LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kosova në Hagë/ Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit nis më mars, 700 orë vetëm për Prokurorinë, do flasin 300 dëshmitarë

• Sot u mbajt konferenca për përgatitjen e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. • Sipas njoftimit të gjykatës, gjykimi do të fillojë më 1 mars 2023, por gjithashtu sot u caktua edhe kohëzgjatja e fjalës hyrëse të tyre dhe çështje të tjera procedurale dhe substanciale. • Gjithashtu paneli i Gjykatës së Apelit e ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, për datën 2 shkurt 2023. • Kjo u bë e ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovë. • Ndryshe aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

700 orë vetëm Prokuroria, rreth 300 dëshmitarë: Gjithçka gati për nisjen e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së

Kosova në Hagë/ Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Veselit, Krasniqit
Foto ilustruese

Ka përfunduar seanca e sotme përgatitore për nisjen e gjykimit ndaj krerevë të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Hagës. Vetëm Prokuroria e Specializuar ka kërkuar rreth 700 orë kohë për prezantimin e provave të saj. Prokuroria do të ketë rreth 300 dëshmitarë, megjithatë jo të gjithë do të ftohen në sallën e gjykimit. Kështu kanë bërë të ditur gjatë seancës së sotme.

“Është një numër dëshmitarësh në këtë listë të cilët janë të rregullës 153 dhe 155, të cilët nuk synojmë që t’i thërrasim të vijnë këtu por do të mbështetemi në dëshminë e tyre, jo të gjithë këta dëshmitarë do të vijnë këtu për të dhënë dëshminë para trupit gjykues dhe në fakt disa nuk e bëjnë dot një gjë të tillë, por ata që do të vijnë këtu për të dhënë dëshmi sipas rregullës 154 janë ata që janë në listë. Është e mundur që gjatë gjyqit dëshmitarët mund të paraqesin dëshmi që ta bëjnë të panevojshëm paraqitjen e dëshmitarëve të mëvonshëm por kjo do të varet nga zhvillimet gjatë gjykimit”, kanë thënë nga Prokuroria, transmeton Nacionale.

Këtu ka ndërhyrë edhe kryetari i trupit gjykues, Charles Smith. Ai ka thënë se brenda vitit mund t’i përfundojnë rreth 600 orë, duke kërkuar nga Prokuroria që ta shkurtojë ende kohën e prezantimit të provave.

“Ne kemi treguar vizionin tonë lidhur me ditët e seancave për periudhën në vazhdim, dhe nëse kjo funksionon siç duhet do të dëgjohen dëshmi për 600 orë në një vit dhe mund të them që nga përvoja ime që asgjë nuk është perfekte dhe gjyqi mund që zgjasë më shumë sesa shpresojmë. Është angazhim mjaft i madh për të pasur 600 orë brenda një viti megjithëkëtë ky është synimi që kemi. Ne e kemi autoritetin sipas rregullës 118 për të marrë masa për të ulur numrin e dëshmitarëve, të akuzave, të vendit të krimeve dhe për ti kërkuar ZPS-së të zvogëlojë periudhën e pyetjeve paraprake që u bën dëshmitarëve, ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha këto mundësi, do ta bëjmë këtë nëse vlerësojmë që ZPS nuk po e shfrytëzon siç duhet kohën që ka në depoziton”, ka thënë gjykatësi Smith.

“Ne presim që ky gjyq të jetë i gjatë dhe ne vlerësojmë që periudha pesë vjeçare që parashikohet ka shqetësime të mëdha dhe po të isha unë një dëshmitar do të bëja vet këto programe dhe të mos prisja për turpin gjykues por mos keni gabime, ne do të kemi shkurtime nëse mendojmë që kjo është e domosdoshëm për të mbrojtur të drejtën e të akuzuarve dhe për të bërë të mundur që këto procese penale të mos zgjaten tej mase. Ne do të diskutojmë këtë me prokurorinë dhe do të kërkojmë të na jepet një parashikim i ditëve të gjyqit dhe të marrjes së pyetje të dëshmitarëve të tyre”, ka shtuar kryetari i turpit gjykues.

Si Prokuroria, ashtu edhe avokatët janë pajtuar që procesi gjyqësor të fillojë më 21 mars me deklaratat hyrëse. "Gjykimi fillon më 21 mars nëse nuk ka rrethana përjashtimore", tha kryegjyqtari Smith.

Më herët gjatë seancës u tha se palët janë gati për gjykim që nga 1 marsi.

“Disa prej dëshmitarëve kanë qenë në çështje të tjera si në Hagë. Ne duhet të shikojmë 46 mijë faqe dokumente brenda datës 1 shkurt. Është një kohë e konsiderueshme. E kemi dorëzuar një mocion më 9 janar. Ky mocion është në pritje. Një tjetër temë që duam të ngremë është mundësia për digëzimin e çështjes mbi konfliktin e armatosur. Jemi gati të fillojmë më 1 mars për gjykim. Do të japim fjalën hyrëse pas deklaratës së ZPS-së, 3 deri në 4 orë”, tha Gregory Keohe, avokat i Hashim Thaçit.

“Periudhën duhet ta shkurtojë nga 700 orë të parashikuara. Psh një dëshmitar ka dhënë dëshmi në shumë procese të tjera, ka 8 intervista, dhe të gjitha do të paraqiten këtu. Në këtë rast Prokuroria duhet të kalojë një numër orësh. Koha që na duhet neve për të bërë kundërpyetje është e gjerë, pasi materiali është i gjerësishëm. Shkurtimi i afatit kohor duke ulur pyetjet kryesore të Prokurorisë për dëshmitarët të cilët më pas vijnë me dokumentacion të gjërësishëm e ngreh barrën e palës mbrojtëse”, tha Emmerson, avokat i Kadri Veselit.

Avokati i Rexhep Selimit në anën tjetër, ka kërkuar që të zbulohet identiteti i 12 dëshmitarëve të parë, sa më shpejt që është e mundur.

“Ne jemi në dijeni të situatës sigurisht, dhe duam të fillojë gjykimi sa më shpejtë dhe do të donim të fillojë më 1 mars. Ne jemi duke bërë përpjekje të trajtojmë pasojat e asaj që ndodhi, dhe do përpiqemi të fillojmë më 1 mars dhe sa më shpejtë, por ka disa gjëra që mund të pengojnë përgatitjen tonë. Kjo varet shumë nga identetiti i 12 dëshmitarëve të parë që do të japin dëshmi. Sygjerojmë të ketë një pushim pas deklaratave hyrëse. Nëse fillojmë më 1 e 2 mars me deklarata hyrëse, të bëjmë ndërprerje për 1 javë ose 10 ditë. Për 12 dëshmitarët e parë, të mos ketë dëshmitarë që do të flasin për pretendime konkrete ndaj z.Selimi”, tha avokati i Selimit.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se janë dy procese gjyqësore ndërkombëtare që kanë konstatuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte politikë të sulmit kundër civilëve. Ai këto komente i bëri në konferencën e sotme statusore në të cilën po diskutohen disa pika para se të fillojë procesi gjyqësore, që sipas të gjitha pritjeve mund të ndodhë nga muaj mars.

“Dy gjykime, ai i Haradinajt dhe Limajt, kanë konkluduar se nuk kishte politikë që UÇK-ja të sulmonte civilet”, ka thënë Emmerson.

Mbrojtja e Kadri Veselit e ka sfiduar edhe një herë prokurorinë me vendime të Tribunalit për ish Jugosllavi. Ben Emmerson, avokat i Veselit foli rreth akuzes për përgjegjësi komanduese në UÇK që Prokuroria e Specializuar e pretendon në aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së.

Emmerson ia rikujtoi prokurorit Alan Tieger se sa ishte edhe ai prokuror në ICTY, aty nuk kishte akuzë për përgjegjësinë komanduese kundër Ramush Haradinaj. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi ishin arrestuar në muajin nëntor të vitit 2020. Deri më tash, gjykimi nuk ka nisur./Nacionale

3 VITE ME PARE

FOTO nga Haga/ Ish-krerët e UÇK-së dalin para Speciales

Kosova në Hagë/ Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Veselit, Krasniqit
Hashim Thaçi

HAGË- Në Gjykatën Speciale në Hagë u zhvillua konferenca përgatitore për gjykim në rastin e ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Të katër janë paraqitur fizikisht në këtë seancë paragjyqësore, pasi në seancat e tjera, edhe psër shkak të koronavirusit, lidheshin me kamera nga ambientet e paraburgimit. 

 

3 VITE ME PARE

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të fillojë në mars

Kosova në Hagë/ Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Veselit, Krasniqit
Gjykata e Hages

HAGË- Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se është e gatshme që gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të fillojë më 1 mars të këtij viti. Gjatë konferencës së fundit përgatitore, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) tha është gati të fillojë gjykimin, pavarësisht volumit të punës, procedurave dhe dokumenteve që duhet të shqyrtohen.

Gatishmërinë për fillim të gjykimit në muajin mars kanë shprehur edhe avokatët mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi. Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emerson tha se ekipi i tij është i gatshëm për fillim të gjykimit në muajin mars, megjithatë ai tha se “kanë para vetes një periudhë jashtëzakonisht intensive pune” deri në fillimin e gjykimit.

Avokatët mbrojtës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar u pajtuan që të mos lexohet aktakuza në fjalën hyrëse në fillim të gjykimit. Mirëpo, ZPS-ja tha se do të mbajë një deklaratë hyrëse.

Edhe avokatët mbrojtës thanë se do të bëjnë një deklaratë hyrëse, pas deklaratës së ZPS-së në fillim të gjykimit. Kryetari i trupit gjykues Charles Smith, shprehi qëndrimet e tij me volumin e punës në këtë rast duke thënë se “pret që ky gjykim të jetë më i gjatë se sa mendohet”. Smith tha se gjykimi mund të tejkalojë periudhën prej pesë vitesh sa është paraparë të zgjasë procesi gjyqësor në këtë rast.

Megjithatë, ai tha se gjykata rezervon të drejtën që t’i kërkojë prokurorisë që të zvogëlojë numrin e dëshmitarëve apo të shmangë përsëritjen e tyre në proces. Duke iu përgjigjur shqetësimit të trupit gjykues, ZPS-ja konfirmoi se janë mbi 300 dëshmitarë, por se jo të gjithë parashihet që të shkojnë në sallën e gjyqit për të dëshmuar. ZPS-ja tha se në disa raste, do të mbështetet në dëshmitë e tyre.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-eprorët e UÇK-së u arrestuan nëntorin e vitit 2020. Që nga ajo kohë ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta. Ata dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan. Në muajin nëntor të vitit të kaluar dha dorëheqje kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith. Smith, i cili i ishte bashkuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar në vitin 2018 ishte i ngarkuar me hetimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Prokurori Smith dha dorëheqje pasi u në SHBA u emërua si prokuror i posaçëm për hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara nga ana e ish-presidentit Donald Trump dhe mbi rolin e tij në trazirat e 6 janarit 2021, në Kongresin Amerikan. Smith u zëvendësua nga Alex Whiting që do të ushtrojë funksionet e Ushtruesit të Detyrës të Prokurorit të Specializuar deri në emërimin e një Prokurori të Specializuar të ri.

Që nga funksionalizimi i Gjykatës Speciale, ky institucion ka shpallur vetëm një aktgjykim për krime lufte. Më 16 dhjetor 2022, Gjykata Speciale, dënoi me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Këto pretendime janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Evropës, të hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty. Ky raport i ka hapur rrugë themelimit të Gjykatës Speciale përmes një vendimi të Kuvendit të Kosovës, në vitin 2015.

Marrë nga REL

kosova ne hage

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë