Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
LIVE UPDATES
Dyshohet se ndihmoi autorët e ekzekutimit të Gilamando Danit, shpallet në kërkim Ylli Zalla, Policia gjen arsenal armësh në banesë
• Një arsenal armësh është zbuluar ditën e sotme në Nikël, që dyshohet se ka lidhje me autorët e vrasjes së Gilmando Danit në Rinas. • Arsenali është zbuluar në shtëpinë e Ylli Zallës në Nikël, ndërkohë që ky i fundit është shpallur në kërkim. • Sipas dyshimeve, makina e autorëve para se të bënte atentatin, ka dalë nga banesa e Zallës dhe ka shkuar në Rinas. • Ndërkohë që 48-vjeçari nuk është emër i panjohur për Policinë, pasi ka qenë i arrestuar disa herë më parë për arsenal armësh dhe krijim të bombave artizanale.
5 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE
Mbeti i plagosur me 10 plumba në atentatin mafioz të Rinasit, Muçi Shaljani vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore
Muçi Shaljani
TIRANË- Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur disa ditë më parë në atentatin mafioz të Rinasit, vazhdon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas burimeve nga Spitali i Traumës 40-vjeçari agjent i AMP-së, vijon të jetë i intubuar dhe ende nuk ka shfaqur asnjë përmirësim.
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al
6 MUAJ ME PARE
I arrestuar në vitin 2014, kush është Ylli Zalla, 'specialist' në prodhimin e bombave artizanale (Lidhja me vrasjen e Gilmando Danit)
Ylli Zalla
KRUJË- Ylli Zalla është 48-vjeçari që u gjetë arsenali i armëve ditën e sotme në Nikël. Dyshohet se Zalla ka ndihmuar autorët e vrasjes së Gilmando Danit në Rinas.
Ai rezulton i arrestuar më herët për arsenal armësh dhe prodhim lëndëve plasëse, si edhe vendosje eksplozivi. Policia e Krujës e ka arrestuar Zallën në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale. Sipas policisë ai dyshohet për lidhje me grupin e muxhahedinëve që dërgojnë shqiptarë për të luftuar në Siri.
Ndaj tij Gjykata e Shkallës në Parë në Krujë kishte vendosur më 13 mars të 2014 masën e arrestit me burg pasi ka kryer vepren penale "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Ndërkohë që më herët Zalla është arrestuar në vitin 2011, pasi kishte kërcënuar ka kërcënuar me jetë edhe ish pronarin e fabrikës së çimentos në Krujë. Palestinezi Anuar Rizik është vrarë me bombë artizanale në banesën e tij, teksa po dilte bashkë më gruan dhe djalin e tyre të mitur. /Dosja.al
6 MUAJ ME PARE
FOTO/ Ky është Ylli Zalla, pronari i një arsenali armësh në Fushë Krujë! Nga banesa e tij dyshohet se ka dalë makina e atentatorëve të Rinasit
Ylli Zalla
TIRANË- Personi i cili shikoni në foton më sipër është Ylli Zalla, 48 vjeç. Zalla është pronari i arsenalit të armëvë i gjetur nga polica në Fushë Krujë.
Ky zbulim erdhi tre ditë pas atentatit mafioz të Rinasit, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u palgos agjenti i AMP-së Muçi Shaljani. Nga banesa e pronarit 48-vjeçar, dyshohet se ka dalë makina tip “Toyota”, ku brenda saj ndodheshin atenatorët e ngjarjes kriminale.
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al
6 MUAJ ME PARE
Arsenali i armëve në Nikël, Policia: Në kërkim Ylli Zalla, gjenden mina, granata dhe tritol
Sekuestrimet
KRUJË- Policia ka sjell njoftim në lidhje me arsenalin e zbuluar ditën e sotme në Nikël. Mësohet se në kërkim për këtë arsenal është shpallur në kërkim Ylli Zalla. Ndërkohë që gjatë kontrolleve në banesën e tij janë gjetur 3 kallëpë tritol, 12 granata dore, 3 ndezës granatash 4 armë zjarri dhe 2 kg e 25 gramë kanabis.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë. Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 12.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit. Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.
Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë: -3 kallëpë tritol; -12 granata dore sulmuese; -sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina); -3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë; -4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh; -6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; -2 kg e 25 gramë Cannabis.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç. Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit. Operacioni policor i koduar “Tracking”, vijon. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
6 MUAJ ME PARE
Atentati mafioz në Rinas/ Zbulohet një arsenal armësh në Nikël, shpallet në kërkim një person
RENEA
TIRANË- Policia ka zbuluar një arsenal armësh dhe minash në Nikël. Në kuadër të kësaj polica ka shpallur në kërkim një person. Kjo erdhi përmes kontrolleve të policisë, pas ekzekutimit mafioz të viktimës Gilmando Dani në Rinas.
Policia ka thënë së ky arsenal armësh mund të ketë lidhje me grupime kriminale aktive në zonë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është identifikuar një prej personave që ka pasur armët, i cili është shpallur në kërkim.