LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca për dosjen "Partizani"/ Balla në GJKKO: I qëndroj kallëzimit tim. Malltezi: Po gënjen, çdo institucion është në shërbim të tij

•Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është paraqitur këtë të enjte në GJKKO. •I thirrur si dëshmitar në cilësinë e kallëzuesit, Balla ka dëshmuar lidhur me procesin e çështjes ‘Partizani’. •Gjatë seancës ka pasur edhe përplasje mes Taulant Ballës dhe Jamarbër Malltezit. •Gjatë dëshmisë së Ballës, Malltezi kundërshtoi pretendimet për privatizim të paligjshëm. •Por nga ana tjetër Balla tha se privatizimi i kompleksit ishte kryer në kundërshtim me ligjin dhe se Malltezi ka përfituar nga vjehrri i tij Sali Berisha, i cili asokohe ishte kryeministër. •Balla tha se në kallëzim ka dorëzuar, fakte dhe prova, informacione të marra nga institucionet në cilësinë e deputetit. •Pas përfundimit të dëshmisë, Balla deklaroi për mediat se i qëndron kallëzimit të tij, ndërsa paralajmëroi se në muajt në vijim do të dorëzojë një kallëzim për '21 janarin'. •Ai u pyet edhe për kryeministrin Rama nëse do të jetë i pranishëm, pasi është thirrur si dëshmitar, duke theksuar se kjo është përgjegjësi individuale.•Ndërsa, Malltezi akuzoi ashpër Ballën, duke pretenduar se ky i fundit ka bërë 11 deklarata të rreme gjatë dëshmisë së tij nën betim në Gjykatën e Posaçme. •Malltezi hodhi poshtë të gjitha pretendimet e Ballës, duke i cilësuar si “gënjeshtra” dhe duke paraqitur dokumente që, sipas tij, vërtetonin të kundërtën.

12 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

A i bëri Balla puç Ramës? Dosja 'Partizani', Gjokutaj- gazetarëve: Vriteni një çikë mendjen

Seanca për dosjen "Partizani"/ Balla në GJKKO: I
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj i ka quajtur dëshmitë e Taulant Ballës sot në GJKKO në seancën gjyqësore të dosjes ‘Partizani’ si gënjeshtra. Duke folur për mediat, pas përfundimit të seancës, që zgjati mbi katër orë, Gjokutaj deklaroi se Balla nuk ishte në gjendje të mbronte kallëzimin e tij. Përgjigjes së gazetarëve, nëse Taulant Balla i kishte bërë puç Edi Ramës, Gjokutaj tha se gazetarët ta vrisnin mendjen.

Pjesë nga deklarata:

Genc Gjokutaj: Për Taulant Ballën dhe shokët e tij, sot dita ka qenë një ditë shumë e mirë për drejtësinë, sepse është një drejtësi e cila dëgjon katër e gjysëm, katër orë e gjysëm një gënjeshtar, i cili 50% të dëshmisë nuk e mbante mend, dhe 50% i referohej mediave, por jo konkretisht se cilave. Edhe ky është një problem shumë i madh.

Ju e patë, u konstatua gjyqësisht që kallëzuesi dhe dëshmitari Taulant Balla nuk dinte çfarë akuzash kish bërë në kallëzim. Thoshte korrupsion, ndërkohë që ka bërë kallëzimin për shpërdorim detyre. Ju e patë që vetë akuza kundërshtoi një pjesë të dëshmisë së tij.

Prandaj ne kemi thënë që është çështje pa fakt penal, edhe një çështje e sajuar, edhe unë sot mbas gjithë dëshmisë kam dyshime shumë të forta që, jo vetëm që ka konsumuar elementët e kallëzimit të rremë dëshmitari, por ajo do edhe një çikë hetim sepse, bën vaki që edhe mos e ketë bërë vetë kallëzimin.

Gazetari: Duke qenë se ju pretendoni që ka gënjyer, a do ta kallëzoni sërish Taulant Ballën?

Genc Gjokutaj:  Taulant Balla është kallëzuar një herë dhe përgjigja na është kthyer, nuk i kanë hyrë themelit, kanë thënë që nuk ka mbaruar çështja. Sot është një situatë tjetër. Po ju shikoni, e vërtetoi vetë SPAK-u. SPAK-u kundërshtoi një pjesë të dëshmisë së tij. Pra, ai nuk i qëndroi as atyre thënieve që ka thënë në SPAK. Dhe ky SPAK që merr një kallëzim me shpërdorim detyre dhe e kalon në korrupsion.

 Dy pyetje bëri prokuroria, edhe një pyetje në fund që deshi edhe gjykata nuk e lejoi sepse nuk kishte lidhje me, çështjen dhe me akuzën. Sipari i një procesi fals këtë, do kishte këtë fytyrë edhe këtë tablo.

Gazetari: Çfarë donit të kuptonit ju zoti Gjokutaj kur e pyetët dëshmitarin Balla nëse e kishte vënë apo jo në dijeni Ramën për kallëzimin?

Të bësh kallëzim për një çështje të tillë, ku edhe zoti Rama ka qenë i involvuar, madje ai ka paraprirë me akte konkrete që ka firmosur, ndërkohë që Taulanti na rezulton më merakçi për pronën publike

Gazetari: Pra në këndvështrimin tuaj Taulant Balla i bëri puç Edi Ramës?

Gjokutaj: Unë do t'ju jap një këshillë që vriteni dhe ju nga një çikë mendjen, jo të gjitha t'jua japim neve gati.

Gazetari: A do vijë Edi Rama të përballet me Sali Berishën?

Genc Gjokutaj: Po ky është një vendim gjykate nuk ngelet te opinioni im. Ne e kemi kërkuar, ata e pranuan. Tashi unë mendoj që Edi Rama nuk ka luajtur mendsh mos vijë në gjykatë. Është një skandal enorm. Do të thotë një skandal shumë i madh, ndërkohë që ai duhet të vijë sepse ka detyrim ligjor. Pra, shikoni, nuk është në diskrecionin e tij të vijë, mos të vijë e të tjera e të tjera.

Gazetari: Zoti Gjokutaj, çfarë të keqe ka që të paktën zoti Balla referoi që ishte marrë shkas edhe nga Shqiptarja.com që kishte bërë investigim? A nuk duhet të nisin hetime edhe kur bëhet një investigim në media?

Gjokutaj: Absolutisht, media është një nga burimet më të fuqishme. Por problemi është që Taulanti mediave ua hodhi topin në gjykatë. Ndërsa  në kallëzim dhe në dëshmi, në deklarimin që ka bërë në SPAK, nuk përmendet fare media si burim informacioni. Këtu është gjithë problem. Këtu e kupton ç'thotë sot, nuk thonë nesër. Pse? Sepse çështja nuk ka fakt penal. Mund të flitet për gjithçka, por për thelbin jo./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“Çdo institucion është në dispozicion të Ballës”/ Malltezi pas seancës në GJKKO: Do përsërisim kallëzimin penal ndaj Ballës

Seanca për dosjen "Partizani"/ Balla në GJKKO: I
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Dhëndri i kreut të PD-së, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili është edhe i pandehur në dosjen “Partizani”, deklaroi se çdo institucion është në dispozicion të Taulant Ballës. Gjatë një prononcimi për mediat, Malltezi u shpreh se në kallëzimin e Kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka 11 gënjeshtra.

Ai tha se do të përsëriste kallëzimin penal ndaj Taulant Ballës dhe kryeministrit Edi Rama.

“Një kallëzim i Talualant Ballës, 11 gënjeshtra. Jua lë vet juve ta gjykoni.  Do të kemi seancën tjetër ku do bëjmë prapësimet ndaj deklaratave të Taulant Ballës, cilat nuk qëndrojnë. Bënin “muu” që ishin gënjeshtra. Ne do e përsërisim sërish kallëzimin penal ndaj Taulant Ballës dhe Edi Ramës. Edhe ku e ka firmosur vetë, ka shënuar kryetari i grupit parlamentar i PS.

Pra çdo institucion është në dispozicion të Ballës. Edhe zoti Balla ka marrë të dhënat personale ia ka dorëzuar studios ligjore. Është partia mbi shtetin. Unë nuk e kam ngritur për vetën time, apo persona të familjes sime, por janë të tjerë që nuk kanë lidhje. Janë të dhëna personale, ligji e ndalon. Fakti që Taulant Balla nuk tregonte dot asnjë dokument asnjë provë, thoshte me burime mediatike”- tha Malltezi./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

A do paraqitet Rama në seancë? Balla: Është përgjegjësi individuale

Seanca për dosjen "Partizani"/ Balla në GJKKO: I
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka përfunduar dëshminë e tij në GJKKO për dosjen “Partizani”, e cila zgjati gati 3 orë. Gjatë një prononcimi për mediat, Balla iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse kryeministri Edi Rama do të pranojë të dëshmojë për dosjen “Partizani”. 

Në lidhje me këtë, Balla tha se kjo është një përgjegjësi individuale, ndërsa shtoi se mban përgjegjësi për ato që ka kallëzuar.

“Është përgjegjësi individuale paraqitja në gjykatë. Unë mbaj përgjegjësi për ato që kam kallëzuar,” tha Balla./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

'Partizani'/ Mëngjesi- Ballës: Na jep një fakt a dokument, ku e bazon korrupsioni! Deputeti i PS: Kështu e mendoj

Seanca për dosjen "Partizani"/ Balla në GJKKO: I
Sokol Mëngjesi

TIRANË- Taulant Balla gjatë seancës së sotme për dosjen “Partizani”, u është përgjigjur edhe pyetjeve të avokatit Sokol Mëngjesi. Kërkesës së avokatit që të paraqiste si akuzues, një fakt a dokument, ku e bazonte korrupsionin, Balla i është përgjigjur se, “kështu e mendoj”.

Pyetjes së avokatit, se çfarë ndikimi ka ushtruar Malltezi, Balla iu përgjigj, duke thënë se është përfitues, i lidhur dhe i ekspozuar publikisht, për shkak se është dhëndri i kryeministrit të kohës.

Sokol Mëngjesi: ku e bazoni kundraligjshmërinë?

Balla: e bëra sqarimin tim, është në prokurori dhe kallëzimin tim

Mëngjesi: na refero disa fakte që ke hetuar vetë apo i ke parë nga dokumentacioni?

Balla: s’kemi të bëjmë me rast tipik të korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë. Bëhet fjalë për një pronë të MM privatizohet, kthehet prona, krijohet kompani, ndërtohet…. Faktet janë në nenet e kodit penal. Mbi të cilat mbështetet arsyetimi im

Mëngjesi: një fakt a dokument, ku e bazon korrupsionin

Balla: pa menduar se them dot. Jemi para një rasti se si një person i lidhur me person me pushtet publik, krijon kompani, marrëveshje, pasuri dhe i shkon pasuria personit me pushtet. Kam treguar fakte ae si një personi të lidhur me pushtetin i kthehet prona brenda ditës

Mëngjesi: kush e privatizon, nëse ka qenë pronë e ushtrisë, ndodhet në tokë të privatit dhe strukturat shtetërore e nxjerrin në privatizim, kush e privatizon?

Balla: shtëpia qendrore e ushtrisë ndodhet sot në pranë private, pse si kthehet kjo pronarit të truallit ndërkohë partizani i kthehet. Mendoj se ka favorizim. Personat e kallëzuar prej meje Berisha, Malltezi dhe persona të tjerë e kanë mundësuar privatizimin.

Mëngjesi: Berisha dhe Malltezi çfarë kanë bërë një veprim konkret?

Balla: të dhënat që kam patur i kam dhënë në kallëzim.

Mëngjesi: Unë nuk di gjë nga kallëzimi, mund të na e thuash

Malltezi: po ky po gënjen prap moj zonja gjyqtare

Mëngjesi: çfarë dok false kanë përdorur ish pronarët pranë AKKP

Balla: çfarë janë vërtetuar dhe arsyetimi mbi bazën e fakteve publike rezulton se ajo pronë është shpronësuar….

Elsa Ulliri: keni dijeni mbi pyetjen

Mëngjesi: ka afat që agjencia të marrë vendim

Balla: ka afat por skam dijeni se sa

Mëngjesi: pse pretendoni për Malltezin që e mori shumë shpejt. Ku i referohesh se këta e kanë marrë më shpejt se të tjerët?

Balla: jam kallëzues, nëse do kisha mundësi ti mblidhja të gjitha faktet s’kisha pse ia sillja prokurorisë. Në fund kam bërë në kallëzim disa pyetje që kërkoja nga spak ti verifikonte

Mëngjesi: Çfarë ndikimi ka ushtruar Malltezi?

Balla: Është përfitues, i lidhur dhe i ekspozuar publikisht, për shkak se është dhëndri i kryeministrit të kohës, kur bashkohen këto element tregon se ka përfituar

Ulliri: ju pyeti ndikimi cili është

Balla: Përmes lidhjes familjare ka ndikuar tek institucione për të marrë këto vendime. Kam dyshime referuar neneve përkatëse

Mëngjesi: a ka komunikuar Malltezi me dikë konkretisht?

2 MUAJ ME PARE

Dosja “Partizani”/ Balla përfundon dëshminë: I qëndroj kallëzimit tim, shpresoj të thirrem edhe për “21 Janarin”

Seanca për dosjen "Partizani"/ Balla në GJKKO: I
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka përfunduar dëshminë e tij në GJKKO për dosjen “Partizani”, e cila zgjati gati 3 orë. Gjatë një prononcimi për mediat, Balla u shpreh se i qëndron kallëzimit të tij.

Balla tha se shpreson që të thirret edhe për “21 Janarin”, pasi ka qenë i pranishëm në protestë. Në fund ai tha se beson se drejtësia do të marrë vendimin e duhur për ktë çështje.

Taulant Balla: Është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Unë uroj që procesi të jetë i drejtë dhe përgjegjësia penale të shkojë te gjithkush. Unë nuk jam nga ata persona që kam bërë një kallëzim penal në një emër tjetër, unë e kam bërë në emrin tim dhe i qëndroj deri në fund. Drejtësia vonon, por nuk harron. Kompleksi Partizani, sot janë 17 kulla. Uroj shumë që ditët në vijim, të jem këtu edhe për një kallëzim tjetër, që ka të bëjë për ’21 Janarin’. Shpresoj shumë që edhe për këtë çështje të jem i thirrur si dëshmitar, sepse kam qenë i pranishëm në protestë. Unë nuk do të bëj asnjë citim të çështjeve që kam bërë në gjykatë. Besoj shumë që kjo çështje të marrë vendimin e duhur nga drejtësia./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

E pyete Ramën para se të depozitoje kallëzimin në SPAK? Balla i përgjigjet avokatit të Berishës: Jo fare! Nuk marr leje nga kryetari i partisë për...

Seanca për dosjen "Partizani"/ Balla në GJKKO: I
GJKKO

TIRANË- Avokati i kryedemokratit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, e ka pyetur Taulant Ballën gjatë seancës në GJKKO për dosjen "Partizani", nëse kishte vënë në dijeni kryeministrin Edi Rama për kallëzimin e bërë në lidhje me këtë çështje. Në përgjigje, Kreu i Grupit Parlamentar të PS tha se nuk e ka vënë Ramën në dijenim duke theksuar se për asnjë kallëzim nuk ka marrë leje nga kryetari i partisë.

Gjokutaj vijoi më tej duke e pyetur nëse kishte dijeni që Rama kishte firmosur për këtë çështje, duke aluduar për vendimmarrje të mëhershme lidhur me pronën. Balla u përgjigj se nuk kishte dijeni për një gjë të tillë, duke shtuar se nuk kishte qenë i informuar për veprime të tilla.

Avokati ngriti gjithashtu çështjen e interesit publik, duke kërkuar të dinte nëse Balla e kishte ndarë këtë shqetësim me kryetarin e tij politik.

“Për asnjë kallëzim nuk kam marrë ndonjëherë leje nga kryetari i partisë,” tha Taulant Balla.

I pyetur nëse kishte ndërmarrë veprime konkrete për të parandaluar atë që e cilëson si procedurë korruptive, Balla tha se e kishte ngritur çështjen në Parlament dhe më pas kishte bërë kallëzimin si qytetar.

Në një moment të debatit, Gjokutaj deklaroi se ekziston një kontradiktë mes dëshmisë së Ballës dhe veprimeve të kryera nga Rama, duke iu referuar pretendimeve për ndryshimin e destinacionit të një klubi sportiv në truall ndërtimi.

“Rrëfimi juaj sot bie ndesh me veprimin që ka kryer kryetari juaj,” tha avokati./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Gjyqi për “Partizanin”/ Debate dhe replika mes palëve! Gjykata i tërheq vëmendjen Ballës: Mbani vendin, jeni thjesht dëshmitar

Seanca për dosjen "Partizani"/ Balla në GJKKO: I
Balla

TIRANË- Seanca e radhës për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme është shoqëruar me debate dhe replika mes palëve, gjatë dëshmisë së kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. I thirrur në cilësinë e kallëzuesit dhe dëshmitarit, Balla u pyet nga avokatët mbrojtës të Jamarbër Malltezit dhe Kryedemokratit, Sali Berishës se si i ka siguruar provat dhe bazën e kallëzimit të tij.

Ndërkohë, avokati i Malltezit, Klodian Skënderi, kërkoi sqarime mbi kallëzimin, dhe e ka pyetur Ballën, nëse ai ishte bërë në cilësinë e deputetit apo qytetarit dhe nëse ishte shoqëruar me prova. Balla u përgjigj se të gjitha materialet që kishte në dispozicion i kishte bashkëngjitur kallëzimit.

Ai theksoi se informacionet i kishte siguruar nga qytetarët, media dhe burime të tjera, përfshirë edhe të drejtën ligjore si deputet për të kërkuar informacion nga institucionet. Në lidhje me mënyrën e dorëzimit të kallëzimit, ai deklaroi fillimisht e kishte dorëzuar dorazi në prokurori, ndërsa më pas shtoi se mund të jetë dorëzuar nga një punonjës i Kuvendit.

“Për herë të 17 po them, bazuar në dyshime kam marrë vendimin të bëj këtë kallëzim,” u shpreh Balla.

Gjatë përgjigjeve, trupi gjykues i tërhoqi vëmendjen Ballës për të respektuar rolin e tij në proces, duke i thënë që është thjesht dëshmitar dhe duhet të mbajë vendin e tij. 

“Mbani vendin tuaj, jeni thjesht dëshmitar. Nuk lejohen komentet,” u shpreh gjykata.

Ndërsa, avokatja e Sali Berisha, Klodiana Gjyzari, e pyeti Ballën mbi gjendjen e objekteve në momentin e hetimit. Në përgjigje, Balla tha se ato ishin në gjendje të mirë dhe të rikonstruktuara, por shtoi se sipas tij ishin privatizuar me një vlerë “qesharake”./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Seanca për dosjen “Partizani”/ Balla përplaset me Malltezin në GJKKO: Nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg

Seanca për dosjen "Partizani"/ Balla në GJKKO: I
Foto ilustruse

TIRANË- Seanca gjyqsorë për dosjen “Partizani”, ka nisur në GJKKO ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet mes Taulant Ballës dhe dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. 

Gjykata ka miratuar listën e SPAK me 11 dëshmitarë, 8 prej të cilëve pritet të dëshmojnë sot. I pari që do të merret në pyetje është deputeti i PS-së, Taulant Balla, si kallëzues i çështjes, i ndjekur nga ish-drejtues të klubit "Partizani".

Diskutime në seancë:

Prokuroria: Ku i keni mbështetur të dhënat?

Gjykata: Të lutem hiqi që aktet që ke para se nuk lejohet.

Taulant Balla: Prej 2012 e në vazhdim kam paraqitur dyshimet e mia lidhur me mënyrën se si është proceduar për Sport Klub Partizanin. Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, nga një numër shumë i madh pronash të Ministrisë së Mbrojtjes binte në sy se si, në mënyrë kaq të shpejtë, ishte kryer vetëm një privatizim, kthim tek ish-pronarët në një kohë rekord.

Në një kohë që ish-pronarët vuajnë për t’u kthyer pronën e tyre, ishte bërë procedura e njohjes së kthimit dhe madje edhe procedura e privatizimit të godinës. Po kthehem në vitin 2012, kur kam bërë investigime si deputet i opozitës dhe si sportdashës, për të treguar se si ishte hequr, dhe aty e keni me prova se si në një dokument është në plan përhapjeje dhe në tjetrin jo.

SPAK: Ju keni ngritur dyshime për origjinën e pronësisë, pasi pretenduat se janë dëmshpërblyer?

Balla: Jam njohur nga mediat me një dokument ku thuhej se pronarët janë dëmshpërblyer shumë vite më parë. Dihej botërisht që qeveria italiane nuk mund të ndërtonte një aeroport pa pasur një dokument pronësie.

A ju kujton gjë shoqëria G Kamp?

Balla: Jo, nuk më kujtohet.

Malltezi: Na sqaro pozicionin që mbani. Sa vjet keni qenë deputet?

Taulant Balla: Nga 2005.

Malltezi: Në çfarë pozicioni keni qenë kur keni bërë kallëzimin në SPAK?

Balla: 17 nëntor 2020 kam qenë kryetar i Grupit Parlamentar të PS.

Malltezi: Pra e keni paraqitur në këtë pozicion dhe jo si shtetas?

Balla: E kam bërë si qytetar.

Malltezi: I tërheq vëmendjen, dëshmitari po thotë një të pavërtetë. A ka qenë kjo nismë?

Balla: Kur vihesh në dijeni të një vepre penale, duhet ta vësh në dijeni; e kam kryer këtë detyrë si qytetar dhe si deputet dhe është nder.

Malltezi: A ka qenë nismë e Grupit Parlamentar apo e juaja?

Balla: Është veprimtari e ndërgjegjshme, ka qenë vendim i imi personal, jo i grupit.

Malltezi: A i keni marrë ju të gjitha provat dhe ia keni bashkangjitur kallëzimit, po apo jo?

Balla: Kjo ka qenë një punë hetimore shumëvjeçare, ka nisur që në 2012. Kam administruar dokumente nga burime të ndryshme dhe i kam depozituar në SPAK.

Malltezi: Si i keni siguruar si prova?

Balla: Ato dokumente që mi kanë vënë në dispozicion, ia kam vënë prokurorisë.

Malltezi: Si janë marrë provat, ka kopje pasaportash, numra personal. Nuk bëhet fjalë vetëm për Berishën.

Balla: Jam drejtuar institucioneve. Një pjesë e dokumentacionit zyrtarisht, një pjesë prej qytetarëve.

Malltezi: Alket Hyseni, a të kujtohet?

Balla: Ka qenë deputet.

Malltezi: A e keni angazhuar ju apo jo si zyrë avokatie?

Balla: Jo.

Malltezi: Deputeti Alket Hyseni, a mund të ushtronte aktivitet provat?

Balla: Nuk e di.

Malltezi: Kur i dorëzuat provat, a ju pyeti prokurori se ku i gjetët provat?

Balla: U jam përgjigjur të gjitha pyetjeve që zonja prokurore më ka bërë.

Malltezi: Ju keni bërë kallëzim dhe thoni bazuar në prova. Sot dolët tek vlerësimet, sot i bazoni në vlerësim apo prova?

Balla: Zonja gjyqtare, kallëzime kryhen mbi dyshime, këto dyshime shoqërohen me disa dokumente që kanë bashkëngjitur kallëzimin.

Malltezi: Thoni aferë korruptive, çfarë afere?

Balla: Nuk ka një vepër më të qartë se kjo, se si merret një pronë shtetërore dhe privatizohet në mënyrë të paligjshme.

Malltezi: Dëshmitari tha që i ka marrë vetë provat dhe se këto prona janë tjetërsuar brenda 6 muajsh. Dokumenti i kthimit të pronës thotë që është bërë në 1999. A janë gjashtë muaj?

Balla: Kjo procedurë, nga informacioni që kam unë, është bërë në një periudhë shumë të shkurtër.

Malltezi: Zoti ka pasur dokumentet, njohja në 1999, kthimi në 2007.

Balla: Kemi të bëjmë me një pronë që në 2007 ishte në planin e përhapjes dhe nga ky moment deri në privatizim kanë kaluar 6 muaj. Mua më intereson fakti se si kjo pronë për 6 muaj iu hoq ministrisë dhe i kaloi privatit.

Malltezi: Cili ka qenë kundërplani i përhapjes?

Balla: Nuk më kujtohet emri, e keni në kallëzim.

Malltezi: Cila është procedura nga nxjerrja e planit të përhapjes?

Pyetje: A jeni në dijeni që Majko dhe Klosi janë shprehur për privatizimin dhe më pas ministrat e tjerë janë shprehur për privatizimin?

Balla: Po, jam në dijeni. Në vlerësimin tim, vlerësimi i dhjetë milionë lekë i godinave ka qenë akt korruptiv.

Malltezi: Siç më ndërprisni mua kur bëj pyetje, mund të ndërprisnin edhe dëshmitarin.

Gjykata: Nuk mund t’i drejtoheni gjykatës në këtë mënyrë, i pa dehur.

Malltezi: Nga 2005 në 2009, a janë 6 muaj?

Balla: Kjo procedurë është kryer në kohë rekord dhe jo si për çdo shqiptar që pret.

Malltezi: Cilit ligj i referoheni kur thoni që ka kaluar në mënyrë të kundra ligjshme?

Balla: Nuk kuptova pyetjen.

Malltezi: Cili ligj është shkelur?

Balla: Kjo pronë duhet të ishte shtetërore, është shkelur interesi publik dhe kur shkelet interesi publik, mendoj që është shkelur ligji.

Balla: Nga investigimi në media, unë mësova se ju ishit pronar në pjesën 1/64 pjesë takuese.

Malltezi: Keni pasur dokumentet e kthimit të pronës, ju thoni që keni bërë pjesëtimin e metrit.

Balla: Keni fjetur me 1/64 dhe jeni zgjuar me 60% të pronës. Ju në të vërtetë keni më shumë se sa deklaruar dhe krijimi i shoqërisë ‘Homplan’ është bërë për të fshehur pasurinë. 2/3 e 100 janë diku tek 66%.

Malltezi: Thoni që Malltezi nuk ka bërë deklarim në ILDKPI. Jeni në dijeni se si bëhet deklarimi?

Balla: Ju jeni i lidhur me vjehrrin tuaj dhe duhet të bënit deklarim. Kështu e lexoj unë ligjin.

Malltezi: Duke qenë se zotëria ka qenë për një kohë të gjatë deputet…

Prokuroria: Po bëhen komente nga i pandehuri.

Gjykata: Pa komente për secilin.

Malltezi: Çfarë provash keni paraqitur në prokurori për të vërtetuar se unë kam 60% të pronave?

Balla: Zonja gjyqtare, nuk mbaj mend prova, por unë kam ngritur dyshime dhe në kallëzim kam kërkuar që të kryhej hetim. Në kohën kur keni përfituar këtë pronë, vjehrri juaj ka qenë kryeministër dhe ju duhet të deklaroni këto prona.

Genc Gjokutaj: Kur pyetja bëhet për fakte konkrete, dëshmitari duhet të përgjigjet konkretisht. Po shikoj që ju ndërhyni tek pyetjet tona, por jo tek përgjigjet e dëshmitarit.

Gjykata: Pra gjithë kallëzimi juaj është bërë bazuar mbi atë çfarë është thënë në media?

Balla: Kjo kjo nuk është e vërtet zonja gjyqtare sepse ka prova të tjera.

Gjykata: Pra, gjithë kallëzimi juaj është bërë bazuar mbi atë çfarë është thënë në media?

Balla: Jo, kjo nuk është e vërtetë, zonja gjyqtare, sepse ka prova të tjera.

Gjykata: A jeni në dijeni se cilat janë procedurat për kthimin e pronave?

Balla: Zonja gjyqtare, familja jonë s’ka patur prona, jemi familje e varfër.

Malltezi: Thoni qëllim kriminal. Ku është qëllimi kriminal kur pronarët kërkojnë pronën e tyre?

Balla: Në vlerësimin tim, është grup kriminal.

Gjykata: Oriento pyetjet, se do marrësh kështu pyetje nga dëshmitari.

Malltezi: Keni thënë në Kuvend, “nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg”.

Gjykata: Nuk lejohet si pyetje.

Balla: Nëse e doni si përgjigje, ua jap.

Gjykata: Nuk lejohet si pyetje.

Për shkak se ka prej orës 12:30 që po dëshmon, gjykata e ndërpret seancën për një pushim të shkurtër./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Çështja “Partizani”, Taulant Balla: Procesi i privatizimit të ish-klubit Partizani nuk është zhvilluar sipas procedurave ligjore! Malltezi përfitoi nga vjehrri kryeministër

Seanca për dosjen "Partizani"/ Balla në GJKKO: I
Taulant Balla

TIRANË-  Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dëshmuar në gjyqin për dosjen 'Partizani'. Gjatë dëshmisë së tij, Balla është shprehur se procesi i privatizimit të ish-klubit Partizani nuk është zhvilluar sipas procedurave ligjore dhe personat kanë shfrytëzuar koncesionet e tyre dhe lidhjet familjare lidhur me këtë proces. 

Balla tha se brenda 6 muajve ishte bërë procedura për njohjen dhe kthimin e godinës, ndërsa shtoi se kompleksi partizani ishte hequr nga plani i ushtrisë. Sipas tij për privatizimin krijua një kompani “Homeplan” me pronar një nga të akuzuarit, ndërsa më pas rezultoi se pronari ja kaloi % e aksioneve dy personave te tjerë që ishin përfshirë në këtë proces. Në fund, ai tha se Sali Berisha për shkak të pozicionit si kryeministër, përfitonte nga këto lidhje dhëndri i tij.

Pjesë nga dëshmia e Ballës

Që prej vitit 2012 e në vijim kam paraqitur dyshimet e mia për mënyrën se si është proceduar nga organet përgjegjëse për privatizimin e Partizanit. Në vlerësimin tim, ky proces privatizimi nuk është zhvilluar sipas procedurave ligjore dhe personat kanë shfrytëzuar koncesionet e tyre dhe lidhjet familjare lidhur me këtë proces. Nga një numër shumë i madh provash, binte në sy se si, në një mënyrë kaq të shpejtë, ishte kryer vetëm një privatizim.

Në Shqipëri, gjatë gjithë këtyre viteve, ish-pronarët vuajnë për pronat e tyre. Brenda 6 muajve ishte bërë procedura e njohjes dhe kthimit të godinës. Ajo që vumë re në atë kohë ishte se si një kompleks si Partizani ishte hequr nga plani i ushtrisë. Në një dokument rezultonte se ishte në plan përhapjeje, në tjetrin jo. Ndaj i kërkova prokurorisë të hetonte.

Në vlerësimin tim, dy godina të mëdha me sipërfaqe të konsiderueshme nuk mund të vlerësoheshin me 10 milionë lekë të reja. Ishte e dyshimtë se si kishte mundësi që, në një kohë prej vetëm 6 muajsh, të bëhej e gjithë kjo. Kjo përbënte dalje nga normat mesatare kohore që ndiqen për prona të tilla.

Në vlerësimin tim të bërë në kallëzim, kemi hedhur edhe dyshimin që kishim të bëjmë me një formë të fshehjes së pasurisë apo të ndërmjetësimit të paligjshëm. U krijua një kompani “Homeplan” me pronar një nga të akuzuarit, rezultoi se pronari ja kaloi % e aksioneve dy personave te tjerë që ishin përfshirë në këtë proces. Sali Berisha për shkak të pozicionit si kryeministër, përfitonte nga këto lidhje dhëndri i tij. U shfrytëzua lidhja shkak-pasojë, për të përmbyllur procesin e njohjes, privatizimit me një vlerë qesharake, ku në një kohë të shkurtër janë marrë te gjitha lejet për ndërtimin e 17 godina, aty ku ka qenë një klub sportiv./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Çështja “Partizani”, Taulant Balla dëshmon në GJKKO: Kthimi i pronave u bë në kohë rekord

Seanca për dosjen "Partizani"/ Balla në GJKKO: I
Taulant Balla

TIRANË- Sot në GJKKO ka dëshnuar kreu i grupit parlamentar të PS, Taluant Balla, si dhe Afrim Tola, Petrit Kullolli e Dhurata Cela. Nga shtatë dëshmitarë, në gjykatë janë paraqitur vetëm pesë, nga ku mësohetse ka nisur seanca për dosjen “Partizani”.

I pari që do të dëgjohet është Balla, si kallëzues i dosjes ‘Partizani’. Në hyrje të seancës gjykata i la pak minuta kamerat, por më pas vendosi që të vazhdohet me dyer të mbyllura për mediat. Gjithashtu mësohet se, Jamarbër Malltezi kërkoi praninë e mediave në seancë.

Diskutime në seancë:

Prokuroria: Ku i keni mbështetur të dhënat?

Gjykata: Të lutem hiqi që aktet që ke para se nuk lejohet

Taulant Balla: Prej 2012 e në vazhdim kam paraqitur dyshimet e mia lidhur me mënyrën se si është proceduar për Sport Klub Partizanin. Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, nga një numër shumë i madh pronash të Ministrisë së Mbrojtjes binte në sy se si, në mënyrë kaq të shpejtë, ishte kryer vetëm një privatizim, kthim tek ish-pronarët në një kohë rekord.

Në një kohë që ish-pronarët vuajnë për t’u kthyer pronën e tyre, ishte bërë procedura e njohjes së kthimit dhe madje edhe procedura e privatizimit të godinës. Po kthehem në vitin 2012, kur kam bërë investigime si deputet i opozitës dhe si sportdashës, për të treguar se si ishte hequr, dhe aty e keni me prova se si në një dokument është në plan përhapjeje dhe në tjetrin jo./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Balla dëshmon në gjyqin e Berishës: I qëndroj kallëzimit, do përgjigjem për çfarë të më pyesin

Seanca për dosjen "Partizani"/ Balla në GJKKO: I
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka deklaruar sot para GJKKO se është një ditë e madhe për drejtësinë.

Në një dekaratë për mediat jashtë institucionit, ai u shpreh se do të përgjigjet për çfarë ta pyesin dhe do t’i qëndrojë kallëzimit të bërë. Sipas tij, paraqitja e tij si dëshmitar sot është rast tipik i korrupsionit të nivelit të lartë.


 “Që nga viti 1912 Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër Europës se sa sot, dhe arsyeja është reforma në drejtësi, që ka rikthyer besimin te drejtësia. Këta në bankën e të akuzuarit më kanë akuzuar mua për shpifje në 2012. Ky është rast tipik i korrupsionit të nivelit të lartë. 5 për qindshi është korrupsion. Unë do përgjigjem për çfarë të më pyesin, por i qëndroj kallëzimit tim”, tha Balla./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Çështja ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë 8 persona, i pari në GJKKO Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit

Seanca për dosjen "Partizani"/ Balla në GJKKO: I

TIRANË- Sot në orën 12:30, në GJKKO vijon gjyqin për dosjen "Partizani", ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe persona të tjerë. Gjykata ka miratuar listën e SPAK me 11 dëshmitarë, 8 prej të cilëve pritet të dëshmojnë sot.

Mësohet se, i pari që do të merret në pyetje është deputeti i PS-së, Taulant Balla, si kallëzues i çështjes, i ndjekur nga ish-drejtues të klubit "Partizani".

Ndërkohë në seancën e kaluar GJKKO pranoi dhe kërkesën e mbrojtjes së Berishës dhe Malltezit për të thërritur si dëshmitar dhe kryeministrin Edi Rama. Rama pritet të dëshmojë në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës i cili sipas tyre ka ka firmosur ndryshimin e destinacionit të truallit të ish kompleksit Partizani, nga terren sportiv për ndërtim, në kohën kur ka qenë kryetar./Dosja.al

tulant balla gjkko ceshtja partizani

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026