LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi! Plagosen 3 persona, viktima sapo kishte dalë nga burgu, gjendet mjeti i autorëve

•Vritet me armë zjarri në një lokal në qendër të qytetit të Rrëshenit, Martin (Marku) Bardhi. •Gjatë të shtënave kanë mbetur të plagosur 3 persona të tjerë që ishin në lokal me Bardhin, duke konsumuar kafe. •Bëhet fjalë për: Ilir Bardhoku, ish-drejtor shërbimesh në Bashki, Olti Gjini, dhe Indrit Bardhi. •Ata u transportuan në spitalin më të afërt, e më pas janë dërguar në spitalin e Traumës. •Një prej tyre, raportohet se është në gjendje më të rëndë. •Martin Bardhi kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu. •Dyshohet se autorë të vrasjes së Bardhit, janë dy persona. •Mjeti i tyre është gjetur i djegur në fshatin Gëziq të Mirditës. •Brenda saj, Policia ka zbuluar dy armë që dyshohet se janë përdorur në krim. •Kujtojmë se Martin Bardhi u arrestua në muajin Mars të këtij viti si një nga autorët e të shtënave me armë në drejtim të makinës së Saimir Reçit në Rrëshen. •Kjo ngjarje ndodhi më 26 Mars dhe të përfshirë ishin edhe djali i Martin Mardhit, Erind Bardhi dhe një 28-vjeçar tjetër me lidhje gjaku me familjen Bardhi. •Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të hakmarrjes. •Policia, forcat RENEA dhe FNSH janë në zonë dhe kanë ngritur grupe kontrolli për kapjen e autorëve.

15 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

U ekzekutua me disa plumba në Rrëshen, del fotoja e Martin Bardhit

Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi! Plagosen 3 persona, viktima sapo
Martin Bardhi

RRËSHEN- Fotoja e mëposhtme është e Martin Bardhit, 59-vjeçarit që u ekzekutua ditën e sotme në Rrëshën. Drejt tij u zbardh një krehër kallashi, ndërkohë që plumbat lanë të plagosur dhe tre persona të tjerë. Autorët pas vrajes janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk janë identifikuar nga policia.  

SI NDODHI NGJARJA NË RRËSHEN?

Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi ndodheshin të 3 të ulur në një tavolinë me Martin (Marku) Bardhin, kur në drejtim të tyre u qëllua me breshëri automatiku. Nga të shtënat mbeti i vrarë 59-vjeçari Martin (Marku) Bardhin, i cili sipas të gjitha të dhënave ishte dhe objektiv i këtij atentati. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:40 në lokalin e viktimës që ndodhet në qendër të Rrëshenit. Sa i përket autorëve, ata dyshohet se ishin 2 persona të maskuar, të cilët lëviznin me një fuoristradë që u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Helikopter dhe DRON! Policia kontrolle nga toka dhe ajri, ja zonat ku janë fokusuar kërkimet pas atentatit në Rrëshen

Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi! Plagosen 3 persona, viktima sapo
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit njofton se ka intensifikuar kontrollet pas ngjarjes së rëndë në Rrëshen ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë, që ndodheshin në një tavolinë me të. Kontrollet në zonë po bëhen edhe nga ajri, me helikopter, nga shërbimet e Repartit Special RENEA.

Zona po kontrollet nga toka, nga dhjetëra shërbime të FNSh-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe forcat operacionale. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në kuadër të veprimeve intensive hetimore dhe gjurmuese për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes kriminale të ndodhur paraditen e sotme, në Rrëshen, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. M.(B.) dhe u plagosën 3 shtetas të tjerë, Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet në zonën ku u gjet automjeti i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Kontrollet në zonë po bëhen edhe nga nga ajri, me helikopter, nga shërbimet e Repartit Special RENEA.

Zona po kontrollet nga toka, nga dhjetëra shërbime të FNSh-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe forcat operacionale.

Për kontrollin e zonës së pyllëzuar, shërbimet e Policisë janë duke përdorur edhe 5 dronë.

Ndërkohë vijon kontrolli i imtësishem i personave, në pikat e kontrollit të ngritura nga Policia, në akset rrugore.

Grupi hetimor po këqyr pamjet filmike në të gjithë zonën që kanë përshkruar autorët, me automjet, gjatë ardhjes dhe ikjes, pas krimit.

Në vijim të veprimeve, janë shoqëruar në Komisariat, një numër i madh personash, për t’u pyetur në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

2 VITE ME PARE

VIDEO- U përdor për vrasjen e Martin Bardhit, ky është momenti kur digjet makina e autorëve

Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi! Plagosen 3 persona, viktima sapo
Makina

RRËSHEN-Ky është momenti kur digjet mjeti i cili u përdor nga autorët për vrasjen e 59-vjeçarit, Martin Bardhit, në Rrëshen. Siç shihet, ata janë siguruar që mjeti të shkrumbohej i gjithi, në mënyrë që të humbnin gjurmët. Pas ngjarjes, u bë e ditur se brenda saj u gjetën dy armë, mirëpo ende asgjë nuk është konfirmuar. 

SI NDODHI NGJARJA NË RRËSHEN?

Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi ndodheshin të 3 të ulur në një tavolinë me Martin (Marku) Bardhin, kur në drejtim të tyre u qëllua me breshëri automatiku. Nga të shtënat mbeti i vrarë 59-vjeçari Martin (Marku) Bardhin, i cili sipas të gjitha të dhënave ishte dhe objektiv i këtij atentati.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:40 në lokalin e viktimës që ndodhet në qendër të Rrëshenit.

Sa i përket autorëve, ata dyshohet se ishin 2 persona të maskuar, të cilët lëviznin me një fuoristradë që u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës./Dosja.al

2 VITE ME PARE

ATENTATI ndaj Bardhit në Rrëshen/ DETAJE nga gjendja e të plagosurve, njëri rrezikon të humbasë krahun

Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi! Plagosen 3 persona, viktima sapo
Vendi i ngjarjes

RRËSHEN- Detaje të reja nga vrasja e Martin Bardhit dhe plagosjes së tre të tjerëve në Rrëshen. Tre personat që u plagosën, Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ata ndodhen në sallë të operacionit. Një prej tyre mësohet se rrezikon të humbasë krahun (amputim). I plagosuri tjetër ka marrë dëmtime në mushkëri e mëlçi, ndërsa tjetri në mushkëri.  

SI NDODHI NGJARJA NË RRËSHEN?

Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi ndodheshin të 3 të ulur në një tavolinë me Martin (Marku) Bardhin, kur në drejtim të tyre u qëllua me breshëri automatiku. Nga të shtënat mbeti i vrarë 59-vjeçari Martin (Marku) Bardhin, i cili sipas të gjitha të dhënave ishte dhe objektiv i këtij atentati.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:40 në lokalin e viktimës që ndodhet në qendër të Rrëshenit.

Sa i përket autorëve, ata dyshohet se ishin 2 persona të maskuar, të cilët lëviznin me një fuoristradë që u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Vrasja e 59-vjeçarit në Rrëshen! Pamjet- RENEA dhe FNSH ‘blindojnë’ zonën

Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi! Plagosen 3 persona, viktima sapo

RRËSHEN- Forca të shumta policie kanë rrethuar Rrëshenin pas vrasjes së 62 vjeçarit Martin Bardhi, ngjarje e ndodhur pranë spitalit të qytetit.

Në ndihmë të tyre janë nisur edhe forcat speciale RENEA dhe FNSH si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli. Gjithashtu, drejt vendit të ngjarjes janë nisur Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale, si dhe të Rendit dhe Sigurisë Publike.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rrëshen, ku nga shtetas ende të paidentifikuar, u vra me armë zjarri shtetasi Martin Bardhi, ju informojmë se si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, shtetasit I. B., I. B. dhe O. Gj., të cilët kanë qenë në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli. Gjithashtu, drejt vendit të ngjarjes janë nisur Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale, si dhe të Rendit dhe Sigurisë Publike.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH dhe nga Policia vendore, dhe në drejtimin e prokurorit, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

2 VITE ME PARE

Ish-drejtor në Bashki, pronari i lokalit dhe një kalimtar, identifikohen personat që mbetën të plagosur në Rrëshen

Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi! Plagosen 3 persona, viktima sapo
Pamje nga vendi i ngjarjes

RRËSHEN- Ngjarja në Rrëshen mund të kishte përfunduar me një bilanc tragjik.  I vrarë ka mbetur Martin Bardhi, i cili kishte dalë nga burgu vetëm pak kohë më parë, pasi ishte dënuar për pjesëmarrjen në atentat ndaj nipit të Kastriot Reçit.

Bardhi është qëlluar me breshëri kallashanikovi ndërsa ndodhej mes njerëzve. Vrasja ka ndodhur pranë spitalit të qytetit të Rrëshenit, shumë pranë ambienteve të komisariatit të policisë së qytetit.

Policia njoftoi zyrtarisht se janë edhe tre të plagosur. Bëhet fjalë për:

-Ilir Bardhoku, ish-drejtor shërbimesh në Bashki
-Olti Gjini, pronar i një lokali
-Shtetasi I.B

59 vjeçari Martin Bardhi u ekzekutua paraditen e sotme në hyrje të qytetit të Rrëshenit, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë. Mësohet se të plagosurit kanë qenë kalimtarë të rastit./Dosja.al

2 VITE ME PARE

FOTO- Momenti kur Martin Bardhi transportohet në spital, në trup shihen shenja plumbash

Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi! Plagosen 3 persona, viktima sapo
Viktima

RRËSHEN- Ky është momenti kur trupi i pajetë i Martin Bardhit transportohet në ambientet e spitalit. 

Viktima, kishte pak muaj që ishte liruar nga burgu, sepse ishte arrestuar për tentativë vrasje, pasi gjykata kishte caktuar masën 'detyrim paraqitje'. Dy persona mendohet se janë përfshirë në vrasjen e tij. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.

Në mars të 2023 Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se qëlluan me armë drejt makinës së nipit të Kastriot Reçin, Saimir Reçi. Në atë kohë u shpall në kërkim djali i tij Enrik Bardhi. Gjykata duket që ka dhënë masë më të butë sigurie. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020. /Dosja.al

2 VITE ME PARE

Vrasja e Martin Bardhit, gjendet e djegur në një fshat makina e autorëve, brenda zbulohen 2 armë

Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi! Plagosen 3 persona, viktima sapo
Policia

MIRDITË- Makina e autorëve të vrasjes së Martin Bardhit është gjendur e djegur. Mësohet se makina tip fuoristradë është djegur në fshatin Gëziq të Mirditës. Brenda saj, Policia ka zbuluar dy armë që dyshohet se janë përdorur në krim. 

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hasmëri. Bardhi sapo kishte dalë nga burgu pasi disa muaj më parë tentoi që të vriste së bashku me të birin në qytetin e Rrëshenit shtetasin Saimir Reçi.

Në mars të 2023 Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se qëlluan me armë drejt makinës së nipit të Kastriot Reçin, Saimir Reçi. Në atë kohë u shpall në kërkim djali i tij Enrik Bardhi. Gjykata duket që ka dhënë masë më të butë sigurie. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020. /Dosja.al

2 VITE ME PARE

Atentati ndaj Bardhit në Rrëshen, plumbat kapën edhe kalimtarët, 3 të plagosur

Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi! Plagosen 3 persona, viktima sapo
Policia

RRËSHEN- 1 viktimë dhe tre të plagosur, ky është bilanci i ditës së sotme në qytetin e Rrëshenit. Viktimë mbeti Martin Bardhi, i cili u ekzekutua nga dy persona teksa qëndronte pranë spitalit të zonës, përballë lokalit që është në pronësi të tij.

Ndërkohë plumbat kanë prekur edhe tre kalimtare të tjerë, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë. 

Viktima, kishte pak muaj që ishte liruar nga burgu, sepse ishte arrestuar për tentativë vrasje, pasi gjykata kishte caktuar masën 'detyrim paraqitje'. Dy persona mendohet se janë përfshirë në vrasjen e tij. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.

Në mars të 2023 Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se qëlluan me armë drejt makinës së nipit të Kastriot Reçin, Saimir Reçi. Në atë kohë u shpall në kërkim djali i tij Enrik Bardhi. Gjykata duket që ka dhënë masë më të butë sigurie. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020. /Dosja.al

2 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Bardhit në Rrëshen/ Viktima po qëndronte në këmbë, u qëllua nga makina 'Jeep', autorë dyshohen 2

Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi! Plagosen 3 persona, viktima sapo
Vrasje

RRËSHEN- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Rrëshenin paraditen e sotme, pasi Martin Bardhi u vra me armë zjarri në qendër të qytetit.

Bardhi, kishte dalë nga burgu vetëm pak kohë më parë, pasi ishte dënuar për pjesëmarrjen në atentat ndaj nipit të Kastriot Reçit. Vrasja ka ndodhur pranë spitalit të qytetit të Rrëshenit, shumë pranë ambienteve të komisariatit të policisë së qytetit.

Mësohet se autorët, ende të paidentifikuar janë larguar nga vendngjarja me një automjet fuoristradë, tip ‘Jeep’, në drejtim ende të paditur. Dyshohet se Bardhi u qëllua nga dy persona në një automjet në lëvizje.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimin duke mbledhur pamjet filmike të kamerave përreth zonës./Dosja.al

2 VITE ME PARE

FOTO- U ekzekutua në një lokal, trupi i Martin Bardhit ende i shtrirë në tokë

Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi! Plagosen 3 persona, viktima sapo
Policia

RRËSHEN-Ditën e sotme u vra me armë zjarri Martin Bardhi, i cili kishte pak kohë që ishte liruar nga paraburgimi. Dy persona mendohet se janë përfshirë në vrasjen e tij. 

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, trupi i viktimës është ende i shtrirë në tokë.

Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi! Plagosen 3 persona, viktima sapo

Në mars të 2023 Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se qëlluan me armë drejt makinës së nipit të Kastriot Reçin, Saimir Reçi. Në atë kohë u shpall në kërkim djali i tij Enrik Bardhi. Gjykata duket që ka dhënë masë më të butë sigurie. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020. /Dosja.al

2 VITE ME PARE

Vrasja në Rrëshen, policia ngre pika kontrolli për arrestimin e autorëve

Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi! Plagosen 3 persona, viktima sapo
Policia

RRËSHEN- Policia e Lezhës njofton se ka ngritur pika kontrolli për të arrestuar autorët e vrasjes së ndodhur sot në Rrëshen. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi M. M. (B.).

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

2 VITE ME PARE

U vra sot në Rrëshen! Kush është Martin Bardhi, i sapo liruar nga burgu, tentoi të vrasë nipin e Kastriot Reçit

Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi! Plagosen 3 persona, viktima sapo
Kastriot Reci

RRËSHEN- Martin Bardhi është ekzektuar paraditen e sotme në qytetin e Rrëshenit, shumë pranë spitalit të qytetit. 

Bardhi kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar për tentativë vrasje me armë të nipit të Kastriot Reçit, Saimir Reçin.

SI NDODHI NGJARJA?

Dy të rinjtë Enrik Bardhi dhe Saimir Reçi janë konfliktuar fizikisht e më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën për ta qëlluar bashkëmoshatarin e tij. Bashkë me Enrikun, ka shkuar edhe i ati, Martin Bardhi të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar të Saimir Reçit, i cili si pasojë e të shtënave, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës. 

Para përplasjes me armë, dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për parakalimin me makine në rrugën kryesore të qytetit.

Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shpalli në kërkim baba e bir Enrik dhe Martin Bardhaj. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020./Dosja.al

2 VITE ME PARE

EMRI- U vra në mes të qytetit të Rrëshenit me armë zjarri, identifikohet viktima

Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi! Plagosen 3 persona, viktima sapo
Foto ilustruese

RRËSHEN- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Rrëshenit. Raportohet se i vrarë ka mbetur shtetasi Martin Bardhi, 59-vjeçar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Vrasje në Rrëshen, ekzekutohet me armë zjarri një person

Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi! Plagosen 3 persona, viktima sapo
Policia

RRËSHEN- Një vrasje ka ndodhur këtë paradite në Rrëshen, në qendër të qytetit. Raportohet se viktimë ka mbetur Martin Bardhi.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes, për të zbuluar shkaqet dhe autorët e ngjarjes./Dosja.al

vritet martin bardhi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet