LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I ftohti siberian prek Shqipërinë/ Fshatra në Dibër, Kukës dhe Korçë pa energji elektrike, disa rrugë të bllokuara

•I ftohi siberian ka mbërthyer gadishullin e Ballkanit duke diktuar kushtet e motit edhe në territorin Shqiptar. •Kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta si edhe temperatura ekstremisht të ulëta do të jenë dominante në të gjithë vëndin. •Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme të shumta në qytete të ndryshme të vendit, kryesisht në veri, në qarkun e Dibrës, Kukësit, Shkodrës dhe Lezhës. •Sot, në Parkun Kombëtar të Qafështamës në Fushë Krujë dëbora ka arritur deri në 30 cm duke shkaktuar vështirësi në kalimin e rrugës Krujë-Qafështamë.  •Në Malin e Krujës, niveli i dëborës shkon deri në 10 centimetra, ndërsa rruga është e kalueshme me vështirësi si pasojë e prezencës së akullit dhe dëborës në rrugë.  •Mbrëmjen e djeshme, reshjet e dëborës shkaktuan bllokimin e rreth 300 automjeteve në bypassin e Qafë Murrizit në Rrugën e Arbrit dhe 100 automjeteve të tjera në aksin Maqellarë-Peshkopi.

10 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Reshjet e dëborës në vend/ Disa fshatra në Kukës ende pa energji, rrugët nacionale të qarkullueshme normalisht

I ftohti siberian prek Shqipërinë/ Fshatra në Dibër,
foto ilustruese

KUKËS- Prej dy ditësh vendi është  përfshirë nga temperatura të ulëta gjatë ditëve të fundit. Në shumë zona në veri u raportua për bllokim të rrugëve si pasojë e reshjeve të borës. Ndërkohë në Kukës situata aktuale është në normalitet, pas ndërhyrjes së autoriteteve rrugët nacionale janë të qarkullueshme.

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 17:00 është si më poshtë:

• Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë ditës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të gjitha akseve rrugore nacionale.

Situata në bashkitë e Qarkut Kukës:
• Bashkia Kukës

Rrugët rurale në administrim janë të kalueshme me zinxhirë, përveç rrugëve të Nj.Ad Arrën, Zapod dhe Kalis në të cilat është punuar për ç’bllokimin e tyre.

• Nga bashkitë Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente. Ka vazhduar puna për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat me Nj.Administrative në ato zona ku kanë rezultuar të bllokuara.

•Furnizimi me energji elektrike mungon në Nj.Ad Shishtavec, Topojan, Zapod, Surroj dhe Arrën Bashkia Kukës
•Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

2 VITE ME PARE

Zona e Qafë Murrizit ende problematike, policia thirrje shoferëve: Lëvizni me goma dimërore

I ftohti siberian prek Shqipërinë/ Fshatra në Dibër,
foto ilustruese

TIRANË- Segmenti rrugor në Qafë Murrizë vijon të jetë problematik për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës.

Trashësia e dëborës vijon të mbetet problem për qarkullimin e automjeteve, ndërsa raportohet se në këtë zonë ka edhe mungesë të energjisë elektrike.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të lëvizin me goma dimërore. Kujtojmë se një natë më parë rreth 300 persona mbetën të bllokuar në këtë aks për gati 5 orë, si pasojë reshjeve të dendura të dëborës. 

2 VITE ME PARE

Moti i keq, pezullohet deri të hënën lundrimi i anijeve në Vlorë

I ftohti siberian prek Shqipërinë/ Fshatra në Dibër,
Moti

VLORË- Për shkak të motit të keq që ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin, lundrimi i anijeve është pezulluar deri ditën e hënë në Vlorë.

Dallgët në det të hapur shkojnë deri në tre metër lartësi ndërkohë që përplasja e dallgës në breg i afrohet dhe bizeneseve apo pyllit me pisha në zonën e plazhit të Vjetër.

Ulja e temperaturave ka sjellë dhe reshjet e para të dëborës në Parkun Kombëtar të Llogorasë, të cilat kanë qënë me intesitet të ulët./Dosja.al

2 VITE ME PARE

ARRSH: Të gjitha akset nacionale të kalueshme, drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore

I ftohti siberian prek Shqipërinë/ Fshatra në Dibër,
Debore

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme. Me anë të një njoftimi, ARRSH thotë se temperaturat kanë zbritur deri në -6 në zonat malore.

NJOFTIMI I ARRSH:

Njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore
Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, intensiteti i reshjeve ka rënë në të gjithë territorin
Temperaturat kanë qenë në ulje deri në -6 në zonat malore
Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për pastrimin, zgjerimin dhe evitimin e ngricave
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

2 VITE ME PARE

Rihapet për qarkullimin e makinave rruga e Arbrit, vijon puna për pastrimin e rrugës nga akulli

I ftohti siberian prek Shqipërinë/ Fshatra në Dibër,
Debore

Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Gjithashtu dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë – Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura.

Mbrëmjen e djeshme, Policia u angazhua duke i’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve që mbeten të bllokuar në Qafë Murrizë, ku me mjetet e policisë të kalueshmërisë së lartë bënë evakuimin e tyre.

Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kriprës dhe pastrimin e rrugës nga akulli./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Reshjet intensive të dëborës, mungon energjia elektrike në disa fshatra të qarkut të Korçës

I ftohti siberian prek Shqipërinë/ Fshatra në Dibër,
Bora

KORÇË- Reshjet e dëborës në qarkun e Korçës janë ndërprerë gjatë natës. Nga reshjet u përfshi zona e Dardhës, në aksin Kryq Boboshtice-Dardhë, por situata u normalizua.

Pati reshjeve intensive edhe në Qafë Thanë edhe në këtë aks është punuar me 4 borëpastruese për të shmangur çdo lloj problemi në qarkullimin e automjeteve aktualisht situata paraqitet e normalizuar ndërsa në të gjitha akset e tjera të juglindjes së vendit nuk ka pasur probleme.

Janë segmentet e fshatrave malore ato që po rishikohen sot në mëngjes për kriposje. Bashkitë e qarkut nuk raportojnë probleme nga moti i keq ndërsa sa i përket mungesës së energjisë elektrike ka në fshatra të bashkisë Maliq dhe Pogradec, por po punohet për riparimin e tyre nga grupet e punës të cilat ndodhen në terren.

Policia Rrugore apelon për rritje të kujdesit gjatë drejtimit të mjeteve sidomos në segmentet rrugore që të çojnë në fshatrat turistike në segmentin e Dardhës duhet të përdoren gomat dimërore. Aktualisht nuk ka asnjë problematikë, rrugët në këto akse janë të kalueshme dhe kudo në njësitë e tjera administrative situata është e qetë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Llogaraja zbardhet nga dëbora, nuk ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve

I ftohti siberian prek Shqipërinë/ Fshatra në Dibër,
Debora

Ulja e temmperaturave ka sjellë dhe reshjet e dëbores gjatë natës në Llogara. Ndërkohë mësohet se nuk ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Rruga paraqitet e kalueshme dhe nuk ka probleme. Borëpastrueset kanë pastruar dhe kripësuar rrugën duke mos u krijuar problematika në qarkullim e automjeteve./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Hapen rrugët drejt Dardhës dhe Voskopojës, dyndje turistësh drejt Korçës

I ftohti siberian prek Shqipërinë/ Fshatra në Dibër,
Borepastrueset

KORÇË- Pas reshjeve të dendura të borës një natë më parë, të gjitha akset nacionale janë të hapura në zonën e Korçës. Edhe segmentet drejt Dardhës e Voskopojës. Trashësia në këto fshatra arrin deri në 7 cm. U punua gjatë natës për hapjen e rrugëve. Prej pasdites së djeshme ka qarkullim të rënduar për shkak të ardhjes së turistëve drejt Korçës.

Sipas informacioneve, nuk ka problematika dhe bllokime rrugësh, ndërsa temperaturat janë të ulëta./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Moti i acartë! Disa zona pa energji në Qarkun Dibër, rrugë të bllokuara, bora arrin 20-40 cm

I ftohti siberian prek Shqipërinë/ Fshatra në Dibër,
Moti

DIBËR- Sot është bërë ndërhyrja me mjete borë pastruese dhe kriposja në të gjitha akset rrugore kryesore në qarkun Dibër. Temperaturat e ajrit kanë zbritur disa gradë nën zero, ndërsa rrugët në disa zona të thella janë ende të bllokuara. Autoritetet raportojnë se si pasojë e rënies së pemëve nga pesha e borës janë thyer shtylla dhe janë këputur përcjellësa, duke bërë që disa fshatra të mbesin pa energji elektrike.

NJOFTIMI PËR QARKUN DIBËR:

Janë zhbllokuar të gjitha mjetet e ngelura në rrugë, ndërsa një pjesë e tyre kanë lënë mjetet dhe kanë shkuar tek të afërmit e tyre në ato zona ku kishin mbetur.
Aksi Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë-Tiranë është i kalueshëm, por duhet të përdoren gomat dimërore,
Aksi Peshkopi-Koben-Vasie-Kukës është i kalueshëm, por duhet të përdoren gomat dimërore dhe zinxhirët në rast vështirësish.
Aksi Peshkopi-Muhurr-Draj Reç është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë.

Të bllokuara disa njësi Administrative, Lurë, Selishtë, Zall Reç, Kala e Dodës dhe Luzni.
Fadromat e Bashkisë Dibër kanë mbajtur nën kontroll gjithë rrugët e qytetit,ndërsa sot do të ndërhyjnë në rrugët e fshatrave.

Si pasojë e thyerjes së pemëve nga pesha e borës janë thyer shtylla dhe janë këputur përcjellësa, pa energji elektrike pjesa më e madhe e njësive administrative, ndërsa në qytet energjia u rikthye rreth orës 20:30. Në terren janë 4 grupe të OSHE.

Bulqizë

Aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd është pjesërisht i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë deri në Ostren, më tej ende nuk është hapur deri në Klenjë dhe Seblevë.
Aksi Qafa e Buallit- Krastë i kalueshëm me zinxhirë.
Pritet që të ndërhyhet për hapjen e rrugëve të njësive administrative nga ana e bashkisë Bulqizë.
Pa energji elektrike e gjithë Bashkia Bulqizë vashkë me njësitë Administrative.

Klos

Rrugët që lidhin Njësitë Administrative Xibër dhe Gurrë janë të bllokuara, pritet ndërhyrja e fadromave të Bashkisë. Pa energji elektrike tre njësi Administrative.

Mat

Ka pasur reshje bore edhe në qytetin e Burrelit, por pa shkaktuar probleme. Qarkullimi drejt disa njësive administrative me vështirësi, rruga e njësisë Macukull pritet të hapet dot nga Bashkia Mat. Pa energji elektrike disa njësi administrative. Policia apelon drejtuesit e mjeteve të shmangin lëvizjet e pa nevojshme, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët, si dhe të tregojnë kujdes pasi ka ngrica në të gjitha akset rrugore.

2 VITE ME PARE

Vranësira dhe rënie temperaturash, priten reshje dëbore, si parashikohet moti për ditën e sotme

I ftohti siberian prek Shqipërinë/ Fshatra në Dibër,
Moti

TIRANË- Moti për ditën e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Priten reshje të pakta dëbore në jug dhe juglindje të vendit. Temperaturat minimal do të luhaten nga -8 deri në -2 gradë celcius.

Temperaturat maksimale parashikohen 4-7 gradë celcius në veri dhe 8/11 gradë në zonën e ulët dhe zonat e bregdetit.  Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 10-20 metër për sekondër duke shkaktuar një dallgëzim të forcës 5 ballë në det të hapur./Dosja.al
 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026