Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshjen e armëpushimit për t’i dhënë fund luftës në Gaza/ Trump: Pengjet do të lirohen së shpejti
Arrihet marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit 15 Janar, 18:28 Izraeli dhe Hamasi arrijnë mar...
Arrihet marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit 15 Janar, 18:28 Izraeli dhe Hamasi arrijnë mar...
Vdekja e 81-vjeçarit në Zall-Bastar, fëmijët e Xhemal Metës: Nuk kishte konflikte! Nuk ishim në dijeni për ...
26 vite nga masakra/ William Walker kryen homazhe në Reçak: Jam i mahnitur nga numri i njerëzve që vijnë këtu &c...
"Krenare për nismën", Meloni për marrëveshjen e energjisë me Shqipërinë: Çelësi për të ...
• Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është shpallet 'Non Grata" nga SHBA. • Në listën e zezë të publikuar së fundmi Departamenti i Shtetit Amerikan është i përfshirë Grubi dhe një gjyqtar. • Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se Artan Grubi dhe Enver Bexheti janë përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi. • Po ashtu në listën e zezë janë futur edhe anëtarët e familjes së ngushtë të Grubit. • Më tej në njoftim bëhet me dije se Mijalkov ishte caktuar në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm OFAC e sanksionoi atë. • Sipas DASH Grubi dhe Bexheti kanë pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të drejtorit të Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi, Sasho Mijalkov. • Artan Grubi për shpalljen non grata ka deklaruar se do të bëj përpjekje maksimale për të zbardhur këtë rast në tërësi.
8 artikuj për këtë temë.
MAQEDONI E VERIUT- Ish-zëvendëskryeministri në RMV, Artan Grubi është shpallur ditën e sotme "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Grubi dhe gjyqtari Enver Bexheti janë përfshirë në korrupsion ndërsa mësohet se kanë pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi.
Ndërkohë edhe Mijalkovi rezulton të jetë në listën e zezë të SHBA-së që nga viti 2022. Mijalkovi u dënua në korrik të vitit 2022 me tri vjet burg në rastin e njohur si “Perandoria”, për akuzat për bashkim kriminal, përvetësim dhe fshehje të paligjshme të pasurisë, apo pastrim të parave, përkatësisht të mbi 8 milionë eurove, përmes kompanive “offshore” (kompani jashtë vendit).
Përveç në rastin “Perandoria”, ai u dënua edhe për më shumë vepra tjera të rënda penale. Gjykata Penale e Shkupit më 26 shkurt 2021 e dënoi me 12 vjet burgim për veprën penale “bashkim kriminal”, “përgjime të paligjshme” dhe “shkatërrim të pajisjeve për përgjim”. Ai u dënua me tri vjet burg për përvetësim të paligjshëm të parcelave në malin turistik “Vodno” në Shkup, ndërsa më 8 mars 2019 me dy vjet për keqpërdorime zgjedhore.
Por, disa vendime të shkallës së parë janë anuluar nga Gjykata e Apelit dhe janë kthyer në rigjykim, ndërsa për dy vepra tjera ai mund të lirohet nga vuajtja e dënimit për shkak të mundësisë së vjetërsimit të lëndëve. Rasti i Sasho Mijallkovit ka bërë që gjyqësori në Maqedoninë e Veriut në vazhdimësi të jetë në shënjestër të kritikave nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijalkov u largua nga burgu i Strugës në maji të këtij viti ku po vuante dënimin për rastin “Perandoria”. Ai u lirua nga burgu me kusht që të mos kryejë krim deri më 25 prill 2025.
Mijalkov e pranoi fajësinë për rastin “Perandoria” në marrëveshje me Prokurorinë Publike dhe u dënua me tre vjet burg dhe konfiskim të pasurisë, siç pretendonte fillimisht kryetarja e PNKOK, Vilma Ruskovska, prej 30 milionë eurosh. Më vonë, pasuria e tij u vlerësua pothuajse në dyfishin e kësaj shume. Ai akuzohej për veprat e bashkimit kriminal dhe marrjes dhe fshehjes së paligjshme të pasurisë.
Ai e ka vuajtur dënimin me burg në vend të “Idrizovës” në burgun e Strugës, i cili është i tipit të hapur, pasi pak para vuajtjes së dënimit ka ndërruar adresën nga Shkupi në Ohër. Ky është dënimi i vetëm me burg për Mijallkovin. Për çështjen “Tortura” dhe Thesari” ai ishte liruar nga akuzat, për rastin “Parcelat në Vodno” mori dënim me kusht, ndërsa rasti “Target” dhe “Kalaja 2” ishin vjetruar në bazë të ndryshimeve në Kodin Penal.
MAQEDONI E VERIUT- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) njoftoi të hënën se i ka futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, si dhe gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Behxheti, për shkak të përfshirjes në “korrupsion të madh”.
Në një njoftim për media, DASH tha se Grubi dhe Bexheti “janë përfshirë në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet për t’i minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret”.
Në listën e zezë janë futur edhe anëtarët e familjes së ngushtë të Grubit, i cili ishte zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë mandatit të kaluar 2020-2024. Në një reagim në Facebook të hënë vonë, Grubi tha se u njoftua në media për vendimin e DASH-it ndaj tij, dhe e mohoi se ka qenë i përfshirë në korrupsion.
“Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht”, shkroi Grubi.
Mijalkovi është gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së që nga viti 2022.
Mijalkovi u dënua në korrik të vitit 2022 me tri vjet burg në rastin e njohur si “Perandoria”, për akuzat për bashkim kriminal, përvetësim dhe fshehje të paligjshme të pasurisë, apo larje të parave, përkatësisht të mbi 8 milionë eurove, përmes kompanive “offshore” (kompani jashtë vendit).
Përveç në rastin “Perandoria”, ai u dënua edhe për më shumë vepra tjera të rënda penale.
Gjykata Penale e Shkupit më 26 shkurt 2021 e dënoi me 12 vjet burgim për veprën penale “bashkim kriminal”, “përgjime të paligjshme” dhe “shkatërrim të pajisjeve për përgjim”. Ai u dënua me tri vjet burg për përvetësim të paligjshëm të parcelave në malin turistik “Vodno” në Shkup, ndërsa më 8 mars 2019 me dy vjet për keqpërdorime zgjedhore.
Por, disa vendime të shkallës së parë janë anuluar nga Gjykata e Apelit dhe janë kthyer në rigjykim, ndërsa për dy vepra tjera ai mund të lirohet nga vuajtja e dënimit për shkak të mundësisë së vjetërsimit të lëndëve.
Rasti i Sasho Mijallkovit ka bërë që gjyqësori në Maqedoninë e Veriut në vazhdimësi të jetë në shënjestër të kritikave nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Vendimi i DASH-it për Grubin dhe Bexhetin vjen rreth një muaj pasi ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, paralajmëroi më 21 nëntor për zgjerimin e listës së zezë edhe me persona të tjetër të dyshuar për krim dhe korrupsion në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, Aggeler tha se vendimi i 9 dhjetorit i DASH-it për Grubin dhe Bexhetin “është dëshmi se ndërhyrja politike në gjyqësor nuk mund dhe nuk do të tolerohet”.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i [fusin në listën e zezë] ata të cilët përfshihen në korrupsion të madh, i cili i minon institucionet demokratike dhe prish besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin, ndërsa llogaridhënia është jetike për të përparuar”, tha Aggeler.
Në listën e zezë amerikane janë edhe ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev, kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko, biznesmeni Orce Kamçev, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, ish-deputeti Xhevat Ademi, ish-ministri i Punëve të Brendshme Lube Boshkovski dhe të tjerë./REL
MAQEDONIA E VERIUT- Ish-zëvendëskryeministri në RMV, Artan Grubi është shpallur ditën e sotme "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sipas DASH ish-zëvendëskryeministri dhe gjyqtari Enver Bexheti janë përfshirë në korrupsion. Më tej bëhet me dije se ata kanë pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi.
Por kush është Artan Grubi?
Grubi është një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016, Grubi kandidoj si pjesë e BDI-së dhe u zgjodh deputet i legjislaturës 2016-2020 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu ishte ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut.
Grubi para se të futej në politikë ka punuar në shumë organizata ndërkombëtar. Ai më parë ka theksuar se ka punuar edhe në Tribunalin e Hagës. Ishte hera e parë Grubi ishte pjesë e ekzekutivit dhe mori detyrë në ekzekutiv. Ai qenë deputet në dy mandatet para se të bëhej zëvendëskryeministër.
Para se ai ti futej poltikës ka qenë funksionar partiak dhe pjesë e shoqërisë civile dhe pjesë e organizatave ndërkombëtare. Grubi gjithashtu ka punuar me organizatat ndihmëse amerikane, më pastaj ka punuar në Tribunalin e Hagës. Ai ka punuar tre vite për NATO-n në zyrën politike ku ka qenë këshilltar politik.
“Është hera e parë që jam pjesë e ekzekutivit dhe marr detyrë në ekzekutiv. Kam qenë deputet në dy mandatet e kaluara, para asaj kam qenë funksionar partiak dhe para asaj gjithsesi kam qenë pjesë e shoqërisë civile dhe pjesë e organizatave ndërkombëtare. “Zgjohu”, kam punuar me organizatat ndihmëse amerikane, më pastaj kam punuar në Tribunalin e Hagës, kam punuar tre vite për NATO-n në zyrën politike kam qenë këshilltar politik”, ka deklaruar Gurbi disa vite më parë.
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë një mesazh të fortë gjatë ndarjes së çmimeve për 10 kampionët antikorrupsion në të gjithë botën. Blinken thekson se se sistemi “non grata” do të vazhdojë për të gjithë ata që sfidojnë drejtësinë.
“Ne prandaj kemi vendosur sistemin non grata, për njerëzit problematikë, për ata që kanë bërë korrupsion. Dhe puna që kanë bërë këta njerëz është e jashtëzakonshme se ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme sepse kanë dhënë ndryshimin e perceptimin”, tha Blinken.
MAQEDONI E VERIUT- Ish-zv.kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka reaguar për herë të parë pas njoftimit nga DASH se e ka shpallur atë "non grata". Në reagimin e tij Grudi shprehet se u informua nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ai shtoi se do të bëjë përpjekje maksimale me të gjithë miqtë që ka punuar ndër vite për ta zbardhur këtë rast në tërësi. Grubi theksoi se jetën publike ia ka kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe gjithmonë ka punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian. Ai shtoi se ky vendim e prek drejtpërdrejt dhe personalisht.
“Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht.
Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje. Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim," shkruan Grubi.
Grubi u futu në listën e zezë të Departamentit Amerikan i Shtetit së bashku me gjyqtarin Enver Bexheti. Ata janë përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi.
MAQEDONI E VERIUT- Ditën e sotme Departamenti Amerikan i Shtetit ka futur në listën e zezë ish-zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjyqtarin Enver Bexheti. Te dy ata janë shpallur "non grata" pasi akuzohet se janë përfshirë në korrupsion.
Sipas DASH Grubi dhe Bexheti kanë pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të drejtorit të Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi, Sasho Mijalkov. Më tej bëhet me dije se Mijalkov ishte caktuar në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm OFAC e sanksionoi atë. Më tej DASH bën me dije se ka shpallur non grata dhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit.
Ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijalkov u largua nga burgu i Strugës në maji të këtij viti ku po vuante dënimin për rastin “Perandoria”. Ai u lirua nga burgu me kusht që të mos kryejë krim deri më 25 prill 2025.
Mijalkov e pranoi fajësinë për rastin “Perandoria” në marrëveshje me Prokurorinë Publike dhe u dënua me tre vjet burg dhe konfiskim të pasurisë, siç pretendonte fillimisht kryetarja e PNKOK, Vilma Ruskovska, prej 30 milionë eurosh. Më vonë, pasuria e tij u vlerësua pothuajse në dyfishin e kësaj shume. Ai akuzohej për veprat e bashkimit kriminal dhe marrjes dhe fshehjes së paligjshme të pasurisë.
Ai e ka vuajtur dënimin me burg në vend të “Idrizovës” në burgun e Strugës, i cili është i tipit të hapur, pasi pak para vuajtjes së dënimit ka ndërruar adresën nga Shkupi në Ohër. Ky është dënimi i vetëm me burg për Mijallkovin. Për çështjen “Tortura” dhe Thesari” ai ishte liruar nga akuzat, për rastin “Parcelat në Vodno” mori dënim me kusht, ndërsa rasti “Target” dhe “Kalaja 2” ishin vjetruar në bazë të ndryshimeve në Kodin Penal.
MAQEDONIA E VERIOUT- Ditën e sotme Departamenti Amerikan i Shtetit e futi në listën e zezë ish-zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Ndërsa dy vite më parë kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer fjalët e mira për Grubin. Rama shprehej se me Grubin kanë paur një bashkëpunim të mirë, të cilin e vlerësonte. Po ashtu Rama e lavdëronte duke thënë se e vlersonte punën e Artanit dhe të gjithë skuadrës së tij.
“Dua të falenderoj zv kryeministrin tuaj, Artan Grubin i cili është shqiptari më i mirë mes maqedonasve dhe maqedonasi më i mirë mes shqiptarëve. është kënaqësi që kemi një partner kaq të besueshëm. Doja ta përcillja në emër të ekipit tim. Se e vlerësojnë punën e Artanit dhe të gjithë skuadrës suaj. është interesi i të dyjave shteteve që të kemi marrëdhënie sa më të forta dhe vllazërore,“ tha Rama.
Gjithashtu siç u bë me dije në njoftim Artan Grubi dhe Enver Bexheti janë përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi.
MAQEDONI E VERIUT- Departamenti Amerikan i Shtetit futur në listën e zezë ish-zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe një gjyqtar. Në njoftim bëhet me dije se Artan Grubi dhe Enver Bexheti janë përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi.
Më tej bëhet me dije se Mijalkov ishte caktuar në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm OFAC e sanksionoi atë. Si pjesë e këtij veprimi, janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit.
Njoftimi i DASH:
VEPRIMET TË NDËRRARA PËR TË NXITUR PËRGJEGJËSITË PËR KORRUPSIONIN
Maqedonia e Veriut
Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut
Enver Bexheti, gjyqtar për Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut
Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi (UBK). Mijalkov ishte caktuar në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në bazë të OE 14033. Si pjesë e këtij veprimi, janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit.