LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit në KiE, Osmani dhe Kurti: Ditë e madhe për Kosovën! (REAGIMET)

• Mbrëmjen e sotme, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në KiE. • Votimi kaloi me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenime. • Menjëherë pas votimit ka reaguar kryeministri i Kossovës, Albin Kurti, i cili shprehet se sot është një ditë e madhe për vendin e tij. • Gjithashtu edhe presidentja Vjosa Osmani shkruan se ky është një hap i madh për Kosovën, ndërsa ka falenderuar të gjithë deputetët e pranishën në Asamblenë Parlamentare të KiE. • Reagime ka pasur edhe nga Shqipëria. • Ministri i Jashtëm, Igli Hasani thotë se ky është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës. • Lideri i opozitës, Sali Berisha e ka cilësuar këtë hap si një arritje historik për Kosovën dhe kombin. • Ai më tej në reagimin e tij shtoi se ky hap është realizimi i një ëndrre fisnike të madhe të presidentit Ibrahim Rugova. • Fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës tashmë do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

11 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Votimi pro Kosovës në Asamblenë e KiE, Bardhi: Vlerësim për demokracinë e brendshme dhe paqen rajonale

Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit në KiE,
foto ilustruese

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka shprehur urimet e tij për Kosovën në votimin e Asamblesë Parlamentare pro anëtarësimit të saj në Këshillin e Europës.

Bardhi shkruan se kjo nuk është vetëm një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe proceset integruese të saj, por edhe një vlerësim për demokracinë e brendshme dhe paqen rajonale.

REAGIMI I PLOTË: 

Urime Kosovë!
Moment historik për Kosovën dhe popullin e saj që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi pro rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Kjo nuk është vetëm një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe proceset integruese të saj, por edhe një vlerësim për demokracinë e brendshme dhe paqen rajonale.

2 VITE ME PARE

Kosova një hap më afër anëtarësimit në KiE, vjen reagimi i parë nga Serbia: Ditë e turpshme

Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit në KiE,
Daçiç

SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se 16 prilli është “ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, pasi shumica e deputetëve të saj e mbështetën anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg.

Radiotelevizioni i Serbisë (RTS) e citoi Daçiçin të ketë thënë se Serbia do ta vazhdojë luftën e saj “me të gjitha forcat” në mënyrë që vendimi të mos miratohet në Komitetin e Ministrave më 16 maj.

“Ne do ta shohim vlerën e fjalës që bashkësia ndërkombëtare ia dha presidentit Aleksandar Vuçiq, se Kosova nuk do të pranohej në Këshillin e Evropës derisa ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndryshe do të jetë gënjeshtër përsëri”, tha Daçiç.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij, por Prishtina nuk e ka themeluar atë.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022 dhe bëri një hap përpara drejt anëtarësimit kur më 27 mars, Komisioni për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku thuhet se Kosova i plotësoi kushtet për t'u bërë anëtare e plotë e kësaj organizate ndërkombëtare.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës, e themeluar më 1949. Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

Në dy raste, Serbia votoi kundër kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, megjithëse asaj i kërkohet të mos e kundërshtojë anëtarësimin e vendit fqinj në asnjë organizatë ndërkombëtare në përputhje me Marrëveshjen Bazë që palët e arritën në dialogut e ndërmjetuar nga BE-ja në shkurt të vitit 2023.

BE-ja thotë se Marrëveshja Bazë është ligjërisht e detyruese për Kosovën dhe Serbinë. Por, zyrtarët e Beogradit kanë thënë vazhdimisht se nuk do t’i zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

Marrë nga REL

2 VITE ME PARE

Iu dha drita jeshile në Asamblenë e KiE, Meta: Votë plotësisht e merituar, Kosova shembull i rajonit

Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit në KiE,
votimi ne asamble

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Kosovën për hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Meta shkruan se votimi në Asamblenë Parlamentare të KiE, ishte plotësisht e merituar.

Ai thotë se ishte çertifikim i arritjeve të shkëlqyera, që e kanë bërë Kosovën një shembull në rajon për demokracinë funksionale, sundimin e ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

POSTIMI I METËS:

URIME KOSOVË!

Një vendim historik dhe ditë e madhe për Kosovën, vota në favor të aplikimit për t’u bashkuar me Këshillin e Europës.
Plotësisht e merituar dhe çertifikim i arritjeve të shkëlqyera, që e kanë bërë Kosovën një shembull në rajon për demokracinë funksionale, sundimin e ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, faktor paqeje dhe stabiliteti.

Faleminderit të gjithë deputetëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që votuan sot pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës! Disa faqezinj u përpoqën ta pengojnë! Por dështuan, dhe prapë do të dështojnë!

2 VITE ME PARE

Edhe një hap tjetër pranë anëtarësimit në KiE, Rohde: Tani pesha e rëndë, Kosova duhet t’i bindë ministrat me veprime

Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit në KiE,
Jorn Rohde

KOSOVË- Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Në lidhje me këtë hap ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Rohdë shkruan se duke fituar zemrat dhe mendjet në Asamble Kosova fitoi pothuajse 80% të votave. Ai më tej shkruan se tani Kosova duhet t’i bindë ministrat me veprime.

“Duke fituar zemra dhe mendje në @PACE_Neëssot: Aplikimi për anëtarësim i Kosovës fitoi pothuajse 80% të votave. Tani vjen pesha e rëndë për të siguruar shumicën e nevojshme 2/3 në Komitetin e Ministrave në maj, Kosova duhet të bëjë atë që duhet për të bindur me meritë dhe veprime”, ka shkruar ai në “X”.

Fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës tashmë do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

2 VITE ME PARE

Votimi në Asamblenë e KiE, Rama: Një hap historik sapo u hodh, Kosova mori çka i takonte!

Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit në KiE,
foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehet se sot është hedhur një hap historik.

Ai shkruan se Asambleja i dha Kosovës atë çka i takonte. Rama shkruan se Kosova është një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm që i mungon mozaikut europian të KiE. 

POSTIMI I PLOTË:

NJË HAP HISTORIK SAPO U HODH NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PRANIMIN E KOSOVËS SI ANËTAR I KOMUNITETIT TË SHTETEVE TË KiE

Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës
Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur:
VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm

Forca KOSOVË

2 VITE ME PARE

"Shpresoj ta shoh anëtare në KiE", Viola von Cramon: Hap i rëndësishëm për Kosovën

Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit në KiE,
viola von cramon

BRUKSEL -Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon ka reaguar pas votimit të mbrëmjes së sotme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. 

Ajo e ka quajtur hap të rëndësishëm mbështetjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Von Cramnon ka uruar Kosovën për këtë arritje teksa shpreson që së shpejti ta shoh si anëtare të plotë në Këshillin e Europës.

2 VITE ME PARE

Asambleja i hapi rrugë anëtarësimit në KiE, Osmani: Edhe një hap! Zëri i europianëve është dëgjuar

Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit në KiE,
Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të cilët votuan për avancimin e vendit drejt anëtarësimit në KiE.

Përmes një reagimi në "x: Osmani ka falenderuar deputetët e Asamblesë. Osmani më tej shkruan se zëri i europianëve është dëgjuar! 

“Faleminderit të gjithëve deputetëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që votuan pro Kosovës anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës sot! Një falënderim i madh për delegacionin tonë dhe të gjithë ata që mbështesin vazhdimisht popullin e Kosovës. Edhe një hap!”, shkruan Osmani.

Fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës tashmë do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

2 VITE ME PARE

Kosova në Këshillin e Europës/ Berisha: Kjo është një arritje historike, është realizimi i një ëndrre fisnike

Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit në KiE,
Berisha

TIRANË- Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Në lidhje më këtë hap të rendësishëm ka reaguar kreu i PD-së, Sali Berisha. Berisha në reagimin e tij e ka cilësuar këtë hap si një arritje historik për Kosovën dhe kombin.

Ai më tej në reagimin e tij shtoi se ky hap është realizimi i një ëndrre fisnike të madhe të presidentit Ibrahim Rugova. Berisha tha se ky është realizimi i një ëndrre të mijëra e mijëra vajzave dhe djemve të Kosovës që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe evropiane.

Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionare të shpresës, dinjitetit, lirisë së individit dhe shoqërisë shqiptare. Ju përshëndes me shumë mirënjohje, me shumë nderim, ju dhe oratorët tuaj.

Por sonte dua të përshëndes në emër tuaj dhe të PD, një ngjarje historike për Kosovën dhe kombin.
Sot, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi me mbi dy të tretat e të pranishmëve për Kosovën anëtare të Këshillit të Europës.

Për Kosovën e lirë dhe të pavarur.  Të dashur miq, kjo është një arritje historike, është realizimi i një ëndrre fisnike të madhe të presidentit Ibrahim Rugova. Realizimi i një ëndrre të mijëra e mijëra vajzave dhe djemve të Kosovës që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe evropiane.

Fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës tashmë do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

2 VITE ME PARE

Asambleja i hapi rrugë anëtarësimit në KiE, Kurti: Një ditë e madhe për Kosovën! Miratim kumbues i rekordit të shtetit tonë për demokracinë

Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit në KiE,
Kurti

KOSOVË- Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Në lidhje më këtë hap të rendësishëm ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti shkruan se kjo është një ditë e madhe për Kosovën.

“Një ditë e madhe për Kosovën, vota në favor të aplikimit tonë për t’u bashkuar me Këshillin e Evropës. Ky është një miratim kumbues i rekordit të shtetit tonë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, duke e sjellë Republikën e Kosovës një hap më afër anëtarësimit të plotë”, ka thënë Kurti.

Fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës tashmë do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

2 VITE ME PARE

Asambleja i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovës në KiE, Hasani: Një tjetër moment historik!

Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit në KiE,
igli hasani

TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i hapi rrugën anëtarësimit të Kosovës. 

Hasani shkruan se ky është një tjetër moment historik për Kosovën. Ai shprehet se është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës.

Fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës tashmë do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

POSTIMI I PLOTË:

Një tjetër moment historik për Kosovën!

Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj.

Është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës. Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane. Hapi tjetër: Komiteti i Ministrave

2 VITE ME PARE

Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit të Kosovës në KiE

Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit në KiE,
seanca

STRASBURG- Asambleja Parlamentare ka votuar PRO, Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia. Fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës tashmë do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

Po ditën e sotme, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë disa amandamente tjera që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Gjithashtu ditën e djeshme në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Europës u votua unanimisht pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim.

Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandon se vendi ika plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës. Fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës tashmë do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

kosove keshilli i europes vjosa osmani albin kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet