LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Institucionet e drejtësisë kundër sulmeve të Ramës ndaj tyre/ Metani: Antikushtetuese. Bani: Cënohet pavarësia e gjyqësorit

• Institucionet e drejtësisë kanë qëndruar në bllok sot kundër sulmeve ndaj tyre. • Gjatë një takimi të organizuar nga ambasada holandeze, kryegjqtari i GJKKO-së Erion Bani ka deklaruar se nuk duhet marrë për bazë çdo lloj hetimi që kërkohet nga politika për gjyqtarët dhe prokurorët. • I njejtë ka qenë dhe reagimi i kreut të ILD-së Artir Metani, i cili i ka konsideruar të antikushtetuese sulmet e Ramës ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. • Për këtë arsye Metani ka theksuar se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është nën trysni për të ushtruar detyrën në një formë te caktuar. • Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ka deklaruar se institucionet e drejtësisë duhet që të veprojnë në mënyrë të pavarur siç ua garanton Kushtetuta. • Në një takim me institucionet e drejtësisë, titullari i SPAK ka theksuar se institucioni që drejton është i angazhuar në luftën kundër korrupsionit. • Por dy drejtuesit e dy këshillave, nuk mendojnë njësoj si te tjerët. Kryetari i KLGJ-së Ilir Rusi thekson se gjyqtarët duhet që të marrin masat e tyre. • Ndërsa kryetarja e KLP-së Mirela Bogdani thotë se prokurorët duhet ta kuptojnë që me gjithë fuqinë hetimore që kanë edhe ata hetohen nga syri i publikut dhe jo vetëm.

5 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

"Mos prisni nga reforma pa reflektuar tek vetja"/ Bogdani: Magjistratët nuk mund të veprojnë në kushte normaliteti për shkak të vakancave në sistem

Institucionet e drejtësisë kundër sulmeve të Ramës ndaj
Mirela Bogdani

TIRANË- Drejtuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani ka evidentuar disa prej problematikave që hasen sot në sistemin e drejtësisë nisur që nga performanca individuale në profesion e deri tek ngarkesa e lartë që kanë sot gjyqtarët dhe prokurorët  për shkak të vakancave të mëdha. Bogdani u shpreh se ngarkesa e prokurorëve dhe gjyqtarëve është e lartë nga vakancat në sistem dhe është e pamundur që një magjistrat të veprojë në kushte normaliteti.

“Është një realitet që jemi përballur dhe do të vazhdojmë në këtë rrugëtim që duhet të evidentojmë drejt hyrjes në BE. Lidhur me llogaridhënien për punën e prokurorëve, kontrollohen nga gjykatat. Kërkohet një nivel më i lartë profesionalizmi dhe nga prokurorët dhe gjyqtarët. Mekanizmi tjetër, është nëpërmjet vlerësimit etik dhe profesional që bën KLP. Kemi bërë 34 vlerësime. Është një proces që dikur vlerësohej vetëm nga prokurori i përgjithshëm, ndërsa sot është një këshill i përbërë nga 11 persona që vlerëson punën e magjistratit.

Itegriteti. Ndryshimi i madh që po presim nëpërmjet reformës fillon nga vetja. Nëse nuk reflektojmë, porfesionalizëm, integritet, transparencë, duhet të jetë e vështirë t’i pretendojmë në radhët e magjistratëve. Këshillë për prokurorët, është ai parimi i Dekartit, dyshoni tek vetja, tek puna juaj. Duhet të analizojmë, të kemi 2-3 versione, të bëjmë atë balancën shkak-pasojë për të qenë të bindur e korrektë si me veten ashtu dhe me publikun.

Ngarkesa e prokurorëve dhe gjyqtarëve është e lartë nga vakancat në sistem. Është e pamundur që një magjistrat të veprojë në kushte normaliteti. Në këtë tusni pune të kemi disa aftësi menaxheriale të zhvilluara, qoftë indivualisht dhe trajnimeve. Duhet të kuptojmë limitet tona. Gjithësecili të mbajë aq peshë profesionale sa ka mundësi. Duhet të shikojmë të ndajmë përgjegjësinë me të tjerët dhe të bëjmë pjesë të punës tonë pjesëtarë të tjerë që mund të na ndihmojnë në punën tonë", tha Mirela Bogdani.

10 MUAJ ME PARE

Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë, Bani: Procedimi i padrejtë cënon pavarësinë e gjyqësorit

Institucionet e drejtësisë kundër sulmeve të Ramës ndaj
Erion Bani

TIRANË- Kreu i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani ka deklaruar se pavarësia e institucioneve të drejtësisë është thelbësore. Gjatë një takimi me institucionet e drejtësisë, Bani i kërkoi ILD-së që të mos pranojë çdo lloj hetimi për gjyqtarët.

Nuk duhet nisur procedim për çdo gjë”, tha Bani

Bani ka theksuar se pavarësia e këtyre institucioneve duhet të ruhet dhe të mbrohet çdo ditë. Ndërkohë që ka shtuar se transparenca për publikun nuk është vetëm detyrim ligjor por dhe kulturë pune. 

“Ta ruajmë dhe ta mbrojmë pavarësinë tonë çdo ditë. Për ne, transparenca nuk është detyrim ligjor, por kulturë pune. GJKKO bashkëpunon ngushtë me ILD dhe KLGJ, duke e parë jo si cenim të pavarësisë, por si pjesë integrale të ekuilibrit. Një sistem që korrigjon vetveten është një sistem që fiton besimin e publikut. Përmirësimi i vazhdueshëm është një detyrim për t’iu përgjigjur pritshmërive të larta që ka publiku ndaj drejtësisë”, tha Bani.

10 MUAJ ME PARE

Altin Dumani rendit tre problematikat që përballet SPAK: Mbingarkesa procedurale, infrastruktura dhe mungesa e stafit

Institucionet e drejtësisë kundër sulmeve të Ramës ndaj
Altin Dumani

TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ka treguar tre problematikat që po përballet SPAK aktualisht. Në një takim me institucionet e drejtësisë, Dumani deklaroi se pavarësisht arritjeve që kanë, SPAK përballet me sfida të shumta. 

Sipas tij, tre nga sfidat më të mëdha janë mbingarkesa procedurale, mungesa e stafit dhe infrastruktura e dobët. 

"Në kohën kur besimi te drejtësia është i brishtë dhe pritshmëritë janë të larta, veprimet e SPAK janë mbështetur në ligj dhe parime. SPAK është zotuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke rritur kështu besimin. Pavarësia dhe llogaridhënia janë shtyllat kryesore ku mbështetet SPAK. Kushtetuta garanton pavarësinë e jashtme dhe të brendshme të SPAK. Prokurorët veprojnë dhe marrin vendime të pavarura të paanshme. Kodet etike janë mure mbrojtëse ndaj çdo presioni dhe ndikim politik apo mediatik. Pavarësisht arritjeve, SPAK përballet edhe me sfida, ku veçojmë mbingarkesën procedurale, pamjaftueshmërinë stafit dhe infrastrukturën”, tha Dumani.

10 MUAJ ME PARE

Pavarësia e institucioneve të drejtësisë/ Dumani: Të angazhuar në luftën kundër korrupsionit

Institucionet e drejtësisë kundër sulmeve të Ramës ndaj
Altin Dumani

TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ka deklaruar se institucionet e drejtësisë duhet që të veprojnë në mënyrë të pavarur siç ua garanton Kushtetuta. Në një takim me institucionet e drejtësisë, titullari i SPAK ka theksuar se institucioni që drejton është i angazhuar në luftën kundër korrupsionit.  

Kushtetuta garanton funksionimin e SPAK për të ushtruar kompetencat e saj në mënyrë të pavarur. Çdo vit, Prokuroria e Posaçme paraqet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë një raport të detajuar. Kontrolli gjyqësor mbi veprimet hetimore dhe vendimarrjet është një tjetër element me rëndësi,” tha Dumani.

Dumani vuri theksin dhe te bashkëpunimi institucional me ILD-në, që nga inspektimet tematike e deri te verifikimet e ankesave të ndryshme të qytetarëve apo subjekteve.

“Sistemi i administrimit të çështjeve tanimë është funksional dhe shpresojmë që deri në fund të vitit të jetë 100% funksional. Për të përmbushur misionin, duhet të tregojmë rezultate, mature dhe integritet në zbatimin e ligjit”, tha ai.

10 MUAJ ME PARE

Sulmet e Ramës ndaj gjyqtarëve/ Kreu i ILD: Antikushtetuese. Sistemi gjyqësor është nën trysni

Institucionet e drejtësisë kundër sulmeve të Ramës ndaj
Artur Metani

TIRANË- Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka deklaruar se sistemi gjyqësor në vendin tonë është nën trysni për të ushtruar detyrën në një formë të caktuar. Inspektori i Lartë i Drejtësisë në bashkëpunim me projektin Matra të qeverisë së Holandës ka organizuar ditën e sotme takimin e nivelit të lartë me institucione të drejtësisë holandeze.

Në këtë takim, Metani ka theksuar se sulmet dhe trysnia që i bëhet gjyqtarëve është antikushtetuese dhe fyrjet ndaj tyre janë të papranueshme. 

"U bë kohë që sistemi gjyqësor është nën një trysni, për mua antikushtetuese, për të ushtruar detyrën ose jo, në një formë të caktuar. Nga të gjithë. U bë kohë që fyerjet për magjistratët janë pjesë më e konsiderueshme e artikulimit kur vjen puna tek kritikat për pushtetin gjyqësor. Natyrisht, të papranueshme këto në çdo pikëpamje. Kjo i vë magjistratët në provë të vështirë. Por, testi i pavarësisë, i ndarjes se pushteteve dhe i shtetit te se drejtës, nuk është vetëm retorikë," tha Metani.

Kreu i ILD-së vuri theksin edhe tek besimi i publikut ndaj gjyqësorit, duke i këshilluar këta të fundit që të mos e harronin për asnjë moment këtë element. 

"Ndryshe nga pushtetet apo institucionet e tjera, magjistratët dhe institucionet e pavarura të drejtësisë e kanë një lloj kufizimi, që vjen me detyrën për t’u treguar të përmbajtur, edhe kur sulmohen pa të drejtë. Mes zërave të fortë publikë, kjo i bën që të perceptohen si të dobët, por nuk është aspak ky rasti. Vetëpërmbajtja nuk duhet ngatërruar me dobësinë. Pavarësisht deklaratave të aktorëve të ndryshëm publikë, magjistratët nuk duhet të harrojnë se reagimet publike nuk janë pjesë e funksionit të tyre. Por, vetëpërmbajtja po! Vetëpërmbajtja nuk është dobësi e asnjë lloj natyre, por respekt për lirinë e shprehjes në demokraci, është largësi kushtetuese nga natyra politike e pushteteve të tjera. Deontologjia politike nuk duhet të diktojë sjelljen e magjistratëve. Në këtë rast, besoj se thelbi i shtetit ligjor dhe i vlerave evropiane është pikerisht mënyra sesi sillemi, edhe kur nuk biem dakord me vendimet e njëri-tjetrit," tha Metani.

altin dumani

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit