Protesta e 29-të rradhazi/ Qytetarët e vendosur, kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Ramës
Protesuesit marshojnë rrugëve të Tiranës: Zegjine na numëro, shih sa veta jena sot 28 Qershor, 22:33 ...
Protesuesit marshojnë rrugëve të Tiranës: Zegjine na numëro, shih sa veta jena sot 28 Qershor, 22:33 ...
"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Sulmet mes SHBA-së dhe Iranit/ Trump kërcënon sërish: Irani shkeli armëpushimin, një ditë nuk do t&...
Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet 27 Qershor, 19:06 F...
• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot për pjesëmarrjën e PD-së në Konferencën e Partisë Popullore Europiane. • Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se në atë konferencë morën mesazhe të një mbështetjeje të plotë për PD-në dhe fitoren e saj në zgjedhjet e ardhshme. • Kryedemokrati deklaroi se dje në atë konferencë ka parqitur narkodiktaturën e Shqipërisë si të parin regjim të innstaluar prej shekujsh në Europë. • Berisha shtoi më tej se u jep garanci shqiptarëve se përpjekja e bërë dje nga ai do të vendosë para përgjegjësisë ligjore të gjithë ato persona që e kanë shndërruar vendin tonë në narkoshtet. • Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama i bëri ftesë deputetit demokrat, Dashnor Sula për t’iu bashkuar PS-së.• Në një konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se Sula është eksponent i Partisë demokratike dhe e ka vendin në këtë parti. • Berisha e ka cilësuar përzgjedhjen e Sulës për t'ju bashkuar Lapajt si të gabuar, ndërsa u shpreh se ky i fundit është një patericë e kryeministrit Rama. • Berisha gjatë konferencës me gazetarët është pyetur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama se PS është e vetmja forcë sipas tij që mund ta integrojë Shqipërinë në BE. • Berisha i ka quajtur deklaratat e Ramës si mashtrime groteske, ndërsa thotë se në 8 vite qeverisje nga Rama vetëm para 3 muajsh u çelën negociatat.• Berisha thotë më tej se aktualisht sipas tij Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për tu integruar në BE, ndërsa shton se më 11 Maj qytetarët do të votojnë ndryshimin, rrotacioni politik. • Berisha ka komentuar sot në një konferencë për shtyp edhe replikat online të këtyre ditëve mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha. • Berisha thotë me ironi se atë që e kishin të fshehtë, e nxorën hapur.• Ironia e tij vijon teksa thotë se dashuritë janë me faza dhe tani sipas tij, Rama dhe Basha kanë hyrë në fazën e "dashurisë së shfaqur publikisht". • Berisha, gjatë konferencës me gazetarët është pyetur edhe në lidhje me aferën "5D" ku disa ish-drejtorë dhe zyrtarë të Bashkisë së Veliajt u arrestuan. • Berisha ngriti akuza se pas kësaj afere sipas tij qëndron kryeministri Rama. • Berisha thotë se Veliaj është i zhytur thellë në këtë aferë por më shumë ndikim ka patur Arbjan Mazniku. • Sipas Berishës Mazniku ka firmën 3-4 herë tek ‘5D’ si autoritet kontraktues. • Berisha shton se ‘5D’ nuk ka përfunduar as gjysmën e punimeve se është bllokuar, ndërsa ka ngritur akuza se kreu i qeverisë dje për të ua mbyllur gojën drejtorëve u dërgoi paratë të cilat sipas Berishës janë të konfiskuara. Berisha i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan të nisë një hetim për ish-ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim. • Gjatë konferencës me gazetarët Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me lajmet se Yuri Kim është shkarkuar nga Departamenti i Shtetit, teksa u shpreh se nuk ka një informacion të sigurt në lidhje me këtë çështje.• Lideri demokrat theksoi se Kim është sipas tij një diplomate e korruptuar që duhet të hetohet. • Berisha thotë se ka informacione dhe fakte që vërtetojnë se ish-ambasadorja është e korruptuar ndërsa shton se këto do t'ja vendosë në dispozicion FBI-së dhe Kongresit Amerikan.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se nëse PD vjen në pushtet brenda 100 ditëve të para votohet ligji në parlament në të cilin përcaktohet se në Shqipëri nuk mund të shitet asnjë ilaç që nuk shitet në të paktën dy vende anëtare të BE si garanci që qytetarët shqiptarë do marrin ilaçet me cilësinë më të lartë. Berisha tha se e gjithë kostoja në paketën e rimbursimit do paguhet nga qeveria për këtë lëvizje. Berisha shtoi se Vilma Nushi dhe Tom Doshi do humbasin çdo licencë dhe do ndëshkohen.
Ndërkohë që më tej Berisha ka deklaruar se do të hapë çështjen e tokave të Ramës në Dhërmi, për të zbuluar pronësinë e vërtetë të tyre. Duke deklaruar këtë, Berisha theksoi se do të bëhet auditi dhe do tu merren tokat dhe ndërtime, që janë plaçkitur.
Pjesë nga fjala e Berishës:
100 ditët e para, garantoj çdo qytetar shqiptar, se: Një, votohet ligji në parlament në të cilin përcaktohet se në Shqipëri nuk mund të shitet asnjë ilaç që nuk shitet në të paktën dy vende anëtare të BE si garanci që qytetarët shqiptarë do marrin ilaçet me cilësinë më të lartë. E gjithë kostoja në paketën e rimbursimit do paguhet nga qeveria për këtë lëvizje.
Dy vetë procedohen, Vilma Nushi dhe Tom Doshi humbasin çdo licencë dhe shitja e ilaçeve që kanë bërë ata jashtë standardeve do u rikthehet në masa ndëshkimore shembullore, pasi mali, po t’i bëje dhimbjet njerëzore për shkak të ilaçeve që nuk veprojnë, arrijnë një mal i tërë. E keni parë ju në Vuno fshatin pa leje të Vilma Nushit? Nushët në të gjithë dokumentet ishin varfanjakë. Edhe stërgjyshi i Ramës, që tani na del pronar, kishte 4 dhi me dokumente.
Thomai kishte 4 dhi në vathë. U vërsulën tek tokat, absolutisht do t’u merren toka e ndërtime e çdo gjë. Paralajmëroj të gjithë ata që do blejnë në fshatin Rama-Nushi, Nushi-Rama do u konfiskohen vilat. E kemi thënë, auditi i përgjithshëm ka të dhëna të reja shumë interesante që do ua paraqes unë këtu për plaçkitjen që bëri Rama me Nushët tokave në Dhërmi. Do ua sjell këto dokumentet. Të shihni ju se çfarë falsifikimesh janë bërë, do çuditeni.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sot në një konferencë për shtyp edhe replikat online të këtyre ditëve mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha. Berisha thotë me ironi se atë që e kishin të fshehtë, e nxorën hapur. Ironia e tij vijon teksa thotë se dashuritë janë me faza dhe tani sipas tij, Rama dhe Basha kanë hyrë në fazën e "dashurisë së shfaqur publikisht".
"Atë që e kishin të fshehtë e nxorën hapur, mund të them se dashuritë janë me faza, kanë fazën publike, e kishin, tani dolën publikisht, zoti ua shtoftë", tha Berisha.
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët është pyetur edhe në lidhje me aferën "5D" ku disa ish-drejtorë dhe zyrtarë të Bashkisë së Veliajt u arrestuan.
Berisha ngriti akuza se pas kësaj afere sipas tij qëndron kryeministri Rama. Berisha thotë se Veliaj është i zhytur thellë në këtë aferë por më shumë ndikim ka patur Arbjan Mazniku.
Sipas Berishës Mazniku ka firmën 3-4 herë tek ‘5D’ si autoritet kontraktues. Berisha shton se ‘5D’ nuk ka përfunduar as gjysmën e punimeve se është bllokuar, ndërsa ka ngritur akuza se kreu i qeverisë dje për të ua mbyllur gojën drejtorëve u dërgoi paratë të cilat sipas Berishës janë të konfiskuara.
Pjesë nga fjala e Berishës
Është një vendim i djeshëm ky, aktakuza më e madhe për Edi Ramën, është akti që dëshmon para çdo shqiptari se njeriu prapa ‘5D’ është Edi Rama.
Kthehemi këtu bashkë kur doli çështja. Informata nga personel që merrej me hotelin më luksoz që ndërtohet në Durrës, erdhën se aksioner kryesor në këtë hotel është Olsi Rama, pra është Edi Rama dhe unë ua thashë ju këtu dhe unë e denoncova 2-3 herë këtë fakt.
Tani çfarë ndodh? Erion Veliaj padyshim që ishte përgjegjës dhe ai në ‘5D’ dhe i zhytur thellë. Në fakt ishte Mazniku më shumë. Një fakt duhet ta dini dhe ju. Nëqoftëse midis Veliaj dhe Ramës kishte një marrëdhënie si midis një servili, por dhe rivali të pabesë, njeriu i direkt i Edi Ramës në bashki ishte Mazniku.
Mazniku ka firmën 3-4 herë tek ‘5D’ si autoritet kontraktues, e ka dhe Erioni në 2-3 raste. Tani çfarë ndodhi? A e dini ju çfarë është ai 200 mijë eurosh? Është shumë interesant. Ai 200 mijë euro është një pagesë që përfaqëson një fond të ngurtësuar, të cilat kompanitë janë të detyruar ta ngurtësojnë si punë sigurie, gjersa përfundojnë objektin dhe e marrin mbrapsh kur përfundon objekti. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e kiostudios.
Por ‘5D’ nuk ka përfunduar as gjysmën e punimeve, se është bllokuar dhe Edi Rama dje për të ua mbyllur gojën drejtorëve u dërgoi paratë që janë të konfiskuara dhe ato. Pra Edi Rama kreu një akt ekstrem. U ktheu paratë kompanisë së inkriminuar ‘5D’, duke dëshmuar, Erion Veliaj nga burgu, nuk ua kthente dot paratë, tani kryetar defakto i bashkisë është Rama. Tani del se ‘5D’ është kompani me padrino kryesor Edi Ramën.
Ndaj dhe e dërguan dosjen në gjyq pa asnjë akuzë për Erion Veliajn, pa asnjë akuzë për Maznikun dhe pas asnjë akuzë për Edi Ramën dhe Olsi Ramën. Është Uluziu. Uluziu shkoi i futi, i tha merre telefonin, ai i dha helmin. Atij mirë ja bënë, po ti besosh Uluziut, që është standarti më...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp u shpreh se ka dhënë tre premtime shumë të rëndësishme. Lideri i opozitës tha se me ardhjen e PD-së në pushtet toleranca ndaj krimit të organizuar do jetë zero. Ndër të tjera Berisha përmendi edhe autostrada Shkodër-Milot dhe bajpasi i Elbasanit, ku sipas tij do jenë dy veprat e para publike që do ndërtojë qeveria. Gjithashtu ai u shpreh se këto nisma do të kontribuonin në krijimin e një Shqipërie më moderne dhe konkurruese në nivel global.
"Natyrisht nuk mund të mos them se kishte një rëndësi të veçantë edhe fakti se Sali Berisha është i njohur për mbajtjen e padiskutueshme të premtimeve dhe unë u zotova aty tre gjëra. -Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Jo vetëm ata që nxorën autokolonën më 13 maj, por edhe Beneti që hipte mbi tanket e tyre të blinduara, ata do dënohen të gjithë sipas ligjit.
-Autostrada Shkodër-Milot dhe bajpasi i Elbasanit do jenë dy veprat e para publike që do ndërtojë qeveria e ardhshme dhe do nisë punimet sapo të vijë në pushtet. -Zgjerimi i rrugës së Muriqanit dhe investime të tjera, por unë u ndala në këto objekte kryesore. Prandaj ky është edhe fakti se pse Shkodra dhe shkodranët e kanë pritur me entuziazëm idenë e Shqipërisë Madhështore, e cila fillon me paketën e dhembshurisë dhe pastaj vazhdon me Made in Albania dhe projektet e mëdha, Shqipëria thellësisht high-tech," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp komentoi pritjen entuziaste në Shkodër, ku sipas tij, u prezantua një platformë e cila synon rritjen e pagave dhe pensioneve, uljen e taksave dhe çmimeve të energjisë dhe karburantit, si dhe një menaxhim më të drejtë të fondeve publike. Lideri i opzitës tha gjithashtu se situata ekonomike dhe sociale në Shqipëri ka qenë prej kohësh një shqetësim i madh për qytetarët, të cilët përballen me sfida të shumta, nga pagat e ulëta deri te kostoja e lartë e jetesës.
"Nga Podgorica, siç e patë, u ktheva në një miting, më i zjarrti qëka njohur pallati i sportit i Shkodrës që kur janë hedhur themelet e tij gjer sot. Kam qenë në atë pallat shumë herë, por entuziazmin, optimizmin dhe energjinë që ndjeva gjatë atij takimi, nuk e kisha parë asnjëherë. Paraqita deputetë të shkëlqyer para atyre qytetarëve të mrekullueshëm dhe i gjeta të vendosur më shumë se kurrë qytetarët e Shkodrës dhe të qarkut të votojnë PD-në dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Programi i PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore po bëhet pjesë shpirtërore e qytetarëve shqiptarë.
Motoja jonë se do u kthejmë paratë shqiptarëve po ngjit gjithnë e më shumë. Minimumi jetik 200 euro, rritja e pensioneve me 20 përqind, rritja e rrogës minimale me 20 përqind, rritja e rrogës mesatare në 1200 euro, karta e konsumatorit për pensionistët dhe rrogëulëtit, kanë pasur një impakt shumë pozitiv. Çdo ditë unë marr pyetje nga njerëz të braktisur, njerëz në nevojë. Një nënë më drejtohej: jam me dy fëmijë, a do përfitoj unë për fëmijët jetimë. Do përfitojë 200 euro për fëmijë. Po, fëmijët jetimë do të përfitojnë 200 euro që të gjithë. Nuk mund të ketë më shqiptarë të agresuar nga varfëria ekstreme.
Jo! Kjo merr fund. Nuk mund të ketë shqiptarë me çerek pensioni, gjysmë pensioni apo dy të tretat pension. Do ketë shqiptarë me 200 euro. Me kartën e konsumatorit do marrin 450 euro, sot për sot se nesër kur të rriten çmimet, do shkojë edhe më shumë. Kompensim për TVSH që paguajnë. Energjia do zbresë në 7 lekë. Nafta do zbresë në çmimet që ka Kosova. Pra, kjo paketë që e quajmë paketa e dhembshurisë dhe që në fakt nuk është asgjë tjetër veçse kthimi i parave tek shqiptarët se atyre u merren taksat dhe ne do ua kthejmë atyre.
Ne nuk do shpenzojmë 130 milionë euro për djegësin që nuk ekziston.
Kryeministri nuk do udhëtojë me avion taksi 21 milionë euro në dy vite. Jo, do udhëtojë me linja tregtare. Nuk do blihen kopshte Edeni 5 milionë euro, një çmenduri e paimagjinueshme, sikur është Sulltani i Surrelit. Jo, do kthehen në pensione. Nuk do shtrohen darka dhe dreka me shishe vere 33 mijë euro. Jo dhe jo, asnjëherë.
Nuk do ndërtohen rrugë me 10fishin e çmimeve, paratë do u kthehen shqiptarëve, do u jepen rroga, pensione, kompensim i TVSH e me radhë.
Ky është vetëm fillimi. Ky start nuk ndalet gjersa shqiptarët të dalin në krye të vendit për rrogat dhe pensionet. Ky është preokupimi ynë, ky është zotimi ynë. Prandaj ju patë atë takim aq të zjarrtë në pallatin e sportit në Shkodër. Qytetarëve do u kthejmë paratë. Do presim me gërshërë dorën që do guxojë të prekë paratë e tyre," tha Berisha.
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët është pyetur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama se PS është e vetmja forcë sipas tij që mund ta integrojë Shqipërinë në BE.
Berisha i ka quajtur deklaratat e Ramës si mashtrime groteske, ndërsa thotë se në 8 vite qeverisje nga Rama vetëm para 3 muajsh u çelën negociatat. Berisha thotë më tej se aktualisht sipas tij Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për tu integruar në BE, ndërsa shton se më 11 Maj qytetarët do të votojnë ndryshimin, rrotacioni politik.
Pjesë nga fjala e Berishës
Më i ligu ndër të ligjtë është gënjeshtari. Në klubin e të këqinjve, më i keqi është gënjeshtari dhe nëqoftëse ju merrni Edi Ramën nga 2013 e gjer sot, ju garantoj se në të gjithë globin tokësor nuk do të gjeni një gënjeshtar të dytë si ky.
Së pari, jeni dëshmitar se si zotëria i tij në 2017, hapi shishet e shampanjës, hodhi me qindra fishekzjarre, dekoroi ambasadorë dhe komisionerë, për hapjen e negociatave. A është kështu apo jo. Bëri mashtrimin më groteks, më groteks të shqiptarëve; negociatat u hapën. Negociatat nga 2017 defakto u hapën vetëm para 3-4 muajve.
Pra pas 8 vitesh negociatat nga dita që Edi Rama festoi me fanfare, me tam tame, me dekorata, me shampanjë me fishekzjarre, morën 8 vite për tu hapur.
Tani ca thotë? Pasaportën e prodhuar nga qeveria e mëparshme, e nxjerr thotë pasaporta Europiane në vitin 2030. Shiko ku e ka nashtrimin, ai nuk thotë dot në vitin 2029, se e di që nuk do të ndodhë, sepse e di që nuk do ndodhë, e çon në vitin 2030 përtej mandatit që përpiqet të grabisë vetëm për të mashtruar shqiptarët.
Unë isha në Podgoricë, ajo audiencë u trondit nga ajo që dëgjoi me fakte. Unë i them Edi Ramës se nuk ke parë gjë akoma, është vetëm fillimi. Kur unë kam deklaruar këtu para jush dhe para botës se Shqipëria nuk plotëson asnjë ktriter, veç kriterit gjeostrategjik e kam bërë me përgjegjësinë më të plotë dhe unë do të ja faktoj kujtdo, edhe shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se kjo është një e vërtetë e pamohueshme.
Ndaj Edi Rama e dorëzon në 12 maj dhe i garantoj shqiptarët se për qeverinë tonë të ardhshme, objektivi numër 1 do të jetë integrimi i Shqipërisë ne BE. Interesi kombëtar më madhor do të jetë integrimi i Shqipërisë në BE, me një dallim themelor, i bazuar në meritë dhe në asgjë tjetër.
Procesi i bazuar në meritë i dha Shqipërisë marrëveshjen e stabilizim asociimit, i dha Shqipërisë heqjen e vizave, i dha Shqipërisë rekomandimin nga Komisioni Europian i statusit kandidat, i dha Shqipërisë ftesën në NATO, i dha Shqipërisë anëtarësimin në NATO. Ka vetëm një rrugë dhe kjo rrugë është të plotësosh standardet dhe kriteret e procesit të anëtarësimit si interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë.
Ndaj dhe përshëndes vendimin që kanë marrë, i garantoj se ylli polar, nordi i qeverisë së Aleancës për Shqipërinë Madhështore, do të jetë integrimi i bazuar në meritë i Shqipërisë në BE.
Me Edi Ramën nuk ka integrim. Me Edi Ramën ka mashtrim, mashtrim dhe vetëm mashtrim.
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama i bëri ftesë deputetit demokrat, Dashnor Sula për t’iu bashkuar PS-së.
Në një konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se Sula është eksponent i Partisë demokratike dhe e ka vendin në këtë parti.
Berisha e ka cilësuar përzgjedhjen e Sulës për t'ju bashkuar Lapajt si të gabuar, ndërsa u shpreh se ky i fundit është një patericë e kryeministrit Rama.
"Dashnor Sula është një ekspionent i PD me investime reale në këtë parti dhe vendi i tij është në PD, eksplorimi se njeri të pagabueshëm nuk ka, ideja e tij për të gjetur strehë tek Lapaj e mori përgjigjen sot nga Rama, Rama i thotë sa shkon tek Lapaj hajde tek unë se është njëlloj po të paktën jam unë padroni, kështu që pra në këtë deklaratë shihet se sa e pavend, sa e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me Lapajn, ata janë njëlloj, paterica të Edi Ramës",- tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot për pjesëmarrjën e PD-së në Konferencën e Partisë Popullore Europiane. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se në atë konferencë morën mesazhe të një mbështetjeje të plotë për PD-në dhe fitoren e saj në zgjedhjet e ardhshme. Kryedemokrati deklaroi se dje në atë konferencë ka parqitur narkodiktaturën e Shqipërisë si të parin regjim të innstaluar prej shekujsh në Europë.
Berisha shtoi më tej se u jep garanci shqiptarëve se përpjekja e bërë dje nga ai do të vendosë para përgjegjësisë ligjore të gjithë ato persona që e kanë shndërruar vendin tonë në narkoshtet.
PJESË NGA DEKLARATA:
"Në Podgoricë, nën drejtimin e presidentit të Partisë Popullore Europiane, zotit Manfred ëeber, u zhvillua konferenca rajonale e PPE me një pjesëmarrje të gjerë paneuropiane. Në këtë konferencë, kushtuar Ballkanit Perëndimor, PD mori pjesë aktive. Në panelin e hapjes së konferencës, paraqita me të gjithë shëmtinë e saj narkodiktaturën e Shqipërisë si regjimi i parë i instaluar në shekuj në Europë. Unë informova PPE se njeriu që shëtit me atlete të bardha në samite ndërkombëtare dhe paraqitet si liberal sportist apo piktor, pavarësisht se i dështuar në të dy aspektet, brenda në Shqipëri është një njeri që nuk respekton asnjë ligj, asnjë rregull, as Kushtetutë, as vendime të Kushtetutës, asgjë.
Është një narkodiktator i llojit të tij, i cili vazhdon dhe aplikon terrorin politik. Aplikon shndërrimin e zgjedhjeve në farsë, pra përbën një rrezik të madh për Shqipërinë, rajonin dhe Europën. Fjala u ndoq me shumë interes, natyrisht theksoj edhe njëherë se Europa në shekuj ka parë të gjitha llojet e diktaturave, përveç narkodiktaturës.
Garantoj shqiptarët se kjo përpjekje e rëndësishme që u bë dje ka filluar të ketë një rezonim të madh dhe të vërtetë dhe do vazhdojë gjer në vendosjen para përgjegjësive ligjore të të gjithë atyre që shndërruan Shqipërinë nga shtet ligjor në narkoshtet. Gjatë qëndrimit në Podgoricë, u krijua mundësia të bisedoj me presidentin e PPE, Ëeber, me drejtues të tjerë të kësaj partie, me mikpritës lokalë dhe pjesëmarrës në këtë konferencë.
Unë e shfrytëzoj rastin për t’i shprehur mirënjohjen presidentit ëeber për ftesën dhe interesin dhe kujdesin që ai tregon për PD në Shqipëri dhe zhvillimet në Shqipëri. Ju jeni dëshmitarë, janë tre rezoluta ndërkombëtare, të cilat janë votuar nga PPE, IDU dhe CDI. Pra, ka një ndryshim, ka një zhvillim dramatik pozitiv në marrëdhëniet e PD me PPE dhe partitë simotra. Aty takova dhe pata bisedë me zëvendëspresidenten e Forza Italia, Debora Bergamini, një mikeshë e vjetër, që ka qenë asistentja e parë e Silvio Berluskonit. Pati edhe përfaqësues të partive të tjera me të cilët biseduam për bashkëpunimin mes forcave tona politike. Pra, mesazhet e Podgoricës janë mesazhe mbështetje të plotë për PD dhe fitoren e saj në zgjedhjet e ardhshme," tha Berisha.