LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Goditi me sende të forta efektivin në Shkodër pas një konflikti çasti, autori vetëdorëzohet në polici (EMRAT)

• Efektivi i policisë në Shkodër, Admir Okaj është goditur pasditen e sotme me sende të forta nga fqinji i tij, Omir Gucia pas një konflikti të çastit mes tyre. • Ngjarja ka ndodhur para banesës së efektivit i cili ndodhej jashtë orarit të shërbimit, ndërsa bëhet me dije se konflikti mes tyre ka qenë për motive të dobëta. • Gjithashtu policia pak më herët njoftoi se gjatë konfliktit ka pasur një shkrepje të pavullnetshme të armës së efektivit por nuk ka shkaktuar dëme. • Okaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mori mjekim në spitalin e Shkodrës. • Admir Okaj, 49 vjeç ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit. • Ndërkohë autori i sulmit, Omir Gucia është vetëdorëzuar në polici. •Grupi hetimor vijon me punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Goditi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, vetëdorëzohet në polici autori

Goditi me sende të forta efektivin në Shkodër pas një
foto ilustruese

SHKODËR- Është vetëdorëzuar në polici Ormir Gucia, i cili goditi me sende të forta në kokë efektivin e policisë në Shkodër, Admir Okajn.  Ngjarja ka ndodhur para banesës së efektivit i cili ndodhej jashtë orarit të shërbimit, ndërsa dyshja raportohet se janë fqinj dhe konflikti bëhet me dije se ka qenë për motive të dobëta.

Gjithashtu njoftoi pak më herët se gjatë konfliktit ka pasur një shkrepje të pavullnetshme të armës së efektivit por nuk ka shkaktuar dëme. Okaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë AMP dhe grupi hetimor vijojnë me punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, sipas të cilit shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër.

AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

2 VITE ME PARE

Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)

Goditi me sende të forta efektivin në Shkodër pas një
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Është identifikuar autori i cili goditi me sende të forta në kokë efektivin e policisë në Shkodër, Admir Okajn. Policia ka shpallur në kërkim Ormir Gucian 47-vjeç

Ngjarja ka ndodhur para banesës së efektivit i cili ndodhej jashtë orarit të shërbimit, ndërsa dyshja raportohet se janë fqinj dhe konflikti bëhet me dije se ka qenë për motive të dobëta.

Gjithashtu njoftoi pak më herët se gjatë konfliktit ka pasur një shkrepje të pavullnetshme të armës së efektivit por nuk ka shkaktuar dëme. Okaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për kapjen e 47-vjeçarit.

2 VITE ME PARE

Sulmi me sende të forta ndaj efektivit në Shkodër/ Policia: Ngjarja ndodhi pas një konflikti, pati shkrepje arme

Goditi me sende të forta efektivin në Shkodër pas një
policia ne shkoder

SHKODËR- Policia ka reaguar pas raportimit se një efektiv policie në Shkodër, u sulmua para banesës së tij me sende të forta në kokë nga një person. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes efektivit Admir Okaj dhe fqinjit të tij 47-vjeçar. 

Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit të Okajt është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëmtime. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet për kapjen e 47-vjeçarit. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e 47-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, po kryen veprime edhe AMP, për të zbardhur rrethanat e përdorimit ose jo të armës së zjarrit, si dhe për të përcaktuar nëse shkrepja e armës ka qenë e pavullnetshme.

2 VITE ME PARE

Goditet me sende të forta në kokë efektivi i policisë në Shkodër (EMRI)

Goditi me sende të forta efektivin në Shkodër pas një
admir okaj

SHKODËR- Një efektiv është goditur me sende të forta në kokë nga disa persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth dy orë më parë në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdraeles në Shkodër. 

Efektivi Admir Okaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar për të dhënë dëshminë e tij për policinë.

Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit. Policia është duke hetuar ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.

 

admir okaj omir gucia shkoder

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin