LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasje për hakmarrje! Ekzekutohet 31-vjeçarja në Kamëz, vëllai i viktimës: Autor është Dan Hutra

•Vritet me armë zjarri Etleva Kurti në Kamëz. •Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Besëlidhja". •31-vjeçarja u qëllua me armë zjarri nga një person. Kurti mbeti e vdekur në oborrin e shtëpisë. •Autori ka ndaluar makinën dhe ka shtënë tre herë. •Edhe pse është transportuar drejt spitalit të Traumës, ajo nuk ka mundur të mbijetojë. • Kurti jetonte së bashku me nënën e saj. •Viktima është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burg përjetë, ngjarje e ndodhur në 2018. Ky i fundit vrau një grua dhe bashkëshortin e saj. •Dyshohet se vrasja e 31-vjeçares ka ndodhur si shenjë hakmarrje. •Vladimir Kurti i dënuar përjetë është shprehur se e motra e tij është vrarë nga Dan Hutra, vrasësi i masakrës së Paskuqanit ku vrau 2 persona dhe plagosi 3 të tjerë.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Ku e ka shtëpinë Vladimir Kurti"/ Dan Hutra i vrau motrën armikut të burgut, nëna e Kurtit: Pashë vajzën përtokë

Vrasje për hakmarrje! Ekzekutohet 31-vjeçarja në Kamëz,
Shtepia

TIRANË- Dan Hutra, pasi ka bërë kasaphanën në banesën e ish-gruas së tij, ku vrau dy gratë e familjes dhe plagosi atë dhe nënën e saj, mësyhu tek objektivi i dytë, familja e Vladimir Kurtit. Nëna e Etleva Kurtit ka rrëfyer për oficerët e policisë se në momentin kur ndodhi krimi ka qenë nga pas banesës duke punuar, kur ka dëgjuar krisma të forta.

“Isha duke punuar nga pas shtëpisë kur dëgjova disa krisma. Kur dola para shtëpisë pashë gocën përtokë të vrarë”, ka rrëfyer nëna e viktimës, e cila ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Hutra i kishte planifikuar sulmin ndaj familjes së Kurtit. Pasi kishte ndalur makinën në zonën e Kamzës, kishte pyetur një banore të zonës se ku ishte shtëpia e Vladimir Kurtit, ndërsa kjo e fundit i kishte treguar vendndodhjen. Më pas ai ka hyrë në banesë, ku ka hapur zjarr në drejtim të 31-vjeçares, duke e lënë të vdekur në oborrin e shtëpisë, dhe më pas është larguar.

Opinioni u trondit sot nga krimet e një 40-vjeçari, një ish-i dënuar, vrasës i pashëruar që i mori jetën nga breshëria e kallashnikovit 3 grave të reja dhe plagosi tre të tjera, në tre zona të ndryshme të Tiranës.

3 VITE ME PARE

Vrasja në Kamëz, autori i dyshuar kishte lidhje me Etleva Kurtin! 31-vjeçarja e la kur përfundoi në burg

Vrasje për hakmarrje! Ekzekutohet 31-vjeçarja në Kamëz,
Policia

TIRANË- Dan Hutra, autori i dyshuar i vrasjes së 31-vjeçares Etleva Kurti në Kamëz dyshohet se ka pasur histori dashurie me të. E reja e braktisi kur ai ra në burg për vrasjen e gruas së tij të parë. Ai e qëlloi me armë zjarri Kurtin, teksa kjo e fundit ishte duke qëndruar në oborrin e shtëpisë.

40-vjeçari, Dan Hutra la të vdekur ditën e sotme Melvute Hysa, Hasime Dafku dhe Etleva Kurti, ndërsa të plagosur: Elena Hysa, Kujtime Hysa dhe Marjana Gurakuqi.

Rreth orës 12:30 në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamëz, Hutra plagosi me armë ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60 vjeçe dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysa 30 vjeçe, motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Ai plagosi edhe ish-të dashurën, Marajan Gurakuqin, ndërsa vrau me armë zjarri Etleva Kurtin.

3 VITE ME PARE

DINAMIKA/ '‘Serial killeri’ ende i lirë në Tiranë! Si i kreu Dan Hutra vrasjet e 3 grave, 40-vjeçari plagosi edhe 3 të tjera

Vrasje për hakmarrje! Ekzekutohet 31-vjeçarja në Kamëz,
Dan Hutra

TIRANË- Tronditet Shqipëria! Brenda 2 orësh, vriten 3 gra dhe plagosen 3 të tjera në kryeqytet, nga i njëjti person. 40 vjeçari Dan (Ramazan) Hutra u pajis ditën e sotme (1 Mars) me armë kallashnikov dhe thikë, me të cilat kreu krimet e rënda.

BILANCI:

Viktimat- Melvute Hysa. Hasime Dafku. Etleva Kurti.

Të plagosura: Elena Hysa, Kujtime Hysa, Marjana Gurakuqi.

Si ndodhën ngjarjet?

Ngjarja e parë. Para masakrës në Paskuqan, Dan Hutra plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi, ish e dashura e tij. Ai i mori asaj një shumë të madhe parash, e më pas u arratis. Ajo tha për grupin hetimor, se ishte dhunuar nga ish-i dashuri i saj.

Ngjarja e dytë, sipas Policisë, ndodhi rreth orës 13:00 në Paskuqan. Hutra, shkoi në shtëpinë e ish-partneres dhe qëlloi me armë zjarri, duke lënë të vdekura, Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Të plagosura mbetën Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.

Hutra hyri në banesën ku ndodheshin familjarët e ish bashkëjetueses së tij, me të cilën kishte edhe një vajzë 4 muajshe, dhe ka hapur zjarr ndaj gjithë të pranishmëve. Më pas u arratis me automjetin e tij tip ‘Benz c-class’. 

Ngjarja e tretë, pak orë më pas. Në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja” Etleva Kurti, u gjet e ekzekutuar me armë zjarri në shtëpinë e saj. Dëshmitarët deklaruan se autori qëlloi nga një makinë e zezë që u largua me shpejtësi. Vëllai i viktimës, Vladimir Kurti, tregoi nga burgu i Drenovës se autor është Dan Hutra, pasi është kërcënuar disa herë nga ai. 

Në një deklaratë të dhënë për mediat, zëdhënësi i policisë së shtetit, Gent Mullai bëri me dije se autori, Dan Hutra kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu ku prej vitit 2021 ishte dënuar për dhunë në familje. Policia po i heton të trija ngjarjet si një çështje e vetme. 

Një pistë hetimi është për gjakmarrje pasi vëllai i viktimës, Vladimir Kurti para disa vitesh i ka bërë një atentati një çifti, ku burri ka humbur jetën e ndërsa gruaja ka shpëtuar. 

Vrasje për hakmarrje! Ekzekutohet 31-vjeçarja në Kamëz,

PROFILI:

Në vitin 2003, Dan Hutra ka qenë i dënuar për heqje të lirisë së nënës së kunatës së tij dhe përdhunimin e kunatës tjetër. Për këtë krim ai ka vuajtur vetëm 3 vite burg. Pasi ka dalë nga burgu, Hutra u fejua me Dafina Havaljan, e cila do të përfundonte në tragjedi. Më 11 Dhjetor 2007, Hutra vret ish-të fejuarën. Sipas hetimeve asokohe, Hutra dyshonte për një tradhti.

Ai u dënua me 24 vjet burg për vrasje me paramendim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i mbetën për të vuajtur vetëm 16 vjet burg. 

Rasti i fundit ka ndodhur më 16 Qershor të vitit të kaluar! Hutra ishte vënë në pranga, por u lirua më 16 Shkurt të 2023-shit për dhunë në familje.

3 VITE ME PARE

Sot iu vra motra në oborrin e shtëpisë për gjakmarrje! Kush është Vladimir Kurti, vrau Agim Bucin brenda dyqanit

Vrasje për hakmarrje! Ekzekutohet 31-vjeçarja në Kamëz,
Vladimir Kurti

TIRANË-Ditën e sotme, u ekzekutua Etleva Kurti për gjakmarrje. Ajo është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Buci. Kjo ngjarje ka qenë e dyshuar fillimisht se erdhi një tentativë grabitjeje, dhe u dënuan nga shkalla e parë e gjykatës dy autoret e dyshuar, Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hoden. Më pas, pati një zhvillim të bujshëm nëntorin e kaluar kur njëri prej të dënuarve deklaroi se mori para për të bërë vrasjen.

Në një seancë në Gjykatën e Apelit Tiranë, Vladimir Kurti ka pranuar që te bashkëpunojë me drejtësinë duke dëshmuar para gjykatës se vrasja e Agim Bucit nuk ishte si pasoje e grabitjes, por ata ishin të paguar për ta vrarë Agim Buçin nga Albert Zaja, dhe ai nuk ka folur me herët për këtë fakt, pasi ishte i frikësuar nga një hakmarrje e mundshme.

Si ndodhi ngjarja? Agim Buçi, gruaja e tij Rita Buçi bashkë me djalin e tyre të mitur ishin duke mbyllur marketin. Në këtë kohë më armë në dorë ka hyrë në dyqan dhe Vladimir Kurti, ndërsa Hoda ka qenë me thikë. Ata kishin bërë planin më para se donin të grabisnin xhiron e ditës, por kanë hasur në rezistencën e çiftit, të cilët kishin dhe fëmijën prezent. Në këtë moment ata janë përleshur me grabitësit dhe këta të fundit kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur Agim Buçin. 

3 VITE ME PARE

Vrasja e 31-vjeçares në Kamzë, vëllai i viktimës: E ka bërë Dan Hutra! Ka tentuar të më ekzekutojë edhe në burg

Vrasje për hakmarrje! Ekzekutohet 31-vjeçarja në Kamëz,
Vladimir Kurti

TIRANË- Vladimir Kurti i dënuar përjetë ka reaguar pas lajmit se e motra e tij Etleva Kurti është ekzekutuar në oborrin e banesës së saj në Kamzë. Kurti thotë se në fakt e motra e tij është vrarë nga Dan Hutra, vrasësi i masakrës së Paskuqanit ku vrau 2 persona dhe plagosi 3 të tjerë. Ai thotë se këto dyshime i lidh me faktin se është kërcënuar disa herë prej tij në burg dhe kishte tentuar disa herë ta vriste.

“Dyshoj sepse kemi pasur përplasje këtu në burg me të. Gjatë gjithë kohës jemi ngacmuar Janë shumë ngjarje që si lidh dot. Më ka kërcënuar, kishte tentuar shumë herë të më vriste edhe këtu.”- tha vëllai, Vladimir Kurti.

Etleva Kurti mbeti e vrarë ditën e sotme, pasi u qëllua me armë teksa qëndronte në oborrin e banesë së saj. 31-vjeçarja ka qenë në oborrin e banesës kur një person ka qëlluar me armë zjarri drejt saj. Autori ka ndaluar makinën dhe ka shtënë tre herë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasja e 31- vjeçares në Kamzë/ Flet fqinji: Armët i dëgjuam! Ishin 3 plumba, 3 kërcitje

Vrasje për hakmarrje! Ekzekutohet 31-vjeçarja në Kamëz,
Flet fqinji i 31- vjeçares së vrarë në Kamëz

TIRANË- Fqinjët e 31- vjeçares Etleva Kurti e cila u ekzekutua mesditën e sotme në Kamzë në rrethana ende të paqarta nga ana e policisë. Sipas fqinjit, janë degjuar 3 krisma, ndërsa thonë se Kodra ka probleme hasmërie, pasi vëllai i saj është dënuar përjetë. Pavarësisht kësaj, fqinjët thonë se familja nuk ruhej. Ajo jetonte me nënën e vetë dhe u vra në oborrin e shtëpisë së saj.

“Kam parë një makinë kur ka kaluar ishte e zezë. Armët i dëgjuam. Ishin 3 plumba, 3 kërcitje. Ka pasur probleme hasmërie, është i dënuar me burg përjetë vëllai i gocës. Vëllezërit kanë ikur.  Kjo jetonte me nënën. Nuk janë ruajtur asnjëherë,” thotë fqinji.

Etleva Kurti mbeti e vrarë ditën e sotme, pasi u qëllua me armë teksa qëndronte në oborrin e banesë së saj. 31-vjeçarja ka qenë në oborrin e banesës kur një person ka qëlluar me armë zjarri drejt saj. Autori ka ndaluar makinën dhe ka shtënë tre herë. Edhe pse është transportuar drejt spitalit të Traumës, ajo nuk ka mundur të mbijetojë. Mësohet se ajo jetonte së bashku me nënën e saj. Viktima është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burg përjetë, ngjarje e ndodhur në 2018. Ky i fundit vrau një grua dhe bashkëshortin e saj.

3 VITE ME PARE

Vrasja e 31-vjeçares në oborrin e banesë në Tiranë/ DETAJE- Autori ndaloi makinën dhe qëlloi 3 herë

Vrasje për hakmarrje! Ekzekutohet 31-vjeçarja në Kamëz,
Etleva Kurti

TIRANË- Etleva Kurti mbeti e vrarë ditën e sotme, pasi u qëllua me armë teksa qëndronte në oborrin e banesë së saj. 31-vjeçarja ka qenë në oborrin e banesës kur një person ka qëlluar me armë zjarri drejt saj. Autori ka ndaluar makinën dhe ka shtënë tre herë. Edhe pse është transportuar drejt spitalit të Traumës, ajo nuk ka mundur të mbijetojë. Mësohet se ajo jetonte së bashku me nënën e saj.

Viktima është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burg përjetë, ngjarje e ndodhur në 2018. Ky i fundit vrau një grua dhe bashkëshortin e saj.

3 VITE ME PARE

Vrasja e 31-vjeçares në Kamëz, vëllai i viktimës vrau një burrë para disa vitesh

Vrasje për hakmarrje! Ekzekutohet 31-vjeçarja në Kamëz,
Policia

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Kamzë ku 31 vjeçarja Etleva Kurti është gjetur e vrarë në oborrin e banesës së saj. Ndaj saj është qëlluar me armë automatike AK47. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje. Vëllai i viktimës, Vladimir Kurti para disa vitesh i ka bërë një atentati një çifti, ku burri ka humbur jetën e ndërsa gruaja ka shpëtuar. Ndërkohë, dyshohet se në banesë jetonte 31-vjeçarja me nënën e saj./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tjetër ngjarje e rëndë në Kamëz! Vritet me armë zjarri në oborrin e shtëpisë 31-vjeçarja (EMRI)

Vrasje për hakmarrje! Ekzekutohet 31-vjeçarja në Kamëz,
Ambulance

TIRANË- Vritet me armë zjarri, Etleva Kurti në Kamëz. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Kamëz, në rrugën "Besëlidhja". 31-vjeçarja, në rrethana ende të paqarta, është gjetur në në oborrin e banesës, e vrarë me armë zjarri. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Ndërkohë, në Kamzë, në rrugën "Besëlidhja", në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar. Informacion me të detajuar do të japim në vijim.

Vrasja e 31-vjeçares ndodhi në të njëjtin moment kur u vranë 2 persona në Kamëz. Ramazan Kuta, ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

vritet etleva kurti etleva kurti

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë