LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në sallë, avokatët e ish-krerëve të UÇK-së: Nuk ka prova! Thaçi&Selimi: Jemi të pafajshëm!

• Sot në Gjykatën Speciale në Hagë është mbajtur seanca e dytë e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. • Seanca ka zgjatur më shumë se 5 orë, ka nisur në orën 9:00 deh ka përfunduar në orën 17:00 të pasdites. • Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, avokatët mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së paraqitën deklaratat e tyre mbrojtëse, kundër akuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. • Më konkretisht në seancën e sotme kanë deklaruar prova, avokati i Thaçit, Veselit dhe Selimit, ndërsa nesër në orën 9:00 të mëngjesit do të mbahet seanca e radhës, ku do të paraqesë deklaratën e tij mbrojtëse avokati i Jakup Krasniqit. • Tre ish-udhëheqësit politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mohuan kategorikisht akuzat e Prokurorisë së Speciales duke ripërsëritur edhe njëeherë pafajsëinë e tyre. Ata gjithashtu kanë kujtuar sakrificat dhe momentet e errëta të luftës së Kosovës nga serbët. Seanca ka nisur me fjalën e avokatëve të Thaçit. Gregory Kehoe, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar për atdheun dhe ekzistencën e tyre. • Ai ka deklaruar se Thaçi nuk kishte më kontrollin e UÇK-së dhe kjo u dëshmua në procesin e negocimit të marrëveshjes së 'Rambujesë', prej së cilës ai është kërcënuar me jetë. • Kehoe ka hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë ndaj UÇK-së lidhur me sulmet dhe keqtrajtimin e LDK-së. • Ai tha se Thaçi nuk kishte asnjë lloj përgjegjësie për operacionet luftarake në terren. • Kompetencat e UÇK-së, sipas avokatit, i përfaqësonte Adem Demaçi, si përfaqësuesi më i lartë i UÇK-së. • Avokati tjetër i ish-presidentit Thaçi, Luka Mishetiç ka prezantuar para trupës speciale gjykuese në Hagë prova me video. • Në intervistën e bërë në qershor të 1999, Thaçi bënte thirrje për tolerancë dhe përfshirje etnike. • Kehoe ka publikuar prova të cilat dëshmojnë se komandantët e zonave kanë patur autoritetet mbi ish-presidentin Thaçi. • Ai ka publikuar një video ku flet Rrustem Mustafa, komandant i zonës së Llapit. Ky i fundit kishte treguar se ka kërcënuar Thaçin dhe delegacionin në Rambuje nëse e nënshkruajnë marrëveshjen. • Avokati mbrojtës të Kadri Veslit, Emmerson ka hedhur poshtë akuzat ndaj ish-deputetit, duke thënë se roli i tij ka qenë i qartë gjatë kohës së luftës, dhe se nuk ka nxitur asnjëherë ndonjë krim. • Ai tha se historia e trafikimit të organeve është mit. • Emmerson gjithashtu tha se disa persona kanë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK për qëllime politike. • Në të njëjtat argumenta ishte edhe avokati mbrojtës i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, Geoffrey Roberts i cili tha se pretendimet e Prokurorisë rreth UÇK-së, nuk qëndrojnë. Roberts tha se ish-deputeti s’ka urdhëruar asnjë krim. • Thaçi ka dëshmuar sërish se është i pafajshëm. • Ai ka mohuar pretendimet e Prokurorisë, ndërsa shprehu keqardhje dhe dhimbje për të gjithë viktimat. • Poashtu, ish-presidenti i Kosovës tha se pret të shfajësohet nga të gjitha pikat e aktakuzës, pasi ‘shtëpia e verdhë’ e torturave të supozuara ndaj serbëve nuk ka ekzistuar asnjëherë. Ish-presidenti ka shtuar se historia nuk mund të rishkruhet, dhe se duhet kthyer te dëshmitë sepse vetëm aty mund të zbulohet e vërteta. •Ai gjithashtu është shprehur se i vjen keq që për pafajësinë e tij nuk mund të dëshmojnë disa figura të larta kombëtarë dhe ndërkombëtarë, mes të cilëve përmendi Ibrahim Rugovën, Madeleine Albright, Fehmi Aganin, Richard Hoolbroken, Adem Demaçin e të tjerë. •Thaçi tha se çdo bashkëpunim i tij me ndërkombëtarët është transparent dhe i drejtë. •Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka pretenduar sërish pafajësinë e tij para trupave gjykuese pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që fakton se ai ka kryer krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit si anëtar i UÇK-së. Selimi ka treguar për krimet serbe që janë bërë gjatë viteve të 90-të.

27 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Përfundon dita e dytë e gjykimit, nesër flasin avokatët e Jakup Krasniqit

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Përfundon dita e dytë e gjykimit

HAGË- Mbyllet seanca e dytë gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, tha se seanca tjetër do të mbahet nesër në orën 09:00, në të cilën avokati mbrojtës i Jakup Krasniqit do të prezantojë deklaratën para trupës gjykuese. 

Këtu mbyllet seanca e sotme publike. Do të rimblidhemi nesër në orën 09:00 për të vijuar me deklaratën hyrëse të Mbrojtjes së z. Krasniqi”, tha kryegjykatësi.

Të hënën nisi gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, me deklaratën hyrëse të Prokurorisë. Sot fjalën mbrojtëse e dhanë para gjyqit avokatët e Thaçit, Veselit e Selimit. Thaçi dhe Selimi zgjodhën që t’i thonin disa fjalë edhe vetë.

3 VITE ME PARE

'Nuk ka patur hirearki e as fuqi organizative'/ Avokati i Selimit: Pretendimet e Prokurorisë për UÇK-në nuk qëndrojnë

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Geoffrey Roberts

HAGË- Vijon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Avokati mbrojtës i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, Geoffrey Roberts tha se pretendimet e Prokurorisë rreth UÇK-së, nuk qëndrojnë.

Nuk ka pasur strukturë për grupet e formuara, e as hierarki që prokuroria supozon. Nuk ka pasur pasoja për individët që largoheshin nga fushëbeteja, e ktheheshin pas një jave apo më vonë”, tha Roberts.

Roberts tha se ish-deputeti s’ka urdhëruar asnjë krim.

Në aktakuzë nuk ka aludime që z. Selimi të ketë urdhëruar ndonjë krim. Nuk ka as aludime që në njëfarë mënyre me veprim apo mosveprim të ketë shkaktuar krime. Madje as që planifikonte krime”, tha ai.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

3 VITE ME PARE

'Mijëra gra e vajza u dhunuan! Gjysma e popullsisë u dëbua'/ Selimi tregon masakrën e serbëve në Kosovë: Vranë fëmijët në gjirin e nënës

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Rexhep Selimi

HAGË- Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka sjellë në vëmendjen e trupave gjykues në Hagë masakrën që forcat serbe kanë kryer në Kosovë. Ai ka kujtuar dhunën e mijëra grave dhe vajzve të pambrojtura, dëbimin me dhunë të gjysmës së popullsisë dhe djegien e strehave. Serbët, gjithashtu, vranë në mënyrë të pamëshirshme foshnjat në gjirin e nënës. 

E nëse flasim për krime, le të flasim për krimet që në të vërtetë kanë ndodhur. Të flasim për të gjitha masakrat që kanë ndodhur në Kosovë. Le të flasin për masakrën e Reçakut, Mejës, Poklekut, Izbicës, Krushës apo edhe qindra masakra të tjera ku janë vrarë fëmijët edhe në gjirin e nënës. Lufta nuk është e mirë asnjëherë për askënd. Ne luftën nuk do ta zgjidhnim kurrë as si profesion e as si pasion, por ajo ishte domosdoshmëri për mbijetesën si komb e si shoqëri, ndërkohë dhuna agresive dhe shtypja vazhdonte kundër popullatës në Kosovë. Serbia kreu qindra masakra ku siç të gjithë e dinë, vrau mbi 12 mijë shqiptarë pa kursyer gra, pleq e fëmijë e të sëmurë. Përveç vrasjeve, forcat serbe dhunuan mijëra vajza e gra të pambrojtura shqiptare. Ata dogjën me qindra e mijëra shtëpi. Dëbuan me dhunë më shumë se gjysmën e popullatës e ne nuk iu përgjigjëm në të njëjtën formë Serbisë”, është shprehur mes tjerash ai.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

 

3 VITE ME PARE

'Mbetëm luftëtarë pa komandant'/ Selimi në Hagë, tregon sakrificat në luftën kundër serbëve: UÇK-ja ishte e dobët, e painformuar dhe e paorganizuar

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Rexhep Selimi

HAGË- Ish-deputetii Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka deklaruar para trupave gjykuese në Hagë sakrificat në luftën kundër serbëve, pasi UÇK-ja ishte një ushtri e paarmatosur dhe e paorganizuar. 

“Ishim të dobët, të paunifromuar dhe të paorganizuar. Mbetem luftëtarë pa komandant [Adem Jashari]. Disa ranë duke luftuar, e disa e mbijetuam luftën deri në përfundimin e saj. Donim ta kishim një ushtri të armatosur mirë, donim, por s’mundëm. Donim ta mundnim Serbinë, por s’mundëm pa ndihmën e shteteve tjera. U munduam për ta bërë këtë për të mbijetuar në vendin ku kishim lindur. S’kishim kazerma, por kishim shtëpi të familjeve. S’kishim akademi ushtarake. S’kishim uniforma. Disa i blenim disa i ngjyrosim vetë që të dukeshim si ushtarë. Rrobat e punëtorëve që të dukeshin si rroba të ushtarëve”, tha ai. 

Selimi tha se UÇK-ja nuk i ishte përgjigjur Serbisë në të njëjtën mënyrë siç ajo kishte bërë në Kosovë, derisa shtoi se luftën nuk do ta zgjidhte as si profesion as si pasion, por i erdhi e imponuar nga brutaliteti serb mbi shqiptarët.

Lufta s’është e mirë asnjëherë e as për askënd”.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

3 VITE ME PARE

UÇK-ja në Hagë/ Rama: Çorbë kaq e shpifur, ata që udhëhoqën luftën çlirimtare akuzohen si kriminelë

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka dalë sërish në mbrojtje liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me akuza për krime lufte në Hagë. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se ata njerëzit që çliruan Kosovën dhe nuk mund të akuzohen si kriminelë. Procesin e gjyqit, kryeministri e konsideron çorbë të prishur e të shpifur. Megjithatë, në fund Rama shton se ata nuk do të munden nga padrejtësitë. 

Postimi i Ramës:

SIGURISHT QË PO! Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh! MEGJITHATË UÇK NUK DO TË MUNDET NGA PADREJTËSIA.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

3 VITE ME PARE

'Dallimet politike s'mund të përdoren kundër nesh si fakte juridike'/ Selimi në Hagë: Nuk kam frikë nga drejtësia por nga padrejtësia!

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Rexhep Selimi

HAGË- Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka marrë fjalën në senacën e sotme të gjykimit, ku ka deklaruar se nuk ka frikë nga drejtësia por nga padrejtësia. Ai gjithashtu shtoi se nuk mund të përdoren si fakte kundër tij dhe ish-krerëve të UÇK-së, dallimet politike, pasi ata kanë patur rolin e bashkëluftëtarëve. 

Gjithmonë kam thënë dhe e përsëris. Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë. Dallimet dhe opinionet mes nesh nuk duhet të përdorën si fakte juridike, e po ashtu kundër neve të bashkakuzuarve.  Kam shumë besim se të gjithë së bashku do ta nxjerrim të vërtetën e UÇK-së se jemi të pafajshëm. Unë bashkë me bashkëluftëtarët e mi do të kthehemi”, tha ai. 

Selimi tha se në atë kohë donin që UÇK-ja të ishte një ushtri e armatosur mirë dhe e organizuar, por se këtë s’arritën ta bëjnë.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

3 VITE ME PARE

'Aktakuzat janë pa fakte'/ Rexhep Selimi dëshmon në Gjykatën e Hagës: Jam i pafajshëm! Në vitet '90 isha student, serbët na dëbuan nga konviktet

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Rexhep Selimi

HAGË- Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka mbajtur sot një fjalim në Gjykatën Speciale në Hagë, dita e dytë e gjyqit ndaj tij dhe dita e mbrojtjes për 4-ish-krerët e UÇK-së. Ai pretenduar sërish pafajsëinë e tij para trupave gjykuese pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që fakton se ai ka kryer krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit si anëtar i UÇK-së. Selimi ka treguar për krimet serbe që janë bërë gjatë viteve të 90-të.

“Ka dy vite e gjysmë që jam njoftuar për ngritjen e aktakuzave, të cilën nuk e prisja. Natyrisht tani ja ku jemi, e konsiderojmë si të përpiluar pa fakte dhe argumente, prandaj sërish deklarohem se nuk kam të bëjë asgjë me krimet e pretenduara në aktakuzë. Në vitet e 90-ta, isha student, si kudo në Kosovë edhe në Universitet u ushtrua dhunë, më kujtohet kur na dëbuan nga konviktet, më 16 mars 1999 shihje forcat serbe që nuk linin studentët askund në fakultete, shqiptarët u larguan nga puna e kudo tjetër. U mbyllë televizioni shqiptar, dhuna përshkallëzohej”, u shpreh ai.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

3 VITE ME PARE

'Pas 25 vitesh Kosova ende gëlon nga thashethemet'/ Mbrojtja e Veselit: Disa persona kanë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK për qëllime politike

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Ben Emmerson

HAGË- Avokati mbrojtës i ish-kreparlamentarit Kadri Veseli ka vijuar me deklaratën e tij para trupave gjykuese në Hagë. Emmerson ka thënë se disa person aknë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK për qëllime politike, ndërsa disa të tjerë kanë shmangur ngjarjet e luftës pasi ishin të dyshimta dhe ata rrezikonin një ditë të dilnin para gjykatës. 

25 vjet pas traumës dhe masakrave dhe trazirave të shkaktuara, Kosova vijon të jetë vend ku gëlon thashetheme, ku qarkullojnë zëra, pretendime dhe kundërpretendime… Elemente të kësaj kulture ka shekuj, por vijojnë edhe kësaj dite. Disa persona e kanë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK shpesh për qëllime të aktualitetit politik të ditës, por të tjerë janë përpjekur të distancohen nga ngjarjet, sepse e kanë ditur se disa prej veprimeve të tyre kanë qenë të dyshimta, dhe mund të dilnin një ditë para një gjykate penale”, ka shtuar ai.

Sipas avokatit, UÇK-ja ishte formuar në pranverën e vitit 1998 dhe kishte anëtarë të pastërvitur.

Në një ushtri guerile që u formua në mënyrë të shpejt në pranverën e vitit 98 dhe që përbehej nga civilë shqiptarë me armatime të pakta dhe të pastërvitur, u bënë orvatje që UÇK-ja të paraqitet si një gjë më e organizuar, më e unifikuar dhe më efektive”, është shprehur avokati i Veselit. 

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

3 VITE ME PARE

'UÇK ka keqtrajtuar zyrtarë të LDK-së'/ Avokati i Veselit i përgjigjet akuzave të Prokurorisë: Ka pasur konflikte, por jo politikë përndjekjeje ndaj tyre

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Ben Emmerson

HAGË- Avokati i ish-kreyparlamentarit Kadri Veseli i është përgjigjur akuzave të bërë nga Prokuroria seancën e djeshme, sipas së cilës UÇK ka keqtrajtuar dhe përndjekur zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ben Emmerson hodhi poshtë akuzat duke argumentuar se FARK-u ishte përfshirë në UÇK dhe se shumica e mbështetësve të UÇK-së ishin anëtarë të LDK-së. Ai tha se ka pasur konflikte për shkak të qëndrimeve të ndryshme mes tyre por asnjëherë një politikë përndjekjeje ndaj LDK-së. 

Ky është një mendim krejt i ndryshëm nga ajo që ka ndodhur në terren, ku shumica e mbështetësve të UÇK-së ishin në fakt anëtarë të LDK-së. Tani, konflikte, dallime në mendime ka pasur, si në çdo rast kur bashkohen dy forca politike. Por asnjëherë nuk ka pasur një politikë përndjekjeje ndaj LDK-së”, tha Emmerson.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

3 VITE ME PARE

'Roli i tij ka qenë i qartë gjatë luftës'/ Avokati i Veselit: Nuk ka prova që ai të ketë kryer krime

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Ben Hemmerson

HAGË- Vijon deklarata e Ben Emmerson, avokatit mbrojtës të Kadri Veslit ish-kreut të UÇK-së, i akuzuar për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit. Emmerson ka hedhur poshtë akuzat ndaj Veselit, duke thënë se roli i tij ka qenë i qartë gjatë kohës së luftës, dhe se nuk ka nxitur asnjëherë ndonjë krim. 

Askush në vitin 1998 nuk mund të parashikonte se kur NATO do të arrinte pikën dhe do të ishin të gatshme për të ndërhyrë kundër Serbisë, për të parandaluar edhe një gjenocid sikur ai në Bosnjë, e as Veseli. Sepse roli i tij ishte të lidhte me shërbimin informative, që mbanin në vëzhgim situatën në Kosovë. Ju e dini se periudha e konfliktit të armatosur duhet ndarë në tri faza. Serbët sulmuan në pranverë gjithë popullatën civile. E, pastaj operacioni tjetër duke hy në shtëpi dhe duke vrarë njerëz. Aso kohe nuk kishte një funksion të brendshëm të zbulimit. Periudha e dytë ishte midis vjeshtës të vitit 1998, ku pati organizime dhe Veseli u emëru si shef zbulimi. Sapo Veseli u emërua shef i zbulimit ai u largua nga Kosova, dhe u vendos jashtë vendi duke mbajtur lidhje. Funksioni i tij është i dukshëm në periudhë kohore”, ka thënë ai.

Emmerson pohoi se fokusi i Veselit ishte të mbante lidhje me organizata tjera.

“Ai nuk ishte i vendosur në malet e Berishës, ai ishte jashtë Kosovë për të dhënë kontribut jetik për Kosovën. Asnjë prej dëshmitarëve nuk e ka parë Veselin të bëjë diçka të papërshtatshme. Nuk kanë asnjë provë që ai ka dhënë ndonjë nënshkrim për ndonjë krim apo çfarë do tjetër”, pohoi Emmerson. 

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

3 VITE ME PARE

Nis sërish gjyqi në Hagë/ Dëshmon avokati i Veselit: Historia e trafikimit të organeve është mit

 

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Ben Hemmerson

 

HAGË-  Pas një pauze një orëshe, ka nisur sërish gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca ka nisur me deklarimet e avokatit mbrojtës të Kadri Veselit, Ben Hemmerson. Ai ka deklaruar se historia e trafikimit të organeve është mit. Sipas avokatit Emmerson, gjatë 25 viteve nga përfundimi i luftës janë krijuar mite të shumta, si ajo e trafikimit të organeve.

Nuk është për t’u habitur që lufta e vitit 1998 ka çuar një sasi të madhe të lindjes së miteve, gjatë këtyre 25 viteve, siç u përmend edhe miti i trafikimit të organeve është një prej historive të shumta, që s’është e bazuar në fakte”, tha avokati i Veselit.

Ai tha se gjatë deklarimit të provave do të shihen ngjarje që i përmbysën jetën çdo familjeje në Kosovë. 

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

3 VITE ME PARE

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët e zhgënjyer nga deklaratat e Prokurorisë së Speciales: Po gjykohet shteti i Kosovës

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Qytetarët e Kosovës

KOSOVË- Gjyqi në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është pritur zhgënjim nga qytetarët e Kosovës. Qyetarët e Prishtinës e cilësojnë gjyqin si të padrejtë dhe kërkojnë liri për çlirimtarët.

Nuk po gjykohet vetëm lufta e drejtë e UÇK-së, po gjykohet edhe shteti i Kosovës.

 “Ata jo vetëm që po i dënojnë këta njerëz, por po dënojnë përpjekjet, luftën që e gjithë bota e mbështeti”.

 “Ata duan të barazojnë luftën kriminale të një vendi si Serbia me Kosovën, e cila për më shumë se 100 vjet është persekutuar, sulmuar dhe vrarë nga Serbia.”

Qytetarët e Prishtinës dhe mbarë diasporës u bënë bashkë për të shprehur mbështetje ndaj 4 ish-liderëve të UÇK-së në Prishtinë dhe në Hagë duke i cilësuar kontribuesit kryesorë të lirisë së Kosovës. 

Marrë nga Tvklan

3 VITE ME PARE

E PLOTË- Fjalimi i Thaçit në 'Speciale': Jam i pafajshëm! Bota e di që 'shtëpia e verdhë' s'ka ekzistuar kurrë! Provë është historia e Kosovës! Pres që akuzat të rrëzohen

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Hashim Thaçi

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi ka mbajtur sot një fjalim në Gjykatën Speciale në Hagë, dita e dytë e gjyqit ndaj tij dhe dita e mbrojtjes për 4-ish-krerët e UÇK-së. Thaçi ka dëshmuar sërish se është i pafajshëm. Ai ka mohuar pretendimet e Prokurorisë, ndërsa shprehu keqardhje dhe dhimbje për të gjithë viktimat. 

Poashtu, ish-presidenti i Kosovës në fjalimin e tij në seancën gjyqësore tha se pret të shfajësohet nga të gjitha pikat e aktakuzës, pasi ‘shtëpia e verdhë’ e torturave të supozuara ndaj serbëve nuk ka ekzistuar asnjëherë. Ish-presidenti ka shtuar se historia nuk mund të rishkruhet, dhe se duhet kthyer te dëshmitë sepse vetëm aty mund të zbulohet e vërteta. 

Ai gjithashtu është shprehur se i vjen keq që për pafajësinë e tij nuk mund të dëshmojnë disa figura të larta kombëtarë dhe ndërkombëtarë, mes të cilëve përmendi Ibrahim Rugovën, Madeleine Albright, Fehmi Aganin, Richard Hoolbroken, Adem Demaçin e të tjerë. Thaçi tha se çdo bashkëpunim i tij me ndërkombëtarët është transparent dhe i drejtë. 

FJALIMI I PLOTË: 

Sot ne jemi duke nisur një rrugëtim së bashku, drejt së vërtetës dhe drejtësisë. E vërteta dhe drejtësia janë parime të çmuara për mua. Ato janë gur themel i të gjitha demokracive dhe themel i paqes. Më lejoni të shfrytëzoj këtë moment, të them se ndiej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte të tmerrshme, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare a politike. Viktimat s’marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza.

Unë jam gati që të përballem me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen, popullin dhe vendin tim. Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë dhe shumë e vështirë. Isha student në Zvicër, i strehuar politik kur u masakrua familja Jashari në mars të vitit 1998. Si shumë shqiptarë nga diaspora, edhe unë u ktheva të ndihmoja vendin tim dhe u bashkova për rezistencë.

Kushdo që do të ishte në vendin tim, do të bënte të njëjtën gjë kur t’u hiqej liria. UÇK-ja përbëhej nga njerëz të thjeshtë, vullnetarë, që përpiqeshin të mbronin shtëpitë, familjet dhe vendbanimet e tyre. Ata luftuan e shumë vdiqën trima heronj. Ky ishte çmimi i lirisë. Mijëra familje i humbën të dashurit nga qindra masakra të forcave serbe.

Kundërshtarët tanë ishin ushtria, policia dhe paramilitarët serbë të kalitur në fushatat e tyre të vrasjeve në Bosnjë.

Të nderuar të pranishëm, trup gjykues,

Si rezistenca paqësore ashtu edhe ajo e armatosur kishin të njëjtin synim, lirinë, shtetësinë dhe rendin demokratik të Kosovës. Pa atë rezistencë gjithëpopullore sot Kosova s’do të ekzistonte fare. Qytetarët e Kosovës s’donin luftë, ata ishin të përcaktuar dhe kishin vullnetin për paqe. Lufta iu imponua. Ata bënë atë që do ta bënte çdo popull liridashës, për të mbrojtur familjet e tyre, fëmijët e tyre, vendin e tyre. Pra ne, Kosova, ishim në anën e drejtë të historisë.

Sot jam i lumtur që populli i Kosovës jeton në një vend të lirë, të pavarur e të bazuar në të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj ku sundon ligji. Kosova pra është rrëfim suksesi.

I nderuar trup gjykues,

Gjatë këtij procesi gjyqësor ne do të udhëtojmë prapa në kohë dhe ngjarje që kanë ndodhur 25 vjet më parë. Ua kujtoj të gjithëve që ta keni parasysh që mbamendja 25 vjet më vonë është e mjegulluar. Realiteti po ngatërrohet me opinione dhe agjenda të ndryshme. Spekulimet po shndërrohen në fakte.

Gjithashtu, emocionet, motivet apo mllefet politike të secilitdo akter politik nuk duhet të kuptohen si fakte në këtë sallë. Kjo vlen edhe për disa botime e opinione pas luftës të ekzagjeruara apo të përshtatura të akterëve të ndryshëm të luftës.

Si në çdo shoqëri demokratike, edhe tek ne jo çdo bashkëluftëtar i luftës ka qenë bashkudhëtar apo bashkëmendimtar në proceset politike të pasluftës. Në raste jo të pakta, ambicia, interesat politike e egoja personale tejkaluan të vërtetën dhe realitetin për rrëfimin e UÇK-së dhe vetë historisë së Kosovës. Njerëzit mbajnë mend atë që duan të besojnë se është e vërtetë, por ne kemi një dëshmi historike dhe faktike të regjistruar në atë kohë. Ne duhet të kthehemi tek ato dëshmi, sepse aty do të zbulohet e vërteta.

Më vjen keq që nuk do të kemi mundësi t’i dëgjojmë në këtë gjykatë dëshmitë e sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, sekretarit të jashtëm, Robin Cook, senatorit Robert Dolle, ambasadorit Richard Holbrooke, shefit të parë të UNMIK-ut në Kosovë, të presidentit Ibrahim Rugova, të profesor Fehmi Aganit, të Adem Demaçit dhe të liderëve të tjerë. Ata do të kishin dëshmuar në emrin tim për atë çfarë kam thënë dhe bërë gjatë asaj kohe shumë të rëndësishme në historinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Jam i lumtur që shumë të tjerë si ata, vendorë e ndërkombëtarë, janë të gatshëm të dëshmojnë për pafajësinë time.

Ne besuam në veten tonë, në vendosmërinë tonë, për të qenë të lirë. Të gjithë ne në Kosovë e dinim që gjatë gjithë kohës, se pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti të SHBA-së, nuk do të ishim kurrë të lirë dhe të pavarur. Ne në Kosovë gjithmonë kemi mbështetur drejtësinë, e drejtësinë ndërkombëtare në veçanti.

Kur raporti i Dick Martyt para 13 vjetësh mbushi titujt e mediave ndërkombëtare me akuza të sajuara për trafikim organesh nga UÇK-ja dhe nga unë, unë menjëherë i kërkova bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare më tha se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi, se nuk kishte trafik organesh dhe se shtëpia e verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë, edhe UÇK-ja, edhe populli i Kosovës, gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Kjo sakrificë ia ka vlejtur.

Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër ndaj meje në përfundim të këtij procesi.

Unë besoj te Tribunali i Hagës, UNMIK-u, EULEX-i dhe Dhomat e Specializuara. Unë jam intervistuar nga këta mekanizma, qoftë në cilësinë e dëshmitarit apo të dyshuarit. Çdo bashkëpunim i imi me të gjithë këta akterë ndërkombëtarë ka qenë në interes të drejtësisë dhe plotësisht transparent, qoftë në Prishtinë, qoftë në Hagë. Gjithçka tjetër që thuhet është e paqëndrueshme. Prandaj, askush nuk duhet dhe nuk mund ta shkruajë historinë, ky është çmimi i lirisë. Unë besoj në paqe, të vërtetën, pajtim dhe drejtësi. Unë besoj që ky proces do të jetë i drejtë, transparent dhe i shpejtë.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

3 VITE ME PARE

'Ka dëshmuar fshehurazi në Hagë'/ Thaçi u përgjigjet akuzave të Prokurorisë: Çdo bashkëpunim i imi ka qenë në interes të drejtësisë

 
Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Hashim Thaçi

HAGË- Ish-presidenti Hashim Thaçi iështë përgjigjur akuzave të Prokurorisë një ditë më parë, ku u deklarua se Thaçi ka dëshmuar disa herë fshehurazi në Hagë. Ish-presidenti ka mohuar pretendimet e Prokurorisë duke argumentuar se çdo bashkëpunim me drejtësinë ka qenë transparent qoftë në Hagë apo në Prishtinë. Thaçi gjithashtu deklaroi sot se bashkëpunimi i tij ka qenë në interes të drejtësisë.

 “Unë jam intervistuar nga gjithë mekanizmat ndërkombëtar, qoftë si dëshmitar apo i dyshuar. Çdo bashkëpunim i imi ka qenë në interes të drejtësisë, dhe plotësisht transparent, qoftë në Prishtinë qoftë në Hagë. Gjithçka çka thuhet tjetër është e paqëndrueshme”, ka thënë Thaçi gjatë fjalës së tij sot.

Prokurori i Specializuar, Alex ëhiting dje ka deklaruar se Hashim Thaçi ka dëshmuar disa herë fshehurazi në Hagë.

Me fjalimin e Thaçit ka përfunduar edhe paraqitja e deklaratës hyrëse nga ekipi i tij mbrojtës. Në pjesën tjetër të seancës, për 45 minuta do të flasin nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit. Ndërsa më vonë pritet që të flasë pa betim edhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

3 VITE ME PARE

'Më vjen keq që në këtë proces s'mund të dëshmojnë Albright, Rugova e Demaçi'/ Thaçi: Tashmë bota e di që “shtëpia e verdhë” s'ka ekzistuar kurrë

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Hashim Thaçi

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalimin e tij në seancën gjyqësore në Hagë ka thënë se pret të shfajësohet nga të gjitha pikat e aktakuzës. Ai ka deklaruar se ‘shtëpia e verdhë’ nuk ka ekzistuar asnjëherë. Ish-presidenti ka shtuar se historia nuk mund të rishkruhet, dhe se duhet kthyer te dëshmitë sepse vetëm aty mund të zbulohet e vërteta. 

“Kur raporti i Dicky Marty mbushi titujt e lajmeve me akuza të sajuara për trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës dhe nga unë, unë menjëherë kërkova nga bashkësia evropiane të bëjë një hetim të pavarur, bashkësia më tha se një gjykatë e veçantë ishte e nevojshme për të hequr rënë e zezë të akuzave për trafikim organesh. Bota tani e dinë se si rezultat i procesit se nuk kishte trafikim organesh dhe shtëpia e verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK dhe gjithë shqiptarët janë shfajësuar. E vërteta është thënë dhe reja e zezë është hequr”, tha mes tjerash ai.

Ai gjithashtu është shprehur se i vjen keq që për pafajësinë e tij nuk mund të dëshmojnë disa figura të larta si Ibrahim Rugova, Madeleine Albright, Fehmi Agani, Richard Hoolbroke, Adem Demaçi e të tjerë.

Më vjen keq që nuk do të kemi mundësi që në këtë gjykatë të dëgjojmë dëshmitë e sekretares së shtetit, Medeleine Albright, sekretarit të jashtëm Holdbrooke, Demelio, presidentit Ibrahim Rugova, profesor Fehmi Agani, Adem Demaçi. Ata do të kishin dëshmuar në emrin tim për atë që kam thënë dhe bërë gjatë asaj periudhe shumë të rëndësishme në historinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Thaçi tha se çdo bashkëpunim i tij me ndërkombëtarët është transparent dhe i drejtë. Me fjalimin e Thaçit ka përfunduar edhe paraqitja e deklaratës hyrëse nga ekipi i tij mbrojtës. Në pjesën tjetër të seancës, për 45 minuta do të flasin nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit. Ndërsa më vonë pritet që të flasë pa betim edhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

3 VITE ME PARE

ZBARDHET biseda telefonike Thaçi-Clinton pas çlirimit të Kosovës: Respektimi i të drejtave të njeriut dhe pakicave është shumë e rëndësishme

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Hashim Thaçi dhe Bill Clinton

HAGË- Ish-kreydiplomati kosovar, Petrit Selimi teksa po sot po zhvillohet procesi i gjykimit kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-bashkëluftëtarëve të tij ka publikuar një transkrip nga biseda telefonike e zhvilluar nga presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-presidenti Hashim Thaçi pas çlirimit të Kosovës më 20 qershor të vitit 1999. Në këtë bisedë zbulohet se Clinton ka falenderuar Thaçin për nënshkrimin e marrëveshjes, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se një gjë e të tillë e ka bërë për të përparuar drejt paqes dhe krijimit të stabilitetit në Kosovë dhe rajon. Gjithashtu në telefonatën e zhvilluar në qershorin e 1999, Clinton ka theksuar se qëndrimi i Thaçit për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteve është shumë i rëndësishëm.

"Transkripti i një bisede telefonike mes presidentit amerikan Bill Clinton dhe liderit kosovar Hashim Thaçi, 25 qershor 1999. Presidenti Clinton: "Deklarata juaj për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave është shumë e rëndësishme [...] Pres me padurim t'ju takoj dhe e admiroj lidershipi juaj”, shkruan Petrit Selimi. 

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

3 VITE ME PARE

Ish-këshilltar i Thaçit: Prokuroria e 'Speciales' ka devijuar të vërtetën e UÇK-së

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Adil Behramaj

HAGË- Ish-këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Prokuroria e Speciales e ka devijuar të vërtetën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Facebook', Behramaj tha se beteja në Hagë është juridike.

Prokuroria e Speciales e ka devijuar të vërtetën e luftës së UÇK-së dhe e deformuar historinë tonë. Betejë në Hagë më së paku është juridike. Kjo aktakuzë filloi të shpartallohet qysh sot me të vërtetën e popullit tonë, që të gjithë ne e kemi jetuar”, është shprehur Behramaj.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

3 VITE ME PARE

Avokati i Thaçit zbulon MESAZHIN e Joe Biden për ish-presidentin në vitet '99: E di që nuk e kontrollon ti UÇK-në

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Joe Biden dhe Hashin Thaçi

HAGË- Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka zbardhur para trupës gjykuese në Hagë, një takim që ish-presidenti ka zhvilluar në vitin 1999 me Joe Biden, tashmë president i SHBA. Kehoe ka zbuluar mesazhin e Biden ndaj ish-presidentit Thaçi. “Unë e di që ti nuk e kontrollon UÇK-në”, i ka thënë Biden ish-presidentit të Kosovës. 

Bombardimet funksionuan dhe edhe pse zoti Thaçi më tregon teksa u takova me të për disa orë se si ai bëri diçka – kjo është një mori e keqe. Ndikimi në rritje i UÇK-së në këtë proces ishte pikërisht ai, në rritje. Asnjë provë, asnjë. Ju mund të flisni për 1,500 luftëtarë, jo për 10,000. Më pyeti zoti Thaçi, më tha, jeni 29, si unë, kur ju morët detyrën. Keni ndonjë këshillë? Unë i thashë, mirë, nëse po pyesni, jam i lumtur t’ju them, megjithëse rrethana shumë të ndryshme. Ai tha, cila është këshilla juaj? I thashë nr. 1, mos e merr veten shumë seriozisht dhe, nr. 2, kupto se e di që ti e di që nuk e kontrollon ti UÇK-në”, ka shpjeguar avokati i Thaçit. 

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

3 VITE ME PARE

'Lufta na u imponua dhe ne bëmë atë që do të bënte çdo liridashës'/ Dëshmia e Thaçit: Sakrifica ia vlejti, reja e zezë mbi Kosovën u hoq

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Hashim Thaçi

HAGË-  Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dëshmuar se është i pafajshëm para trupave gjykuese në Hagë, në ditën e dytë të gjykimit të tij dhe tre ish-krerëve të UÇK-së Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Ai ka mohuar pretendimet e Prokurorisë, ndërsa shprehur keqardhje dhe dhimbje për të gjithë viktimat. Thaçi gjithashtu është shprehur se i vjen keq që për pafajësinë e tij nuk mund të dëshmojnë disa figura të larta si Ibrahim Rugova, Madeleine Albright, Fehmi Agani, Richard Hoolbroke, Adem Demaçi e të tjerë.

“Sot po e nisim një rrugëtim së bashku drejt së vërtetës dhe drejtësisë. Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat. Unë jam i pafajshëm, por i gatshëm të kem sukses në këtë rrugëtim. Isha student në Zvicër kur ndodhi masakra ndaj familjes Jashari. Unë, sikurse edhe shumë të tjerë, u kthyem nga atje në Kosovë. Lufta na u imponua dhe ne e bëmë atë që do ta bënte çdo popull liridashës. Më vjen keq që këtu në këtë proces nuk mund të dëshmojnë Albright, Holdbrooke, Demelio, Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Adem Demaçi. Ata do të dëshmonin në emrin tim", tha ai. 

Ai ka përmendur raportin e senatorit zviceran, Dick Marty, ku përmendej “trafikimi i organeve dhe shtëpia e verdhë”. Thaçi tha se ndërkombëtarët i kishin thënë se duhej themeluar gjykata në mënyrë që të largohej reja e zezë mbi Kosovën.

“Bota tani e di qe nuk kishte trafikim organesh dhe ‘shtëpi të verdhë’. Tani e dimë unë, dhe populli jemi shfajësuar nga kjo. Reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Sakrifica ia ka vlejtur. Pres te shfajësohem nga çdo akuzë në fund të këtij procesi. Kam besim se ky proces do të jete i drejtë dhe transparent”, ka thënë Thaçi.

Me fjalimin e Thaçit ka përfunduar edhe paraqitja e deklaratës hyrëse nga ekipi i tij mbrojtës. Në pjesën tjetër të seancës, për 45 minuta do të flasin nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit. Ndërsa më vonë pritet që të flasë pa betim edhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

3 VITE ME PARE

'Nuk mund të nënshkruante asgjë pa miratimin e tyre'/ Avokati i Thaçit: Ai nuk kishte pushtet mbi komandantët e zonave, nuk e kontrollonte UÇK-në

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Hashim Thaçi

HAGË- Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, George Keohe ka dëshmuar se Thaçi nuk ka pasur ndikim mbi komandantët e zonave. Ai githashtu ka deklaruar se ish-presidenti nuk mund të nënshkruante asnjë marrëveshje pa miratimin e tyre. Keohe ka përmendur shkarkimin e Azem Sylës nga pozita e komandantit nga komandantët e zonave, ndërsa Hashim Thaçi ishte udhëheqës i delegacionit të Kosovës në Rambuje.

Z.Thaçi ishte përzgjedhur udhëheqës i delegacionit të Kosovës në Rambuje. Nuk kishte kontroll atëherë mbi UÇK-në. Hashim Thaçi nuk mund ta nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë pa pëlqimin e komandantëve të zonave. Ata kishin aq pushtet sa shkarkuan komandantin Azem Syla, edhe Azem Syla ndodhej në Rambuje. Pa i marrë mendim Thaçit apo Azem Sylës, apo askujt tjetër, Azem Syla u shkarkua si komandant dhe u zëvendësua nga Sylejman Selimi. Kjo na çon kah struktura komanduese që paska pushtet efektiv, komandues dhe kontrollues në të gjitha qendrat e ndalimit që përshkroi ZPS-ja djeKy fakt mjafton se nuk ka pasur strukturë komanduese apo kontrolluese nga Hashim Thaçi. Ai nuk kishte kontroll efektiv mbi UÇK-në, dhe as pushtetin përfundimtar mbi UÇK-në. Rambujeja dëshmoi se Thaçi nuk mund të ndalonte apo kontrollonte krimet që kryheshin nëpër zona. Pushteti real iu takonte komandantëve të zonave. Dëgjuam katër orë dhe asnjëherë nuk u përmend fakti që komandanti u shkarkua nga komandantët e zonave përderisa ai ndodhej në Rambuje”, tha Keohe, raporton Nacionale.

Avokati i Thaçit përmendi edhe Adem Demaçin si përfaqësues suprem politik në UÇK.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

3 VITE ME PARE

PROVAT/ Avokati i Thaçit, publikon deklaratën e njërit prej komandantëve: Rrustem Mustafa kërcënoi Thaçin dhe delegacionin në Rambuje

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Gregory Kehoe

HAGË- Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Gregory Keohe ka vijuar me publikimin e provave që synojnë të bindin trupin gjykues në Hagë për rolin e vërtetë të Thaçit në UÇK. Keohe ka publikuar prova të cilat dëshmojnë se komandantët e zonave kanë patur autoritetet mbi ish-presidentin Thaçi. 

Ai ka publikuar një video ku flet Rrustem Mustafa, komandant i zonës së Llapit. Ky i fundit kishte treguar se ka kërcënuar Thaçin dhe delegacionin në Rambuje nëse e nënshkruajnë marrëveshjen.

Më kujtohet që i kemi kërcënuar nëse i nënshkruani. U kemi thënë se kemi raketahedhës dhe në momentin e parë do ta rrëzojmë aeroplanin tuaj”, dëgjohet teksa thotë Mustafa.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

3 VITE ME PARE

Gjyqi në Hagë/ Avokati nxjerr provat me VIDEO, deklarata e Thaçit në '99: Banesat dhe monumentet u shkatërruan! THIRRJA për tolerancë dhe unitet etnik

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Hashim Thaçi

HAGË- Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiç ka prezantuar para tupës speciale gjykuese në Hagë prova me video të ish-presidentit në kohën kur ai qeveriste me Qeverinë e Përkohshme. Sipas Mishetiç, në intervistën e bërë në qershor të 1999, Thaçi bënte thirrje për tolerancë dhe përfshirje etnike.Thaçi gjithashtu tregonte në atë kohë se po distancohej nga veprimet siç i quan të pandërgjegjshme të thyerjeve dhe të monumenteve të vendosura nga serbët, si dhe me shkatërrimin e banesave atëkohë.

Është e vertëtë që kohëve të fundit, sidomos pas përfundimit të luftës, kemi pas një dukuri jo të mirë jo të ndershme jo të përgjegjshme për situatën nga individë apo grupe të caktuara të cilët janë marrë me thyerje të banesave me keqpërdorime të simboleve te UCK-së, me plackitje, thyerje djegie, shkatërrime edhe me thyerjen e monumenteve dhe busteve të vëna nga serbët kjo është një dukuri që neve na ka penguar dhe shqetësuar. Qeveria e Përkohshme e Kosovës distancohet nga veprime të pandërgjegjshme”, u shpreh Thaçi, transmeton Express.

Thirrje publike për tolerantë dhe unitet etnik”, vlerësoi avokati Mishetiç. 

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

3 VITE ME PARE

Avokati i Thaçit: Ai s'kishte lidhje me operacionet luftarake në terren, UÇK-ja drejtohej nga Adem Demaçi

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Gregory Keohe

HAGË- Vijon seanca e dytë e gjyqit në Hagë. Fjalën e ka marrë avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Keohe i cili ka hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë ndaj UÇK-së lidhur me sulmet dhe keqtrajtimin e LDK-së. Keohe ka dëshmuar se UÇK-ja dhe FARK-u (krahu i djathtë i LDK-së), po përpiqeshin të bashkohehin. 

Dëgjuam dje shumë informacion lidhur me UÇK-në që luftonte LDK-në dhe se LDK-ja ishte pjesa e ‘kundërshtarëve’ që UÇK-ja ishte pas tyre, por FARK-u është krahu ushtarak i LDK-së. Ata po përpiqeshin të bëheshin pjesë e LDK-së, pra e kësaj dorës së zgjatur të LDK-së, ndërsa përpjekja është që të bashkohen të dyja këto njësi”, tha ai.

Kehoe tha se Hashim Thaçi nuk kishte asnjë lloj përgjegjësie për operacionet luftarake në terren. Kompetencat e UÇK-së, sipas avokatit, i përfaqësonte Adem Demaçi, si përfaqësuesi më i lartë i UÇK-së. 

Nëse do të shikojmë se kush ishte në takim – ndërkohë që themi se z.Thaçi është i rëndësishëm, ndërkohë që z. Thaçi s’ka qenë fare në takim. Kush do ta merrte vendimin? Personat që ishin anëtarë ose pjesëtarë të këtij takimi ishin Adem Demaçi, Bujar Bukoshi, një përfaqësues i UÇK-së dhe një përfaqësues i LDK-së. As nuk përmendet fare Hashim Thaçi. Nuk mendohej, as nuk përceptohej që ishte një vendimmarrës i rëndësishëm ose një person që ata duhet ta identifikonin në mënyrë që ta krijonin këtë lloj unifikimi të UÇK-së”, tha Kehoe.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës.  Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm. 

3 VITE ME PARE

Gjyçi në Hagë/ Pas avokatit, fjalën do e marrë Thaçi

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Hashim Thaçi

HAGË- Ish-presidenti Hashim Thaçi pritet të japë dëshminë e tij pas përfundimit të deklaratës së dy avokatëve të tij, Gregory Keohoe dhe Luka Mistetiç. Thaçi do të japë qëndrimin e tij lidhur me akuzat e Prokurorisë në nisje të procesit gjyqësor ndaj tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit. 

Fjala e Hashim Thaçit pritet të zgjasë rreth 5 minuta sikurse ka thënë avokati i tij Misetiç. Pas Thaçi fjalën do e marrë avokati Gregory Keohe deklarata e të cilit pritet të zgjasë 3 orë, ku do të shplasen përfundimet e mbrojtjes ndaj ish-kreut të UÇK. 

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës.  Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm. 

3 VITE ME PARE

FOTOT- Avokati prezanton krimet serbe në Kosovë, Jakup Krasniqi qan

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Jakup Krasniqi

HAGË- Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës njëherësh edhe njëri nga i akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, Jakup Krasniqi, është parë duke qarë në seancën e sotme gjyqësore. Në seancën e sotme, Krasniqi u pa fortë i emocionuar e me lot në sy teksa Gregory Keohe, avokati i ish-presidentit, Hashim Thaçi, po fliste për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Po ashtu, avokati i Hashim Thaçit ka publikuar pamje të ndryshme të masakrave dhe bombardimeve të NATO-s, të cilat gjithashtu e kanëemocionuar Jakup Krasniqin.

PAMJET NGA GJYQI:

3 VITE ME PARE

Gjyqi i Hagës/ Mbrojtja: Thaçi s’kishte kontroll në UÇK, e kërcënonin me jetë para se të nënshkruante ‘Rambujenë’

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Gregory Kehoe

KOSOVË- Sot, në ditën e dytë të gjyqit, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka nisur deklaratat hyrëse për rastin e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe ka deklaruar se Thaçi nuk kishte më kontrollin e UÇK-së dhe kjo u dëshmua në procesin e negocimit të marrëveshjes së 'Rambujesë', prej së cilës ai është kërcënuar me jetë.

'Sa i takon aftësisë të Thaçit për të nënshkruar marrëveshjen e Ramubjesë, kjo vjen për shumë arsye. Kjo vjen sepse duhej autorizimi i Adem Demaçit. Gjatë konferencës, Thaçi u largua nga Rambuje për të marrë miratimin e Demaçin. Sepse ishte kundër, nuk përfshinte pavarësinë e Kosovës",-deklaroi avokati. 

'Ti nuk po më kupton, nëse pranoj do kthehem në shtëpi dhe do të më vrasin”- kishte thënë Thaçi.

"Komandantët e zonës kanë kërcënuar që të mos bëhej nënshkrimi i marrëveshjes së Rambujesë ndryshe do të kishte pasoja. Hashim Thaçi nuk kontrollonte UÇK-në e bënin komandantët e zonave.  Thaçi po përpiqej të përparonte pozicionin e UÇK-së dhe ti jepte fund luftës. Nuk nënshkroi pa aprovimin e komandantëve të zonës.’- tha avokati.

Kujtojmë se një ditë më parë, të hënën, u dëgjuan Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndërsa sot do të mbajë fjalën, secili nga ekipet e mbrojtjes.

3 VITE ME PARE

Avokati i Thaçit: UÇK ka luftuar për atdheun, i vetmi rrezik ka qenë policia ushtarake jugosllave

Dita e DYTË e gjyqit në Hagë/ Krasniqi përlotet në
Gregory Kehoe

HAGË-Sot, në ditën e dytë të gjyqit, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka nisur deklaratat hyrëse për rastin e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, nisi deklaratën e tij duke thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar për atdheun dhe ekzistencën e tyre.

Kehoe tha se i vetmi rrezik në atë kohë ka qenë policia jugosllave.

UÇK ka luftuar për ekzistencën e tyre dhe për atdheun. I vetmi rrezik ekzistencial ishte policia ushtarake jugosllave”, tha ai.

Prokuroria tha një ditë më parë se katër të akuzuarit kishin themeluar një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” që gjatë periudhës së luftës kishte shënjestruar personat që i ka konsideruar kundërshtarë të UÇK-së. Në ditën e parë të gjyqit u shfaqën prova të prokurorisë në formë të komunikatave të UÇK-së, intervistave televizive, dokumentarëve e shënimeve personale të disa prej të akuzuarve./Dosja.al

kosova ne hage

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë