LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

130 mijë $ Stormy Daniels për të ‘kyçur’ gojën! Trump mbërrin në New York një ditë para përballjes në gjykatë, izolohet në ‘kullë’, kërkesa: Seanca të mos mbulohet nga mediat

• Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur në Nju Jork pasi do të dalë para gjykatës ditën e nesërme. • Ai përballet me më shumë se 30 akuza penale të cilat lidhen me pagesën prej 130 mijë dollarësh ndaj yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels. • Trump ka kërkuar që seanca të mos ndiqet drejtpërdrejt nga mediat. Kërkesa u dorëzua në Gjykatë nga avokatët e Trump, por ende nuk është marrë një vendim. • Disa media, përfshirë CNN, i kanë kërkuar gjithashtu gjyqtarit që të bëjë publike aktakuzën. • Trump, i cili është zotuar të vazhdojë planet e tij presidenciale për vitin 2024, është presidenti i parë në historinë e SHBA-së që është përballur me akuza penale. • Gjithçka nisi në vitin 2016. • Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006.  • Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. • Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. • Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Nesër ai rrezikon arrestimin.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Nesër mund të arrestohet, Donald Trump mbërrin në 'Trump Tower', momenti kur përshëndet mbështetësit

130 mijë $ Stormy Daniels për të ‘kyçur’
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump zbarkoi në Nju Jork të hënën pasdite përpara gjykimit të tij historik në çështjen e parave të heshtura Stormy Daniels të martën. Turma njerëzish u mblodhën jashtë rezidencës së ish-presidentit ndërsa autokolona e tij u ndal para Trump Tower. 

Ai përshëndeti mbështetësit e tij, përpara se të futej brenda ndërtesës. Avokatët e tij kanë thënë se ai do të deklarohet i pafajshëm dhe ekipi i tij ligjor po përgatitet të shtojë një ekspert kushtetues mes frikës se gjyqtari i çështjes do të vendosë një urdhër për arrest.

Për çfarë akuzohet Trump?

Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’. Nesër ai mund të arrestohet.

3 VITE ME PARE

Gjyqi me pornostaren Daniels, Trump kundërshton kërkesën e mediave për të transmetuar seancë Live

130 mijë $ Stormy Daniels për të ‘kyçur’
Gjykata ne New York

SHBA- Avokatët e ish-presidentit Donald Trump i thanë një gjykatësi të Nju Jorkut të hënën se ata kundërshtojnë kërkesën e mediave për të transmetuar akuzën e Trump të martën.

Ne parashtrojmë se kërkesa e medias duhet të refuzohet sepse do të krijojë një atmosferë të ngjashme me cirkun në gjyq, do të ngrejë shqetësime unike të sigurisë dhe nuk është në përputhje me prezumimin e pafajësisë së Presidentit Trump”, tha ekipi i Trump në një letër drejtuar gjyqtarit të Gjykatës Supreme në New York, Juan Merchant.

Avokatët e Trump thanë në letrën e tyre drejtuar gjyqtarit në detyrë të Gjykatës së Lartë të Nju Jorkut, Merchan, se sipas rregullave të gjykatës, atij i kërkohet të marrë parasysh shqetësimet e mundshme të sigurisë.

“Siç është i vetëdijshëm, ky rast paraqet shqetësime të jashtëzakonshme sigurie (përfshirë shqetësimet e lidhura me Shërbimin Sekret) dhe ne parashtrojmë se çdo video ose fotografi e procedurave vetëm sa do t'i shtojë këto shqetësime serioze,” shkruan ata.

Ndër avokatët e Trump që nënshkruan letrën e re ishte dhe Todd Blanche, i cili së fundmi iu bashkua ekipit ligjor të ish-presidentit.

Për çfarë akuzohet Trump?

Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’. Nesër ai mund të arrestohet.

3 VITE ME PARE

Nesër del para Gjykatës, Trump punëson një avokat të ri kryesor për çështjen me pornostaren Daniels

130 mijë $ Stormy Daniels për të ‘kyçur’
Todd Blanche

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ka punësuar një avokat të ri për të shërbyer si avokat kryesor në mbrojtjen e tij kundër akuzave të ngritura nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhattanit. Trump ka punësuar Todd Blanche, i cili së fundmi ishte partner në firmën ligjore Cadwalader, Wickersham & Taft. Blanche ka përfaqësuar më parë menaxherin e fushatës së Trump, Paul Manafort dhe Igor Fruman, një ish-bashkëpunëtor i Rudy Giuliani, i cili ishte gjithashtu një figurë kyçe në gjyqin e parë të shkarkimit të Trump.

Joe Tacopina dhe Susan Necheles do të mbeten në ekipin ligjor të Trump. Punësimi i Blanche është parë nga disa persona pranë Trump si një mënjanim i Tacopina-s, i cili deri në këtë pikë ka qenë një nga avokatët më të përparuar që merret me mbrojtjen e Trump. Megjithatë, një këshilltar i lartë i Trump e kundërshtoi atë karakterizim dhe tha se shtimi i Blanche kishte për qëllim të shtonte më shumë fuqi ligjore në mbrojtjen e Trump.

Kur u kërkua nga Kaitlan Collins e CNN të premten nëse Tacopina ishte avokati i duhur në Nju Jork për ta çuar Trumpin në gjyq, një avokat tjetër që përfaqëson ish-presidentin, Tim Parlator, vuri në dukje një konflikt të mundshëm interesi.

Unë e di që Joe ka disa çështje të mundshme konflikti, duke pasur parasysh kontaktet e tij të mëparshme, me Stormy Daniels. Pra, kush është avokati i duhur, për ta çuar atë në gjyq, është diçka që klienti duhet të vendosë. Në fund të fundit, vendimi se kujt të qëndrojë pranë, para një jurie, është një vendim që mund ta marrë vetëm klienti," tha Parlatore.

Për çfarë akuzohet Trump?

Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’. Nesër ai mund të arrestohet.

3 VITE ME PARE

Nesër përballet me gjykatën, Trump fluturon drejt New Yorkut, izolohet në kullë

 
130 mijë $ Stormy Daniels për të ‘kyçur’
Donald trump

SHBA- Ish-Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka udhëtuar drejt New Yorkut ku nesër pritet të përballet me gjykatën. Këtë pasdite, Trump ka lënë shtëpinë e tij në Florida dhe ka fluturuar për New York. Mediat raportojnë se deri në përballjen me gjykatën, Trump do të qëndrojë në Kullën Trump në Manhattan.

Nesër ai do të përballet me akuzat e ngritura pas pagesave të bëra kundrejt yllit të pornografisë, Stormy Daniels.

Për çfarë akuzohet Trump?

Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’. Nesër ai mund të arrestohet.

3 VITE ME PARE

Avokati i Donald Trump: Jemi gati për betejën ligjore të ish-presidentit

130 mijë $ Stormy Daniels për të ‘kyçur’
Donald Trump

SHBA-  Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është gati për betejën e tij ligjore në një çështje që ka të bëjë me pagesa të fshehta, tha avokati i tij. Ish presidenti përgatitet të shkojë në gjykatë të martën ku do t’i lexohet aktpadia kundër tij. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias i hedh një vështrim procesit ligjor, i pari në histori ndaj një ish presidenti.

Avokati i ish-presidentit Donald Trump, Joe Tacopina, foli rreth synimeve të ekipit mbrojtës, kur u pyet në kanalin ABC se si ndihet klienti i tij për procesin që do të zvillohet të martën.

Ajo që shpresoj është të hyjmë dhe të dalim në gjykatë sa më shpejt të jetë e mundur. Zakonisht në raste të tilla, dalim para gjykatësit dhe deklarojmë pafajësinë. Vendosim afatet për të paraqitur mocionet, apo procedura të tjera dhe ecim përpara”.

Akuzat nuk janë bërë ende publike, por ekspertët ligjorë thonë se ato mund të përqendrohen në falsifikimin e supozuar të të dhënave financiare të kompanisë, që kanë të bëjnë me një pagesë për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels. Avokati Tacopina mendon se çështja ligjore është e dobët dhe e motivuar politikisht, por nuk ndan shqetësimet e zotit Trumpit se gjyqtari kryesor nuk do të jetë i paanshëm.

A mendoj se gjyqtari është i njëanshëm? Sigurisht që jo. Si mund të pajtohem për këtë, kur nuk kam pasur asnjë ndërveprim me gjyqtarin, që do të më bënte të besoja se ai është i njëanshëm”, tha avokati.

Ish-presidenti ka shprehur gjithashtu kritika të forta ndaj prokurorit Alvin Bragg, i cili ngriti aktakuzën. Kjo mund ta dëmtojë Donald Trumpin, tha ish-prokurori i qarkut të Manhattan, Cyrus Vance Jr. , kur u intervistua në emisionin “Meet the Press” të kanalit NBC.

“Kjo quhet ndërhyrje, ose kërcënim i funksionimit të qeverisë. Nëse e shton si akuzë dhe e paraqet para jurisë, kjo mund të ndryshojë mendjen e jurisë për seriozitetin e çështjes që po gjykon”.

Por nuk ka gjasa që gjykatësi ta detyrojë zotin Trump të mos flasë në publik për këtë çështje, apo për hetimet e tjera penale me të cilat përballet, tha avokati i tij në çështjen e dokumenteve të klasifikuara, Jim Trusty.

Mendoj se do të ishte shumë e vështirë për një gjykatës që të vendosë një urdhër të tillë për një person që kandidon për president dhe me një ndikim të thellë në këtë vend”.

Avokatët e Trumpit thanë se Shërbimi Sekret do të përfshihet si pjesë e masave të rrepta të sigurisë brenda dhe rreth gjykatës të martën, kur ish-presidentit pritet t’i merren shenjat e gishtërinjve dhe të fotografohet përpara se t’i lexohen akuzat me të cilat përballet. Zyra e zotit Trump thotë se ai pritet të mbajë një fjalim në pronën e tij në Mar-a-Lago të martën në mbrëmje. Donald Trumpi ndërkohë po bën fushatë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024./VOA

 

3 VITE ME PARE

Ekspertët për VOA: Aktakuza ndaj Trump, provë për demokracinë amerikane

130 mijë $ Stormy Daniels për të ‘kyçur’
Donald Trump

Të martën Donald Trump do të dalë para një gjykatësi në Manhatan, duke shënuar rastin e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që një ish-president përballet me akuza penale.

Por tani, vetë Trump përballet me akuza penale lidhur me pagesën prej 130 mijë dollarësh për të blerë heshtjen e një aktoreje filmash pornografikë në prag të zgjedhjeve të vitit 2016. Ish-Presidenti Trump ka mohuar çdo keqbërje dhe ka akuzuar prokurorin e Manhatanit, demokratin Alvin Bragg, për “gjueti shtrigash” të motivuar politikisht për të penguar kandidimin e tij për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.

Presidenti Biden nuk pranoi të komentonte kur u pyet nëse ishte i shqetësuar për protesta të mundshme.

Në Nju Jork, një grup i vogël protestuesish thonë se Trump duhet të përballet me një gjyq të drejtë përballë akuzave të ngritura nga një juri e përbërë nga amerikanë të zakonshëm.

Mbështetësit e Trump dolën në rrugët e qytetit West Palm Beach të Floridës, pranë vendit ku jeton ai. Trump pati bërë thirrje për protesta masive nëse ndaj tij ngrihej aktipadia. Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se mbarë bota do të shikojë nëse protestat do të jenë paqësore apo nëse do të ketë dhunë politike, siç ndodhi më 6 janar të vitit 2021 në ndërtesën e Kongresit.

“Vendet e tjera do të ndjekin me kujdes nëse kanë marrë fund prirjet e 6 janarit apo nëse ende egziston mundësia për trazira civile në Shtetet e Bashkuara”, thotë Michael Kimmage me Universitetin Katolik të Amerikës.

Një numër republikanësh të njohur e kanë denoncuar aktakuzën ndaj Trump si të motivuar politikisht. Mes tyre janë edhe ish-zëvendëspresidenti Mike Pence dhe guvernatori i Floridës Ron DeSantis. Ata shihen si konkurrentë të mundshëm përballë Trump për të marrë emërimin e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale.

Një eksperte i tha Zërit të Amerikës se kjo është shqetësuese.

“Jam shumë e zhgënjyer që ka udhëheqës republikanë, jo të gjithë, por disa prej tyre, të cilët e kritikojnë aktpadinë që nuk e kanë lexuar, sepse ende nuk është bërë publike”, thotë Cecile Shea me Këshillin e Çikagos për Çështjet Globale.

Në vitin 1974 Presidenti Richard Nixon dha dorëheqjen për të menjanuar ngritjen e padisë ndaj tij lidhur me skandalin Watergate. Nixon nuk u përball me akuza penale sepse u fal nga Presidenti Gerald Ford. Një numër vendesh demokratike kanë hetuar, ndjekur penalisht dhe në shumë raste, kanë dënuar dhe burgosur ish-udhëheqës, përfshirë Korenë e Jugut, Italinë dhe Francën. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu aktualisht po përballet në gjykatë me akuza për korrupsion.

Ekspertja Cecile Shea i tha Zërit të Amerikës se do të ishte shqetësuese nëse problemet ligjore të Trump marrin përmasa më të mëdha, pasi ai është kthyer pothuajse në një kult për mbështetësit e tij. Ajo vuri në dukje se klima politike në Shtetet e bashkuara është shumë më emocionale dhe e polarizuar krahasur me 50 vjet më parë kur Presidenti Nixon dha dorëheqjen./VOA

donald trump donald trump ne gjyq stormy daniels

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë