LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Brazil Ervin Mata/ Policia: Fshihej me dokumente false angleze! 39-vjeçari koordinoi trafikimin e 240 kg kokaine

• Ervin Mata i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Brazil. • 39-vjeçari akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe trafikim kokaine nga Amerika Latine në Europë. • Sipas autoriteteve vendase, Mata besohet të jetë përgjegjës për tentativën e transportit të 69 kg kokainë nga Sao Paulo në Valencia të Spanjës, të fshehur në një ngarkesë me limona në Portin e Santos. • Hetimet gjithashtu e lidhin Matën me aktivitete kriminale në Kolumbi dhe transportimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë, në shtator 2020. • Pas këtij operacioni, thuhet se ai u largua nga Evropa dhe u vendos në Brazil. • Mata fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara. • Përveç trafikut të drogës, Mata dyshohet se ishte i përfshirë në financimin e vrasjeve dhe skemave të pastrimit të parave përmes kontratave hoteliere të lidhura me një spital në Tiranë, të regjistruar në emër të babait të tij. • Ervin Mata ka qenë edhe më herët i njohur për drejtësinë shqiptare për përplasjen e famshme në një lokal në zonën e ish-bllokut me bosin e”lojërave të Fatit” Ervis Martinaj, ku ky i fundit në atë kohë mbeti i plagosur. • Mbrëmjen e  4 tetorit të vitit 2018-të Ervin Mata pati një përplasje me Ervis Martinajn ku u qëllua me armë, ndërsa humbi jetën Fabjon Gaxhaj, të plagosur mbetën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. • Menjëherë pas ngjarjes në atë kohë u shpallën në kërkim Ervin Mata si dhe komandoja Mervjol Bilo, i dyshuar si personi që shkrepi armën. Ervin Mata njihet në Showbizin Rozë edhe për historinë e dashurisë me Elvana Gjatën. 

7 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Ervin Matës/ Klodiana Lala: Në momentin e arrestimit mbante letra britanike të falsifikuara por u identifikua nga gjurmët e gishtërinjve

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Brazil
Klodiana Lala dhe Ervin Mata

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arrestimin e Ervin Matës në Brazil. Gjatë një interviste televizive, Lala deklaroi se në momentin e arrestimit ai mbante letra britanike të falsifikuara, por u identifikua nga gjurmët e gishtërinjve.

Gazetarja tha se SPAK ka konfirmuar zyrtarisht që është kërkuar ekstradimi i Ervin Matës në drejtim të Shqipërisë. Lala theksoi se Mata akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, të llojit kokainë dhe për grup të strukturuar kriminal.

Klodiana Lala: Që Ervin Mata kishte dyshime të forta që fshihej në Brazil normalisht këto diheshin që në momentet e para kur u shpall në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”, në atë kohë u godit një grup i strukturuar kriminal ku kreu i grupit dyshohej Ervin Mata, i cili njihej me nofkën “Boli i kokainës”. Ishte një personazh i njohur si i përfshirë në atë që njihet si masakra në zonën e ish-Bllokut, ku pati të vrarë dhe një përplasje shumë të fortë me Ervis Martinajn, i zhdukur pa gjurmë që nga viti 2022.

Është arrestuar në fakt disa ditë më parë, por News24 e ka mësuar lajmin dhe më pas është konfirmuar përmes njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit. Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, dhe po ashtu për grup të strukturuar kriminal. Në momentin e arrestimit në Brazil ai mbante dokumente dhe pasaportë, por edhe letra të tjera britanike të falsifikuara.

Dhe pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, por edhe të dhënave të tjera, është konfirmuar që Ervin Mata është personi që fshihej në shtetin e Brazilit. Ditën e sotme, pas informacioneve të News24, kemi pasur kontakte edhe me SPAK, e cila ka konfirmuar zyrtarisht që është kërkuar ekstradimi i Ervin Matës në drejtim të Shqipërisë.

Ngjarja te “Monopol” ka qenë një nga masakrat më të rënda, ndërkohë sa i përket akuzave, ju e dini bëhet fjalë për një grup shumë të madh që fillon që nga vrasja, përfshirja e zyrtarëve të lartë të policisë, korrupsioni deri te trafiku i kokainës. Ardhja e tij në Shqipëri do të sjellë një panoramë tjetër. Të gjitha vendet po i dorëzojnë të kërkuarit nga Shqipëria, e konkretisht nga SPAK./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Dalin PAMJET e arrestimit të Ervin Matës/ 39-vjeçari u dorëzua pa rezistencë! Policia mori informacion se po lëvizte në...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Brazil
Ervin Meta

BRAZIL- Pamjet e arrestimit të Ervin Matës gjatë arrestimit në Brazil janë publikuar. 39-vjeçari fshihej duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara. Mediat vendase shkruajnë se Mata u kap në një lokal, pasi policia mori informacione se një person i shpallur në kërkim po lëvizte në atë zonë.

Atij i janë sekuestruar dy aparate celularë dhe dokumente. Sipas policisë, Mata tentoi të paraqitej si shtetas paraguaian, por u identifikua nga forcat e rendit, të cilat dispononin të dhëna dhe imazhe të tij. Pas verifikimit të identitetit, ai u dorëzua pa rezistencë.


Kush është Ervin Mata

Ervin Mata ishte në kërkim ndërkombëtar që nga nëntori i vitit 2023 dhe kundër tij ishte lëshuar një urdhër.  Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar Matës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet tregojnë se ai koordinoi trafikimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë në vitin 2020. Ervin Mata dyshohet se fitoi 81 milionë lekë shqiptarë nga trafiku i drogës dhe gjithashtu për organizimin dhe financimin e vrasjeve. Mata akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe trafikim kokaine nga Amerika Latine në Europë. 

Ervin Mata njihet si pronari i një prej hoteleve që ndodhet në “Rrugën e Dibrës”, në Tiranë, hotel i cili në fakt rezulton i regjistruar në emër të babait të tij. Ky i fundit ka në pronësi edhe një kompani që merret me konstruksione metalike.

Historia me Elvana Gjatën

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata bëri të ditur për publikun se ishte fejuar me një biznesmen nga Tirana në vitin 2017. Gjithçka ndodhi në një ceremoni intime, ku dyshja zyrtarizuan lidhjen e tyre, atëkohë 2 vjeçare, pasi njiheshin që në vitin 2015. Por këngëtarja nuk e zbuloi kurrë identitetin e tij, deri në mbrëmjen e 4 tetorit, kur ndodhi edhe vrasja në zonën e ish-Bllokut.

Mata përflitej se ishte një biznesmen i fuqishëm që mbulonte të gjitha shpenzimet e këngëtares. Në kohën e fejesës, Gjata u largua drej Amerikës ku realizoi edhe disa projekte muzikore dhe nuk nguronte të reklamonte në rrjetet sociale jetën luksoze që bënte, duke nisur që nga helikopteri privat, makinat e fundit dhe udhëtime të shumta.

Përflitet se edhe biznesin e fustaneve të nusërisë, Elvana e ngriti me ndihmën e Matës, të dashurit të saj, por më vonë e shiti. Para se të shpallte fejesën me Ervinin, Elvana kishte patur një kapitull shumë të gjatë, me prodhime muzikore dhe një lidhje dashurie me Flori mumajesin, të cilën nuk e pranoi asnjëri prej tyre.

Por pas përfudnimit të kësaj periudhe këngëtarja nisi të ishte më e pavarur, duke realizuar projekte e vetme. Gjithsesi zërat që qarkullonin shpreheshin se gjithçka në karrierën e Gjatës investohej nga i dashuri i saj biznesmen.

Pas vrasjes në ish-bllok, Elvana Gjata ‘u zhduk’ nga rrjetet sociale për një periudhë prej 4-muajsh. Ajo nuk postoi asgjë, pasi më datë 5 tetor profilet e saj në rrjetet sociale u ‘bombarduan’ me komente denigruese që e akuzonin se ishte lidhur me një trafikant droge. Sipas ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Elvana tashmë kishte zbuluar se nga i vinin të ardhurat për jetën luksoze që bënte. Kjo gjë bëri që këngëtarja shqiptare të humbiste mijëra ndjekës në Instagram.

Përplasja me Vis Martinajn

Ervin Mata ka qenë edhe më herët i njohur për drejtësinë shqiptare për përplasjen e famshme në një lokal në zonën e ish-bllokut me bosin e”lojërave të Fatit” Ervis Martinaj, ku ky i fundit në atë kohë mbeti i plagosur. Mbrëmjen e  4 tetorit të vitit 2018-të Ervin Mata pati një përplasje me Ervis Martinajn ku u qëllua me armë, ndërsa humbi jetën Fabjon Gaxhaj, të plagosur mbetën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Menjëherë pas ngjarjes në atë kohë u shpallën në kërkim Ervin Mata si dhe komandoja Mervjol Bilo, i dyshuar si personi që shkrepi armën. Ndërkohë sa i përket arrestimit të Matës në brazil Policia e Shtetit shqiptar ka dhënë detaje, si dhe po vijon punën për ekstradimin e tij në vendin tonë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe historia e dashurisë me Elvana Gjatën/ Kush është Ervin Mata, i arrestuar në Brazil!

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Brazil
Ervin Mata

BRAZIL- Ervin Mata i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestuar në Brazil. 39-vjeçari akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe trafikim kokaine nga Amerika Latine në Europë. Ai fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar Matës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet tregojnë se ai koordinoi trafikimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë në vitin 2020. Ervin Mata dyshohet se fitoi 81 milionë lekë shqiptarë nga trafiku i drogës dhe gjithashtu për organizimin dhe financimin e vrasjeve.

Por kush është Ervin Mata

Ervin Mata njihet si pronari i një prej hoteleve që ndodhet në “Rrugën e Dibrës”, në Tiranë, hotel i cili në fakt rezulton i regjistruar në emër të babait të tij. Ky i fundit ka në pronësi edhe një kompani që merret me konstruksione metalike.

Historia me Elvana Gjatën

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata bëri të ditur për publikun se ishte fejuar me një biznesmen nga Tirana në vitin 2017. Gjithçka ndodhi në një ceremoni intime, ku dyshja zyrtarizuan lidhjen e tyre, atëkohë 2 vjeçare, pasi njiheshin që në vitin 2015. Por këngëtarja nuk e zbuloi kurrë identitetin e tij, deri në mbrëmjen e 4 tetorit, kur ndodhi edhe vrasja në zonën e ish-Bllokut.

Mata përflitej se ishte një biznesmen i fuqishëm që mbulonte të gjitha shpenzimet e këngëtares. Në kohën e fejesës, Gjata u largua drej Amerikës ku realizoi edhe disa projekte muzikore dhe nuk nguronte të reklamonte në rrjetet sociale jetën luksoze që bënte, duke nisur që nga helikopteri privat, makinat e fundit dhe udhëtime të shumta.

Përflitet se edhe biznesin e fustaneve të nusërisë, Elvana e ngriti me ndihmën e Matës, të dashurit të saj, por më vonë e shiti. Para se të shpallte fejesën me Ervinin, Elvana kishte patur një kapitull shumë të gjatë, me prodhime muzikore dhe një lidhje dashurie me Flori mumajesin, të cilën nuk e pranoi asnjëri prej tyre.

Por pas përfundimit të kësaj periudhe këngëtarja nisi të ishte më e pavarur, duke realizuar projekte e vetme. Gjithsesi zërat që qarkullonin shpreheshin se gjithçka në karrierën e Gjatës investohej nga i dashuri i saj biznesmen.

Pas vrasjes në ish-bllok, Elvana Gjata ‘u zhduk’ nga rrjetet sociale për një periudhë prej 4-muajsh. Ajo nuk postoi asgjë, pasi më datë 5 tetor profilet e saj në rrjetet sociale u ‘bombarduan’ me komente denigruese që e akuzonin se ishte lidhur me një trafikant droge. Sipas ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Elvana tashmë kishte zbuluar se nga i vinin të ardhurat për jetën luksoze që bënte. Kjo gjë bëri që këngëtarja shqiptare të humbiste mijëra ndjekës në Instagram.

Përplasja me Vis Martinajn

Ervin Mata ka qenë edhe më herët i njohur për drejtësinë shqiptare për përplasjen e famshme në një lokal në zonën e ish-bllokut me bosin e”lojërave të Fatit” Ervis Martinaj, ku ky i fundit në atë kohë mbeti i plagosur. Mbrëmjen e  4 tetorit të vitit 2018-të Ervin Mata pati një përplasje me Ervis Martinajn ku u qëllua me armë, ndërsa humbi jetën Fabjon Gaxhaj, të plagosur mbetën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Menjëherë pas ngjarjes në atë kohë u shpallën në kërkim Ervin Mata si dhe komandoja Mervjol Bilo, i dyshuar si personi që shkrepi armën. Ndërkohë sa i përket arrestimit të Matës në brazil Policia e Shtetit shqiptar ka dhënë detaje, si dhe po vijon punën për ekstradimin e tij në vendin tonë./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

FOTO/ Me pranga në duar dhe rrethuar nga policia, këto janë pamjet e arrestimit të Ervin Matës në Brazil

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Brazil
Pamje nga arrestimi i Ervin Matës

BRAZIL- Ervin Mata, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK është arrestuar në Brazil. Pamjet që shikoni i përkasin pikërisht arrestimit të Matës, nga autoritetet braziliane.

Mata akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe trafikim kokaine nga Amerika Latine në Europë. Ai fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar Matës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet tregojnë se ai koordinoi trafikimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë në vitin 2020. Ervin Mata dyshohet se fitoi 81 milionë lekë shqiptarë nga trafiku i drogës dhe gjithashtu për organizimin dhe financimin e vrasjeve./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Ervin Mata u vu në pranga në Brazil/ CNN: Manjati shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht u arrestua të shtunën në Ilhabela

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Brazil
Ervin Mata

BRAZIL- Arrestimi i Ervin Matës në brazil është raportuar edhe nga CNN. Filiali i CNN në Brazil shkruan se manjati shqiptar Ervin Mata u arrestua në Ilhabela, në bregdetin e São Paulo, natën e së shtunës së kaluar (25), nga Policia Federale dhe Policia Ushtarake lokale.

Në artikull CNN shkruan se ai konsiderohej i arratisur, me një urdhër arresti për trafik ndërkombëtar droge. Ervin Mata ishte në arrati që nga shtatori i vitit 2025, i akuzuar në Shqipëri për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Në një deklaratë për CNN Brazil, Policia Ushtarake (PM) deklaroi se manjati u gjet pasi informacionet e inteligjencës treguan se ai ishte zhvendosur nga rajoni Baixada Santista në Bregun Verior. Korporata raporton se, gjatë patrullimit, i dyshuari u gjet në një biznes dhe u dërgua në Stacionin Federal të Policisë në São Sebastião.

Gjatë operacionit, u sekuestruan dy telefona celularë dhe dokumente që i përkisnin individit të kërkuar në atë kohë. CNN Brazil kontaktoi Policinë Federale për të mësuar se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Kush është manjati Ervin Mata?

Ervin Mata ishte në kërkim ndërkombëtar që nga nëntori i vitit 2023 dhe kundër tij ishte lëshuar një urdhër arresti parandalues ​​nga Ministri Alexandre de Moraes i STF-së (Gjykata Federale Supreme) në vitin 2025. Vendimi u mor më 11 mars të atij viti, por u dekretua vetëm më 23 shtator.

Ai tashmë përballet me akuza në Shqipëri për trafik droge , pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shoqatë kriminale. Hetimet e qeverisë shqiptare tregojnë se ai koordinoi trafikimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë në vitin 2020. Manjati dyshohet se fitoi 81 milionë lekë shqiptarë (ALL), ekuivalente me afërsisht 5.2 milionë dollarë, nga trafiku i drogës, dhe dyshohet gjithashtu për organizimin dhe financimin e vrasjeve./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil/ Policia jep detaje: Fshihej me dokumente false angleze! Koordinoi anëtarët e grupit të trafikonin 240 kg kokainë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Brazil
 Ervin Mata

TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar se është arrestuar në Brazil Ervin Mata, i cili shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. 39-vjeçari akuzohet se koordinoi pjesëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë, për trafikimin e 240 kilogramëve Kokainë. Mata fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.

Grupi kriminal, me veprimtari në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe Europë, u hetua në kuadër të një procedimi penal të SPAK, në vitin 2023, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe agjencitë ligjzbatuese të 6 shteteve.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar Matës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i Policisë: 

Policia e Shtetit/Si rezultat i partneritetit të ngushtë me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, finalizohet një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”. Akuzohet se koordinoi pjesëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë, për trafikimin e 240 kilogramëve Kokainë, arrestohet në Brazil, 39-vjeçari. 39-vjeçari fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.

Grupi kriminal, me veprimtari në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe Europë, u hetua në kuadër të një procedimi penal të SPAK, në vitin 2023, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe agjencitë ligjzbatuese të 6 shteteve.

Si rezultat i shkëmbimit dhe koordinimit të informacioneve, në kohë reale, ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Brasilias, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u kap në Brazil, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. M., 39 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në vitin 2023, gjatë një procedimi të regjistruar nga SPAK, janë kryer hetime, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe me agjencitë ligjzbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane, lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe në disa shtete europiane.

Gjithashtu hetime janë kryer dhe në lidhje me disa ngjarje kriminale të mëparshme, të ndodhura në Shqipëri. Në kuadër të këtij procedimi, shtetasi E. M. dyshohet se ka koordinuar bashkëpunëtoret e tij, për trafikimin e 240 kg lëndë narkotike Kokainë, më datë 29.09.2020.

39-vjeçari u kap në qytetin e Ilha Bela, dhe kishte në përdorim dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Brasilia, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit E. M., në Shqipëri./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Brazil Ervin Mata

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Brazil
Ervin Mata

BRAZIL- Ervin Mata i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Brazil. 39-vjeçari akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe trafikim kokaine nga Amerika Latine në Europë.  Sipas autoriteteve vendase, Mata besohet të jetë përgjegjës për tentativën e transportit të 69 kg kokainë nga Sao Paulo në Valencia të Spanjës, të fshehur në një ngarkesë me limona në Portin e Santos.

Hetimet gjithashtu e lidhin Matën me aktivitete kriminale në Kolumbi dhe transportimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë, në shtator 2020. Pas këtij operacioni, ai thuhet se u largua nga Evropa dhe u vendos në Brazil. Përveç trafikut të drogës, Mata dyshohet se ishte i përfshirë në financimin e vrasjeve dhe skemave të pastrimit të parave përmes kontratave hoteliere të lidhura me një spital në Tiranë, të regjistruar në emër të babait të tij./Dosja.al

ervin mata brazil policia e shtetit

Sondazh

Poll

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027