LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

111 ditë luftë në Ukrainë/ Zelenskyy:Betejat e Donbasit 'më brutale' që ka parë Europa

UKRAINË- Lufta sot ka hyrë në ditën e 111. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka thënë se betejat intensive në Ukrainën lindore janë më ‘brutalet' qe ka parë Europa. Forcat ruse kanë ndërprerë të gjitha rrugët e fundit për të dalë nga Sievierodonetsk duke shkatërruar të tre ura. Autoritetet ukrainase thanë se zbuluan një varr të ri masiv të civilëve pranë Bucha në rajonin e Kievit. Hetuesit zhvarrosën shtatë trupa nga varret e improvizuara në një pyll jashtë fshatit Vorzel, më pak se 10 km nga Bucha. Më shumë se 15,000 milionerë pritet të ikin nga Rusia këtë vit , pasi qytetarët e pasur ia kthejnë shpinën regjimit të Putinit, sipas një analize të të dhënave të migracionit nga Henley & Partners. Fondacioni Wikimedia, ka paraqitur një apel kundër një vendimi të gjykatës së Moskës duke kërkuar që ajo të heqë informacionet në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës. 

4 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Çfarë "plani urie" po përgatit Putin? Historiani Tmothy Sndyer: Ka 3 nivele

111 ditë luftë në Ukrainë/ Zelenskyy:Betejat e Donbasit
Vladimir Putin

SHBA- Historiani amerikan Tmothy Sndyer, ka deklaruar se presidenti i Rusisë Vladimir Putin po përgatitet të shkaktojë krizë ushqimore në pjesën më të madhe të botës. Sipas mediave të huaja, Snyder publikoi një postim në Twitter teksa ka shpjeguar planin e Putin.

“Rusia ka një plan urie. Në fazën tjetër të luftës në Evropë, Vladimir Putin po përgatitet të çojë drejt urisë një pjesë të madhe të botës në zhvillim.Tmerri i planit të urisë së Putinit është aq i madh sa është e vështirë që mendjet tona ta perceptojnëplani i urisë. 'Plani i urisë' së Putin është hartuar nga vetë ai dhe ndahet në 3 nivele,”- tha Sndyer.

Sipas tij, një nga qëllimet e bllokimit të porteve të Detit të Zi nga forcat e Moskës është krijimi i flukseve refugjatësh drejt Evropës, gjë që do të shkaktojë destabilitet në BE.

 

 

 

 

4 VITE ME PARE

Zelenskyy: Donbasi me betejat 'më brutale' që ka parë Evropa

 

111 ditë luftë në Ukrainë/ Zelenskyy:Betejat e Donbasit
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zeleneskyy, ka thënë se beteja intensive për Sievierodonetsk do të mbahet mend si një nga "më brutale" që Evropa ka parë ndonjëherë. dhe po merr një numër "të tmerrshëm" në Ukrainë.

Sipas The Guardian, Zelenskyy, ka shprehur frikën e humbjes së mbështetjes nga perëndimi ndërsa konflikti 'zvarritet', ai përsëriti lutjet e mëparshme për më shumë armë ushtarake më të rënda nga aleatët, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

"Kemi të bëjmë me të keqen absolute. Dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të ecim përpara dhe të çlirojmë territorin tonë.Ne tërheqim vëmendjen e partnerëve tanë për faktin se vetëm një numër i mjaftueshëm i artilerisë moderne për Ukrainën do të sigurojë avantazhin tonë dhe më në fund të torturës ruse në Donbasin ukrainas," tha Zelenskyy.

Zelenskyy përsëriti dëshirën e Ukrainës për të çliruar të gjithë territorin e saj dhe të dëbojë pushtuesit nga të gjitha rajonet.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 111. Forcat ruse vazhdojnë me sulme ajërore dhe tokësore në Ukrainë. Me dhjetra civilë dhe ushtarë po vdesin nga sulmet e vazhdueshëm.

4 VITE ME PARE

Sulm në Ukrainën lindore, 5 të vrarë dhe 22 të plagosur "goditi" një treg dhe maternitet

111 ditë luftë në Ukrainë/ Zelenskyy:Betejat e Donbasit
Foto ilustruese

UKRAINË- Një sulm ka ndodhur në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk ditën e djeshme si pasojë janë vrarë 5 persona dhe 22 janë plagosur.

Agjencitë e lajmeve të mbështetura nga Rusia raportuan se predhat goditën një treg dhe një maternitet në qytet, dhe se bombardimet ishin nga ukrainasit. Sipas Sky News, thuhet se ishte një fëmijë. Agjencia e lajmeve RIA citoi zëdhënësin e OKB-së, Stephane Dujarric, të ketë thënë se zyrtarët kishin parë raporte për sulmin në spital.

Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Çdo sulm ndaj infrastrukturës civile, veçanërisht objekteve shëndetësore, është një shkelje e ligjit ndërkombëtar,”-tha Dujarric. 

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 111. Forcat ruse vazhdojnë me sulme ajërore dhe tokësore në Ukrainë. Me dhjetra civilë dhe ushtarë po vdesin nga sulmet e vazhdueshëm.

 

4 VITE ME PARE

Forcat ruse shkatërojnë tre urat në Sievierodonetsk, bllokohen civilët

111 ditë luftë në Ukrainë/ Zelenskyy:Betejat e Donbasit
Foto ilustruese

UKRAINË-Kyretari i Bashkisë së rajonit Luhansk, Serhiy Haidai, ka njoftuar se forcat ruse kanë ndërprerë të gjitha rrugët e fundit për të dalë nga Sievierodonetsk duke shkatërruar të tre urat për në qytetin lindor.

"Rusët kanë "kapur plotësisht" qytetin dhe një pjesë e qytetit ishte nën kontrollin e Ukrainës. Evakuimi dhe transporti i ngarkesave njerëzore tani është i pamundur" tha Haidai.

Sipas The Guardian, shkatërrimi nga forcat ruse të dy urave të mbetura mbi lumin Siverskyi Donets gjatë dy ditëve të fundit i lë civilët e bllokuar pa shpëtim në perëndim të qytetit fqinj Lysychansk, i cili gjithashtu po bombardohet, por mbetet në duart e Ukrainës.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 111. Forcat ruse vazhdojnë me sulme ajërore dhe tokësore në Ukrainë. Me dhjetra civilë dhe ushtarë po vdesin nga sulmet e vazhdueshëm.

 

lufta ukaine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet