lirinë. 

Por ku lidhet Endrit Dokle me hasmërinë e Kurbinit dhe Brilant Martinajn? Është ende e çuditshme pse Endrit Dokle dhe Brilant Martinaj kanë hyrë në hasmëri. Dokle është dhëndri i policit të vrarë në vjeshtën e 2021-ës, Xhelal Reçi. Prokuroria dyshon se ekzekutori ka qenë Martinaj dhe grupi i tij. Por pse? Si ka nisur përplasja" Për këtë, do të shkojmë tek një tjetër personazh i dyshimtë i historisë. Ai është Gentian Reçi, nipi i ish-policit Xhelal Reçi dhe një nga emrat kyçë. Prokuroria beson se marrja e tij në pyetje, në kohën kur telefonat e viktimave janë tejet të dëmtuar dhe ekspertiza nuk premton shumë, është padyshim thelbësore. Ish-polici që dyshohet se është edhe zanafilla e hakmarrjes u vra për shkak të konflikteve të të birit, Besnik Reçit. Në gusht të vitit 2020, Besnik Reçi u tentua të eleminohej në një makth që zgjati plot 20 kilometër. Jetëgjati nuk bëhet dot jetëshkurtër dhe i riu ia doli të shpëtonte. Dy persona të armatosur me motor, e ndoqën për 20 km dhe e qëlluan më breshëri. Plumba kapen vetëm makinën dhe jo Besnik Reçin dhe pjesëtarët e tjerë të familjes që ndodheshin me të në makinë. Një vit më vonë, më 1 nëntor, babai i tij, polic i dalë në pension u vra. Hijet e dyshimit u kthyen mbi Brilant Martinajn, që më herët mori famë për atentatin që iu faturua pas ekzekutimit të policit Xhulio Prela.

A u zgjua "Diti i vogël"? Vrasja e vjehrrit sipas grupit hetimor dhe porositja e atentatit që biznesmeni Ervis Martinaj pretendohet në dëshminë e Nuredin Dumanit, kanë zgjuar Endrit Doklen, në dyshimet për një hasmëri.

Masakra e Fushë-Krujës/ Prokuroria vë në rreth të kuq
Ervis Martinaj, Nuredin Dumani dhe Endrit Dokle

Historia vazhdon në një tjetër personazh, që njihet më shumë për forcën e krahut sesa për atë të zakonit. Ai është Ramazan Rraja dhe është një nga nipat e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Rraja është 'trending' në media sa herë që në zonën e tij ndodh një ngjarje kriminale. 

Ramazan Rraja është djali i xhaxhait të Rexhep Rrajës, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, që u përfshi në një skandal me ish-të dashurën e tij, Xhisiela Maloku rreth 10 muaj më parë. Dosja Xhisiela u bë publike nga ish-oficeri Emiljano Nuhu, i cili akuzoi Taulant Ballën, Rrahman Rrajën dhe familjarët e tij se e kishin kërcënuar dhe më pas u arratis në Zvicër ku po kërkon edhe azil. Sipas Nuhut, e gjitha ndodhi pasi ai mori përsipër rastin e dhunimit të Malokut nga ana e Rexhep Rrajës. Xhisiela, e cila e denoncoi vetë Rexhepin për përndjekje, më pas hoqi dorë nga padia dhe tha se e gjitha ishte një problem xhelozie në çift, dhe se edhe ajo e kishte dhunuar të dashurin e saj. Në intervistat televizive, Xhisiela e përmendte personazhin e këtij lajmi, Ramazanin si një nga njerëzit e saj më të afërt, me të cilin kishte raporte miqësore edhe pas ndarjes me Rexhep Rrajën. Sot ai mohon përfshirjen ndërsa mbrohet duke deklaruar se akuzat janë politike edhe pse nuk është e qartë kush do e sulmonte publikisht, dikë që nuk garon për asnjë post publik...

Masakra e Fushë-Krujës/ Prokuroria vë në rreth të kuq
Ramazan Rraja dhe pamje nga ngjarja e 13 nentorit

Do të përfundonte me historinë e Xhisielës, por Ramazan Rraja do të merrte vëmendjen kryesore të mediave pasi dhunoi një grua në ambientet e QSUT. Pamjet kanë bërë xhiron e mediave asokohe, kur Ramazani shihej sesi e qëllonte barbarisht të renë pas një konflikti që kishin patur të dy. Karriera e Rrajës nuk është mbyllur me kaq, pasi jo më larg se në muajin dhjetor të 2021-ës, Rraja u arrestua në Belgjikë si pjesë e një grupi të trafikut të drogës. Rraja tashmë është në hetim jashtë Shqipërie për këtë dosje bashkë me një nga kushërinjtë e tij. 

Para se të largohej nga Shqipëria, Ramazan Rraja u bë protagonist i një ngjarjeje të ngjashme me filmat cowboy. Tashmë vepron me një grup. Tre persona të maskuar e të armatosur ‘gjer në dhëmbë’, u futën mbrëmjen e 13 nëntorit 2021 në mënyrë të befasishme në një lokal në Zejmen, ku kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit, pasi kishin sherr me kushëririn e pronarit.

Grupi i Fushë-Krujës ishte zgjeruar. Roan Brahimi dhe Alesio Dobrozi ishin të përzgjedhurit. Dy të rinjtë, 30 dhe 32 vjeç janë dy emra "premtues" për Policinë e Shtetit. Edhe pse famën më të madhe e ka Ramazani, Roan dhe Alesio nuk janë të panjohur. Roan Brahimi është arrestuar më parë në 16 Maj të vitit 2018 në Lezhë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan armë, municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura. Sipas policisë tre vite më parë i gjetën një armë zjarri pistoletë “Bereta” me një krehër me 15 fishekë,  14.600 Euro dhe një sasi bizhuterish. Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip “Lancia” që drejtohej nga Brahimi.  Alesio Dobrozi është i treti i shpallur në kërkim. Ai rezulton i dënuar në 2019 nga drejtësia italiane për vjedhje dhe grabitje.

Më i panjohuri mes tyre është Fation Murati, lidhja e të cilit me masakrën e Fushë-Krujës ende nuk dihet. Tashmë emrat e tyre janë zbardhur dhe skema po plotësohet ora-orës. Skuadra e ekzekutimit me Volksvagen u nis dhe priti në mbikalim. Ata erdhën. Tani nuk flasin më. 

3 VITE ME PARE

PARANDJENJA/ "Unë nuk po dal dot nga kjo rrugë', mesazhi i fundit i Brilant Martinaj para vrasjes, kush e futi në kurth?

Masakra e Fushë-Krujës/ Prokuroria vë në rreth të kuq
Brilant Martinaj

TIRANË- Pak ditë para se të vdiste, 23-vjeçari Brilant Martinaj, kishte një parandjenjë për atë që mund t'i ndodhte. I riu, i njohur për policinë, mësohet t'i ketë thënë njerëzve të afërt se nuk del dot nga rruga që është futur. 

Mos u merrni me këto punë, se edhe unë që jam marrë nuk dalë dot më nga kjo rrugë”, citohet të ketë thënë Brilant Martinaj, sipas ReportTv, në një bisedë në rrjetet sociale. 

Si ndodhi ngjarja makabre? Mesditën e të dielës, në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, një pritë iu bë makinës ku po udhëtonin tre të rinj, Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona, një skuadër e identifikuar deri më tani si me 5 anëtarë ka ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin. Njëri prej tyre, Dikler Vata zbriti nga mjeti i plagosur duke tentuar të shpëtonte por autorët u kthyen dhe e qëlluan përsëri duke u siguruar që e vranë. Shënjestra e atentatit sipas burimeve nga grupi hetimor është Brilant Martinaj, kushëri i parë me biznesmenin e përfshirë në disa ngjarje kriminale, Ervis Martinaj. Sot janë zbuluar edhe të dyshuarit e parë të ngjarjes së rëndë. Në pyetje pritet të merren Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja, e po ashtu edhe Gentian Reci, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi. Këta persona janë të dyshuarit kryesorë të masakrës së Fushë Krujës, një ngjarje makabre që lidhet me përplasjen e bandave në zonën e Kurbinit. 

3 VITE ME PARE

DINAMIKA E PLOTË/ 3 V-të e masakrës së Fushë-Krujës, sekuestrohen 3 telefona dhe 60 orë pamje filmike, si u vendosën killerat në pritë

Masakra e Fushë-Krujës/ Prokuroria vë në rreth të kuq
Foto ilustruese

TIRANE- 3 aparate celularë janë gjetur në makinën tip Volksvagen ku ndodhi masakra e Fushë-Krujës. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se janë gjetur 3 aparate celularë, njëri i dëmtuar rëndë ndërsa 2 të tjerët, pjesërisht.  Telefonat janë në duart e ekspertëve të Policisë Shkencore të cilët do të përpiqen të zbërthejnë aparatin për të shpëtuar komunikimet e fundit të ditës së atentatit, duke zbardhur dinamikën dhe mënyrën sesi Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata u nxorrën në pritë.

Po të njëjtat burime, i thanë Dosja.al, se janë sekuestruar, zbardhur rreth 60 orë pamje filmike të rrugëve në zonë, nga ku është ndërtuar pjesërisht skema e mundshme e atentatit. Policia ka ndërtuar skemën sesi makina e viktimave ka lëvizur nga ofiçina deri në vendin e krimit.

Një makinë është shënjuar nga policia pasi është e pozicionuar në pamje pranë mbikalimit dhe është përshtatur në mënyrë perfekte në pritën e atentatit. Makina e gjurmimit ka qenë një tip Volksvagen, po ashtu edhe makina e vrasësve. Policia dyshon se janë 2 makina Volksvagen që u përdorën në atentat, një nga personat që sinjalizonin për lëvizjet e Brilant Martinajt me dy shokët dhe një ku ndodheshin vrasësit.

Por si për ironi të fatit, Volksvagen është marka edhe e makinës ku ndodheshin 3 viktimat. Shoferi i makinës që kreu masakrën ka lëvizur në rrugën kryesore Vorë - Fushë Krujë dhe është parkuar pak metra larg mbikalimit dhe ka pritur 3 miqtë për të lëshuar breshërinë e plumbave, që ekspertiza paraprake ka zbuluar se janë plot 90 fishekë. 

Si ndodhi ngjarja makabre? Mesditën e të dielës, në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, një pritë iu bë makinës ku po udhëtonin tre të rinj, Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona, një skuadër e identifikuar deri më tani si me 5 anëtarë ka ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin. Njëri prej tyre, Dikler Vata zbriti nga mjeti i plagosur duke tentuar të shpëtonte por autorët u kthyen dhe e qëlluan përsëri duke u siguruar që e vranë. Shënjestra e atentatit sipas burimeve nga grupi hetimor është Brilant Martinaj, kushëri i parë me biznesmenin e përfshirë në disa ngjarje kriminale, Ervis Martinaj. Sot janë zbuluar edhe të dyshuarit e parë të ngjarjes së rëndë. Në pyetje pritet të merren Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja, e po ashtu edhe Gentian Reci, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi. Këta persona janë të dyshuarit kryesorë të masakrës së Fushë Krujës, një ngjarje makabre që lidhet me përplasjen e bandave në zonën e Kurbinit. 

3 VITE ME PARE

Prokuroria kërkon ta pyesë, Ramazan Rraja: Sulme të qëllimishme nga policia, s'kam lidhje me krimin

Masakra e Fushë-Krujës/ Prokuroria vë në rreth të kuq
Ramzan Rraja

TIRANË- Ramazan Rraja ka reaguar pasi policia kërkoi dëshminë e tij për masakrën të mbikalimi i Fushë Krujës. Për 'News24', Rraja ka mohuar të ketë lidhje me masakrën e ndodhur më 17 korrik në Fushë Krujë. Ai është shprehur se nuk ka aspak lidhje me krimin që ka ndodhur pasi është ashtë Shqipërisë, ndërsa shton se kur ka qënë ka vizituar vetëm familjen. Po ashtu, ai akuzon policinë se po e sulmon qëllimisht dhe po e akuzon për çdo krim të mundshëm. 

“Nuk kam asnje lidhje me krimin, ndodhem jashte vendit. Për shtatë muaj në Shqipëri kam qëndruar vetëm 3 ditë kur kam vizituar familjen. Policia po më sulmon qëllimisht pasi jam nip i deputetit, më akuzon padrejtësisht për çdo krim”, tha Rraja për News24.

Prokuroria e Tiranës kërkon të marrë në pyetje 6 persona të cilët mund të kenë dijeni për masakrën e Fushë-Krujës e cila ndodhi mesditën e 17 korrikut. Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Gentian Reci, Indrit Dokle, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimit, janë personat të cilët kërkohen që të merren në pyetje.

Ç'ka ndodhur në Fushë Krujë?

Tre ditë më parë, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

3 VITE ME PARE

Grupi i terrorit në Lezhë! Kush janë dy shokët e nipit të deputetit të PS-së që kërkohen nga Prokuroria

Masakra e Fushë-Krujës/ Prokuroria vë në rreth të kuq
Grupi

TIRANË- Roan Brahimi dhe Alesio Dobrozi, janë dy personat që kërkohen të merren në pyetje nga Prokuroria e Tiranës, në lidhje me masakrën e Fushë-Krujës. Dy të rinjtë, janë miqtë e Ramazan Rrajës, nipi i deputetit të PS-së, i arrestuar më parë në Holandë për trafik droge dhe për dhunë.

Tre miqtë janë të njohur si banda e terrorit në Lezhë pasi u futën në një lokal të armatosur dhe të maskuar duke kryer kontroll për kartat e identitetit mbi klientët, teksa po kërkonin pronarin e lokalit me të cilin kishin një sherr.

Po kush është Alesio Dobrozi?  31-vjeçari është lakuar si emër në të famshmen çështje të bandës ‘Audi’ në Itali, që ngriti në këmbë shtetin fqinj, për shkak të grabitjeve spektakolare që kjo bandë, përfshirë edhe Dobrozin, kryenin në zona të ndryshme. Në lidhje me këtë çështje, Dobrozi u dënua në vitin 2018 nga shteti fqinj me 4 vite e 6 muaj burg dhe 800 euro gjobë.

Prokuroria e Tiranës kërkon të marrë në pyetje 6 persona të cilët mund të kenë dijeni për masakrën e Fushë-Krujës e cila ndodhi mesditën e 17 korrikut, aty ku u vranë në atentat Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha.

3 VITE ME PARE

Masakra e Fushë Krujës/ Prokuroria kërkon të pyesë Ramazan Rrajën dhe Endrit Doklen

Masakra e Fushë-Krujës/ Prokuroria vë në rreth të kuq
Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja

TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkon të marrë në pyetje 6 persona të cilët mund të kenë dijeni për masakrën e Fushë-Krujës e cila ndodhi mesditën e 17 korrikut. Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Gentian Reci, Indrit Dokle, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimit, janë personat të cilët kërkohen që të merren në pyetje.

Prokuroria ka kërkuar që të nxirret kartelë në sistemin TIMS për këta persona. 

Kush është Endrit Dokle? 

Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij. E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

Ç'ka ndodhur në Fushë Krujë?

Tre ditë më parë, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

Tre të rinjtë e dinin që po ndiqeshin. Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha e kishin pikasur mjetin identik me të tyrin që nuk u ndahej për asnjë moment gjatë rrugës nga Rinasi drejt Tiranës. Këto detaje i kanë bërë me dije familjarët e Diklen Vatës, në dëshminë që ata kanë dhënë në Polici. Ata kanë bërë me dije se tre të rinjtë kishin pikasur se po ndiqeshin nga persona të panjohur. Vata, referuar dëshmisë, kishte marrë në telefon nënën dhe motrën duke i thënë: Po na ndjekin

masakra e fushe krujes brilant martinaj besmir hoxha dikler vata

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës