Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshjen e armëpushimit për t’i dhënë fund luftës në Gaza/ Trump: Pengjet do të lirohen së shpejti
Arrihet marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit 15 Janar, 18:28 Izraeli dhe Hamasi arrijnë mar...
Arrihet marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit 15 Janar, 18:28 Izraeli dhe Hamasi arrijnë mar...
Vdekja e 81-vjeçarit në Zall-Bastar, fëmijët e Xhemal Metës: Nuk kishte konflikte! Nuk ishim në dijeni për ...
26 vite nga masakra/ William Walker kryen homazhe në Reçak: Jam i mahnitur nga numri i njerëzve që vijnë këtu &c...
"Krenare për nismën", Meloni për marrëveshjen e energjisë me Shqipërinë: Çelësi për të ...
• Kreu i SPAK, Altin Dumani është dekoruar ditën e sotme nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken si “kampion i antikorrupsionit”. • Vlerësimi u bë sot më 9 Dhjetor në Departamentin e Shtetit nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken në një ceremoni ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë. • Gjatë fjalës së tij Blinken u shpreh se Dumani goditi politikanë të lartë. Ai shtoi se kreu i SPAK ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. • Blinken gjithashtu e quajti Dumanin një nga njerëzit më të besueshëm. • Në lidhje me vlerësimin e Dumanit ka reaguar Ambasada e SHBA në Tiranë. • Ambasada përmes një njoftimi në në rrjetet sociale, thekson se ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. • Gjithashtu ambasada e SHBA thotë se do të vazhdojë të punojë me Dumanin, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.
5 artikuj për këtë temë.
SHBA- Altin Dumani u nderua të hënën nga Departamenti i Shtetit si kampion i luftës kundër korrupsionit në Shqipëri për rolin e tij në drejtimin “e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) me integritet, profesionalizëm dhe guxim”.
Ai ishte mes 10 kampionëve të anti-korrupsionit nga e gjithë bota që u nderua të hënën nga Shtetet e Bashkuara.
“Korrupsioni gërryen qeverisjen demokratike, minon besimin tek qeveria dhe pengon zhvillimin, prandaj Departamenti i Shtetit promovon integritetin, transparencën dhe llogaridhënien si përparësi të politikës së jashtme dhe interesa thelbësore të sigurisë kombëtare”, thuhet në një njoftim të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.
Zoti Dumani u zgjodh në krye të SPAK-ut, Struktura Anti-Korrupsion që u krijua me mbështetjen e Shetetve të Bashkuara, para dy vjetësh në dhjetor të vitit 2022./VOA
SHBA- Kreu i SPAK, Altin Dumanin u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një ndër 10 kampionët globalë të luftës kundër korrupsionit për vitin 2024. Sekretari i Shtetit Anthony Blinken i dha dekoratën Altin Dumanit, ndërsa e vlerësoi punën e tij dhe të Prokurorisë së Posaçme.
Gjithashtu DASH ka postuar në rrjetin social 'X' edhe dekoratën e Dumanit. Ndërsa vlerësimit iu bashkua edhe Byroja kundër Narkotikëve, që i shprehën “urimet” Altin Dumanit, si një nga 10 kampionët e 2024.
“Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit e njeh Altin Dumanin si një kampion kundër korrupsionit për udhëheqjen e tij si Kryeprokuror i Posaçëm, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me integritet, profesionalizëm dhe guxim,”thuhej në postim.
Congratulations to ????????'s Altin Dumani, one of @StateDept’s 2024 Anti-Corruption Champions! #UnitedAgainstCorruption #ACCA2024 #IACD2024 pic.twitter.com/si10TpCczM
— US Dept of State INL (@StateINL) December 9, 2024
SHBA- Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi kreun e SPAK, Altin Dumani me çmimin e “Kampionit të antikorrupsionit”. Ambasada përmes një njoftimi në në rrjetet sociale, thekson se 'ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar’.
Gjithashtu ambasada e SHBA thotë se do të vazhdojë të punojë me Dumanin, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.
“Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, thuhet ne reagimin e ambasadës.
???????? Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në… pic.twitter.com/Saivqxoedl
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) December 9, 2024
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë një mesazh të fortë gjatë ndarjes së çmimeve për 10 kampionët antikorrupsion në të gjithë botën. Blinken thekson se se sistemi “non grata” do të vazhdojë për të gjithë ata që sfidojnë drejtësinë.
“Ne prandaj kemi vendosur sistemin non grata, për njerëzit problematikë, për ata që kanë bërë korrupsion. Dhe puna që kanë bërë këta njerëz është e jashtëzakonshme se ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme sepse kanë dhënë ndryshimin e perceptimin”, tha Blinken.
SHBA- Kreu i SPAK, Altin Dumani është dekoruar ditën e sotme nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken si “kampion i antikorrupsionit”. Vlerësimi u bë sot më 9 Dhjetor në Departamentin e Shtetit nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken në një ceremoni ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë.
Gjatë fjalës së tij Blinken u shpreh se Dumani goditi politikanë të lartë. Ai shtoi se kreu i SPAK ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Blinken gjithashtu e quajti Dumanin një nga njerëzit më të besueshëm.