All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, flasin ish-krerët e UÇK-së: Po na mohoni kthimin në Kosovën e lirë, akuzat janë të rënda

•Katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbajnë fjalën e tyre në Hagë, ndërkohë që më parë kanë dhënë deklaratat e tyre mbrojtësit ligjorë të të akuzuarve. • I pari që mori fjalën ishte ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili deklaroi se ishte i pafajshëm. • Ai theksoi se bëri për Kosovën atë që do të bënte çdokush për popullin e tij që po masakrohej dhe se kurrë nuk kishte pasur për qëllim për të marrë kontrollin e Kosovës. • Thaçi deklaroi se i vetmi pushtet që kishte, ishte pushteti i zërit të tij. • Ndër të tjera, ai u shpreh se kur në Kosovë po hapeshin varre për mijëra vetë dhe mijëra të tjerë ishin të zhdukur, në këtë pikë Kosova ishte më e rëndësishme se fati i tij personal. • Gjithashtu Thaç theksoi se suksesi më i madh i Kosovës, ishte bashkëpunimi i plotë dhe besimi me Perëndimin, teksa shtoi se është e dhimbshme që kjo gjykatë synon të hedhë poshtë dëshmitë e gjithë atyre që ishin bashkë me ta në terren. • Pas tij, e mori fjalën avokati i Thaçit, Luka Mishetiç, i cili tha se Prokuroria nuk do që Gjykata të bëjë punën e saj. • Ndërsa, avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, tha se gjykata nuk mund të shpallë fajtor një person, nëse kjo shpallje fajësie “mbështetet mbi prova të patestuara dhe thashetheme”. • Ndërkohë, ish kryeparlamentari Kadri Veseli theksoi se gjykata duhet të mbrojë me çdo kusht të vërtetën dhe paanësinë në këtë proces. • Veseli theksoi se u rreshtua për të luftuar për lirinë e Kosovës duke shtuar se nuk ka besuar kurrë se dhuna, urrejtja dhe hakmarrja duhet të ishin udhërrëfyes. • Ai shtoi se liria nuk mund të arrihet përmes padrejtësisë dhe se paqja nuk mund të ndërtohet mbi një krim. • Gjithashtu, Rexhep Selimi tha se Serbia nuk e fshehu kurrë qëllimin e saj për të vrarë shqiptarët. • Duke pyetur gjykatën sesi duhet të vepronin në kushtet e spastrimit etnik, të largoheshin a të prisnin radhën për t’u vrarë, Selimi tha se UÇK-ja ishte e vetmja zgjidhje. • Një ushtri 100% vullnetare e krijuar nga nevoja për mbijetesë. • Më tej, Selimi deklaroi se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi. • Edhe Jakup Krasniqi ka mbajtur fjalën e tij para trupit gjykues në Hagë, duke theksuar se gjatë periudhës së paraburgimit i janë cenuar të drejtat themelore të njeriut, të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. • Krasniqi deklaroi se akuzat e Prokurorisë së Hagës për ish-krerët e UÇK-së janë ndërtuar mbi narrativat e atyre që shkaktuan luftën në Kosovë, pra serbëve. • Sipas Krasniqit, drejtësia duhet të qëndrojë mbi të vërtetën.

18 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Gjyqi në Hagë, Krasniqi: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave
Jakup Krasniqi
All - Paragraf - 1

HAGË– Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaroi se çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb. Ai u shpreh se e drejta ndërkombëtare pohon që popujt që rrezikojnë persekutimin sistematik nuk janë armiq të drejtësisë.  

Ish-zëdhënësi i UÇK-së tha se u luftua vetëm për jetën, lirinë, demokracinë, barazinë dhe drejtësinë. Jo për të kontrolluar territor për dominim, për lakmi apo përfitim kriminal. Në fund, ai tha se çdo akuzë që thotë të kundërtën është vazhdim i gënjeshtrave të prodhuara nga regjimi kriminal i Serbisë.

Jakup Krasniqi: Krimet dhe persekutimet nga forcat serbe që e formësuan atë periudhë janë të pandashme nga veprimet që ju kërkohet të gjykoni. Ato nuk janë shumë në sfond, janë të shkruara në historinë publike me shkronja shumë të mëdha për tu fshirë. Mbeten pjesë e realitetit që ju kërkohet të gjykoni. Bashkohem e avokatëve të mi duke i kërkuar gjykatës që të mbajë fort në mendje atë histori se gjykimi rrezikon të ngatërrojë pasojën me shkakun.

Lufta jonë nuk ishte unike, çdo komb që ka kërkuar lirinë nga një pushim i paligjshëm, është përballur me akuza që rezistenca është kriminale. E drejta ndërkombëtare pohon që popujt që rrezikojnë persekutimin sistematik nuk janë armiq të drejtësisë. Brezi ynë e kishte një vizion, jetën në liri, barazinë, demokracinë, sundimin e ligjit, ishte ky vizion që udhëhoqi luftën që kulmoi me shpallen e pavarësisë së Kosovës.

Populli ynë kurrë nuk ka kërkuar shkatërrimin e një kombi tjetër, etnie apo feje. Ne luftuam vetëm për jetën, lirinë, demokracinë, barazinë dhe drejtësinë. Jo për të kontrolluar territor për dominim, për lakmi apo përfitim kriminal, qëllimi ynë ishte ta kthenim Kosovën te populli i saj që ata të jetonin me dinjitet. Çdo akuzë që thotë të kundërtën është vazhdim i gënjeshtrave të prodhuara nga regjimi kriminal i Serbisë. Për të gjithë veprimtarinë time politike, vërtet jam krenar, zëri im qëndronte për lirinë, për atë që besova që kërkonte fisnikëria njerëzore.

Ju kërkoj t’i shikoni provat dhe dëshmitë në mënyrë objektive dhe aty do të gjeni të vërtetën. E përsëris, populli ynë kurrë nuk planifikoi shkatërrim apo torturë, kërkonim jetë dhe pavarësi, asgjë më shumë, asgjë më pak, sot populli ynë jeton në liri. Qëndroj para jush ashtu si kam qëndruar gjithë jetën, i përgjegjshëm dhe i pa frikësuar për të vërtetën. Kërkoj drejtësi e cila shihet qartë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

 Krasniqi, prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve! Drejtësia nuk mund të ndërtohet me gjuhën e ish-shtypësve

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave
Jakup Krasniqi

HAGË– Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi,  tha se drejtësia nuk mund të ndërtohet me gjuhën e ish-shtypësve. Ai kujtoi daljen e tij publike më 11 qershor 1998, duke theksuar se ajo erdhi pas masakrave në Likoshan dhe Prekaz, ku humbën jetën 83 civilë, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar.

Sipas tij, akuzat e prokurorisë janë ndërtuar mbi narrativat e atyre që shkaktuan disa luftëra, në të gjithë federatën jugosllave. Ai tha se kjo akuzë i shërben ndonjë drejtësie, që shoqëritë demokratike pretendojnë ta mbërrijnë.

Jakup Krasniqi në Hagë:

Ndodhem në vitin tim të 16 të burgimit. Ndodhëm në burg, sepse lufta për liria dhe pavarësinë e popullit tim. Thashë në vitin e 16, se 10 vite e më tepër burg i kam kaluar nga 1981-1991. Të kesh kaluar 15 nga 75 vite të jetë burg dhe të jesh privuar nga ajri i lirisë, nuk është diçka e vogël, por është diçka e madhe. Dalja ime publike më 11 qershor 1998 tregoi se isha kundërshtar i politikave gjenocidale të Serbisë, dhe ndodhi pak kohë pas masakrave serbe në Likoshan, Prekaz, ku humbën jetën 83 njerëz, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar.

Të paarmatosur, të vrarë në shtëpitë e tyre, Kjo vrasje brutale shënuan një pikë kthesë të ndërgjegjes për një brez të tërë shqiptarësh. Akuzat e prokurorisë dhe kundër nesh dhe UÇK janë ndërtuar mbi narrativat e atyre që shkaktuan disa luftëra, në të gjithë federatën jugosllave. brenda një dekada të vetëm. Nuk mendoj se kjo akuzë i shërben ndonjë drejtësie, e sidomos jo drejtësisë, që shoqëritë demokratike pretendojnë ta mbërrijnë. Drejtësia nuk mund të ndërtohet me gjuhën e ish-shtypësve, ajo duhet të qëndrojë mbi prova të besueshme dhe të vërtetën./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Gjyqi në Hagë, Krasniqi: Jemi burgosur padrejtësisht! Qëndroj këtu jo si një kriminel, por si njeri i kalitur në luftra

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave
Jakup Krasniqi

HAGË– Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se qëndron para trupit gjykues, jo si një kriminel, por si njeri i kalitur në luftra. 

Krasniqi u shpreh se pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar i udhëhequr nga bindja se qeniet njerëzore meritojnë të jetojnë në liri. Ai tha se prej më shumë se pesë vitesh i janë mohuar të drejtat e njeriut, dhe liri themelore, ndër to më e rëndësishme është e drejta për të jetuar në liri.

“Përshëndes gjithë qytetarët e Kosovës që dje festuan pavarësinë e tyre. Qytetarët që jetojnë në liri, në pavarësi dhe me drejtësi. Qëndroj sot këtu jo si një kriminel, por si një njeri i lindur dhe kalitur në luftra për dinjitet në një popull që refuzoj që të zhdukej nga politikat e krimit të Serbisë. Pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar i udhëhequr nga bindja se qeniet njerëzore meritojnë të jetojnë në liri.

Pas 5 vitesh burg të padrejtë e të panevojshëm, angazhimin tim politik e jetësor për liri jam angazhuar që herët. Për më shumë se 5 vjet, besoj se më janë mohuar të drejtat e njeriut, dhe liri themelore, ndër to më e rëndësishme është e drejta për të jetuar në liri, veçanërisht e drejta e një njeriu në fazën e fundit të jetës së tij për të jetuar vitet e mbetura me dinjitet pranë familjes dhe në atdheun e lirë. Kjo më është bërë pa i shkaktuar padrejtësi askujt. Kam rrezikuar jetën time jo vetëm gjatë luftës, por që nga vitet 1972, së bashku me familjen time. Me besimin se errësia e padrejtësisë do të thyhej me agimin e shpresës, kjo është arsyeja pse u angazhova për clirim e barazi për të gjithë. Kur dola hapur e emrin tim të plotë si zëdhënës i UÇK, rreziqet ishin të jashtëzakonshme.” u shpreh ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Akuzat nuk kanë bazë të vërtetën"/ Gjyqi në Hagë, Rexhep Selimi kërkon pafajësi: Po njollosin luftën çlirimtare të Kosovës

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave
Rexhep Selimi

HAGË– Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka deklaruar nga Haga se akuzat nuk kanë bazë të vërtetën, ndërsa kërkoj pafajësinë.

Ai tha se UÇK dhe në veçanti qëllimi i asaj, që ishte pavarësia, krijoji përshtypjen sikur vetë pavarësia po trajtohej si qëllim i përbashkët kriminal. Selimi u shpreh se pretendimet e prokurorisë nuk qëndrojnë.

“Është e 3-ta herë dhe shpresoj të jetë e fundit që marr fjalën në këtë sallë gjyqi. Këto 5 vite nuk kanë qenë të lehta dhe as të parëndësishme për historinë e vendit tonë. Le të shërbejë gjithë kjo si mundësi dhe shans për drejtësinë. Pas gjithë këtyre viteve, ka dhe një element pozitiv, shpresoj se trupi gjykues ta ketë pasur kohen e mjaftueshme për të kuptuar se lufta ka qenë e drejtë dhe pretendimet e prokurorisë nuk qëndrojnë.

Në fjalën time në prill 2023, thashë se po përballesha me një aktakuzë të pabazuar, sot rrjedha e procesit më ka dhënë të drejtë, akuzat ndaj nesh janë të padrejta. Unë nuk ma ngriture sot ta mbroj veten time sepse këtë gjë e kanë bërë avokatët e mi, as për t’ju treguar për drejtësinë. Unë jam këtu sot për tu kërkuar nga ju që ta ushtroni drejtësinë.

Kanë kaluar 3 vite nga ky proces prokuroria mbështet në akuza që nuk kanë në bazë të vërtetën dhe kanë njollosur një luftë që ishte çlirimtare, prokuroria që në fillim të fjalës përfundimtare, deklaroi se nuk kërkon dënimi ne shtabit të përgjithshëm të UÇK. Në fakt shënjestër ishte i gjithë shtabi, UÇK dhe në veçanti qëllimi i asaj, që ishte pavarësia, krijoji përshtypjen sikur vetë pavarësia po trajtohej si qëllim i përbashkët kriminal”, tha Rexhep Selimi./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Rexhep Selimi në Hagë: UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë, nuk ishte parti politike por ushtri çlirimtare

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave
Rexhep Selimi

HAGË– Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka deklaruar nga Haga se UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë. Selimi theksoi se ajo nuk ishte parti politike, por ushtri çlirimtare. 

Ai tha se angazhimi i tij në radhët e UÇK-së ishte rezultat i rrethanave të kohës dhe nevojës për vetëmbrojtje, e jo një zgjedhje e nxitur nga dëshira për luftë. Ai tha se njerëz që u detyruan të marrin armët, se nuk kishin rrugë tjetër.

Rexhep Selimi: “Çfarë duhet të bënim ne, ta prisnin radhën për tu vrarë apo të linim nga vendi apo shtëpitë tonë.  As njërën dhe as terren., prandaj duhet të rezistonin. Prandaj unë besoja se Kosova kishte nevojë për vetëmbrojtje, kishte nevojë për njerëz të gatshëm që të jepni edhe jetën për vendin e tyre, kishte nevojë për dikë siç ishte Adem Jashari dhe UÇK, prandaj unë iu bashkova Adem Jasharit.

Nuk u krijua nga dëshira, por nga nevoja.  Ishte reagim ndaj dhunës sistematike dhe mohimit të dinjitetit, nuk ishte aventure, ishte mbijetesë. Unë ishte pjesë një ushtrie vullnetare, 100% vullnetarë, e përbënë nga mësues, studentë, bujq, punëtorë. Njerëz që u detyruan të marrin armët, se nuk kishin rrugë tjetër. UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë, nuk kishte plane për të sulmuar civilë apo kundërshtarët politikë. Nuk ishte parti politike, ishte ushtri çlirimtare”, tha ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Kadri Veseli në Hagë: I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave
Foto ilustruse

HAGË- Ish kryeparlamentari, Kadri Veseli ka mbajtur fjalën e tij në seancën e fundit të deklaratave përmbyllëse në gjyqin që po mbahet në Hagë. Ai u shpreh se gjykata duhet të mbrojë me çdo kusht të vërtetën dhe paanësinë në këtë proces.

Veseli deklaroi se i ka shërbyer vendit të tij dhe se në momentet më të errëta nuk e humbi kurrë besimin se liria dhe e drejta do të triumfonin. Ai theksoi se populli i Kosovës kishte të drejtën e patjetërsueshme për të jetuar me liri e dinjitet. Në fund, Veseli tha se paqja s’mund të ndërtohet mbi krim.

“Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë. Është trashëgimia që do të mbetet prej saj. Ky është shkaku pse iu bashkova grave e burrave që u rreshtuan për lirinë e Kosovës dhe i kam shërbyer vendit tim që të gjithë ta njohin të vërtetën. Në momentet më të errëta s’e humba kurrë besimin se liria dhe e drejta do të triumfonin.

Populli i Kosovës kishte të drejtën e patjetërsueshme për të jetuar me liri e dinjitet. Kam besuar se vuajtjet do të merrnin fund. Nuk kam besuar kurrë se dhuna, urrejtja e hakmarrja mund të jenë udhërrëfyes. Liria s’mund të arrihet përmes padrejtësisë. Paqja s’mund të ndërtohet mbi krim. Ky s’ka qenë parim teorik, por bindje morale që ka udhëhequr çdo veprim timin. Familja ime dhe unë kemi jetuar nën persekutim të vazhdueshëm. Kjo ka prekur secilin anëtar të saj, por edhe popullin tim.

Burrat, gratë, fëmijët përballeshin çdo ditë me padrejtësi e frikë. E di ç’do të thotë të jetosh i pambrojtur dhe nën kërcënim të vazhdueshëm. Nuk ia uroj askujt. Pas dekadash hetimesh, dokumentesh dhe dëshmish të panumërta, nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer ndonjë krim. Nuk është provuar asnjë veprim i kundërligjshëm nga ana ime. Kjo nuk është çështje interpretimi, kjo është çështje fakti”, u shpreh Veseli./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Synimi ynë ishte paqja, e jo lufta”, Thaçi: UÇK-ja ishte organizim popullor që po mbrohej nga një shtet agresor! 

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave
Foto ilustruse

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se i vetmi pushteti që kishte, ishte pushteti i zërit të tij. Gjatë fjalës së tij në seancën e Gjykatës Speciale në Hagë, ish-presidenti u shpreh se kur në Kosovë po hapeshin varre për mijëra vetë dhe mijëra të tjerë ishin të zhdukur, në këtë pikë Kosova ishte më e rëndësishme se fati i tij personal.

Ai tha se suksesi më i madh i Kosovës, ishte bashkëpunimi i plotë dhe besimi me Perëndimin. Thaçi u shpreh se është e dhimbshme që kjo gjykatë synon të hedhë poshtë dëshmitë e gjithë atyre që ishin bashkë me ta në terren.

“Kjo Prokurori më thuri shumë lavde e më ndau shumë tituj e grada, por e vërteta është krejt tjetër. Unë nuk isha ai që e transportova rezistencën nga Perëndimi në Kosovë, unë iu bashkova rezistencën në Kosovë. Nuk ishte kthimi im nga Perëndimi pse UÇK-ja po masivizohej, arsyeja ishte Millosheviqi. Askush më bukur nuk e ka thënë këtë sesa ish-sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Madeleine Albright, citoj: ‘Millosheviqi me sjelljet e tij ndaj popullit të Kosovës është rekrutuesi më i madh i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Fakti që UÇK-ja nuk ishte organizuar ashtu siç Prokuroria pretendon se ishte, nuk e zbeh aspak rolin e saj për lirinë e Kosovës, nuk e bën kauzën e saj për çlirim më pak fisnike e as arritjen e pavarësisë më pak historike. Fitorja e Kosovës ishte më shumë politike e diplomatike.

Suksesi më i madh i Kosovës ishte bashkëpunimi i plotë dhe besimi me Perëndimin. Ata na ndihmuan pikërisht sepse e dinin se kush ishin dhe çfarë qëllimi kishin. Unë me asnjë çmim, në asnjë rrethanë, nuk do ta rrezikoja këtë aleancë me asgjë në këtë botë, sepse ashtu do ta rrezikoja vetë lirinë e Kosovës dhe ekzistencën tonë kolektive. Synimi ynë ishte paqja, e jo lufta. 

Shumë akuzat që kam dëgjuar në këtë sallë, i kam dëgjuar edhe në fushatat zgjedhore në Kosovës. Është e dhimbshme që kjo gjykatë synon të hedhë poshtë dëshmitë e gjithë atyre që ishin bashkë me ne në terren.

Kjo prokurori pretendon që unë i kam udhëhequr në lajthitje gjatë luftës. Kjo prokuroi më nënçmoi më shumë nga sa e meritoj. Asnjë i akuzuar në Kosovës për krime luftë ne Kosovë, nuk ishte arratisur. Gjatë gjithë jetës sime unë isha në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke u udhëhequr nga idealet e pavarësisë dhe të drejtësisë”, tha Hashim Thaçi./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Hashim Thaçi në Hagë: Në Kosovë po hapeshin varre, vendi ishte më e rëndësishme se fati ime personal

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave
Foto ilustruse

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se i vetmi pushteti që kishte, ishte pushteti i zërit të tij. Gjatë fjalës së tij në seancën e Gjykatës Speciale në Hagë, ish-presidenti u shpreh se kur në Kosovë po hapeshin varre për mijëra vetë dhe mijëra të tjerë ishin të zhdukur, në këtë pikë Kosova ishte më e rëndësishme se fati i tij personal. 

Thaçi theksoi se u ka bërë thirrje serbëve lokalë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të ndërtojnë një jetë të re me ne.

“I vetmi pushteti që kisha, ishte pushteti i zërit tim. Unë u bëra thirrje serbëve lokalë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të ndërtojnë një jetë të re me ne. Edhe ata sikurse edhe ne ishim viktima të Milloshevic. Nuk ishte aspak e lehtë ta bëjë këtë pas gjithë asaj që kishte ndodhur, por ishte gjëja e duhur. Kur në Kosovë po hapeshin varre për mijëra vetë, mijëra persona ishin të zhdukur, Kosova ishte më e rëndësishme se fati ime personal”, tha ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

 Thaçi në Hagë: Kosova zgjodhi paqen dhe demokracinë, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave
Foto ilustruse

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Kosova zgjodhi paqen dhe demokracinë, ndërsa Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin. Gjatë fjalës së tij në seancën e Gjykatës Speciale në Hagë, ish-presidenti u shpreh se UÇK nuk ishte ushtri e një shtetit, por ishte organi popullor që po mbrohej nga një shtet agresor.

Ai theksoi se fotorja e Kosovës ishte më shumë fitore politike dhe diplomatike dhe se suksesi më i madh i popullit ishte bashkëpnimi i plotë me perëndimin.

Hashim Thaçi: Millosheviçi, me sjelljet e tij, ndaj popullit të Kosovës është rekrutuesi më i madh i UÇK-së. UÇK nuk ishte ushtri e një shtetit, ai ishte organi popullor që po mbrohej nga një shtet agresor. Fakti që UÇK, që nuk ishte organizuar ashtu siç pretendon prokuroria se ishte nuk e zbeh aspak rolin e saj për lirinë e Kosovës. Nuk e bën kauzën e saj për çlirim më pak fisnike dhe as arritjen e pavarësisë më pak historike. Fotorja e Kosovës ishte më shumë fitore politike dhe diplomatike. Suksesi më i madh i popullit ishte bashkëpnimi i plotë me perëndimin.

Ata na ndihmuan, sepse e dinim se kush ishim dhe çfarë qëllimi kishim. Unë në asnjë çmim, në asnjë rrethanë, nuk do ta rrezikoja këtë aleancën me asgjë në këtë botë, sepse ashtu do të rrezikojë vetë lirinë e Kosovës, do të rrezikoja  ekzistencën tonë kolektive. synimi ynë ishte paqja, nuk ishte lufta. Kur bota  perëndimore thirrje Konferencën në Rambuje, ne iu përgjigjem pozitivisht festes së tyre UÇK, ishte një nga tri grupet përfaqësues në këtë konferencë. Pranuam marrëveshjen e paqes, edhe pse ajo nuk i përmbushi të gjitha kërkesat legjitime, por Kosova zgjodhi paqen dhe demokracinë, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Gjyqi i Komandatëve të UÇK në Hagë/ ​Veseli: E di se kush jam, drejtësia mund të vonohet por jo të mohohet

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave
Kadri Veseli

HOLLANDË- Ish-kryeparalementari Kadri Veseli deklaroi se drejtësia mund të vonohet por nuk mund të mohohet. Në fjalën e tij në Gjyqin që po mbahet në Hagë për katër krerët e UÇK-së, Veseli u mbrojt para trupit gjykues duke thënë se veprimet e tij kanë qënë ligjore.

Sipas tij, ai dhe familja e tij kanë jetuar në persekutim të vazhdueshëm dhe këtë ai e cilson si një përvojë qe nuk do të ia dëshironte askujt.

"Unë e di kush jam, çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë... Veprimet e mia kanë qenë ligjore. Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe paanësinë. Edhe ne momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë. Liria nuk mund të arrihet prej padrejtësisë.

Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të vazhdueshëm. Unë e di çka do të thotë të jetosh në kërcënim të vazhdueshëm, kjo është një përvojë qe nuk do të ia dëshiroj askujt. Pas dekadash hetime dhe dokumentesh, nuk ka asnjë provë se kam kryer krime”, tha Veseli./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Nuk pendohem asnjëherë!”, Thaçi në Hagë: Bëra atë që do të bënte kushdo për popullin tim i cili po përballej me shfarosje

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave
Foto ilustruse

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se ka bërë atë që do të bënte kushdo për një popull, i cili po përballej me shfarosje. Gjatë fjalës së tij në seancën e Gjykatës Speciale në Hagë, ish-presidenti u shpreh se nuk pendohet asnjëherë në lidhje me këtë. 

Thaçi theksoi se kthimi i tij në vitin 1998 ishte vendim personal i tij. Ai i konsideroj të rënda akuzat, duke thënë se gjatë luftës nuk ishte i sigurt nëse do të ishte ende gjallë.

“Nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të kthehem në Kosovë, në pranverën e vitit 1998. Ishte vendim personal i imi dhe i askujt tjetër. Nuk mund të qëndroja anash ndërsa familja dhe populli im përballej me shfarosje. Bëra atë që do ta bënte secili.

Për këtë jam shumë krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Duke i parë masakrat ndaj popullit tim, nuk mund të qëndroja indifferent. Vendosa të kthehem në 1998 ishte vendim personal i imi i askujt tjetër. S’mund të qëndroja anash ndërsa populli përballej me shfarosje.

Bëra atë që do të bënte kushdo. Për këtë jam krenar, dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Të nderuar gjyqtar, prokuroria pretendon se qëllim ishte marrja e Kosovës, është tejet absurde dhe ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijërave heronjve që dhanë jetën për liri. Është ofendim dhe e padrejtë edhe për përpjekjet e NATOS dhe Perëndimit me të cilët bashkëpunova.

Është e rëndë të dëgjosh këtë akuzë, veanërisht gjatë luftës ku nuk e dija në do isha gjallë. Nuk isha i sigurt nëse do shihja familjen time e lë më të ënderroja të ushtroja kontroll në Kosovë, fakti që disa prej nesh sot jemi gjallë është fat.”, tha ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Milosheviç kundërshtari im i vetëm”, Gjyqi në Hagë, Thaçi: S’mund të qëndroja anash ndërsa populli përballej me shfarosje

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave
Foto ilustruse

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Milosheviç ishte kundërshtari i tij i vetëm. Gjatë fjalës së tij në seancën gjyqësore në Hagë, Thaçi u shpreh se duke i parë masakrat që bëheshin ndaj popullit, nuk mund të qëndronte indifferent. Në lidhje me këtë, ish-presidenti tha se nuk pendohet kurrë.

Sipas tij, pretendimi i Prokurorisë se qëllim ishte marrja e Kosovës, është tejet absurde dhe ofenduese. Ai e cilësoj këtë si një ofendim, ndaj përpjekjeve të NATOS dhe Perëndimit me të cilët bashkëpunoi.

Hashim Thaçi në Hagë: Duke i parë masakrat ndaj popullit tim, nuk mund të qëndroja indifferent. Vendosa të kthehem në 1998 ishte vendim personal i imi i askujt tjetër. S’mund të qëndroja anash ndërsa populli përballej me shfarosje. Bëra atë që do të bënte kushdo. Për këtë jam krenar, dhe nuk ‘ bie pishman asnjëherë.

Të nderuar gjyqtar, prokuroria pretendon se qëllim ishte marrja e Kosovës, është tejet absurde dhe ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijërave heronjve që dhanë jetën për liri. Është ofendim dhe e padrejtë edhe për përpjekjet e NATOS dhe Perëndimit me të cilët bashkëpunova. Përsëris një të vërtetë të përjetshme. I vetmi kundërshtar o imi, popullit të Kosovës dhe botës demokratike ishte Milloshevic./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Gjyqi në Hagë, flet Hashim Thaçi: Është vetëm një e vërtetë, unë jam plotësisht i pafajshëm

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave
Foto ilustruse

HAGË- Ish-presidenti, Hashim Thaçi ka nisur fjalimin e tij para trupit gjykues, në seancën gjyqsore e cila po zhvillohet në Hagë. Gjatë fjalës së tij, Thaçi u shpreh se plotësisht i pafajshëm.

Ai tha se në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, ishte student në Zyrih, dhe nuk bënte plane për të marrë kontrollin e Kosovës. Sipas tij, i vetmi njeri i cili po bënte plane morpide ishte Sllobodan Millosheviç.

“Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm. Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Zyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morpide ishte Sllobodan Millosheviç.

Duke i parë masakrat në vendin tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vi në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush. Për ketë jam krenar dhe nuk i bi pishman asnjëherë. Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave. Është ofendim dhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët bashkëpunuam ngushtë.  Është e rëndë të dëgjojë ketë akuzë. Unë nuk isha i sigurt nëse do të shihja familjen time e lërë më të ushtrojë kontroll. Unë u ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time për liri”, tha Thaçi./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Avokati mbrojtjës i Selimit: Prokurorisë i vjen vetë turp për argumentet, paaftësia për të dalluar  pretendimet dhe provat është shqetësuese

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave
Geoffrey Roberts

HAGË- Avokati i Rexhep Selimit në Hagë, Geoffrey Roberts, sot në deklaratën përmbyllëse tha se paaftësia e Prokurorisë për të bërë dallimin mes pretendimeve dhe provave është shqetësuese në këtë fazë të procesit gjyqësor.

Roberts theksoi tutje se Prokurorisë i vjen vetë turp për argumentet kundër Rexhep Selimit.

“Ta themi troç, Prokurorisë i vjen vet turp për argumentet e veta kundër Rexhep Selimit. Nuk mund të dilet në asnjë përfundim tjetër, si nga parashtrimet e së hënës, apo dosja e tyre me shkrim. Nëse vet prokuroria nuk është e bindur për argumentet e veta kundër Selimit, si mund t’ju bind ju...”, u shpreh Roberts.

Ai tutje tha se paaftësia e prokurorisë për të bërë dallimin mes pretendimeve dhe provave është po aq shqetësuese në këtë fazë të procesit gjyqësor, sa që është edhe befasuese.

“Por, madje edhe paaftësia për të trajtuar edhe pikat tjera që janë ngritur në lidhje me ndërmarrjen e përbashkët kriminale theksojnë mungesë të qartësisë dhe besimit që ka vet prokuroria në argumentet e veta”, tha ai.

Roberts tha se nuk mund të merret vendim fajësie kundër Selimit në lidhje me Ndërmarrjen e përbashkët kriminale.

“Është e logjikshme që të hënën Prokuroria të kishte shkëlqyer...por mezi ia dolën mbanë”, tha ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Gjyqi i Komandatëve të UÇK në Hagë/ Mbrojtja kërkon që Krasniqi të shpallet i pafajshëm

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave
Jakup Krasniqi

Mbrojtja e Krasniqit tha se provat do ta çojnë trupin gjykues që ta shpallin atë të pafajshëm. Avokati i Krasniqit, Aidan Ellis, tha se Prokuroria po ndryshon qëndrimet kur mbështet përgjegjësinë e të akuzuarve në faktin që ishin pjesëtarë të Shtabit të Përgjithshëm. Ai tha se vetë kryeprokurorja kishte thënë se për fajësim nuk kërkohet vetëm anëtarësia e tyre në shtab, por të hënën prokurorët e përdorën këtë argument.

Sipas tij, për kontributin për NPK përgjegjësia individuale duhet “të identifikohet individualisht”, në të kundërtën, tha ai, i bie që i gjithë rasti është kundër Shtabit të Përgjithshëm e jo ndaj katër të akuzuarve. Seanca ka shkuar në pauzë dhe pas pushimit, ish-eprorët e UÇK-së do të deklarohen. Seanca pritet të nisë në 14:15./REL

3 MUAJ ME PARE

Avokati i Thaçit: Prokuroria Speciale fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave
Luka Misetic

HAGË- Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic ka mbajtur fjalën e tij në ditën e fundit të gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Misetiç deklaroi se ZPS ka fshehur provat deri në dosjen përfundimtare dhe tani po ndryshon paraqitje e provave duke u përpjekur të mbushë boshllëqet.

Avokati tha se klienti i tij nuk mund të kundërshtojë prova të cilat as nuk janë paraqitur nga ZPS, por vetëm janë përmendur në kundërpërgjigjet e tyre. Misetic deklaroi se në vedn që të jepte shpjegime, prokuroria u përpoq të ndryshonte qasjen.

“Një problem tjetër tejet i madh është paraqitja e provave dhe argumentimi ligjor i ZPS, që e bëjnë duke fshehur provat deri në dosjen përfundimtare. ZPS po ndryshon paraqitjen e provave duke u përpjekur të mbushë boshllëqet. Ne i kemi analizuar poshtëshëinmet lidhur me dy takimet, ZPS pretendon se ka pasur shumë të tjera. Nuk mund të pritet që Thaçi të kundërshtojë prova, të cilat nuk janë paraqitur nga ZPS. Prokuroria nuk ka përmendur anjë prej takimeve, i ka përmendur vetëm në kundërpërgjiget e tyre. Në vend që të na japë shpjegime, ZPS u përpoq të ndryshonte qasjen e tij.  E vetmja mënyrë për të interpretuar qëndirmin e ZPS është që nuk e konsideron Zyrapin anëtar të ZPH-së. Zyrapi në asnjë moment nuk ka informuar që ka qenë i informuar për një politikë në shtabin e përgjithshëm”, tha Misetic./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Ish-krerët e UÇK-së flasin sot para Gjykatës/ Çfarë pritet të ndodhë sot në Hagë, dita e fundit e deklaratave përmbyllëse

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave

HAGË- Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë vijon sot me paraqitjen e deklaratave përmbyllëse. Në seancën e sotme do të flasin përfaqësuesi i viktimave, mbrojtja dhe më pas vetë të akuzuarit: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Pas pushimit të drekës, secili prej tyre do t’i drejtohet trupit gjykues me fjalime prej 20 minutash. Në seancën e sotme është i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Glauk Konjufca si përfaqësues i qeverisë së Kosovës.

Në seancën e fundit, pas deklaratave përmbyllëse të mbrojtjes së Krasniqit, trupi gjykues dhe prokuroria drejtuan pyetje shtesë ndaj palëve. Pas përfundimit të deklaratave, çështja kalon për vendimmarrje. Gjykatësit kanë deri në tre muaj kohë për të shpallur vendimin ose për të kërkuar shtyrje të afatit. Prokuroria Speciale ka kërkuar dënimin e katër ish-krerëve me nga 45 vite burg secilit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Gjyqi në Hagë/ Ish-krerët e UÇK-së pritet të flasin sot në ditën fundit të deklaratave përmbyllëse

"Jemi të pafajshëm"/ Dita e fundit e deklaratave
Ish-krerët e UçK-S

HOLLANDË- Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë vijon dhe në seancën e sotme do të paraqiten deklaratat përmbyllëse të përfaqësuesit të viktimave, të mbrojtjes dhe do të flasin edhe vetë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Katërshja e UÇK-së do t'i drejtohet trupit gjykues me fjalime nga 20 minuta secili.

Sipas informacioneve paraprake, në këtë seancën përmbyllëse, pritet që të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Glauk Konjufca. Në seancën e fundit, pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse të mbrojtjes së Jakup Krasniqit, nisën pyetjet e gjykatës dhe më pas të prokurorisë.

Pritet që pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues, ku gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit. Një ditë më parë që shënonte edhe 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë u mbajt një marshim qytetar në shenjë solidariteti dhe revolte kundër kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënimin e katër ish-krerëve me 45 vite burg secilit./Dosja.al

kosova ne hage

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë